Shko te përmbajtja

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Samoas

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marrëdhëniet Shqipëri-Samoa

Shqipëria

Samoa

Shqipëria dhe Samoa kanë vendosur marrëdhënie diplomatike që nga 1 gushti 2008.[1]

Marrëdhëniet politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dy vendet janë pjesë e organizatës IMUNA, një organizatë jofitimprurëse e Departamentit të Komunikimeve Globale të Kombeve të Bashkuara, e cila shërben si avangardë në edukimin për çështjet globale përmes simulimit.[2][3] Si Shqipëria dhe Samoa janë pjesë e organizatës Fondi Klima e Gjelbër, ku marrin pjesë vendë të cilat synojnë të bashkëpunojnë për një ambjent më të pastër në vendet e tyre përkatëse.[4] Shqipëria bashkë me Samoan, Kinën, Republikën e Kongos dhe Ganën kanë qënë pjesë e një projekt-reporti të Bankës Botëtore, ku janë përzgjedhur si vende për të bashkëpunuar për marrëdhënie të ndërsjellëta ekonomike, ku përfshihen vende të cilat nuk bashkëpunojnë me njëri tjetrin parësisht, siç bashkëpunojnë me disa vende të tjera përkatëse me lidhje më të mirë diplomatike me to.[5] Në një reportazh të publikuar nga Mirela Bogdani, profesore në Universitetin Europian të Tiranës, përmendet Shqipëria dhe zhvillimi i saj në periudhën deri në vitin 2024, si dhe krahasimi i saj politik, ekonomik dhe kulturor me disa vende të tjera të ndryshme që Shqipëria ka krijuar lidhje, ku përfshihet krahasimi i Shqipërisë edhe me Samoan. Gjithashtu në reportazh përmendet edhe roli dhe pozita e Shqipërisë në marrëdhëniet me disa vende përfshirë edhe Samoan si dhe faktorët e tjerë që lidhin Shqipërinë me disa vende, përfshirë edhe Samoan.[6]

Marrëdhëniet ekonomike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dy vendet eksportojnë mallra dhe shërbime te njëri tjetri. Eksportet përfshijnë tregtinë e ushqimit dhe pijet si dhe materiale të ndryshme peshkimi e ujore. Në tregti përfshihen edhe importe të makinerive, reaktorëve bërthamorë dhe kaldajave nga Samoa në Shqipëri.[7]

Marrëdhëniet kulturore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mediat e Samoas kanë bërë raportazh për tërmetin e vitit 2019 në Shqipëri, ku kanë shprehur solidaritetin dhe kanë ofruar ndihmë dhe asistencë për disa persona të prekur nga tërmeti në Shqipëri, si vend aleat i Samoas.[8][9] Gjithashtu, në një mbledhje të përbashkët mes 40 vendeve të ndryshëm të botës, disa anëtarë të kishave të caktuara në disa vende të botës, kanë zhvilluar një mbledhje dhe një ceremoni fetare të përbashkët, ku janë përfshirë edhe anëtarë të kishave nga Shqipëria dhe Samoa.[10]

  1. "Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me Samoan" (në anglisht). HCCH. Marrë më 30 gusht 2025.
  2. "Shqipëria –IMUNA" (në anglisht). IMUNA. Marrë më 30 gusht 2025.
  3. "Samoa –IMUNA" (në anglisht). IMUNA. Marrë më 30 gusht 2025.
  4. "Anëtarët e organizatës Fondi Klima e Gjelbër" (në anglisht). Green Climate Fund. Marrë më 30 gusht 2025.
  5. "Të dhëna për Botën, Kinën, Republikën e Kongos, Samoan, Ganën, Shqipërinë" (në anglisht). World Bank. Marrë më 30 gusht 2025.
  6. "Prof. Ali Gunes, Prof. Asoc. Mirela Bogdani - Simpoziumi Ndërkombëtar: "Migrimi: Sfidat dhe Mundësitë në Rajonin e Ballkanit"" (PDF) (në anglisht). International Journal of Balkan Studies – UNYT. Marrë më 30 gusht 2025.
  7. "Importet e makinerive, reaktorëve bërthamorë dhe kaldajave nga Samoa në Shqipëri" (në anglisht). Trading Economics. Marrë më 30 gusht 2025.
  8. "Shqipëria shpall ditë zie për viktimat e tërmetit të vitit 2019 – Samoa Observer" (në anglisht). Samoa Observer. Marrë më 30 gusht 2025.
  9. "Shqipëria kërkon ndihmë ndërkombëtare për t'u rikuperuar nga tërmeti – Samoa Observer" (në anglisht). Samoa Observer. Marrë më 30 gusht 2025.
  10. "Shikoni se si mblidhen të rinj beqarë nga 6 kontinente dhe 40 vende për të mësuar, shërbyer dhe dëshmuar – The Church News" (në anglisht). The Church News. Marrë më 30 gusht 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]