Mbledhja e 81 Partive në Moskë, 1960 (pikturë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vepra "Mbledhja e 81 Partive në Moskë, 1960" (265 x 210 cm) ishte një porosi e Komitetit Qendror të Partisë në shtatorin e vitit 1973, me rastin e tridhjetë vjetorit të çlirimit të Shqipërisë dhe njëkohësisht të përurimit të godinës së re të Galerisë Kombëtare të Arteve, në ambientet ku ndodhet aktualisht. Vepra e përfunduar prej Guri Madhit u paraqit në ekspozitën e nëntorit të vitit 1974.

Aspekti politik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Piktura pasqyron Mbledhjen e Moskës1960. Në të është paraqitur Enver Hoxha duke mbajtur fjalim, Mehmet Shehu si edhe mbështetja kineze. Në krahun përballë janë dhënë Nikita Hrushovi dhe Gomulka.

Historiku i veprës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Figura e Enver Hoxhës nuk është pikturuar nga Guri madhi po nga një piktor tjetër.

Me vone u retushuan kinezet dhe akoma me vone Mehmet Shehu.

Zbërthimi estetik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Piktura është nëdertuar në formën e një v - je si të ishte një e çarë. Enver Hoxha dhe krahu i tij janë përballë dhe paraqitur në mënyrë madhështore kurse Hrushovi dhe përfaqësuesit e vendeve ish socialiste të vegjël dhe kruspull e madje gjysëm qesharakë por edhe të shumtë në numër.

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konferenca e Moskës e 81 partive komuniste e punëtore, nëntor 1960 (pikturë)

Forumi shqiptar