Shko te përmbajtja

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Timorit Lindor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marrëdhëniet Shqipëri-Timori Lindor

Shqipëria
Timori Lindor

Shqipëria dhe Timori Lindor kanë vendosur marrëdhënie diplomatike që nga viti 2008.[1]

Marrëdhëniet politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përpara se të vendosnin zyrtarisht marrëdhënie politike, Shqipëria së bashku me anëtarët e tjerë të OKB, mikëpritën Timorin Lindor si anëtar i 191-të i OKB, i cili u bë pjesë e organizatës më 27 shtator 2002.[2] Në një raport të publikuar më 18 shtator 2015 nga Revista Ndërkombëtare e Pronës së Përbashkët, tregon për burimet jetësore në Timorin Lindor dhe mjetet e jetesës në Timorin Lindor. Në artikull bëhet fjalë që në Timorin Lindor, institucionet zakonore kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe të barabartë rural dhe në krijimin e aksesit të përmirësuar në dhe menaxhimin e tokës, ujit dhe burimeve të tjera natyrore. Duke u mbështetur në hulumtime empirike në shumë vende, Organizata Ndërkombëtare e Pronës së Përbashkët argumenton se njohja dhe vlerësimi i menaxhimit të pronës zakonore dhe të përbashkët është një parakusht për reformën e qëndrueshme dhe të barabartë të pronësisë së tokës në Timorin Lindor. Në një studim me katër komunitete mbi marrëdhënien midis aksesit në tokë dhe praktikës së jetesës rurale në rrethet lindore dhe perëndimore të Timorit Lindor, ku sistemet zakonore të menaxhimit janë dominuese, organizata gjeti lloje të ndryshme të zgjidhjes tradicionale të mosmarrëveshjeve, me rrënjë të thella në format tradicionale të menaxhimit të tokës dhe me nivele të ndryshme konflikti. Artikulli tregon se si sistemet zakonore të pronësisë së tokës kanë arritur tashmë të krijojnë ekonomi morale të qëndrueshme. Të intervistuarit shprehën dëshirën që qeveria të formalizojë njohjen dhe mbështetjen e saj për sistemet zakonore dhe t'u ofrojë atyre mbështetje dhe shërbime themelore për jetesë. Kjo ishte më e rëndësishme sesa vendosja e pronësisë private të tokës ose përvetësimi shtetëror i tokave komunitare, i cili perceptohet të jetë fokusi i projektligjeve kombëtare të tokës dhe një projekti të mbështetur ndërkombëtarisht. Organizata sugjeroi mënyra se si institucione të ndryshme zakonore mund të bashkëjetojnë dhe të punojnë me institucionet shtetërore për të ndërtuar legjitimitet politik kolektiv në zonat rurale, brenda kontekstit të përmirësimit të cilësisë së jetës rurale, promovimit të harmonisë sociale dhe ekologjike dhe menaxhimit të konflikteve. Në këtë organizatë ishte pjesëmarrëse edhe Shqipëria, e cila dha kontributin e saj për përmirësimin e sistemit rural dhe mënyrën e jetesës në Timorin Lindor.[3] Shqipëria dhe Timori Lindor janë vende anëtare të organizatës të themeluar nga qeveria kineze, “Një brez, një rrugë”, një organizatë e përbashkët mes disa vendeve që synon të zhvillojë rrugët, autostradat dhe infrastrukturën në vende të ndryshme të botës. Në një artikull të publikuar nga Universiteti i Qytetit të Makaos dhe Drejtori i Inxhinierisë dhe Investimeve në kompaninë publike të shërbimeve Bee Timor-Leste Public Company, João da Cruz Cardoso, të publikuar në faqen Academia.edu, flitet për marrëdhëniet e Timorit Lindor me disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, dhe marrëdhëniet politike të tyre, bashkëpunimi mes tyre në organizata të ndryshme si dhe kontributet që të dy vendet kanë dhënë për njëri tjetrin. Në artikull vlerësohen marrëdhëniet e mira diplomatike me njëri tjetrin, bashkëpunimi me njëri tjetrin në organizata të ndryshme dhe kontributet që Shqipëria dhe Timori Lindor kanë dhënë për njëri tjetrin, si dhe përmendet ndihma që të dy vendet kanë dhënë për përmirësimin e sistemeve rrugore dhe infrastrukturën në të dy vendet.[4]

Marrëdhëniet ekonomike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dy vendet eksportojnë mallra dhe shërbime te njëri tjetri. Tregtia e importeve eksporteve përfshin tregtinë ushqimore dhe pijet, industrinë mekanike, industrinë elektrike, industrinë e hekurit, industrinë drusore, industrinë tekstile, industrinë inerte si dhe industrinë ujore ku përfshihen importe eksporte të materialeve të peshkimit dhe materiale të tjera ujore.[5][6]

  1. "Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me 30 vende të Afrikës dhe Oqeanisë" (në anglisht). Tirana Times. Marrë më 26 shtator 2025.
  2. "Vendimi unanim i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e bën Timorin Lindor shtetin e 191-të anëtar të Kombeve të Bashkuara" (në anglisht). UN Press Releases. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2025. Marrë më 26 shtator 2025.
  3. "Qasja në tokë dhe mjetet e jetesës në Timorin Lindor pas konfliktit: pa plumba magjikë" (në anglisht). International Journal of the Commons. Marrë më 26 shtator 2025.
  4. ""Marrëdhëniet midis Timorit Lindor dhe Kinës në Kontekstin e Zhvillimit të Infrastrukturës" – Sfidat, Zhvillimi dhe Premtimi për mirëqënien në Timorin Lindor dhe Marrëdhëniet e Timorit Lindor me Shqipërinë dhe organizatat e përbashkëta ku të dy vendet bëjnë pjesë – Universiteti i Qytetit të Makaos, f. 163-187" (në anglisht). City University of Macau via Academia.edu. Marrë më 26 shtator 2025.
  5. "Shqipëria / Timori Lindor" (në anglisht). OEC World. Marrë më 26 shtator 2025.
  6. "Timori Lindor / Shqipëria" (në anglisht). OEC World. Marrë më 26 shtator 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]