Masakrat e Drenicës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Varrazat masive në Izbicë

Masakrat e Drenicës përfshijnë një seri vrasjesh të shqiptarëve kosovarë (civilë) nga forcat speciale policore serbe në rajonin e Drenicës në qendër të Kosovës.[1]

Sipas organizatës Human Rights Watch, numri i abuzimeve në këtë rajon gjatë luftës në Kosovë 1998-1999 ishin kaq të përhapura saqë raportimi dhe mbulimi i tyre mbetet jashtë qëllimit të këtij raporti. Vrasjet më të bujshme ndodhën në shkurt – mars 1998 në Qirez, Likoshan dhe Prekaz gjatë bombardimit të NATO-s në Jugosllavi, periudhë midis marsit deri në qershor 1999 në fshatrat e Izibicës, Rezala, Poklek të Vjetër dhe Staro Čikatovo.

Prapavija[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Drenica është një rajon kodrinor në qendër të Kosovës, banuar nga shqiptarë etnikë. Banorët e këtij rajoni historikisht kanë treguar rezistencë ndaj fuqive të huaja, që daton prej pushtimit otoman në Ballkan. Në fshatrat e Drenicës ka origjinën dhe UÇK-ja, e cila nisi operacionin e armatosur në Drenicë në 1996. Gjatë 1997, shqiptarët kosovarë iu referuan Drenicës si një territot i çliruar për shkak të prezencës së UÇK atje.

Masakrat në 1998[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në janar 1998, forcat policore serbe nisën sulmet dhe bastisjen e fshatrave në Drenicë, ato fshatra të lidhura me UÇK. Në 28 shkurt dhe 1 mars, forcat speciale ushtarake sulmuan dy fshatra të afërt, Cirez dhe Likoshan. Këto sulme përshinë helikopterë, mitralozë dhe mjete të tjera luftarake, sulme që u bënë pa dijeninë e civilëve. Në total mbetën të vrarë 24 civilë në masakrat e Cirez dhe Likoshanë. Pas një jave, në 5 mars forcat policore sulmuan fshatin e Prekaz – vendlindja e Adem Jasharit, drejtues i UÇK. Jashari u vra me gjithë familjen e tij, duke përfshirë këtu fëmijë dhe gra.[2] Sulmet iu morën jetën 83 banorëve të fshatrave, duke përfshirë këtu 24 gra dhe fëmijë.

Shumë prej viktimave u qëlluan në radhë, gjë që dëshmohet prej ekzekutimeve, raportet e fundit e konfirmojnë këtë gjë përmesh dëshmitarëve okularë.[3]

Në 3 mars 1998, rreth 50.000 persona u mblodhën për varrimin e 24 viktimave të masakrave të Drenicës në fshatin e Likoshanit.[4] Këto masakra ishin shkëndija për radikalizimin e popullsisë shqiptare në një forcë opozitare kundrejt pushtetit të Beogradit. Shumë shqiptarë etnikë të cilët kishin mbështetur politikat kundër dhunës të Ibrahim Rugovës, vendosën të bashkoheshin me UÇK, pasi e panë kryengritjen e armatosur si të vetmen rrugëzgjidhje për të arritur pavarësinë.

Këto masakra shënuan dhe fillimin e luftës në Kosovë. Pas 28 shkurtit 1998, nis dhe konflikti i armatosur. Sapo nisi konflitki i armatosur, Tribunalja e Hagës u përfshi. Në 10 mars Tribunalja e Hagës deklaroi se juridiksioni i saj do të mbulonte vetëm dhunën në Kosovë.

Masakrat në 1999[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Midis 19 marsit dhe 15 qershorit 1999, forcat qeveritare në Drenicë u përfshinë në një fushatë të spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës që përfshin ekzekutime arbitrare, dhunë fizike, plaçkitje dhe shkatërrimin e shkollave, spitaleve.[5]|Report of the Human Right Watch}}

Drenica ishte një bastion i UÇK ndaj dhe u prek më së shumti nga kjo fushatë për spastrim etnik. Në fshatin me emër Poklek të vjetër, forcat jugosllave ekzekutuan dy burra dhe familjen e njërit prej burrave për shkak të lidhjes me UÇK. Nga 47 familjarë (duke përfshirë këtu 23 fëmijë nën moshën pesëmbëdhjetë vjeçare) që forcat ushtarake tentuan të vrasin me granatë, pati vetëm 6 të mbijetuar. Në Vrbovac mendohet se mund të jenë ekzekutuar 150 persona. Në Glogovac gjatë 5 ditëve në muajin maj, shumica e popullsisë u dëbua dhe u dërgua në kufirin maqedonas.

Në Çikatovën e Vjetër më shumë se 100 shqiptarë etnikë u ekzekutuan dhe u varrosën në varreza masive, sipas investigimeve të realizuara,

Në 15 qershor 1999 forcat jugosllave u tërhoqën prej Glogovacit pas një marrëveshjeje të bërë prej NATO-s.

Varrezat masive[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në maj 2010, u zbulua një varrezë masive në fshatin Rudnica në Serbi, që përmbante 250 trupa prej masakrave. Trupat ishin transferuan nga varrezat e Drenicës drejt Serbisë në maj ose në fillim të qershorit 1999.[6]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Abrahams, Fred (2001). "Background". Under Orders: War Crimes in Kosovo. Human Rights Watch. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "ICTY Trial Judgment: The Prosecutor v. Fatmir Limaj et al. paras 49-50". U.N. 30 nëntor 2005. Marrë më 7 shkurt 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "ICTY Trial Judgment: The Prosecutor v. Fatmir Limaj et al. paras 49-50". U.N. 30 nëntor 2005. Marrë më 7 shkurt 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "ICTY Trial Judgment: The Prosecutor v. Fatmir Limaj et al. paras 49-50". U.N. 30 nëntor 2005. Marrë më 7 shkurt 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Abrahams, Fred (2001). "Drenica Region". Under Orders: War Crimes in Kosovo. Human Rights Watch. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Barlovac, Bojana (19 maj 2010). "Serbia: Probe of Raska Mass Grave Site to Begin". Balkan Insight. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)