Shko te përmbajtja

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Salvadorit

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marrëdhëniet Shqipëri-Salvador

Shqipëria

El Salvador

Shqipëria dhe Salvadori kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 22 maj 2003.[1] Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Salvadorit mbulohen nga konsullata e nderit e Shqipërisë në Salvador[2], ndërsa marrëdhëniet diplomatike mes Salvadorit dhe Shqipërisë mbulohen nga ambasada e Salvadorit në Romë, Itali.[3]

Marrëdhëniet politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga formimi i marrëdhënieve diplomatike, delegatë nga Shqipëria dhe Salvadori kanë zhvilluar takime, mbledhje, konferenca e samite të përbashkëta me qëllim forcimin e thellimin e marrëdhënieve politike, ekonomike e kulturore dhe bashkëpunim në sektorë e fusha të ndryshme në organizatat ku të dy vendet bëjnë pjesë. Ndër vite, që nga formimi i marrëdhënieve diplomatike, Shqipëria, Salvadori dhe vende të tjera janë bërë pjesë e disa traktateve të Kombeve të Bashkuara, si Konventa mbi Sigurinë e Personelit të Kombeve të Bashkuara dhe atij të Asociuar[4], Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të të Gjithë Punëtorëve Migrantë dhe Anëtarëve të Familjeve të tyre[5], Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Transnacional[6], Protokolli Opsional i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve mbi përfshirjen e fëmijëve në konflikte të armatosura[7], Protokolli për Parandalimin, Shtypjen dhe Ndëshkimin e Trafikimit të Personave, Veçanërisht të Grave dhe Fëmijëve, që plotëson Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar[8], Konventa lidhur me Statusin e Personave pa Shtetësi[9] dhe konventa të tjera të OKB. Shqipëria dhe Salvadori kanë bashkëpunuar ndër vite me njëri tjetrin në bazë të këtyre konventave, me qëllim zhvillimin e njëtrajtshëm të të dy vendeve. Më 10 maj 2016, Shqipëria, Salvadori dhe vende të ndryshme u bënë pjesë e një marrëveshjeje të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit, ku u diskutua për bashkëpunim më të madh mes vendeve anëtare të gjykatës në çështje të ndryshme botërore, zhvillimin e çështjeve me interes të përbashkët si dhe ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e strukturës së programeve drejtuese dhe vendimmarrëse të vendeve anëtare të gjykatës.[10] Shqipëria, Salvadori dhe vende të ndryshme të OKB u bënë pjesë e një traktati të Konferencës së Ndryshimit të Klimës së OKB në datat 10-21 nëntor 2025, ku vendet pjesëmarrëse diskutuan për masat që duhen marrë në vazhdim për të frenuar ngrohjen globale si dhe bashkëpunim mes vendeve të ndryshme në sektorin industrial për të ngadalësuar ecurinë e ngrohjes globale.[11] Shqipëria dhe Salvadori janë anëtarë të disa organizatave joqeveritare si AIESEC[12], Save the Children[13], Securitas[14], Deloitte[15], etj.

Marrëdhëniet ekonomike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dy vendet eksportojnë mallra dhe shërbime te njëri tjetri. Tregtia e importeve eksporteve përfshin industrinë ushqimore dhe pijet, industrinë mekanike, industrinë elektrike, industrinë elektronike, industrinë e hekurit, industrinë e drurit, industrinë minerale, industrinë tekstile, industrinë inerte si dhe industrinë e peshkimit ku përfshihen importe eksporte të materialeve të ndryshme të peshkimit dhe ujore.[16][17]

Marrëdhëniet kulturore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqipëria bashkëpunon me Salvadorin në programin e shkëmbimit të studentëve mes vendeve anëtare të BE dhe vendeve jo anëtare të BE. Gjatë formimit të programit Erasmus dhe Erasmus+ dhe më vonë, Shqipëria dhe Salvadori kanë shkëmbyer studentë të ndryshëm me qëllim edukimin e tyre në të dy vendet përkatëse.[18] Po ashtu, Shqipëria dhe Salvadori janë pjesë e programit Shoqata Kombëtare e Shkollave Independente, ku bashkëpunojnë me njëri tjetrin në zhvillimin e programeve të arsimit mes dy vendeve.[19]

Publikime dhe koleksione të marrëdhënieve politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqipëria, Salvadori dhe Koreja e Jugut u bënë pjesë e një përshkrimi ndërshtetëror nga EU Cyber Direct në vitin 2022, ku flitet për të përbashkëtat dhe dallimet mes këtyre vendeve, bashkëpunimi mes tyre si dhe lidhja e tyre me vendet e BE. Në pah del se Shqipëria dhe Salvadori kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin në fushën e zhvillimeve politike, si dhe kanë bashkëpunuar në mënyrë të njëtrajtshme me vendet e BE, me qëllim ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve anëtare të BE, vendeve që janë axhendë e integrimit në BE dhe vendeve ndërkombëtare aleate të BE.[20]

