Shko te përmbajtja

Mbretëria e Bashkuar e Holandës

Mbretëria e Bashkuar e Holandave
Koninkrijk der Nederlanden,
Royaume des Belgiques[1]
1815–1839[Shpjegimi 1]
Flamuri i Mbretëria e Bashkuar e Holandës
Flamuri
Motoja: Je maintiendrai
(Do ta mbajë lartë)
Himni: Wien Neêrlands Bloed
(Kush ka gjak holandez)
Kryeqyteti
dhe qyteti më i madh
Amsterdami
52°22′N 4°53′E / 52.367°N 4.883°E / 52.367; 4.883
Selia qeveritareHaga
Gjuhët e përbashkëtaHolandishjta (zyrtare) dhe frëngjishtja (zyrtare në Valonia)
gjuhët frisiane, limburgisht, saksonishtja e ulët holandeze, jidishtja veriperëndimore, romishtja veriore
Feja
Demonim(et)Holandez (daç)
QeverisjaMonarki gjysmë-kushtetuese unitare parlamentare
Mbreti 
 1815–1839
William I
LegjislaturaShtetet e Përgjithshme
Senati
Dhoma e Përfaqësuesve
Epoka historikeKoncerti i Evropës
 Adoptimi i kushtetutës
24 gusht 1815
25 gusht 1830
 Traktati i Londrës
19 prill 1839[Shpjegimi 2]
Sipërfaqja
 Gjithsej
68,095 km2 (26,292 sq mi)
Popullsia
 1817
5.563.119
ValutaGuldeni holandez
Paraprirë nga
Pasuar nga
Mbretëria Napoleonike e Holandës
Qeveria e Përkohshme Belge
Mbretëria e Holandës
Belgjika
Dukati i Limburgut
Moresneti Neutral
Sot pjesë e

Mbretëria e Bashkuar e Holandave[Shpjegimi 3] është emri jo zyrtar i dhënë Mbretërisë së Holandave[Shpjegimi 4] siç ekzistoi nga viti 1815 deri në vitin 1839. Holandat e Bashkuara u krijuan në përfundim të Luftërave Napoleonike nëpërmjet shkrirjes së territoreve që i kishin përkitur ish Republikës Holandeze, Holandës Austriake dhe Princ-Peshkopatës së Liezhit në mënyrë që të formohej në shtet kushinetë midis fuqive kryesore evropiane. Shteti i shte një monarki kushtetuese, e mbretëruar nga William-i I i Derës Oranzh-Nasau.

Portreti i Willem-it I

Shteti u shpërbë në vitin 1830, me shpërthimin e Revolucionit Belg. Me shkëputjen de factoBelgjikës, Holanda mbeti pjesa e vetme e mbetur dhe refuzoi ta njihte pavarësinë belge deri në vitin 1839, kur u nënshkrua Traktati i Londrës, duke rregulluar kufijtë midis dy shteteve dhe duke garantuar pavarësinë dhe asnjanësinë e Mbretërisë së Belgjikës. Tashmë, Holanda dhe Belgjika janë akom mbretëri dhe Luksemburgu është akoma dukat i madh dhe dukati i madh i vetëm i mbijetuar në botë.

Në gjuhët romanse, ky shtet përmendet me emra të rrjedhur nga emërtimi latin përr Vendet e Ulta, Belgica. Pas Revolucionit Belg, këtë emërtim e mori Belgjika e pavarur, ndërsa Holanda tani përmendej si "Vendet e Ulta" (les Pays-Bas, Paises Bajos, I Paesi Bassi etj.)

