Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Ugandës
Shqipëria |
Uganda |
|---|---|
Shqipëria dhe Uganda kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në vitin 2008.[1]
Marrëdhëniet politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që nga formimi i marrëdhënieve politike, delegatë shqiptarë e ugandianë kanë zhvilluar takime, mbledhje, konferenca e samite të përbashkëta me qëllim forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike e kulturore si dhe bashkëpunim në sektorë e fusha të ndryshme në organizatat ku të dy vendet bëjnë pjesë. Më 8 janar 2020, në një artikull të publikuar nga media prestigjoze kosovare telegrafi, flitet se si Mbretëria e Bashkuar po hetonte një skemë trafikimi armësh nga personat me precedentë kriminalë nga Shqipëria, për në Ugandë e Sudanin Jugor, për t'u përdorur në aktivitete kriminale në këto vende. Delegatë të jashtëm nga Shqipëria e Uganda bënë thirrje për ndalim furnizimin me armë të banditëve dhe grupeve kriminale në Ugandë dhe Sudanin Jugor, nga personat me precedentë kriminalë nga Shqipëria, duke zhvilluar hetime për personat që kanë trafikuar armë nga Shqipëria drejt Ugandës dhe Sudanit Jugor në disa periudha, dhe duke bashkëpunuar mes dy vendeve për të ndalur në të ardhmen trafikimin e armëve nga Shqipëria drejt Ugandës dhe Sudanit Jugor, që përdoreshin në aktivitete keqbërëse.[2] Në një artikull të publikuar nga Këshilli Kombëtar Ugandez për Shkencën më 12 mars 2020, flitet rreth strehimit racional përmes ndarjes veri jug: mësimet nga Shqipëria, Uganda dhe Mbretëria e Bashkuar. Në tematikë bëhej fjalë se si këto vende dhe vende të tjera të Evropës që përfaqësonin veriun bashkë me vende të tjera të Afrikës që përfaqësonin jugun, kishin bashkëpunuar për të rritur mirëqënien politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe jetike në Ugandë dhe vende të tjera të Afrikës. Në artikull flitet edhe për kontributin që ka dhënë Shqipëria për përmirësimin e gjendjes politike, ekonomike, sociale, kulturore e jetike në Ugandë që nga formimi i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Ugandë e deri më vonë.[3] Në një artikull të publikuar nga faqja emiratase "The National News" më 18 tetor 2024, flitet se si Shqipëria, Uganda dhe Uzbekistani ishin ndër vendet e përzgjedhura nga BE për të dërguar emigrantë të padëshiruar në këto vende, të cilët synonin strehim, azil dhe qëndrim të përhershëm në vendet e BE. Këto vende u përzgjodhën nga BE për të strehuar emigrantë të padëshiruar nga vendet e BE, duke qënë se këto vende kishin marrëdhënie të ngushta me njëri tjetrin, si dhe kishin mundësi të shumta për të strehuar emigrantë të ndyrshëm e për t'i angazhuar ata në aktivitete të ndryshme në vendet përkatëse. Zyrtarë qeveritarë të Shqipërisë, Ugandës dhe Uzbekistanit mirëpritën vendimin e BE për të strehuar emigrantë të padëshiruar që synonin vendet e BE dhe hynin në vendet e BE, dhe shprehën opsionet për t'i sjellë ata në këto vende, dhe për t'i angazhuar më vonë në aktivitete të ndryshme shoqërore.[4]
Marrëdhëniet ekonomike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të dy vendet eksportojnë mallra dhe shërbime te njëri tjetri. Tregtia e importeve eksporteve përfshin industrinë ushqimore dhe pijet, industrinë mekanike, industrinë elektrike, industrinë elektronike, industrinë e hekurit, industrinë e drurit, industrinë minerale, industrinë tekstile si dhe industrinë inerte.[5][6]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me 30 vende të Afrikës dhe Oqeanisë" (në anglisht). Tirana Times. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Britania po heton trafikun e armëve nga Shqipëria: Ata shkuan në Ugandë dhe Sudanin e Jugut" (në anglisht). Telegrafi. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Strehimi relacional përgjatë ndarjes Veri-Jug: të mësuarit midis Shqipërisë, Ugandës dhe Mbretërisë së Bashkuar" (në anglisht). Uganda National Council for Science. Marrë më 6 tetor 2025.[lidhje e vdekur]
- ↑ "Uganda, Uzbekistani dhe Shqipëria: Vende ku mund të dërgojë BE-ja emigrantë të padëshiruar" (në anglisht). The National News. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Shqipëria / Uganda" (në anglisht). OEC World. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Uganda / Shqipëria" (në anglisht). OEC World. Marrë më 6 tetor 2025.