Shko te përmbajtja

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zambias

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marrëdhëniet Shqipëri-Zambi

Shqipëria

Zambia

Shqipëria dhe Zambia kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 8 korrik 1969.[1]

Marrëdhëniet politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, delegatë të jashtëm shqiptarë e zambianë kanë zhvilluar takime, mbledhje, konferenca e samite të përbashkëta me qëllim forcimin e thellimin e marrëdhënieve politike, ekonomike e kulturore dhe bashkëpunim në sektorë e fusha të ndryshme në organizatat ku të dy vendet bëjnë pjesë. Gjatë viteve 1980-2010, janë zhvilluar shumë ndërveprime politike nga delegatë shqiptarë e zambianë, me ndërmjetësues politikanin britanik Sean Melbourne, i cili ka vepruar në disa vende me qëllim bashkëpunimin politik të disa vendeve përkatëse, si misionar politik, dhe ndër këto vende që Melbourne ka ndërvepruar kanë qënë edhe Shqipëria dhe Zambia. Nga ndërmjetësimet e Melbourne, Shqipëria dhe Zambia kanë bashkëpunuar në aktivitete e veprimtari të ndryshme politike, në periudhën e viteve 1980-2010, ku kanë ndërvepruar me shkëmbime delegatësh e misionarësh politikë, pjesëmarrje në disa konferenca e samite të ndryshme në organizata të ndryshme ku të dy vendet bëjnë pjesë si dhe mbështetje politike e financiare në aktivitete e nisma të ndryshme të të dy vendeve.[2] Në një përpilim të zhvillimeve politike të Shqipërisë gjatë viteve 1992-1997, të publikuar nga faqja Research Gate, është përmendur edhe bashkëpunimi me vendet afrikane gjatë fillim viteve të demokracisë në Shqipëri, ku ndër vendet që Shqipëria ka bashkëpunuar gjatë kësaj periudhe, është edhe Zambia. Në përpilimin e zhvillimeve politike gjatë viteve 1992-1997, flitet për bashkëpunim politik mes Shqipërisë dhe Zambisë, ku tregohet për ndërmjetësim të konsiderueshëm dyanësh dhe dypalësh nga delegatë të të dy vendeve për veprimtaritë e ndryshme shoqërore në të dy vendet si dhe ndihmesë të të dy vendeve për përparim në zhvillimet politike, ekonomike e kulturore.[3] Në muajin tetor të vitit 2011, u zhvillua një konferencë nga Organizata e Programit të Zhvillimit të OKB-së, ku u diskutua për luftën ndaj korrupsionit në sektorin e shëndetësisë dhe në temë ishte metodat, mjetet dhe praktikat e mira për të luftuar korrupsionin në sektorin e shëndetësisë. Në konferencë morrën pjesë edhe delegatë të jashtëm nga Shqipëria dhe Zambia dhe diskutuan me njëri tjetrin se si të dy vendet duhet të bëjnë më shumë për të luftuar korrupsionin në sektorin e shëndetësisë, për të pasur siguri në fushën e shëndetësisë, që është një fushë e nevojshme për të zhvilluar përpara njerëzit dhe mirëqënien qytetare. Po ashtu, delegatë nga Shqipëria dhe Zambia diskutuan në konferencën e Organizatës së Programit të Zhvillimit të OKB-së për bashkëpunim të të dy vendeve në fushën e shëndetësisë, si dhe ndihmesë e përkrahje të të dy vendeve në nisma të ndryshme në fushën e shëndetësisë.