Harta e Mbretërisë së Bashkuar të Holandës dhe Luksemburgut, 1815

William-i I u bë mbret dhe gjithashtu duka i madh trashëgimtar i Luksemburgut, që ishte pjesë e Holandës, por në të njëjtën kohë pjesë e Konfederatës Gjermane. Vendi i sapo krijuar kishte dy kryeqytete: Amsterdamin dhe Brukselin. Shteti i ri kishte dy pjesë të barabarta. Veriu (Holanda e mirëfilltë) kishte 2 miljonë banorë. Ata flisnin kryesisht holandisht, por ishin të ndarë fetarisht, midis një shumice protestante dhe një pakice të madhe katolike. Jugu (që do të njihej si "Belgium" pas vitit 1830) kishte një popullsi prej 3.4 miljonë banorësh. Pothuajse të gjithë ishin katolikë, por ishte i ndarë midis frëngjisht-folësve valonë dhe holandisht-folësve flamandë. Klasat e larta dhe të mesme në jug ishin kryesisht frëngjisht-folëse. Rreth 60,000 belgë kishin të drejtën për të votuar, krahasuar me 80,000 holandezë. Zyrtarisht kryeqyteti ishte Amsterdami, por me kompromis qeveria mblidhej në mënyrë alternative në Bruksel dhe Hagë.[2]

Zbarkimi i Willem-it I në Scheveningen, 30 nëntor 1813

Adolphe Quetelet (17961874), statisticieni i madh belg, përllogariti se shteti i ri ishte në mënyrë domethënëse më mirë se shtetet e tjera. Vdekshmëria ishte e ulët, furnizimi me ushqime ishte i mirë, arsimimi ishte i mirë, vëmendja publike ishte e lartë dhe niveli i bamirësisë ishte më i larti në botë. Koha më e mirë ishte mes i viteve 1820.[3]

Cilësia e shkollimit ishte e dobët, megjithatë. Sipas Simon Schama-s, rreth vitit 1800 mësuesi shkollor ishte "ndihmës i thjeshtë i priftit vendor. I përçmuar nga bashkëfshatarët e tij dhe i detyruar të mbaheshin nga prodhimet e mbetura të fshatarëve, ai kombinonte rënies së tamburit të katekizmit në krerët e detyrave të tij të jo ligjore me detyrat e rregullimit të sahatit të qytetit, duke u rënë kambanave të kishës ose duke hapur varret e saj. Përdorimi i tij kryesor në bashkësi ishte ti mbante djemëtë largë prapësive, kur nuk kishte punë për ta në fusha, ose duke përgatitur jetimët e qytezës me artet e dobishme të mbledhjes ose përdredhjes së linit të papërpunuar. Siç mund të pritet, standardet në një profesion të tillë ishin të këqija."[4] Por në vitin 1806, holandezët, të drejtuar nga Adriaan van den Ende, nisën ta modernizonin arsimin, duke u përqëndruar në një sistem të ri për përparimin e trajnimit të mësuesve me një sistem të përpunuar inspektorësh, kursesh trajnimi, provime mësuesish dhe shoqëri mësuesish. Nga viti 1826, megjithëse më e vogël se Franca, Qeveria kombëtare holandeze shpenzonte 12 herë më shumë se Parisi për arsimin.[5]

Holanda, Belgjika, Luksemburgu dhe Limburgu në v. 1839
1, 2 dhe 3 Mbretëria e Bashkuar e Holandës (deri në v. 1830)
1 dhe 2 Mbretëria e Holandës (pas v. 1839)
2 Limburgu (në Konfederatën Gjermane pas v. 1839 si kompensim për Waals-Luxemburg)
3 dhe 4 Mbretëria e Belgjikës (pas v. 1839)
4 dhe 5 Dukati i Madh i Luksemburgut (kufijtë deri në v. 1839)
4 Provinca e Luksemburgut (Waals-Luxemburg, te Belgjika në v. 1839)
5 Dukati i Madh i Luksemburgut (Luksemburgu Gjerman; kufijtë pas v. 1839)
Me blu, kufijtë e Konfederatës Gjermane.

Monarkia kushtetuese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

William-i I, që mbretëroi nga viti 1815 deri në vitin 1840, kishte pushtet të madh kushtetues. Një despot i ndriçuar, ai pranoi shndërrimet modernizuese të 25 viteve të mëparshme, duke përfshirë barazinë e të gjithëve përpara ligjit. Megjithatë, ai i ringjalli zotërimet si një klasë politike dhe ngriti disa banorë në statusin fisnikërisë. E drejtë e votimit ishte akoma e kufizuar dhe vetëm fisnikëria kishte të drejtë të zgjidhej në dhomën e sipërme. Provincat e vjetra u rivendosën vetëm nominalisht. Qeveria tani ishte thelbësisht unitare dhe i gjitha autoriteti rridhte nga qendra.

