Shko te përmbajtja

Lista e monarkëve të Holandës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stema e Holandës

Kjo është një listë e monarkëve të Holandës (holandisht: Koningen der Nederlanden). Për zgjerim praktik, lista përfshin edhe stadtholderët e Derës së Oranzh-Nasaut që nga viti 1556. Megjithatë, ata votoheshin në post dhe ishin shërbyes civilë dhe gjeneralë të provincave gjysmë-të pavarura të Republikës Holandeze dhe nuk mund të shihen si monarkë. Nga Uilliami IV ata qenë paraardhësit e drejtpërdrejtë meshkuj të monarkëve të mëvonshëm, kur u vendos monarkia në vitin 1813 (në fillim si principatë sovrane, por në vitin 1815 si mbretëri).

Republika Holandeze (1581–1795)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Origjina e monarkisë holandeze mund të gjurmohet që nga caktimi i Uilliamit të I, princi i Oranzhit si stadtholder i Hollandës, Zelandës dhe Utrehtit në vitin 1559 nga Filipi II i Spanjës. Megjithatë, ai u hoq nga posti dhe u bë prijësi i Revoltës Holandeze. Si rrjedhojë, shtetet e përgjithshme (parlamenti i përgjithshëm i Holandës) e caktuan si stadtholder të të dyjaa provincave rrebele, Hollandës dhe Zelandës në vitin 1572. Gjatë Revoltës Holandeze, shumica e Provincave të Holandës shpallën pavarësinë e tyre me Aktin e Betimit, të nënshkruar më 26 korrik 1581Hagë në përputhje me vendimin e marrë nga shtetet e përgjithshme. Funksioni përfaqësues i stadtholderit u bë i vjetëruar në Holandën veriore të rrebeluar – duke qenë shfuqizuar vetë zotërit feudalë – por posti gjithësesi vijoi në këto provinca, që tani u bashkuan në Republikën e Shtatë Provincave të Bashkuara Holandeze. Të gjithë stadtholderët pas Uilliamit të I u zgjodhën nga pasardhësit e tij ose pasardhësit e vëllait të tij, që ishin gjithashtu pasardhës të mbesës së tij, konteshës Albertina Agnesa e Nasau-Oranzhit.

Në vitin 1795 Republika u përmbys nga Republika Franceze dhe u zëvendësua me Republikën Batave. Në vitin 1806, Napoleoni e shfuqizoi republikën e re dhe bëri vëllain e tij Mbret të Hollandës. Megjithatë, në vitin 1810, Napoleoni do ta pushtonte Holandën duke e përfshirë në Perandorinë Franceze. Në vitin 1813, forcat aleate i dëbuan francezët. Holandezët thirrën Uilliam Frederikun, birin e stadtholderit të fundit, për të kryesuar qeverinë e re. Ai u shpall "princ sovran". Në vitin 1815, ai e ngriti rangun e Holandës në statusin e mbretërisë dhe e shpalli veten Mbreti Uilliami I. Mbretëria u zmadhua me Holndat Jugore, tani Belgjika dhe Luksemburgu.

Stadtholderati nën Derën e Oranzh-Nasaut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
EmriJetaFillimi i mbretërimitFundi i mbretërimitShënimeFamiljaImazhi
Uilliami I
I Heshturi
Willem I
24 prill 1533
10 korrik 1584, Mosha 51
26 korrik 158110 korrik 1584Stadtholder,[Shpjeg 1], biri i Uilliamit I, kont i Nasau-Siegen dhe Julianës së StolbergutOranzh-Nasau
Maurisi
Maurits
14 nëntor 1567
23 prill 1625, Mosha 57
14 nëntor 1585[1]23 prill 1625Stadtholder,[Shpjeg 2], biri i Uilliamit I dhe Anës së SaksonisëOranzh-Nasau
Frederik Henri
Frederik Hendrik
29 janar 1584
14 mars 1647, Mosha 63
23 prill 162514 mars 1647Stadtholder,[Shpjeg 3] biri i Uilliamit I dhe Luizës së KëlnitOranzh-Nasau
Uilliami II
Willem II
27 maj 1626
6 nëntor 1650, Mosha 24
14 mars 16476 nëntor 1650Stadtholder,[Shpjeg 4] biri i Frederik Henrit dhe Amalias së Solms-BraunfelsOranzh-Nasau
Uilliami III
Willem III
4 nëntor 1650
8 mars 1702, mosha 51
4 korrik 16728 mars 1702Stadtholder,[Shpjeg 5] biri i Uilliamit II dhe Maries, princeshë mbretërore dhe princesh e Oranzhit gjithashtu mbret i anglisë, Skocisë dhe IrlandësOranzh-Nasau
Uilliami IV
Willem IV
1 shtator 1711
22 tetor 1751, mosha 40
4 maj 174722 tetor 1751Stadtholderi i parë formalisht i trashëgueshëm i Holandës,[Shpjeg 6] biri i Johan Uillem Frizos dhe Marie Luizës së Hese-KaselitOranzh-Nasau
Uilliami V
Willem V
8 mars 1748
9 prill 1806, mosha 58
22 tetor 175119 janar 1795Stadtholder i trashëgueshëm i Holandës, biri i Uilliamit IV dhe Anës, princeshë mbretërore dhe princeshë e Oranzhit, i rrëzuar nga Revolucioni BatavOranzh-Nasau

