Shko te përmbajtja

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Namibisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marrëdhëniet Shqipëri-Namibi

Shqipëria

Namibia

Shqipëria dhe Namibia kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 2 gusht 1990.[1]

Marrëdhëniet politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë viteve, përpara dhe pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, delegatë të jashtëm shqiptarë e namibianë kanë zhvilluar takime, mbledhje, konferenca e samite të përbashkëta me qëllim zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike si dhe bashkëpunimin mes të dy vendeve. Historikisht, të dy vendet kanë pasur marrëdhënie të ngushta diplomatike, si dhe kanë dhënë kontribute për njëri tjetrin në nisma e aktivitete të ndryshme në misione të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore të të dy vendeve.[2] Në një asamble të përgjithshme të organizuar nga Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë nga senati Amerikan i shtetit, morrën pjesë zyrtarë e delegatë të jashtëm të shumë vendeve, përfshirë edhe nga Shqipëria dhe Namibia. Në samit i diskutua për forcimin e marrëdhënieve të SHBA-së me shumë vende, përfshirë dhe Shqipërinë e Namibinë. Në takim u diskutua edhe për forcimin e marrëdhënieve mes vendeve të tjera pjesëmarrëse, përfshirë edhe marrëdhëniet Shqipëri-Namibi. Asambleja u mbajt më 18 dhjetor 1979 dhe u nënshkrua nga SHBA më 17 korrik 1980. Raporti i përgjithshëm i samitit dhe asamblesë u përpilua në vitin 2000.[3] Në shtator të vitit 2012, u mbajt një konferencë e përbashkët mes Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, ku në temë diskutimi ishte zhvillimi ekonomik në vendet me ekonomi të mesme. Në takim morrën pjesë edhe zyrtarë e delegatë të jashtëm nga Shqipëria e Namibia. Në takim u diskutua mes delegatëve të vendeve pjesëmarrëse se si mund të bashkëpunojnë me njëri tjetrin për të ndihmuar vendet mike dhe partnere për rimëkëmbjen e gjendjes politike dhe ekonomike, në rast nevoje.[4] Në muajin prill të vitit 2024, në Universitetin Shtetëror të Namibisë u zhvillua një konferencë mes delegatëve të jashtëm namibianë dhe delegatëve të disa vendeve të tjera partnere të Namibisë, përfshirë edhe Shqipërinë. Temë diskutimi ishte abuzimi i privilegjeve dhe imuniteteve diplomatike dhe konsullore në lidhje me parimin e reciprocitetit VIS-À-VIS, garancinë e të drejtave të viktimave në Namibi dhe të drejtën ndërkombëtare. Në temë u diskutua se si në Namibi duhet të ketë ligje më efektive për të shmangur mosmarrëveshjet e ndryshme dhe të metat e ndryshme në vend dhe për t'i dhënë të drejtë personave që bien pre e mashtrimeve dhe akteve të dhunës, duke i dhënë garanci për siguri. Në temë diskutimi u fol edhe për privilegjet dhe imunitetet diplomatike të Namibisë dhe lidhjet diplomatike me vendet e tjera. Në takim, delegatë nga Shqipëria vlerësuan punën e bërë nga Qeveria Namibiane dhe Universiteti Shtetëror i Namibisë për të pasur marrëdhënie të konsiderueshme diplomatike dhe privilegje në detyrat e nismat diplomatike të Namibisë në lidhje me vendet e tjera, si dhe zhvillimin e ligjeve për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e qytetarëve në vend.[5]

Marrëdhëniet ekonomike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në një artikull të publikuar nga Organizata "Programi i Zhvillimit" i Kombeve të Bashkuara në vitin 2008, u diskutua një tematikë rreth rimëkëmbjes ekonomike pas disa konflikteve të ndryshme të disa vendeve në botë, gjatë periudhës së një pikiate ekonomike dhe zbehje të marrëdhënieve ekonomike mes disa vendeve në atë periudhë dhe se çfarë duhet bërë për të shmangur këto konflikte. Në takim morrën pjesë edhe delegatë të jashtëm nga Shqipëria dhe Namibia ku diskutuan për të ndihmuar dhe asistuar njëri tjetrin në nismat ekonomike.[6] Në një artikull të publikuar nga Faqja Zyrtare e Qeverisë Britanike në vitin 2017, u diskutua një temë rreth një samiti ekonomik që u mbajt në Namibi në vitin 2017 për lehtësimin e rrugës për të bërë investime në Namibi. Në takim morrën pjesë edhe biznesmenë, investitorë e sipërmarrës shqiptarë, ku shprehën dëshirën për të bërë investime në sektorë e fusha të ndryshme ekonomike e finance në Namibi.[7] Në një artikull të publikuar nga Banka Botërore në vitin 2019, u zhvillua një raport rreth Zhvillimit Botëror për vitin 2019 dhe raporti kishte temë "ndryshimin e natyrës së punës". Ndër vendet e ndryshme në botë që kishin bërë ekonomi me njëri tjetrin dhe investime në vende të ndryshme, bie në sy se Shqipëria dhe Namibia kishin patur rritje të kënaqshme ekonomike, të krahasueshme me njëri tjetrin si statistikë dhe se të dy vendet ishin në listën e vendeve që kishin ndryshuar mënyrën e të punësuarit dhe të bërit biznes, duke aplikuar një mënyrë shumë bashkëkohore dhe me standard në zhvillimin ekonomik dhe investime të ndryshme, si dhe mënyrë shumë e kënaqshme e ofrimit të punës në sektorë të ndryshëm nga të dy vendet dhe të bërit biznes përpiktazi, me standarte moderne e kualitative.[8]

  1. "Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me Namibinë" (në anglisht). MEA Library India. Marrë më 4 tetor 2025.
  2. "Politika e Jashtme - Arsimi i Lartë - Pearson" (PDF) (në anglisht). Pearson Highered. Marrë më 4 tetor 2025.
  3. "Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë - Raportet e vendeve" (PDF) (në anglisht). GovInfo. Marrë më 4 tetor 2025.
  4. "Mbi rëndësinë e varfërisë relative për vendet në zhvillim" (PDF) (në anglisht). OECD. Marrë më 4 tetor 2025.
  5. "Abuzimi i privilegjeve dhe imuniteteve diplomatike dhe konsullore në lidhje me parimin e reciprocitetit VIS-À-VIS, garancinë e të drejtave të viktimave në Namibi dhe të drejtën ndërkombëtare" (në anglisht). UNAM Repository. Marrë më 4 tetor 2025.
  6. "Rimëkëmbja ekonomike pas konflikteve" (PDF) (në anglisht). UNDP. Marrë më 4 tetor 2025.
  7. "Duke lehtësuar rrugën për investime në Namibi" (PDF) (në anglisht). UK Government website. Marrë më 4 tetor 2025.
  8. "Raporti i Zhvillimit Botëror 2019: Natyra në ndryshim e punës" (PDF) (në anglisht). World Bank. Marrë më 4 tetor 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]