William-i I ishte një kalvinist dhe jo i pëlqyeshëm për kulturën dhe praktikat fetare të shumicës katolike. Ai shpalli "Ligjin Themelor të Hollandës", me disa modifikime. Ai e përmbysi tërësisht rendin e vjetër të gjërave në jugun e Vendeve të Ulta: ai shfuqizoi privilegjet e Kishës Katolike dhe garantoi mbrojtje të barabartë për çdo besim fetar dhe gëzimin e të njëjtave të drejta civile dhe politike për çdo subjekt të mbretit. Ai pasqyronte frymën e Revolucionit Francez dhe duke vepruar kështu, bëri të pakënaqur peshkopët katolikë në jug, që e urrenin revolucionin.[6]

William-i I promovoi në mënyrë aktive modernizimin ekonomik. 15 vitet e para të mbretërisë treguan përparim dhe begati, pasi industrializimi përparoi me shpejtësi në jug, ku Revolucioni Industrial u mundësoi sipërmarrësve dhe punëtorëve të kombinonin një industri të re tekstile, të fuqizuar nga minierat vendore të qymyrit. Në provincat veriore kishte pak industri, por shumica e kolonive përtejdetare u rikthyen dhe tregtia tepër fitimprurëse rifilloi pas një ndërprerjeje 25-vjeçare. Liberalizmi ekonomik i kombinuar me autoritarizmin e moderuar monarkik, e përshpejtoi përshtatjen e Holandës me kushtet e reja të shekullit të XIX. Vendi u begatua derisa nisi një krizë në marrëdhëniet me provincat jugore.

Luftim midis rrebelëve belgë dhe ekspeditës ushtarake holandeze në Bruksel në shtator 1830

William-i ishte i vendosur të krijonte një popull të bashkuar, megjithëse në tre shekujt e shkuar veriu dhe jugu ishin diferencuar. Protestantët ishin besimi më i madh në veri (me një popullsi prej 2 miljonë banorësh), por përbënin çerekun e popullsisë në jugun e mbizotëruar nga katolikët (me një popullsi prej 3.5 miljonë banorësh). Gjithësesi, protestantët mbizotëronin në qeverinë dhe ushtrinë e William-it. Katolikët nuk e konsideronin veten pjesë integrale e Holandës së Bashkuar, duke parapëqyer të identifikoheshin me kulturën mesjetare holandeze. Faktorë të tjerë që kontribuan në këtë ndjenjë ishin ekonomikë (Jugu po industrializohej, Veriu kishte qenë gjithmonë një popull tregtar) dhe gjuhësorë (frëngjishtja flitej në Valoni dhe një pjesë e madhe e borgjezisëqytetet flamande).[7]

Pasi kishte qenë mbizotëruese prej shekujsh, elita frëngjisht-folëseVendet e Ulëta Jugore, tashmë ndiheshin si qytetarë të dorës së dytë. Në jugun katolik,[8] Politikat e William-it ishin jo popullore. Valonët frëngjisht-folës i refuzonin me këmbëngulje përpjekjet e tij për ta bërë holandishten gjuhën e përgjithshme të qeverisë, ndërsa popullsia e Flandrës ishte e ndarë. Flamandët në jug flisnin një dialekt holandez ("flamandisht") dhe e mirëprisnin inkurajimin e holandishtes me një ripërtëritje të literaturës dhe kulturës popullore. Flamandë të tjerë, në mënyrë të shquar borgjezia e arsimuar, parapëlqenin të flisnin frëngjisht. Megjithëse katolikët zotëronin barazi ligjore, ata përjetonin nënshtrimin ndaj një qeverie që ishte thelbësisht protestante në frymë dhe anëtarësi pasi kishin qenë kisha shtetërore për shekuj në veri. Pak katolikë mbanin poste të larta në shtet dhe ushtri. Për më tepër, liberalët politikë në jug ankoheshin rreth metodave autoritariste të mbretit. Të gjithë jugorët ankoheshin për nën përfaqësimin në legjislaturën kombëtare. Megjithëse jugu po industrializohej dhe ishte më i begatë sesa veriu, mëritë e grumbulluara lejuan forca të shumta kundërshtuese të bashkoheshin.