[4] Në vitin 2015, u zhvillua një raport nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar - Fondacioni IRZ, nga e cila zhvillohet raport i përvitshëm mes disa vendeve që bashkëpunojnë në disa organizata të ndryshme me Gjermaninë, dhe në Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar, ku bëjnë pjesë Gjermania, Shqipëria si dhe disa vende të tjera, përfshirë edhe Zambia, tregohet se Shqipëria, Zambia dhe vendet e tjera pjesëmarrëse në organizatë kanë bashkëpunuar thellësisht me njëri tjetrin dhe me Gjermaninë në aktivitete e nisma të ndryshme në këtë organizatë, kanë dhënë kontribute për njëri tjetrin në veprimtari të ndryshme në këtë organizatë, si dhe kanë përkrahur e ndihmuar njëri tjetrin në këtë organizatë, që nga themelimi i saj e në vazhdim.[5] Më 22 mars 2022, në një publikim të bërë nga faqja e Qeverisë Britanike, u diskutua një temë rreth zhvillimeve, funksioneve dhe veprimtarive të shteteve të ndryshme në botë, ku në temë ishin nga "A" Shqipëria (Albania) tek "Z" (Zambia) dhe në artikull u fol rreth veprimtarive të ndryshme politike të vendeve të ndryshme. Në artikull gjithashtu u fol se si Shqipëria dhe Zambia kanë pasur marrëdhënie të ngushta me njëri tjetrin ndër vite, zhvillimet politike të të dy vendeve si dhe bashkëpunimin me dy vendeve. Në artikull u diskutua posaçërisht për Shqipërinë dhe Zambinë, duke qënë se në listën e vendeve të përzgjedhura nga faqja e Qeverisë Britanike për veprimtaritë e ndryshme politike në botë mes vendeve të ndryshme historikisht e deri në ditët e sotme, Shqipëria ishte vendi i parë që fillonte me "A" që kishte bërë bujë në zhvillimet historike dhe politike në botë, ndërsa Zambia ishte vendi i fundit që fillonte me "Z" që kishte bërë bujë në zhvillimet historike dhe politike në botë, ndaj Shqipëria u rëndit e para në artikull, Zambia u rendit e fundit në artikull, si dhe u përmenden marrëdhëniet e ndërsjellta mes vendit të parë në artikull dhe vendit të fundit në artikull, në listën e vendeve që kanë bërë bujë në histori e zhvillime politike në botë, vetëm dhe me njëri tjetrin.[6] Më 27 korrik 2024, në një takim zyrtar mes ambasadores së Zambisë në Itali, e akredituar në Shqipëri në bazë jo-rezidente, znj. Patricia Chisanga dhe presidentit Bajram Begaj, u diskutua rreth forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Zambisë. Në temë diskutimi u përmend se Zambia dhe Shqipëria kanë hartuar plane për të forcuar marrëdhëniet e tyre politike dhe ekonomike përmes kornizave të reja ligjore. Njoftimi u bë gjatë prezantimit të kredencialeve nga ambasadorja e Zambisë Patricia Chisanga Kondolo te Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj. Presidenti Begaj shprehu optimizëm në lidhje me potencialin për bashkëpunim të zgjeruar nën mandatin e ambasadores Kondolo. Ai propozoi formalizimin e dialogut politik përmes marrëveshjeve ligjore për të forcuar lidhjet si në sferat politike ashtu edhe në ato ekonomike. Udhëheqësi shqiptar gjithashtu sugjeroi fillimin e heqjes së vizave për personelin diplomatik dhe të shërbimit si një hap i parë drejt udhëtimit