Masakra e Tiranës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Masakra e Tiranës, 1944)

Me emërtimin përgjithësues Masakra e Tiranës njihen të gjitha vrasjet e bëra nga 28 tetori gjer më 16 nëntor të vitit 1944, të instruktuara nga Miladin Popoviq dhe Dushan Mugosha për zhdukjen e atij që mendohej elementi kundërshtar i LANÇ.[1][2] Veprimi më shënjues i kësaj masakre qe vrasja pa gjyq e disa intelektualëve në bodrumin e hotelit Bristol natën e 12 nëntorit 1944.

Aksionet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vrasjet para pragut të çlirimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aksionet guerrile mësyen qysh më 31 gusht 1943 hoxhën e Saukut, Selim Brahjen, pjesëmarrës në mbledhjen e Mukjes.[3] Më 29 tetor 1943, njësiti ndëshkimor i Pezës masakroi barbarisht Besnik Çanon (22 vjeç) dhe Qeramudin Sulo (21 vjeç), dy të rinj intelektualë nacionalistë, pjesëmarrës në Mukje, që shkonin në jug të Shqipërisë për të përcjellë mesazhin e kësaj marrëveshjeje kombëtare.[2]

Vrasjet e 12 nëntorit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ditën e 12 nëntorit, u vra në Linzë Petraq Pekmezi, ish-përkthyes i gjeneralit Fitzthum, organizator gjerman i policisë në Shqipëri me leje të LANÇ-it, duke qenë bashkëpunëtor i lëvizjes.[4]

Natën e 12 nëntorit u rrëmbyen dhe u vranë në bodrumin e Hotel Bristol intelektualë të shquar shqiptarë.

Viktimat[5][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Muntaz Kokalari
  2. Vesim Kokalari
  3. Syrja Kokalari
  4. Nebil Çika, gazetar e publicist
  5. Aleks Mavraqi, jurist dhe gazetar arvanitas
  6. Ismail agë Petrela
  7. Muharrem Lleshi
  8. Reshat Stërmasi
  9. Rifat Tërshana
  10. Lluka Xhumari
  11. Ali Panariti

Zërat kundër[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zëra kritikë ndaj politikës së vrasjeve dhe terrorit ishin Sejfulla Malëshova, Gogo Nushi dhe Nako Spiru. Disa deklarata rreth terrorit në Tiranë janë nxjerrë nga plenumi i 2-të i Beratit, më 23-27 nëntor 1944.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Dervishi, Kastriot (16 nëntor 2020). "1944 / Terrorizmi zë një vend të madh tek ne". 55news.al. Marrë më 18 nëntor 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ a b Butka, Uran (20 nëntor 2016). "Masakra e Tiranës në 1944, si i vrau Enver Hoxha shokët e Liceut". zeri.info.
  3. ^ Butka, Uran (11 nëntor 2016). "Nata e Shën Bartolomeut në Tiranë". rd.al. Marrë më 18 nëntor 2020.
  4. ^ "Misteri i vrasjes së përkthyesit të gjermanëve, Petraq Pekmezi". 55. 20 nëntor 2020. Marrë më 20 nëntor 2020.
  5. ^ Çika, Nebil (8 qershor 2018). "1944, Shën Bartolomeu komunist i Tiranës". tirona.website. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2019. Marrë më 28 mars 2019.