Shko te përmbajtja

Medica Gjakova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Medica Gjakova
Logo.

Medica Gjakova (MGJ) u themelua në korrik të vitit 2011 si organizatë joqeveritare nga një grup i grave të përkushtuara që punonjë së bashku që nga gushti i vitit 1999 në Gjakovë dhe zonat përreth në kuadër të Medica Mondiale (MM).

MM është organizatë për të drejtat e grave dhe ndihmë ndaj grave në Këll në Gjermani. MM u krijua nga gjinekologia dhe aktivistja për të drejtat e grave Monika Hauser, në qershor të vitit 1993, e cila u angazhohet në mbështetjen e grave dhe vajzave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftërave.

Misioni i MM) është të mbështesë gratë dhe vajzat që kanë përjetuar dhunë seksuale në luftë. MM ofron ndihmë mjekësore, sociale, psikologjike dhe këshilla dhe përfaqësim ligjor për gratë me simptoma të traumës. Për më tepër, orgaanizata dokumenton krimet që janë bërë kundër grave dhe përgatiten akuza.

Gjithashtu, misioni i Medica Gjakova (MGJ) është përmirësimi i mirëqenies mendore dhe fizike të grave të traumatizuara me një fokus të veçantë tek gratë që kanë mbijetuar dhunën seksuale gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë. Poashtu,  misioni i organizatës është të ndikojë në politikën sociale për të mbështetur mirëqenien e të mbijetuarve dhe integrimin e tyre në të gjitha fushat e jetës.

Për të arritur këtë mision, menaxhmenti dhe stafi profesional në MGJ zbatojnë aktivitete themelore siç janë këshillimi psikologjik dhe gjinekologjik, si dhe shërbimet që synojnë fuqizimin ekonomik. Përveç këtyre  shërbimeve kryesore, MGJ gjithashtu zhvillon avokim shoqëror dhe politik për të rritur ndërgjegjësimin si tek publiku i gjerë ashtu edhe tek politikë-bërsit në lidhje me sfidat me të cilat përballen gratë e mbijetuara të krimeve të luftës, duke theksuar nevojën për politika që sigurojnë mirëqenien dhe integrimin e tyre shoqëror. Përmes këtyre përpjekjeve të kombinuara, MGJ ka ndihmon gratë të përballen me stigmën dhe të sfidojnë temat tabu që ndikojnë drejtpërdrejtë në të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave.

Misioni dhe vizioni

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

MGJ në rolin e aktorit kryesor në nivel kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave që i kanë mbijetuar dhunës seksuale dhe dhunës me bazë gjinore. Vizioni i MGJ është që të mbijetuarat e dhunës seksuale dhe dhunës me bazë gjinore të jetojnë në një shoqëri pa dhunë ku trajtohen në mënyrë të barabartë me respekt, dinjitet dhe barazi.

Medica Gjakova ofron disa programe siç janë sektori psiko-social, sektori ekonomik, sektori gjinekologjik dhe sektori ligjor.

Sektori psiko-social

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekipi i sektorit psikosocial përbëhet nga profesionistë me përvojë të lartë, disa prej të  cilëve kanë ofruar mbështetje që nga viti 1999 për individë të prekur nga trauma të ndryshme të lidhura me luftën. Fokusi kryesor i MGJ është ndihma ndaj të mbijetuarve të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës seksuale. Në qëndër të punës së MGJ janë parimet e konfidencialitetit dhe empatisë, duke siguruar që çdo person të trajtohet me dinjitet dhe respekt. Ky program ofron një numër të gjerë të shërbimeve duke përfshirë këshillimin individual, në grup, në çift, familjar dhe të të rinjve, së bashku me grupe mbështetëse të përshtatura për të përmbushur nevojat e ndryshme të tyre. Qëllimi kryesor është përmirësimi i gjendjes psiko- emocionale duke ju ofruar jo vetëm këshillim, por edhe psiko-edukim të vlefshëm mbi shëndetin mendor, duke i ndihmuar të rifitojnë forcën  dhe të ndërtojnë qëndrueshmëri për të ardhmën.

Sektori ekonomik në MGJ luan një rol të rëndësishëm në fuqizimin e grave, duke punuar për të përmirësuar pavarësinë financiare dhe jetesën e anëtarëve të MGJ. Ekipi është i përbërë nga profesionistë dhe përqëndrohet në fuqizimin ekonomik përmes një game të larmishme shërbimesh për ndërtimin e kapaciteteve. Këto shërbime përfshijnë trajnime të specializuara në fusha të tilla si bujqësia, rrobaqepësia, parukeria, artet kulinare, bletaria, marketingu dixhital dhe lansimi i startup-eve. Një nga arritjet kryesore të këtij sektori është funksionimi i suksesshëm i dy dyqaneve në Gjakovë dhe në Prishtinë. Këto dyqane shfaqin dhe shesin produkte të prodhuara nga anëtaret e MGJ, duke u siguruar atyre një burim të qëndrueshëm të ardhurave dhe duke mbështetur familjet e tyre. Përpjekjet e sektorit kanë pasur ndikim të thellë, duke ndihmuar në krijimin e një rruge drejt sigurisë financiare për gratë, veçanërisht ato që janë prekur nga lufta dhe trauma.