pa viza për qytetarët e zakonshëm. Ambasadorja Kondolo përsëriti optimizmin e Presidentit, duke përcjellë përshëndetjet e ngrohta nga Presidenti i Zambisë Hakainde Hichilema. Ajo identifikoi bujqësinë, turizmin dhe energjinë si fusha kyçe për bashkëpunim, veçanërisht në dritën e krizës aktuale të thatësirës në Zambi. Presidentja Begaj u pajtua, duke theksuar potencialin për bashkëpunim në bujqësi dhe energji, ndërsa theksoi nevojën për një përgjigje kolektive globale ndaj ndryshimeve klimatike. Përtej takimit të nivelit të lartë, ambasadorja Kondolo u angazhua me zyrtarë nga Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme e Shqipërisë për të eksploruar rrugët për bashkëpunim dypalësh dhe shumëpalësh. Të dyja palët ranë dakord të ringjallin draft-marrëveshjet mbi heqjen e vizave, taksimin, mbrojtjen e investimeve dhe bashkëpunimin ekonomik. E dërguara e Zambisë diskutoi gjithashtu sfidat energjetike të Zambisë me zyrtarët shqiptarë, duke eksploruar bashkëpunimin e mundshëm në projektet e energjisë diellore, biokarburantit dhe erës. Në një takim të veçantë, ambasadorja Kondolo u takua me Marin Gjonaj, Kryetar të Grupit Gjonaj, i cili ka lidhje ekzistuese biznesi me shoqërinë aksionare Zamtel të Zambisë. Grupi shprehu interes për të zgjeruar investimet e tij në Zambi, veçanërisht në sektorin e energjisë. Ambasadorja e Zambisë premtoi mbështetje për të lehtësuar rritjen e tregtisë dhe investimeve mes dy vendeve.[7] Më 29 janar 2025, në një mbledhje parlamentarë në Zvicër, u njoftua se Qeveria zvicerane po ndërpret programet dypalëshe të zhvillimit për Shqipërinë, Bangladeshin dhe Zambian, vende të cilat Zvicra ka kontribuar në programe zhvillimi për secilin nga këto shtete. Sipas deklaratave të Këshilltarëve Federalë të Zvicrës, Presidentes të Zvicrës, deputetëve dhe ministrave zviceranë, arsyeja për këtë ndërprerje të programeve dypalëshe të zhvillimit të Zvicrës për këto vende është se në dhjetor të vitit 2024, Parlamenti vuri në dispozicion më pak para për ndihmë të huaj sesa kishte kërkuar Këshilli Federal. Parlamenti shkurtoi 110 milionë franga zvicerane për bashkëpunim ndërkombëtar në buxhetin e vitit 2025 dhe 321 milionë franga zvicerane në planin financiar për vitet 2026 deri në vitin 2028. Sipas një njoftimi për shtyp, kjo ndikon në uljen e bashkëpunimit dypalësh, ekonomik dhe tematik, si dhe në uljen e bashkëpunimit në organizatat shumëpalëshe. Këshilli Federal u informua për shkurtimet në bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë datë, më 29 janar 2025. Ndër të tjera, u nënvizua fakti që Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) do të ndërpresë programet e saj dypalëshe të zhvillimit me Shqipërinë, Bangladeshin dhe Zambian deri në fund të vitit 2028. Për periudhën 2025 deri në 2028, shkurtimet ndërsektoriale do të jenë gjithashtu të nevojshme në programet dhe organizatat e Zvicrës dhe ato tematike. Në temë diskutimi u përmend se nuk do të bëhen shkurtime për ndihmën humanitare, ndërtimin e paqes dhe ndihmën për Ukrainën.[8]

