Marshimi i 26 qershorit 2010 në përkujtim të 66-vjetorit të masakrës çame nga ushtria greke

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Marshimi u organizuar ditën e shtunë më 26 qershorit 2010 në përkujtim të 66-vjetorit të masakrës ndaj 2900 burrave dhe grave çame nga ushtria greke. Mijëra persona nga të gjitha trevat shqiptare morën pjesë në këtë kalvar përkujtimor, ku me flamuj kombëtarë dhe kurora në duar bënë homazhe në varrezat masive që gjenden në Kllogjer dhe pas kësaj marshuan drejt pikës së kalimit kufitar të Qafë-Botës. Komunitetit Çam parashtroi një memorandum me tetë kërkesa për bashkësinë ndërkombëtare dhe qeverinë shqiptare:

1- Pranimin publik të fajit prej Greqisë, shtetit shkaktar të këtij gjenocidi dhe kërkimin e një falje;

2- Dëmshpërblimin për familjarët e viktimave të pafajshme të këtij gjenocidi;

3- Mundësi për anëtarët e Komunitetit tonë për të vizituar tokat dhe varret e të parëve;

4- Ngritja e lapidarëve apo monumenteve që nderojnë të vdekurit dhe të vrarët e asaj periudhe dhe heqje e memorialëve të atyre që shkaktuan masakrat mbi popullsinë shqiptare çame;

5- Restaurimin e së drejtës së pronësisë;

6- Amendimin e ligjeve të vitit 1970-1980 në ato nene që ndalojnë ish-shtetasit grekë me kombësi shqiptare të rikthehen. Këto nene bien në kundërshtim me Europen Convention of Human Rights apo Deklaratën Universale të të drejtave të njeriut të OKB dhe Konventën Evropiane të të drejtave të njeriut, që ndalojnë çdo lloj diskriminimi mbi bazën e kombësisë;

7-Realizim të së drejtës së rikthimit në tokat e tyre të të gjithë atyre që e duan një gjë të tillë duke rifituar statusin e para Luftës së dytë botërore;

8-Ndalimin e diskriminimit të vëllezërve Çamë ortodoksë, që jetojnë në trojet e tyre në Greqi dhe dhënien e të gjithë të drejtave si për çdo minoritet tjetër në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për Minoritetet.