Kërceni tek përmbajtja

Lista e mbretërve shqiptarë

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mbretërit shqiptarë)

Principata e Arbërit (1190 - 1257)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Imazhi Emri Sundimi Dinastia Bashkëshorte Përshkrimi
Arhond i Krujës

Progoni

1190 - 1198 Dera e Progonëve -

2 fëmijë

Sundimtari i parë shqiptar në histori dhe themelues i Principatës së Arbërit, shtetit të parë shqiptar. Mbante titullin "arhond", të dhuruar nga Perandoria Bizantine.
Princi i Krujës

Gjin Progoni

1198 - 1208 -

2 fëmijë

Biri i madh i Progonit. Biri i tij, Progoni II, përmendet si sundues (protosevastokrat) në Mirditë.
Princi i Arbërisë

Dhimitër Progoni

1208 - 1216 Komnena Nemanjiq

asnjë fëmijë

Biri i vogël i Progonit. Zgjeroi Principatën e Arbërit territorialisht deri në maksimumin e saj.
Princi i Arbërisë

Grigor Kamona

1216 - 12?? Kamona Komnena Nemanjiq

një fëmijë

Trashëgoi Principatën nëpërmjet të vesë së Dhimitër Progonit, princeshës Komnena Nemanjiqit.
Princi i Krujës

Golemi i Krujës

12?? - 1257 Dera e Arianitëve? Bija e Grigor Kamonës

?

Martoi bijën e vetme të Grigor Kamonës, duke marrë në dorë pushtetin arbër. Hulumtohet të ketë qenë pjesë ose të ketë qënë themeluesi i Derës së Arianitëve.

Principata e Gropajve (1258 - 1449)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Imazhi Emri Sundimi Dinastia Bashkëshorte Përshkrimi
Princi i Devollit dhe Dibrës

Pal Gropa

para 1273 - pas 1275 Dera e Gropajve -

1 fëmijë

Sundoi në viset e Ohrit dhe Dibrës gjatë pjesës së dytë të shekullit XIII. Mbante titull "sevast" dhe ishte vasal i Karl Anzhuit.
Princi i Ohrit

Andrea Gropa

1365 - 1380 Kirana Muzaka

asnjë fëmijë

Fillimisht sundoi për një kohë të shkurtër si vasal i mbretit serb Vukashin Mërnjavceviq (1365 - 1371), përpara se të shpallte pavarësinë më 1370. Luftoi kundër Princ Markos dhe së bashku me Andrea II Muzakën dhe Balshën II mori Përlepin dhe Kastorian prej tij.
Princi i Pogradecit

Ajdin Gropa

shekulli XIV - Sundoi në fushën e Korçës gjat shekullit XIV.
Princi i Pogradecit

Zaharia Gropa

1444 - 1456 - Sundues në Shqipërinë juglindore dhe komandant në ushtrinë e Skënderbeut. Pasi ra në luftë, Principata e Gropajve u shpërbë dhe u pushtua nga osmanët.

Principata e Blinishtit (shekulli XIII - 1330)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Imazhi Emri Sundimi Dinastia Bashkëshorte Përshkrimi
Princi i Blinishtit

Vlado Blinishti

1273 - 1304 Dera e Blinishtëve -

një fëmijë

Vasal i Karl I Anzhuit, që më vonë u burgos në Brindizi për shkak të shkeljeve ndaj pushtetarëve anzhuin. Më vonë u lirua dhe iu dha titulli Konti i Mbretërisë së Arbërisë.
Konti i Mbretërisë së Arbërisë

Kalojan Blinishti

1304 - 1319 - Vëllai i Vlados, sundoi me titullin "kont".
Konti i Mbretërisë së Arbërisë

Gulielm Blinishti

1319 - 1330 - Biri i Vlados. Iu dhurua titulli "miles" me kuptimin "kalorës". Pas kryengritjeve arbërore kundër Perandorisë Serbe nuk përmenden më Blinishtët, dhe zotërimet e tyre u ndanë midis Topiajve dhe Dukagjinëve.

Mbretëria e Arbërisë (1272 - 1368 dhe 1376 - 1383)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Imazhi Emri Sundimi Dinastia Bashkëshort(i/e) Përshkrimi
Mbreti i Arbërisë

Karli I Anzhu

1272 - 1285 Anzhuinët Margareta e Burgundisë

një fëmijë

Në 1272 themeloi Mbretërinë e Arbërisë nëpërmjet aleancave politike me princat arbëror dhe diplomacisë. Në Durrës nënshkroi një traktat me gjithë fisnikërinë, klergjinë dhe qytetarinë e pasur të Arbërisë, duke krijuar një shtet pjesë të Mbretërisë së Sicilisë, ku "populli arbër do të mbrohet dhe do të nderohet".
Mbreti i Arbërisë