Publikime dhe koleksione të marrëdhënieve ekonomike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqipëria dhe Salvadori u bënë pjesë e programit Liberalizimi i Transportit Ajror më 24 qershor 2010, nga organizata Forumi i Transportit Ndërkombëtar, në bashkëpunim me OECD. Në këtë organizatë Shqipëria, Salvadori dhe vende të tjera pjesëmarrëse diskutuan për të pasur lehtësira në fluturime të ndryshme si dhe shkëmbime të ndryshme pasagjerësh e shkëmbime tregtare ajrore. Në organizatën Forumi i Transportit Ndërkombëtar, Shqipëria, Salvadori dhe vende të tjera anëtare bashkëpunojnë me njëri tjetrin për zhvillimin e transportit në vende të ndryshme si dhe ofrojnë ndihmë për zhvillime të ndryshme të programeve të transportit mes vendeve të ndryshme si dhe ofrojnë edhe asistencë në situata të ndryshme që vendet anëtarë të organizatës hasin në ecurinë e programeve të tyre të transportit.[21]

Publikime dhe koleksione të marrëdhënieve kulturore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Salvador gjendet një bar kafe me emrin Cafe Albania. Emri i biznesit është vendosur në bazë të emrit që Shqipëria quhet ndërkombëtarisht, si dhe për shkak të marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me Salvadorin. Në një postim të medias Global Grit and Glam më 27 janar 2025, zotëruesi i biznesit është shprehur se e ka quajtur biznesin e tij të kafesë për respektin që ka për Shqipërinë, marrëdhëniet shumë të mira që Shqipëria dhe Salvadori kanë dhe vlerat shumë të mëdha që Shqipëria zotëron. Zotëruesi i biznesit Cafe Albania në Salvador tregon se tek biznesi i tij ka pasur fluks turistësh nga shumë vende të botës, përfshirë edhe nga Shqipëria, dhe biznesi i tij ka pasur sukses.[22]

  1. ↑ "Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me El Salvadorin" (PDF) (në anglisht). United Nations Documents. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  2. ↑ "Konsullata e Shqipërisë në San Salvador, El Salvador" (në anglisht). Embassy Pages. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  3. ↑ "Ambasada e El Salvadorit në Romë, Itali" (në anglisht). Embassies.info. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  4. ↑ "Konventa e OKB mbi Sigurinë e Personelit të Kombeve të Bashkuara dhe atij të Asociuar" (në anglisht). United Nations Treaty Collection. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  5. ↑ "Konventa Ndërkombëtare e OKB për Mbrojtjen e të Drejtave të të Gjithë Punëtorëve Migrantë dhe Anëtarëve të Familjeve të tyre" (në anglisht). United Nations Treaty Collection. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  6. ↑ "Konventa e OKB kundër Krimit të Organizuar Transnacional" (në anglisht). United Nations Treaty Collection. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  7. ↑ "Protokolli Opsional i Konventës së OKB për të Drejtat e Fëmijëve mbi përfshirjen e fëmijëve në konflikte të armatosura" (në anglisht). United Nations Treaty Collection. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  8. ↑ "Protokolli i OKB për Parandalimin, Shtypjen dhe Ndëshkimin e Trafikimit të Personave, Veçanërisht të Grave dhe Fëmijëve, që plotëson Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar" (në anglisht). United Nations Treaty Collection. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  9. ↑ "Konventa e OKB lidhur me Statusin e Personave pa Shtetësi" (në anglisht). United Nations Treaty Collection. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  10. ↑ "Bashkëpunimi mes vendeve anëtare të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit" (PDF) (në anglisht). PCA-CPA. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  11. ↑ to Parties and Observers - List of Speakers for the High-Level Segment - COP 30.pdf "Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike – 2025" (PDF) (në anglisht). UNFCCC. Marrë më 1 dhjetor 2025. {{cite web}}: Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)
  12. ↑ "AIESEC" (në anglisht). AIESEC. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  13. ↑ "Save the Children" (në anglisht). Save the Children. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  14. ↑ "Securitas" (në anglisht). Securitas. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  15. ↑ "Deloitte" (në anglisht). Deloitte. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  16. ↑ "Shqipëria / El Salvadori" (në anglisht). OEC World. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  17. ↑ "El Salvadori / Shqipëria" (në anglisht). OEC World. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  18. ↑ "Udhëzuesi i Programit Erasmus+ - vendet" (në anglisht). Erasmus+ programme. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  19. ↑ "Programi Shoqata Kombëtare e Shkollave Independente" (në anglisht). NAIS.org. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2025. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  20. ↑ "Krahasimi i El Salvadorit, Koresë së Jugut dhe Shqipërisë – EU Cyber Direct" (në anglisht). EU Cyber Direct. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  21. ↑ "Liberalizimi i Transportit Ajror – vendet pjesëmarrëse në forum" (PDF) (në anglisht). International Transport Forum - OECD. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  22. ↑ "Cafe Albania, El Salvador: Të hipësh në rrëshqitësen e ylberit - Global Grit + Glam" (në anglisht). Global Grit + Glam. Marrë më 1 dhjetor 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]