Shko te përmbajtja

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Sao Tome dhe Principesë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marrëdhëniet Shqipëri-Sao Tome dhe Principe

Shqipëria
Sao Tome dhe Principe

Shqipëria dhe Sao Tome dhe Principe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 20 nëntor 1979.[1]

Marrëdhëniet politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqipëria dhe Sao Tome dhe Principe kanë qënë pjesë e një traktati të organizuar nga Këshilli i Europës, në të cilin krahas vendeve të Europës kanë marrë pjesë edhe disa vende observuese. Aty është diskutuar për thellim bashkëpunimi dhe marrëdhëniesh mes vendeve të Europës dhe vendeve pjesëmarrëse si observuese në traktatin e Këshillit të Europës.[2] Si Shqipëria dhe Sao Tome dhe Principe kanë qënë pjesë e një pakti të përbashkët të zhvilluar nga dy analistë francezë, Antoni Estevadeordal dhe Gaston Nievas, ku në pakt është vënë në pah diplomacia mes disa vendeve dhe tregtia mes tyre. Në pakt bëhej fjalë për faktorët përcaktues ekonomikë të marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe efekti i tyre në tregtinë ndërkombëtare në epokën pas Luftës së Dytë Botërore.[3] Po ashtu, Shqipëria dhe Sao Tome dhe Principe kanë qënë vende pjesëmarrëse në një mbledhje të organizuar nga politikanë dhe delegatë të disa vendeve me seli në Universitetin Lund në Suedi, ku është diskutuar gjithashtu për bashkëpunim diplomatik mes vendeve pjesëmarrëse dhe tregtinë mes tyre.[4]

Marrëdhëniet ekonomike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dy vendet eksportojnë mallra dhe shërbime te njëri tjetri. Tregtia përfshin produkte ushqimore dhe pije, industrinë mekanike dhe tekstile, industrinë elektrike dhe elektronike dhe industrinë e peshkimit ku përfshihen importe dhe eksporte të mjeteve të peshkimit dhe mjeteve të tjera ujore.[5]

  1. "Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me Sao Tome dhe Principenë" (PDF) (në anglisht). Reagan Library. Marrë më 31 gusht 2025.
  2. "Mbledhje e përbashkët e Këshillit të Europës dhe disa vendeve të jashtme për çështje diplomatike dhe bashkëpunim politik" (në anglisht). Council of Europe. Marrë më 31 gusht 2025.
  3. "Tregtia dhe diplomacia – Faktorët përcaktues ekonomikë të marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe efekti i tyre në tregtinë ndërkombëtare në epokën pas Luftës së Dytë Botërore: 1945-2022" (në anglisht). Hal-Science. Marrë më 31 gusht 2025.
  4. "Diplomacia dhe tregtia mes disa vendeve pjesëmarrëse në konferencën e Universitetit Lund" (në anglisht). Lund University. Marrë më 31 gusht 2025.
  5. "Shqipëria / Sao Tome and Principe" (në anglisht). OEC World. Marrë më 31 gusht 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]