Karli i Dytë

1285 - 1294 Maria e Hungarisë

14 fëmijë

Sundoi një ndër perandoritë më të fuqishme të mesjetës, me zotërime në jug të Francës, në Itali, në Greqi dhe sigurisht në Arbëri. Më 1294 i dha të drejtat e sundimit të Arbërisë të birit, Filipit të Tarantos.
Mbreti i Arbërisë

Filipi i Tarantos

1294 - 1331 Thamara Angjelina Komnena

6 fëmijë Katerina e Akaiës 4 fëmijë

Forcoi marrëdhëniet me Despotatin e Epirit dhe synoi të ripushtonte shumicën e Mbretërisë së Arbërisë. Arriti të zotëronte Durrësin me ndihmën e Papa Benediktit XI dhe të shqiptarëve katolikë, dhe i dha të drejta dhe privilegje fisnikërisë arbërore.
Mbreti i Arbërisë

Roberti i Tarantos

1331 - 1332 - Sundoi për më pak se dy vite për shkak se xhaxhai i ti, Xhon Anzhuini, dëshironte të sundonte Arbërinë, e kështu pasi u mposht në betejë u detyrua ta këmbente për Principatën e Akaiës.
Duka i Durrësit

Xhoni i Durrësit

1332 - 1336 Anjeza e Perigordit

3 fëmijë

Mori pushtetin me forcë nga nipi i vet, Roberti i Tarantos. Sundimtari i parë anzhuin që la pas titullin Mbreti i Arbërisë dhe filloi të përdorte Duka i Durrësit, për shkak të humbjeve të shumta territoriale që kishin pësuar.
Duka i Durrësit

Karli i Durrësit

1336 - 1348 Maria e Kalabrisë

5 fëmijë

Për 12 vitet që sundoi, u përqëndrua në politikat e Napolit kryesisht sesa ato të Arbërisë.
Dukesha e Durrësit

Xhoana e Durrësit

1348 - 1368 Luigji i Durrësit

asnjë Roberti IV i Atuas

Trashëgoi Durrësin pas vdekjes së atit të saj kur ishte vetëm 4 vjeç. Edhe pse fillimisht qëndroi në Napoli, filloi të përfshihej në politikat arbërore më shumë pas martesës së saj të parë.
Duka i Durrësit

Luigji i Durrësit

1366 - 1368, 1376 Evreu Xhoana e Durrësit

asnjë

Fitoi titullin Duka i Durrësit pas martesës më 1368 me dukeshën Xhoana, ama veç dy vite pas martesës, Durrësi u pushtua nga Karl Topia. Gjatë periudhës 1972 - 1976 me ndihmë nga Karli II i Navarres dhe Karli V i Francës arriti të rikthente pushtetin anzhuin në Durrës, përpara se të vdiste papritur.
Duka i Durrësit

Roberti IV i Atuas

1376 - 1383 Artua Fitoi titullin nëpërmjet martesës me Xhoanën, e cila vazhdoi luftën e Luigjit për të fituar më shumë zotërime në Arbëri. Sundoi gjatë një periudhe trazirash, e cila përfundoi me pushtimin e dytë të Durrësit nga Karl Topia më 1383 dhe fundin e pushteti anzhuin në Arbëri.

Principata e Muzakajve (1279 - 1450)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Imazhi Emri Sundimi Dinastia Bashkëshorte Përshkrimi
Marshali i Arbërisë, Princi i Beratit dhe Myzeqes

Andrea I Muzaka

1279 - 1319 Dera e Muzakajve -

2 fëmijë

Iu dhurua titulli "sevastokrat" nga Perandori i Bizantit dhe sundoi në Devoll, Opar, Skrapar, Berat dhe në Myzeqe si i pavarur.
Princi i Beratit

Teodor I Muzaka

1319 - 1331 Bija e Pal Gropës

2 fëmijë

Mbretëroi gjatë kohës së konflikteve të pushtimit serb.
Despoti i Arbërisë

Andrea II Muzaka

1331 - 1372 Efimia Matrënga

5 fëmijë

Udhëhoqi kryengritjen e princave arbëror ndaj pushtetit serb dhe pushtoi territore të mëparshme të Muzakajve si dhe territore të reja. Arriti të mposhte Vukashin Mërnjavceviqin dhe Marko Kraleviqin në betejë e iu dhurua titulli Despoti i Epirit nga bizantinët dhe titulli Marshal i Arbërisë nga anzhevinët.
Princi i Beratit

Teodor II Muzaka

1372 - 1389 -

1 fëmijë

Mori pjesë në Betejën e Kosovës më 1389 ku vdiq. Zotërimet i përfunduan vëllait të tij Gjin I Muzakës.
Princi i Devollit

Andrea III Muzaka

1389 - 1396 Kirana Zenebishi

4 fëmijë

Biri i Gjin I Muzakës dhe Zanfina Arianitit. Mbështeti Venedikun në mbrojtjen e Durrësit.
Princi i Beratit dhe Myzeqes

