Meghan, Dukesha e Sussex

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Meghan Markle and Prince Harry

Meghan, dukesha e Sussex (lindur Rachel Meghan Markle , 4 gusht 1981), është një ish-aktore amerikane, e cila u bë anëtare e familjes mbretërore britanike pas martesës së saj me princin Harry .

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Markle është e lindur dhe e rritur në Los Angeles, California, me prejardhje etnike të përzier. Gjatë studimeve të saj në Universitetin Northwestern, ajo filloi të luajë role të vogla në seri televizive amerikane dhe filma. Nga viti 2011 deri në vitin 2017, ajo luajti Rachel Zane, në serialin Suits. Një feministe e shquar, Markle ka trajtuar çështjet e pabarazisë gjinore. Ajo përfaqësoi organizata ndërkombëtare bamirëse në vitet 2010. Ajo është e njohur poashtu edhe për stilin e saj të veçantë.

Markle u martua me aktorin dhe producentin Trevor Engelson, dhe martesa e tyre zgjati nga viti 2011 deri në vitin 2013. Në vitin 2017, ajo publikoi fejesën e saj me Princin Harry,[1] nipin e Mbretëreshës Elizabeta II, dhe u zhvendos në Londër. Ajo u tërhoq nga aktrimi, mbylli llogaritë e saj në rrjetet sociale dhe filloi të bënte angazhime publike si pjesë e familjes mbretërore britanike. Ajo u bë Dukeshë e Sussex pas martesës së saj me Princin Harry në maj 2018.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Diana Skrapari (2 dhjetor 2017). "Ja cila është Meghan Markle e vërtete, e fejuara e Princit Harry?". Përqasje.com. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 11 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Martesa e përrallave moderne/ Princ Harry e Meghan Markle realizojnë dasmën më të shtrenjtë në historinë e Anglisë". Panorama Sport. 20 maj 2018. Marrë më 11 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)