Shko te përmbajtja

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Xhibutit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marrëdhëniet Shqipëri-Xhibut

Shqipëria
Xhibuti

Shqipëria dhe Xhibuti kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 2 prill 1980.[1]

Marrëdhëniet politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1989, Shqipëria, Xhibuti dhe disa vende të tjera ishin pjesë e një traktati të Organizatës të të drejtave të njeriut të OKB-së që bënte fjalë për vendosje sanksionesh për disa vende që shkelnin dhe cënonin lirinë dhe të drejtat e njeriut. Shqipëria, Xhibuti dhe vendet pjesëmarrëse në traktat u bënë pjesë e listës së vendosjes së sanksioneve për ato vende që shkelnin dhe cënonin lirinë dhe të drejtat e njeriut, në mënyrë që në ato vende të ketë liri dhe respektim të të drejtave të njeriut.[2] Më 9 janar 2006, Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende të tjera u bënë pjesë e një çështjeje në Gjykatën e Hagës, që bënte fjalë për një marrëveshje politike dhe ekonomike mes Francës dhe Xhibutit. Shqipëria dhe disa vende pjesëmarrëse në çështje suportuan nismën e të dy vendeve për zgjidhjen e marrëdhënieve politike dhe ekonomike në marrëveshjen mes Francës dhe Xhibutit.[3] Shqipëria dhe Xhibuti u bënë pjesë e disa vendeve të përzgjedhura nga Departamenti i Shërbimit të të Ardhurave të Brëndshme të SHBA-së në prill të vitit 2003, në mënyrë që këto vende të paguanin më pak taksa në shkëmbimet tregtare mes tyre dhe SHBA-së dhe të ndihmonin, të kontribonin dhe të bashkëpunonin me shërbimin ushtarak amerikan në misionet e tyre ushtarake.[4] Të dy vendet janë pjesë e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik[5] dhe bashkëpunojnë me njëri tjetrin në sektorë e fusha të ndryshme në këtë organizatë.[6] Po ashtu, të dy vendet janë pjesë e Bankës Islamike për Zhvillim[7] dhe bashkëpunojnë me njëri tjetrin në sektorë ekonomikë e financiarë në këtë institucion.[8] Gjithashtu, anëtarë të të dy vendeve bashkëpunojnë me ndërlidhje në Organizatat e Bashkëpunimit Islamik dhe Bankës Islamike për Zhvillim, si ndërlidhje të përbashkëta që këto dy organizata kanë.[9]

Marrëdhëniet ekonomike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në një publikim të bërë nga Instituti Evropian i Bioinformatikës (EBI) i Laboratorit Evropian të Biologjisë Molekulare (EMBL) ; (EMBL-EBI) në vitet 2016-2017, u zbulua se tregtia mes Shqipërisë, Xhibutit dhe disa vendeve të tjera kishte konstatuar në import eksport të mishit të derrit me kimikate, hormone, papastërti dhe viruse në Shqipëri[10] dhe import eksport të mishit të pulës me kimikate, hormore, papastërti dhe viruse në Xhibut.[11] Po ashtu edhe në disa vende të tjera, llojet e ndryshme të mishit kishin rezultuar jo të rregullta për konsumim. Tregtarë të ndryshëm nga Shqipëria, Xhibuti dhe vendet e tjera që ishin të listuara si importues dhe eksportues të produkteve të ndryshme të mishit që përbënte parregullsi në konsumim, u njoftuan për këto konkluzione dhe tërhoqën produktet e dëmshme të mishit nga tregjet importuese dhe eksportuese, në vitin 2018. Në vazhdim, ata siguruan për import eksport të produkteve të mishit që janë të sigurta për konsumatorët.[12] Të dy vendet eksportojnë mallra dhe shërbime te njëri tjetri. Tregtia përfshin industrinë ushqimore dhe pijet, industrinë mekanike, industrinë elektrike, industrinë elektronike, industrinë e hekurit, industrinë drusore, industrinë minerale, industrinë tekstile, industrinë inerte si dhe industrinë e peshkimit ku përfshihen importe eksporte të materialeve të ndryshme të peshkimit dhe ujore.[13][14]