Kur Uilliami III vdiq pa fëmijë, pasimi patrilinear i Oranzh-Nasaut u shua. Në dallim me provincat e tjera të Republikës Holandeze, Frieslandi, Groningeni dhe Drenthe i kishin zgjedhur stadtholderët më së shumti nga Dera e Nasaut, që fillon me Johanin VI, vëllai i Uilliamin e Oranzhit dhe përfshin edhe një pasim matrilinear, me Derën Oranzh-Nasau.

Stadtholderati nën Derën e Nasaut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
EmriJetaNisja e mbretërimitFundi i mbretërimitShënimeFamiljaImazhi
Johani VI
I Vjetri
Jan VI
22 nëntor 1536
8 tetor 1606, mosha 69
15781581Stadtholder,[Shpjeg 7] biri i Uilliamit I, kont i Nasau-Siegenit dhe Julianës së Stolbergut, vëllai i Uilliamit I, të HeshturNasau
Uilliam Ludvigu
Ati ynë
Willem Lodewijk
13 mars 1560
31 maj 1620, mosha 60
15841620Stadtholder,[Shpjeg 8] biri i Johanit VI dhe konteshës Elisabeta e LeuhtenbergutNasau
Ernest Kasimiri I
Ernst Casimir I
22 dhjetor 1573
2 qershor 1632, mosha 58
16201632Stadtholder,[Shpjeg 9] biri i Johanit VI dhe konteshës Elisabeta e LeuhtenbergutNasau
Hendrik Kasimiri I
Hendrik Casimir I
21 janar 1612
13 korrik 1640, mosha 28
16321640Stadtholder,[Shpjeg 10] biri i Ernest Kasimirit I dhe Sofia Hedvigut të Brunsvig-LyneburgutNasau
Uilliam Frederiku
Willem Frederik
7 gusht 1613
31 tetor 1664, mosha 51
16401664Stadtholder,[Shpjeg 11] biri i Ernest Kasimirit I dhe Sofia Hedvigut të Brunsvig-LyneburgutNasau
[[File:Willem Frederik van Nassau.jpg
Hendrik Kasimiri II
Hendrik Casimir II
18 janar 1657
25 mars 1696, mosha 39
18 janar 166425 mars 1696Stadtholder i trashëgueshëm,[Shpjeg 12] biri i Uilliam Frederikut dhe Albertina Agnesës së Nasaut, nipi nënësor i Frederik HendrikutNasau
Johan Uilliam Frizo
Johan Willem Friso
4 gusht 1687
14 korrik 1711, mosha 23
25 mars 169614 korrik 1711Stadtholder i trashëgueshëm,[Shpjeg 13] biri i Hendrik Kasimirit II dhe princeshë Henrieta Amalia e Anhalt-Desaut, u pasua nga djali i tij, Uilliami IV i Oranzh-Nasaut, Stadtholder i trashëgueshëm i HolandësNasau

Mbretëria Napoleonike e Holandës (1806–1810)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
EmriJetaNisja e mbretërimitFundi i mbretërimitShënimeFamiljaImazhi
Luigji I
I Miri
Lodewijk I
2 shtator 1778
25 korrik 1846, mosha 67
5 qershor 18061 korrik 1810Biri i Karlo Buonapartes dhe Letizia Bonapartes, vëllai i NapoleonitBonaparte
Luigji II
Lodewijk II
11 tetor 1804
17 mars 1831, mosha 71
1 korrik 18109 korrik 1810 |Biri i Luigjit të I dhe Hortense de BeauharnaisBonaparte

