Jump to content

Susan Cullen-Ward

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mbretëresha Suzanë)
Susan Cullen-Ward
Mbretëresha Susan e Shqiptarëve

Lindi28 janar 1941
Vdiq17 korrik 2004
Tiranë
KombësiaShqiptar

Suzana Cullen formalisht Mbretnesha e Shqiptareve Suzana, lindi më 28 janar 1941Sidnei të Australisë — 17 korrik 2004 Tiranë. Mbretëresha Suzanë pati një djalë me Leka Zogu I, Princin Leka.

Mbretëresha e Shqiptarëve Susan është vajza e Alan Robert Cullen–Ward dhe e Phylis Dorothea Murray Prior. Familja e Mbretëreshës ka qenë e para familje që është vendosur në Australi, qysh në momentet e para të zbulimit te këtij kontinenti. Ishte familja e Saj, që solli nga Irlanda kuajt e parë në Australi, dhe parakët e Saj ishin gjithashtu të parët ndër banorët që kalëruan në këto toka. Familja e Saj ishte e vendosur në Queens Land, ku zotëronin 1/3 e tokave dhe pronave të kësaj zone. Të parët e Saj ishin ndër pinjollët më të shquar të fisnikërisë së Irlandës dhe kishin lidhje gjaku me Mbretin Eduard të Anglisë.

Mësimet e para të fëmijërisë Mbretëresha Susan i mori në “New South Wales” në një kolegj për vajza. Në kolegjin prestiberian “Ladies College.P.L.C” kolegj tepër i njohur dhe i destinuar vetëm për vajzat që vinin nga familjet e aristokracisë). në Orange, kreu studimet e mesme Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve në Sidnei. U diplomua për histori arti dhe arkitekturë. Ajo studioi: jo vetëm pikturën dhe grafikën, por edhe në të gjitha zhanret e saj; historinë e plotë të arteve, duke përfshirë skulpturën dhe arkitekturën; njëkohësisht studioi edhe historinë e vjetër të artit dhe të arkeologjisë. Pasion të veçantë kishte Egjiptologjinë. Universiteti i Sorbonës në Francë, kërkoi nga Ajo, që të thellonte dijet dhe të jepte kontributin e Saj pranë këtij institucioni. Në Spanjë, më 1974 studioi dhe u specializua në degën e turizmit pranë Universitetit të Madridit.

Aktiviteti i Mbretëreshës Susan ka qene i madh dhe i gjithanshëm, që nga kurorëzimi i Saj si Mbretëreshë e Shqiptarëve. Ajo ndoqi të gjithë korrespondencën mbretërore, lidhjet me oborret e tjera mbretërore, me kryetarët e shteteve, etj.. Pjesë e angazhimit të Saj publik ishte prania edhe ajo mediatike, me ç’rast dha shumë intervista për gazeta dhe revista nga e gjithë bota, për stacione të ndryshme televizive, për agjencitë e lajmeve etj. Ajo qëndroi në krah të Mbretit Leka I, duke luajtur rolin e këshilltares kryesore në çdo moment të vështirë që do të kalonte Ai dhe Familja Mbretërore gjatë mëse 25 viteve të jetës bashkëshortore. Vendosmëria e Saj është tepër e njohur dhe u shfaq dukshëm gjatë vizitave që realizoi Mbreti Leka në atdhe, në vitin 1997. Ajo asokohe mbuloi personalisht gjithë aktivitetin politik të Oborrit Mbretëror, ndërmjet syresh edhe lidhjet me kancelaritë, si dhe udhëzoi të gjitha veprimet përkatëse në ato tre muaj, kohë kjo kur NMT Leka I kish marrë në shoqërim një pjesë të Oborrit Mbretëror. Mbretëresha Susan krijoi në SHBA “Fondacionin Kulturor për të Ardhmen e Shqipërisë në SHBA”, i cili mban emrin e Saj. Me anë të këtij fondacioni, Mbretëresha i ka ndihmuar maksimalisht shqiptarët dhe Shqipërinë. Krahas detyrimeve mbretërore, Ajo ka vizituar shumë spitale dhe institucione të shërbimit social në shërbim të të moshuarve, grave dhe fëmijëve, duke stimuluar me këtë rast edhe njohjen dhe përvetësimin e teknikave të artizanatit të këtyre vendeve, gjithmonë me idenë e zbatimit të tyre në Shqipëri.