Publikime dhe koleksione nga marrëdhëniet diplomatike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në një publikim të bërë nga faqja e statistikave zvicerane Dodis, tregohet një raport mes Shqipërisë dhe Xhibutit, marrëdhëniet e përbashkëta, organizatat ku të dy vendet bëjnë pjesë, takime diplomatike dhe mbledhje të ndryshme në organizatat ku të dy vendet bëjnë pjesë. Në raport del në pah se si Shqipëria dhe Xhibuti kanë pasur marrëdhënie të mira ndër vite dhe kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin në vite. Po ashtu, në raport del në pah se delegatë të jashtëm nga Shqipëria dhe Xhibuti kanë bërë mbledhje të ndryshme ndër vite me qëllim forcimin e thellimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve dhe kanë marrë pjesë në takime të ndryshme në organizatat ku të dy vendet bëjnë pjesë, me qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.[15][16]

  1. "Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me Xhibutin" (PDF) (në anglisht). United Nations. Marrë më 29 shtator 2025.[lidhje e vdekur]
  2. "Projektrezolutë / Algjeria, Bahreini, Kuba, Xhibuti, Indonezia, Malajzia, Mauritania, Pakistani dhe Republika Arabe Siriane – Afganistani; Shqipëria; Kuvajti; Maroku; Omani – 1989" (në anglisht). OHCHR - United Nations Human Rights Special Procedures - Special Rapporteurs, Independent Experts & Working Groups. Marrë më 29 shtator 2025.
  3. "Çështja - Xhibuti kundër Francës" (PDF) (në anglisht). The Hague Justice Portal. Marrë më 29 shtator 2025.[lidhje e vdekur]
  4. "Informacion për Tatimpaguesit që shërbejnë në Forcat e Armatosura" (PDF) (në anglisht). Internal Revenue Service. Marrë më 29 shtator 2025.
  5. "Organizata e Bashkëpunimit Islamik - Vendet në Shifra (OIC-CIF)" (në anglisht). SESRIC. Marrë më 29 shtator 2025.
  6. "Marrëdhëniet e Shqipërisë me Organizatën e Bashkëpunimit Islamik" (PDF) (në anglisht). International Institute For Private, Commercial And Competition Law. Marrë më 29 shtator 2025.
  7. "Vendet anëtare të Bankës Islamike për Zhvillim" (në anglisht). IsDB - Islamic Development Bank. Marrë më 29 shtator 2025.
  8. "Hyrje në Grupin e Bankës Islamike për Zhvillim (IsDB)" (PDF) (në anglisht). UNECE. Marrë më 29 shtator 2025.
  9. "Organizata e Bashkëpunimit Islamik dhe Banka Islamike e Zhvillimit - NCHS" (në anglisht). Humanitarian Studies Norway. Marrë më 29 shtator 2025.
  10. "VBO:0012687 - Shqipëria - mish derri" (në anglisht). EMBL-EBI. Marrë më 29 shtator 2025.
  11. "VBO:0007026 - Xhibuti - mish pule" (në anglisht). EMBL-EBI. Marrë më 29 shtator 2025.
  12. "Transformimi i sektorit të blegtorisë përmes Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm" (në anglisht). Food and Agriculture Organization. Marrë më 29 shtator 2025.
  13. "Shqipëria / Xhibuti" (në anglisht). OEC World. Marrë më 29 shtator 2025.
  14. "Xhibuti / Shqipëria" (në anglisht). OEC World. Marrë më 29 shtator 2025.
  15. "Informacione rreth temës dodis.ch/D128 Shqipëria (Të përgjithshme)" (në anglisht). Dodis. Marrë më 29 shtator 2025.
  16. "Informacione rreth temës dodis.ch/D689 Xhibuti (Të përgjithshme)" (në anglisht). Dodis. Marrë më 29 shtator 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]