Sektori gjinekologjik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Inciativa shendetësore e MGJ ka qenë në ballë të promovimit të shëndetit dhe mirëqenies brenda komunitetit , duke kryer një sërë aktivitetesh për të përmbushur nevojat e anëtarëve të MGJ. Janë përkushtuar për të ofruar shërbime gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë konsulta individuale shëndetësore, Pap teste  dhe seanca edukative grupore. Këto përpjekje adresojnë shqetësimet e menjëhershme shëndetësore dhe gjithashtu fuqizojnë anëtarët me njohuritë dhe ndërgjegjësimin për të drejtat e tyre për kujdes shëndetësor dhe qasjen në shërbimet thelbësore.

Gur themeli i shërbimeve është Programi Transkombëtar i Trajnimit Shëndetësor (THTP), i cili është hartuar për të përmirësuar kujdesin e informuar mbi traumën për gratë dhe vajzat që janë të mbijetuara të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës seksuale. Ky program shkon përtej kujdesit të drejtpërdrejtë, duke synuar të rrisë kapacitetin e ofruesve të tjerë të kujdesit shëndetësor si në sektorin publik ashtu edhe brenda organizatave të shoqërisë civile. Duke rritur ndërgjegjësimin për të drejtën për shëndet dhe duke siguruar qasje në shërbime cilësore të kujdesit shëndetësor. THTP luan një rol vendimtar në përmirësimin e rezultateve të përgjithshme shëndetësore për të mbijetuarat, duke nxitur një sistem kujdesi shëndetësor më të përgjegjshëm dhe të ndjeshëm ndaj traumës.

Sektori ligjor u krijua për të ofruar shërbime ligjore falas dhe përbëhet nga dy këshilltarë ligjorë në MGJ. Deri më sot, ky sektor ka arritur rezultate të rëndësishme, duke luajtur një rol vendimtar në rritjen e ndërgjegjësimit të përgjithshëm të grave për çështjet ligjore. Ofron shërbime të tilla si këshilla ligjore individuale dhe në grup, si dhe përfaqësim në institucione dhe gjykata të ndryshme. Një fokus tjetër kryesor i punës së këtij sektori është ndihma me aplikimet për pension për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Dyqani i Medica Gjakova në Gjakovë
Dyqani i Medica Gjakova në Gjakovë

Produkte të bëra nga shtëpia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Produktet e bëra nga gratë anëtare të MGJ

Si pjesë e projektit të MGJ për fuqizimin ekonomik, është hapur një dyqan në Gjakovë i vendosur në rrugën “Skënderbeu”, në të cilin shiten produkte bujqësore dhe të punuara me dorë nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës. Kjo iniciativë mbështet shumë gra dhe familjet e tyre, duke ndihmuar në fuqizimin e tyre ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre. Përmes këtij procesi, gratë kontribuojnë në mënyrë aktive në familjet e tyre dhe në komunitetin e gjerë. Dyqani bashkon gratë që punojnë së bashku për të prodhuar dhe shitur mallrat e tyre, duke gjeneruar të ardhura për veten dhe familjet e tyre. Këto gra janë të angazhuara në aktivitete bujqësore, duke kultivuar fruta, perime dhe lule, dhe duke i përpunuar ato në produkte të disponueshme në dyqan. Medica Gjakova ofron mbështetje organizative, duke ofruar mundësi trajnimi dhe zhvillimi për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe për t'i mundësuar ato të sigurojnë një pozicion të qëndrueshëm në treg. Dyqani ofron produkte të ndryshme, duke përfshirë lloje të ndryshme djathi, kos, gjizë, krem ​​dhe qumësht. Gjithashtu në dyqan shiten produkte të freskëta si pemë dhe perime, së bashku me artikuj të përpunuar si speca turshi, domate turshi, tranguj turshi, ajvar, reçel, sallata, mjaltë dhe shumë të tjera. Çdo produkt është rritur në vend dhe është krijuar me kujdes nga gratë sipërmarrëse të Kosovës, duke siguruar mallra bujqësore organike me cilësi të lartë.

Çantat e punuara nga gratë anëtare të MGJ
Çantat e punuara nga gratë anëtare të MGJ

Përveç produkteve bujqësore në dyqan ka edhe artikuj të ndryshëm të punuar me dorë, që pasqyrojnë talentet dhe përkushtimin e këtyre grave. Dyqani i MGJ nuk është vetëm një treg, por është një qendër mundësie për gratë që ta forcojnë pavarësinë e tyre ekonomike dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për vetën dhe familjen e tyre. Poashtu dyqani është edhe në një pikë të dytë në Prishtinë duke vepruar me po të njëjtin mision. Edhe dyqani në Prishtinë ofron produkte bujqësore dhe mallra të punuara me dorë nga e gjithë Kosova.

Duke blerë në dyqanet e MGJ konsumatorët jo vetëm që plotësojnë nevojat e tyre me produkte të freskëta dhe organike, por gjithashtu mbështesin drejtpërdrejtë kauzën e MGJ, duke fuqizuar gratë e mbijetuara të dhunës seksuale dhe familjet e tyre.

Punëdore të punuara nga gratë anëtare të MGJ
Punëdore të punuara nga gratë anëtare të MGJ