Që nga momenti i ardhjes në atdhe, në qershor të vitit 2002, Ajo filloi punën për të vënë në zbatim projektet që kish ideuar që kur ishte në Johannesburg për jetimët, gratë, të moshuarit, spitalet. Me përvojën e historianes së artit dhe të kulturës, nën shtysën e prirjeve dhe talentit të veçantë e të spikatur në arkitekturë dhe dekoracione, Mbretëresha Susan diskutonte vazhdimisht me mjaft piktorë, historianë dhe akademikë për traditën shqiptare dhe për të ardhmen e kulturës shqiptare, e cila, sipas Saj kishte nevojë të ngutshme për një mbështetje të veçantë nga Shteti. Në panairet e përvitshme të artizanatit, pjesëmarrja e Saj ishte e padiskutueshme, krahas kërkesës që këto punime të hynin si produkte të tregtueshme në tregun botëror, duke qenë e bindur se do ta përfaqësonin me dinjitet Shqipërinë. Në qershor të vitit 2003, Mbreti dhe Mbretëresha, me ftesë të Presidentit të atëhershëm të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, patën një vizitë në Kosovë, ku u pritën nga Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, kryetarë të disa partive politike, nga intelektualë, akademikë, etj Ndërkohë që përveç këtyre takimeve, Mbretëresha u takua me shumë gra aktiviste të të Drejtave të Grave dhe me Drejtoreshën e Qendrës së Traumave të pasluftës znj. Flora Brovina, ku u interesua në veçanti për gjendjen e grave dhe të fëmijëve, si dhe me pasojat që lufta ka lënë në këtë vend, me ç’rast dha ide konkrete për metodat dhe mënyrat e trajtimit të të traumatizuarve. Si një artiste e vërtetë, Mbretëresha nuk mund të anashkalonte ftesën zyrtare të Drejtorit të Galerisë së Arteve të Kosovës, z.Mulliqi, krahas asaj të disa prej piktorëve të njohur të Kosovës, për të bërë një vizitë në Galerinë e Arteve të Prishtinës, me ç’rast bashkëbisedoi me ta për pikturat dhe skulpturat, si dhe për problemet që shqetësonin artistët, pasi duke qenë edhe vetë artiste, i kuptonte më së miri hallet dhe shqetësimet e tyre. Mbretëresha u mrekullua nga bukuria dhe mikpritja e popullit shqiptar të Kosovës, gjë që i mbeti në kujtesë deri në çastet e mbrame të jetës. “Pata rastin të njihja vendin për të cilin aq shumë kisha dëgjuar të flitej e që më mrekulloi...”, - u shpreh Mbretëresha Susan pas përfundimit të vizitës në Kosovë. Në gusht të vitit 2003, Familja Mbretërore bëri një vizitë në disa rrethe të Jugut të Shqipërisë, gjatë të cilave Mbretëresha Susan u mrekullua nga bukuria e natyrës dhe vendet e mbresëlënëse nëpër të cilat udhëtoi Familja Mbretërore. Gjatë këtij udhëtimi Mbretëresha bëri një vizitë në Parkun Arkeologjik të Butrintit, të cilin e shihte me syrin e një artisteje që u mrekullua së tepërmi me bukurinë e tij të pashoqe. Gjithashtu Mbretëresha vizitoi disa kala dhe objekte historike të Jugut të vendit, të cilat i vlerësoi maksimalisht si një artiste për vlerat e tyre, por njëkohësisht u shqetësua për mirëmbajtjen e pamjaftueshme, teksa deklaroi se “është shteti që nuk duhet të lejojë zhdukjen e këtyre vlerave kombëtare aq të rralla dhe tejet të vyera.

Suzana Cullen në Kolegjin Prestyberian Ladies College P.L.C., në Orange, kreu studimet dhe mori maturën. Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve në Sidnei, ku studioi për artet, historinë e tyre dhe Arkitekturën.

Në pranverën e vitit 1969 kur Leka Zogu I arriti në Australi, ishte takuar me Suzanen dhe ishin dashuruar. Dashuria e tyre ishte arsyeja që e detyroi studenten e Arteve të Bukura që të braktisë gjithçka, në këmbim të një jete tradicionale. Ajo la familjen, shkollën, bursën pasuniversitare për t jetuar me Leka Zogun.

Suzana kryen një specializim në Akademinë Kombëtare për Arkitekturë. Me kërkesën e Kolegjit P.L.C. ajo u kthye si pedagoge. Më 1974 Susana u fejua me Mbretin Leka.Mbretëresha Susan me Mbretin e shqiptarëve, Leka I, u martuan më 10 tetor 1975 në Spanjë.

Mbasi u bë “Mbretëresha e Shqiptarëve”, Suzana “përqafoi me pasion ëndrrën e bashkëshortit të saj për të restauruar Monarkinë”.

Pas largimit të qiftit nga Spanja gjejn strehë në Rodezi, pastaj në Afrikë të Jugut. Në këtë të fundit, në Sandtown, më 26 mars 1982, lindi djali, Princ Leka Anouar Zog Reza Baudouin, i vetmi Princ trashgimtar i kurorës.

Më 28 qershor 2002, Mbreti Leka u rikthye përfundimisht në vendin të cilin e kishte lënë më 1939, në moshën dy-ditëshe.

E dobësuar që prej disa muajsh për shkak të një kanceri në mushkri, Mbretëresha Suzana ndërroi jetë më 17 korrik në moshën 63 vjeçare, në rezidencën e saj, në rrethinat e Tiranës.

[1] Arkivuar 29 gusht 2011 tek Wayback Machine

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]