Masakra e Poklekut
| Masakra e Poklekut | |
|---|---|
Fotografi të viktimave | |
| Emri | Masakra e Poklekut |
| Vendndodhja | Poklek, Drenas, Kosovë |
| Koordinatat gjeografike | 42°37′26″N 20°54′47″E / 42.624°N 20.913°E |
| Data | 17 prill 1999 (Central European Time) |
| Shënjestra | Shqiptarët e Kosovës |
| Lloji i sulmit | Vrasje masive |
| Vdekje | 53 prej të cilëve 24 fëmijë |
| Të lënduar | 6 |
| Autorët | Forcat Serbe |
| Motivi | Spastrim etnik |
Masakra e Poklekut i referohet vrasjes së 53 civilëve shqiptarë, nga të cilët 24 fëmijëve, në fshatin Poklek, pranë Drenasit, Kosovë. Masakra ndodhi më 17 prill të vitit 1999 dhe u krye nga forcat serbe gjatë përfundimit të Luftës së Kosovës, me motive spastrimi etnik ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe qëndrime antishqiptare.[1][2][3]
Ekzekutimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rreth orës 16:00 të datës 17 prill, njësitë paraushtarake dhe policore serbe hynë në oborrin e shtëpisë së Sinan Muqollit. Në një dhomë ku ishin fshehur 57 civilë, kryesisht gra dhe fëmijë, oficerët filluan të qëllonin, pastaj hodhën një granatë tymi dhe më pas një granatë dore. Pak çaste më vonë, një oficer hyri në dhomë dhe hapi zjarr me një pushkë automatike. Sulmi rezultoi në vdekjen e menjëhershme të 51 personave brenda shtëpisë, ndërsa dy të tjerë, pronari i shtëpisë Sinani dhe mysafiri Ymeri, u ekzekutuan jashtë.[1]
Mes viktimave ishin 24 fëmijë, nga të cilët viktimat më të vogla ishin dy foshnje nën një vjeç, gjegjësisht 4 dhe 10 muajsh; viktimat më të vjetra përfshinin persona të shtyer në moshë.[1]
Pasi policët dhe forcat paramilitare serbe u larguan fillimisht nga vendi i ngjarjes, gjashtë individë që i kishin mbijetuar sulmit arritën të shpëtonin. Megjithatë, autorët e kësaj masakre u kthyen shpejt, këtë herë duke mbajtur dy kanta të mbushura me benzinë, të cilët i përdorën për t'u vënë flakën trupave. Më vonë u raportua se trupat u dogjën, me përpjekjen për të shkatërruar provat mjeko-ligjore. Trupat e djegur u gjetën një ditë më vonë.[3]
Më pas
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njëzet e pesë vjet pasi viktimat gjetën vdekjen e tyre fatkeqe të parakohshme atje, shtëpia është bërë një muze, ku shfaqen gjësendet personale të viktimave dhe fotografi të bëra menjëherë pas masakrës.[4]

Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës dhe një nga themeluesit dhe udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, duke shënuar 20-vjetorin e masakrës, deklaroi se "shumë gjëra mund të harrohen dhe të falen në jetën e njeriut, por ne kurrë nuk do t'i harrojmë masakrat e Serbisë në Kosovë. Ne kurrë nuk do t'i falim ato." [5]
Deri më sot, askush nuk është dënuar për këtë krim kundër popullsisë civile shqiptare në Kosovë.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 Kostreci, Keida (2024-04-17). "25 vjet pas masakrës së Poklekut në Kosovë, dhimbje dhe apel për drejtësinë e munguar". Voice of America. Marrë më 2025-06-22. Gabim citimi: Invalid
<ref>tag; name ":0" defined multiple times with different content - ↑ "NATO Publications - 4 April 2000". www.nato.int (në anglisht). Marrë më 2025-06-22.
- 1 2 "Masakra e Poklekut – IKKL". ikkl.rks-gov.net. Marrë më 2025-06-22. Gabim citimi: Invalid
<ref>tag; name ":1" defined multiple times with different content - ↑ Hysenaj, Shkelqim (2024-05-06). "53 Civilians Were Massacred In This Home In Kosovo. Now It's A Museum" [53 Civilë ishin masakruar në këtë shtëpi në Kosovë. Tani është një muze.]. Radio Free Europe/Radio Liberty (në anglisht). Marrë më 2025-06-22.
- ↑ Isufi, Perparim (2019-04-17). "Kosovo 'Won't Forgive Serbia' for Killing Civilians: Parliament Chief" [Kryetari i Kuvendit: Kosova "nuk do të falë" Serbinë për vrasjen e civilëve]. Balkan Insight (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-06-22.
- CS1 Albanian-language sources (sq)
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Masakra në Luftën e Kosovës
- Krime të kryera nga forcat e rendit
- Vrasje në Kosovë në vitet 1990
- Masakra në Kosovë
- Masakra në Jugosllavi
- Masakra ndaj shqiptarëve
- Ndjenja kundër shqiptare
- Krime serbe në Luftën e Kosovës
- Lufta e Kosovës
- Krime në Kosovë 1999