Teodor III "Koronë" Muzaka

1396 - 1450 -

1 fëmijë

Mposhti Princ Markon dhe Niketa Topinë në betejë, duke zgjeruar territoret e Muzakajve. Udhëhoqi kryengritjen arbërore të 1437-8 kundrejt birit të vet, Jakup bej Muzakës. Ishte një ndër themeluesit e Besëlidhjes së Lezhës më 1444, dhe vazhdoi të luftonte deri sa u vra nga turqit në 1450.
Princi i Tomorricës dhe Devollit

Gjin II Muzaka

1450 - 1465 Kirana Matrënga

8 fëmijë

Sundoi Principatën derisa u kap nga forcat e Ballaban pashë Badherit dhe u vra në Kostandinopojë më 1465. Biri i tij, Gjon Muzaka, emigroi në Itali dhe shkruajti Kronikën e Muzakajve.

Principata e Matrëngas (shekulli XIII - 1367)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Principata e Gjonimës (1319 - 1430)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Principata e Topiajve (1328 - 1468)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Principata e Vlorës (1345 - 1417)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Imazhi Emri Sundimi Dinastia Bashkëshort(i/e) Përshkrimi
Despoti i Vlorës

Joan Komneni Asen

1345 - 1363 Strashimirët -

asnjë fëmijë Ana Paleologina

Pinjoll i fisnikërisë së lartë bullgare, emigroi në Serbi ku u prit në oborrin mbretëror të kunatit të tij, car Stefan Dushanit, i cili i dha të drejta sundimi mbi Principatën e Vlorës, duke marrë pushtetin nga fisnikëria vendase shqiptare.
Princi i Vlorës dhe Kaninës

Aleksandër Komenni Asen

1363 - 1371 - Trashëgoi Principatën e Vlorës nga i ati, dhe mbajti marrëdhënie tregtare të fuqishme me Ragusën dhe Venedikun. Besohet të ketë rënë në Betejën e Maritsës më 1371, dhe tokat iu pushtuan nga Andrea II Muzaka.
Princi i Vlorës dhe Kaninës, Princi i Zentës

Balsha II

1372 - 1385 Dera e Balshajve Komita Muzaka

një fëmijë

Tokat e Vlorës dhe Kaninës iu dhanë si pajë nga vjehrri, Andrea II Muzaka, kur martoi të bijën, Komita Muzakën. Formoi aleancë me Matrëngat në veri të Vlorës për të mposhtur armikun e tij, Karl Topinë, por u mposht dhe u vra nga Karli në Betejën e Savrës në 1385.
Princesha e Vlorës dhe Kaninës

Komita Muzaka

1385 - 1396 Dera e Muzakajve Balsha II

një fëmijë

Erdhi në pushtet pas vdekjes së bashkëshortit, Balshës II, dhe forcoi marrëdhëniet me Venedikun për të siguruar mbrojtjen e principatës nga rreziku osman. Zgjodhi për trashëgimtar dhëndrrin, Markshën e Zentës, që martoi bijën e saj të vetme Rugjina Balshën.
Princi i Vlorës dhe Kaninës

Marksha Zharkoviq

1396 - 1414 Zharkoviqët Rugjina Balshaj

asnjë

Sundoi Vlorën pas vdekjes së Komitës së bashku me Rugjinën. U përpoq të siguronte mbështetjen e plotë të venedikasve dhe raguzanëve për tu ruajtur nga osmanët.
Princesha e Vlorës dhe Kaninës

Rugjina Balshaj

1414 - 1417 Dera e Balshajve Marksha Zharkoviq

asnjë

Arriti të merrte pushtetin e principatës pas vdekjes së burrit dhe nga statusi si bija e Balshës II. Tentoi të shiste zotërimet e saj Venedikut më 1916, por nuk u arrit kurrë një marrëveshje, dhe një vit më pas osmanët pushtuan Vlorën dhe e rrëzuan nga pushteti.

Principata e Balshajve (1356 - 1468)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Despotati i Angelokastronit dhe Lepantos (1358 - 1374)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Despotati i Artës (1360 - 1416)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Principata e Zenebishit (1386 - 1418)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Principata e Dukagjinit (1281 - 1479)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Principata e Arianitëve (???? - 1462)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Principata e Kastriotit (1389 - 1468)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Principata e Zaharisë (1396 - 1447)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Principata e Shpanit (1400 - 1455)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Principata e Dushmanit (1402 - 1455)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhja e Lezhës (1444 - 1479)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pashallëku i Shkodrës (1757 - 1831)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pashallëku i Beratit (1774 - 1809)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pashallëku i Janinës (1788 - 1822)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Principata e Shqipërisë (1914 - 1925)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbretëria Shqiptare (1928 - 1939)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqipëria nën Italinë Fashiste (1939 - 1943)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]