Marrëdhëniet ekonomike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dy vendet eksportojnë mallra dhe shërbime te njëri tjetri. Tregtia e importeve eksporteve përfshin industrinë ushqimore dhe pijet, industrinë mekanike, industrinë elektrike, industrinë elektronike, industrinë e hekurit, industrinë e drurit, industrinë minerale, industrinë tekstile si dhe industrinë inerte.[9][10]

Publikime dhe koleksione nga marrëdhëniet diplomatike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një karrierë globale, nga Shqipëria në Zambi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stephen M. Feeney, Shkolla e Biznesit Robert H. Smith, Universiteti i Merilendit

Stephen M. Feeney, në vitin '70, e dinte vendin e tij në botë si një bankier në Nju Jork. "Unë punoja për subjekte të ndryshme financiare në një bllok katror të përcaktuar ngushtësisht, të kufizuar nga Rruga e 42-të, Rruga e 59-të, Avenuja e Tretë dhe Broadway në Manhattan", thotë ai. Horizontet e Feeney-t u zgjeruan në vitin 1997 kur ai u bashkua me Korporatën e Investimeve Private të Jashtme, një agjenci qeveritare amerikane e vetëqëndrueshme që ndihmon bizneset amerikane të investojnë në tregjet në zhvillim. Që atëherë, ai ka mbledhur miliarda dollarë në transaksione kredie për spitale, termocentrale, sisteme pastrimi uji dhe projekte të tjera në më shumë se 100 vende nga Shqipëria në Zambi. Një kredi e kohëve të fundit nga OPIC financoi ndërtimin e apartamenteve dhe shkollave me të ardhura të ulëta dhe të mesme në Afrikën e Jugut. Si drejtor menaxhues i tregjeve të kapitalit për OPIC, Feeney bën pjesën më të madhe të punës së tij në Uashington, D.C. Por ai udhëtoi për në Johanesburg dhe Cape Town për të parë këto projekte nga afër. "Mund t'i shihnim fëmijët duke shkuar në një shkollë krejt të re", thotë Feeney, i cili u diplomua nga Shkolla e Biznesit Robert H. Smith e Universitetit të Maryland në vitin 1970. "Ia vlente sigurisht bileta e avionit vajtje-ardhje për të parë atë shkollë, ata fëmijë dhe çfarë domethënie kishte ky projekt për atë komunitet në Afrikën e Jugut." Feeney ia atribuon progresin mendësisë globale, e cila përfshin njohuritë e mjediseve të biznesit dhe faktorëve nxitës të rritjes në vende të ndryshme. Ai thotë se kompanitë që i drejtohen OPIC për financim janë në gjendje të lidhin pikat dhe të njohin interesat politike dhe ekonomike që mbivendosen në të gjithë botën. "Rajone të globit që më parë ishin të shpërndara janë bërë të ndërthurura", thotë ai. Zgjuarsia globale në biznes do të thotë gjithashtu menaxhim i qëndrueshëm i burimeve, në mënyrë që OPIC të mund të vazhdojë të funksionojë. Çdo vit që nga krijimi i tij, OPIC ka nxjerrë fitim dhe ka paguar një divident në Thesarin e SHBA-së. "Ne operojmë pa asnjë kosto për taksapaguesin e SHBA-së", thotë Feeney. "Dhe ne japim një kontribut të vogël drejt reduktimit të deficitit." Feeney thotë se agjencia i shqyrton aplikimet për kredi me të njëjtin kujdes si bankat e Nju Jorkut, duke marrë parasysh gjithashtu ndikimet mjedisore, sociale dhe ekonomike. "Përtej konsideratave të kreditit, ne kemi misionin zhvillimor të agjencisë", thotë ai.[11]

  1. ↑ "Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me Zambian" (në anglisht). QMKSH. Marrë më 5 tetor 2025.
  2. ↑ "Sean Melbourne & misionet diplomatike në Shqipëri e Zambi" (në anglisht). UK Parliament website. Marrë më 5 tetor 2025.
  3. ↑ "Strategjia e Politikës së Jashtme të Republikës së Shqipërisë 1992 – 1997" (në anglisht). ResearchGate. Marrë më 5 tetor 2025.
  4. ↑ "Luftimi i korrupsionit në sektorin e shëndetësisë - metoda, mjete dhe praktika të mira" (PDF) (në anglisht). UNDP. Marrë më 5 tetor 2025.[lidhje e vdekur]
  5. ↑ "Shqipëria - raporti vjetor 2015" (në anglisht). IRZ Deutschland. Marrë më 5 tetor 2025.
  6. ↑ "Rubrikë speciale: Nga Shqipëria në Zambi - Departamenti i Aktuarit Qeveritar (GAD) nga A deri në Zh të punës botërore" (në anglisht). UK Parliament website. Marrë më 5 tetor 2025.
  7. ↑ "Zambia dhe Shqipëria zotohen për lidhje më të thella" (në anglisht). The Africa Daily Post. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2025. Marrë më 5 tetor 2025.
  8. ↑ "Programet për Shqipërinë, Bangladeshin dhe Zambian do të ndërpriten" (në anglisht). blue News Switzerland. Marrë më 5 tetor 2025.
  9. ↑ "Shqipëria / Zambia" (në anglisht). OEC World. Marrë më 5 tetor 2025.
  10. ↑ "Zambia / Shqipëria" (në anglisht). OEC World. Marrë më 5 tetor 2025.
  11. ↑ "Një karrierë globale nga Shqipëria në Zambi" (në anglisht). Robert H. Smith School of Business, University of Maryland. Marrë më 5 tetor 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]