Shpërthimi i Revolucionit të Dytë Francez në vitin 1830 ishte një sinjal për veprim, në fillim në anën e autonomisë për Bëlgjikën, siç quheshin tashmë provincat jugore dhe më vonë, në emër të pavarësisë së plotë. William-i ishte i lëkundur dhe përpjekjet e tij me gjysmë zemre për të ripushtuar Belgjikën, duke u smbrapsur si nga përpjekjet e vetë belgëve ashtu dhe nga kundërshtimi diplomatik i fuqive të mëdha.

Harta e Mbretërisë së Bashkuar të Holandës, 1815-1830, me provincat e saj

Në konferencën e Londrës së vitit 1830, fuqitë kryesore të Europës organizuan (në nëntor 1830) një armëpushim midis holandezëve dhe belgëve. Projekti i parë i traktatit të ndarjes së Belgjikës dhe Holandës u refuzua nga belgët. Një draft i dytë (qershor 1831) u refuzua nga William-i I, i cili rinisi armiqësitë. Ndërhyrja Franko-Britanike e detyroi William-in ti tërhiqte forcat holandeze nga Belgjika në fundin e vitit 1831 dhe në vitin 1833 u arrit një armëpushim me afat të pacaktuar. Belgjika ishte faktikisht e pavarur, por përpjekjet e William-it për të rikuperuar Luksemburgun dhe Limburgut çuan në ripërtëritjen e tensioneve. Konferenca e Londrës në vitet 18381839 përgatiti traktatin përfundimtar të ndarjes Holandezo-Belge në vitin 1839. ajo e ndau Luksemburgun dhe Limburgun midis kurorave të Holandës dhe Belgjikës. Mbretëria e Holandës në vijim do të përbëhej nga 11 provincat veriore.[9]

Stemat e provincave të Holandave në v. 1820

Holandat e Bashkuara ndaheshin në 17 provinca dhe Dukatin e Madh të Luksemburgut, i cili ishte kushtetutshmërisht i veçant. Të gjitha këto provinca mund ta gjejnë origjinën e tyre nga zotërimet, kontetë, dukatet osse peshkopatat mesjetare, përvec Antverpenit (më parë pjesë e Dukatit të Brabantit) dhe Limburgut (më parë pjesë e Princ-Peshkopatës së Liezhit dhe Dukatit të Gelderit). Statusi i tyre ndryshoi kur u vunë nën sundimin francez, kur adminstrata e tyre u qendërzua, duke i pakësuar fuqitë e tyre.

Holandat e Bashkuara ishin gjithashtu një fuqi koloniale me koloni përtejdetare në Inditë Lindore dhe Kolonizimi Holandez i Amerikës. Provincat përbërëse evropiane të Mbretërisë së Bashkuar Holandeze përfshinin:

Provinca E prejardhur nga ish departamenti Anëtarë në Dhomën e Përfaqësuesve[10] Tashmë pjesë e Zhvillime të mëvonshme
Antverpen (holandisht: Antwerpen) Pjesa jugore e Deux-Nèthes (holandisht: Twee Neten) 5 Belgjika
Drenthe (holandisht: Drenthe) Pjesa jugore e Ems-Occidental (holandisht: Westereems) 1 Holanda
Friesland Frizia 5 Holanda
Gelderland Yssel-Supérieur (holandisht: Boven-IJssel) 6 Holanda
Groningeni Pjesa veriore e Ems-Occidental (holandisht: Westereems) 4 Holanda
Hainauti (holandisht: Henegouwen) Jemmape 8 Belgjika
Holland Bouches-de-la-Meuse (holandisht: Monden van de Maas) dhe pjesa perëndimore e Zuyderzée (holandisht: Zuiderzee) 22 Holanda Në v. 1840 ndarë në provincat e Hollanda e Veriut dhe Hollanda e Jugut
Limburgu Meuse-Inférieure (holandisht: Nedermaas) 4 Belgjika, Holanda Nga viti 1839 e në vazhdim e ndarë në provincën BelgeLimburgut dhe Dukatin e Limburgut, i cili në v. 1866, do të bëhej provinca holandeze e Limburgut.
Liezhi (holandisht: Luik) Pjesa më e madhe e Ourthes 6 Belgjika
Namuri (holandisht: Namen) Pjesa perëndimore e Sambre-et-Meuse (holandisht: Samber en Maas), pjesë e Ardeneve 2 Belgjika
Brabanti Verior (holandisht: Noord-Brabant) Bouches-du-Rhin (holandisht: Monden van de Rijn), pjesa veriore e Deux-Nèthes (holandisht: Twee Neten), pjesa veriore e Bouches-de-l'Escaut (holandisht: Monden van de Schelde) 7 Holanda
Flandra Lindore (holandisht: Oost-Vlaanderen) Pjesa jugore e Escaut (holandisht: Schelde) 10 Belgjika
Overijssel Bouches-de-l'Yssel (holandisht: Monden van de IJssel) 4 Holanda
Zelanda Pjesa perëndimore e Bouches-de-l'Escaut (holandisht: Monden van de Schelde) dhe pjesa veriore e Escaut (holandisht: Schelde) 3 Holanda
Brabanti Jugore (holandisht: Zuid-Brabant) Dyle (holandisht: Dijle). Nga viti 1831 Provinca e Brabantit. 8 Belgjika Në vitin 1831 u riemërtua Provinca e Brabantit, në v. 1995 u nda në provincat e Brabantit Flamand dhe Brabantit Valonas me Rajonin kryeqytetas të Brukselit.
Utrehti Pjesa jug-lindore e Zuyderzée (holandisht: Zuiderzee) 3 Holanda
Flandra Perëndimore (holandisht: West-Vlaanderen) Lys (holandisht: Leie) 8 Belgjika
  1. Në këtë kohë, mbretëria nuk pushoi së ekzistuar, ajo vijoi deri në ditët e tanishme; megjithatë; kjo përfaqëson kohën kur kurora holandeze hoqi dorë nga pretendimi ndaj Belgjikës dhe Luksemburgut, duke njohur pavarësinë e tyre.
  2. Në këtë kohë, mbretëria nuk pushoi së ekzistuar, ajo vijoi deri në ditët e tanishme; megjithatë; kjo përfaqëson kohën kur kurora holandeze hoqi dorë nga pretendimi ndaj Belgjikës dhe Luksemburgut, duke njohur pavarësinë e tyre.
  3. Verenigd Koninkrijk der Nederlanden; Royaume uni des Pays-Bas
  4. Koninkrijk der Nederlanden; Royaume des Belgiques
  1. Guido Peeters. "La parenthèse française et hollandaise (1795–1830)". Encyclopædia Universalis (në frëngjisht).
  2. Ernst Heinrich Kossmann (1978). The Low Countries 1780–1940 (në anglisht). Claredon Press. fq. 112–133. ISBN 978-0-19-822108-1.
  3. Ernst Heinrich Kossmann (1978). The Low Countries 1780–1940 (në anglisht). Claredon Press. fq. 115–116. ISBN 978-0-19-822108-1.
  4. Schama, Simon (1972). "The Rights of Ignorance: Dutch Educational Policy in Belgium 1815–30". History of Education (në anglisht). 1 (1): 81–89. doi:10.1080/0046760720010106.
  5. Simon Schama (1972). "The Rights of Ignorance: Dutch Education Policy in Belgium 1815–30". History of Education (në anglisht). 1 (1): 84–85. doi:10.1080/0046760720010106.
  6. Godefroid Kurth (1907). "Belgium". Catholic Encyclopedia (në anglisht).
  7. "How Economics Explains Belgium's Rifts". The Brussels Times (në anglisht). Marrë më 28 qershor 2024.
  8. "Online maps 1830, 1839". zum.de (në gjermanisht).
  9. J. Roegiers; J. C. F. van Sas (1999). "6. Revolution in the North and South, 1780-1830". përmbledhur nga J. C. H. Blom; Emil Lamberts (red.). History of the Low Countries (në anglisht). Përkthyer nga James C. Kennedy. Berghahn Books. fq. 297–312. ISBN 978-1-57181-084-7.
  10. Karl Heinrich Ludwig Pölitz (1817). Die Constitutionen der europäischen Staaten seit den letzten 25 Jahren, Band 2 (në holandisht). Leipzig: Brockhaus. fq. 495 nëpërmjet Google Books.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]