Principata sovrane e Holandës së Bashkuar (1813–1815)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
EmriJetaNisja e mbretërimitFundi i mbretërimitShënimeFamiljaImazhi
Uilliam Frederiku
Willem Frederik
24 gusht 1772
12 dhjetor 1843, mosha 71
6 dhjetor 181316 mars 1815Biri i stadtholderit të fundit, Uilliami V dhe Vilhelminës së Prusisë, princeshë e Oranzhit, në v. 1815 e ngriti Holandën në statusin e mbretërisëOranzh-Nasau
Coat of Arms of Sovereign Prince William I of Orange

Mbretëria e Holandës (1815–Tani)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
EmriJetaNisja e mbretërimitFundi i mbretërimitShënimeFamiljaImazhi
Uilliami I
Willem I
24 gusht 1772
12 dhjetor 1843, mosha 71
16 mars 18157 tetor 1840Biri i stadtholderit të fundit, Uilliami V dhe Vilhelminës së Prusisë, princeshë e Oranzhit

Abdikoi
Oranzh-Nasau
Uilliami II
Willem II
6 dhjetor 1792
17 mars 1849, mosha 56
7 tetor 184017 mars 1849Biri i Uilliamit I dhe Vilhelminës së PrusisëOranzh-Nasau
Uilliami III
Willem III
19 shkurt 1817
23 nëntor 1890, mosha 82
17 mars 184923 nëntor 1890Biri i Uilliamit të II dhe Ana Pavlovnës së RusisëOrange-Nasau
Vilhelmina31 gusht 1880
28 nëntor 1962, mosha 82
23 nëntor 18904 shtator 1948Bija e Uilliamit të III dhe Emës së Valdekut dhe Pirmontit

Abdikoi
Orange-Nasau
Juliana30 prill 1909
20 mars 2004
4 shtator 194830 prill 1980Bija e Vilhelminës dhe dukë Henrit të Meklenburg-Shverinit

Abdikoi
Oranzh-Nasau
Beatriksa31 janar 1938, mosha 8730 prill 198030 prill 2013Bija e Julianës dhe princ Bernhardit të Lipe-Biesterfeldit

Abdikoi
Oranzh-Nasau
Uilliam-Aleksandri
Willem-Alexander
27 prill 196730 prill 2013Në fuqiBiri i Beatriksës dhe princ Klausit, Jonkheer van Amsberg]Oranzh-Nasau
  1. Stadtholder i Hollandës, Zelandës dhe Utrehtit (15591584), Stadtholder i Frieslandit dhe Overijssel (15801584)
  2. Stadtholder i Hollandës dhe Zelandës (15851625), Utrehtit, Guelders dhe Overijssel (15901625), Groningenit (16201625)
  3. Stadtholder i Hollandës, Zelandës, Utrehtit, Guelders dhe Overijssel (16201625), Groningenit dhe Drenthes (16401647)
  4. Stadtholder i Hollandës, Zelandës, Utrehtit, Guelders, Groningenit, Drenthes dhe Overijssel-it
  5. Stadtholder i Hollandës, Zelandës, Utrehtit dhe Overijssel-it (16721702), Guelders (16751702), Drenthes (16961702)
  6. Stadtholderi i trashëgueshëm i Frieslandit (17111747), Hollandës, Zelandës, Utrehtit dhe Overijssel-it (prill/maj 1747 – nëntor 1747), Stadtholder i Groningenit (17181747), Guelders dhe Drenthes (17221747), u votua formalisht si stadtholderi i parë i trashëgueshëm i Provincave të Bashkuara Holandeze (17471751)
  7. Stadtholder i Guelders (nën Filipin II), arkitekt i Bashkimit të Utrehtit
  8. Stadtholder i Frieslandit (15841620), Groningenit (15941620) dhe Drenthes (15961620)
  9. Stadtholder i Frieslandit (16201632), Groningenit dhe Drenthes (16251632)
  10. Stadtholder i Frieslandit (16321640), Groningenit dhe Drenthes (16321640)
  11. Stadtholder i Frieslandit (16401664), Groningenit dhe Drenthes (16501664)
  12. Në vitin 1675 shteti i Frieslandit votoi për ta bërë stadtholderinë të trashëgueshme nga Dera Nasau-Dietz
  13. Stadtholder i trashëgueshëm i Frieslandit (17071711) dhe Groningenit (17081711)