Mehmed Pashë Qyprilliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Mehmet Pashë Qyprilliu
Mehmedpasha.jpg
Kryeministër i Perandorisë Osmane
15 shtator 1656 – 31 tetor 1661
Paraardhësi: Boynuyarali Mehmet Pasha
Pasardhësi: Fazil Ahmed Pashë Qyprilliu
Të dhënat personale
Lindi më: rr. 1575
Lindi në: Roshnik, Perandoria Osmane
Vdiq më: 31 tetor 1661
Vdiq në: Adrianopoja, Perandoria Osmane
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Ushtarake, Politikan
Bashkëshortja Ayse Khatun
Fëmijë Fazil Ahmed Pashë Qyprilliu


Mehmed Pashë Qyprilliu (i njohur edhe si Mehmed Pashë Kypriljoti, Köprülü Mehmed Pasha, turqisht: Köprili Meḥmed Paşa; rr.1575, Roshnik, Shqipëri - 31 tetor, 1661, Edirne) ishte themeluesi i dinastisë politike shqiptare Qypriliu[1][2][3]Perandorinë Osmane, një familje e vezirëve, luftëtarëve, dhe burrështetasve që e dominuan administrimin e Perandorisë Osmane gjatë gjzsmës së dytë të shekullit 17të, një epokë e njohur si epoka Qyprilliu ("Köprülü"). Ai ndihmoi në rindërtimin fuqisë së perandorisë me çrrënjosjen e korrupsionit dhe riorganizimin e ushtrisë osmane. Ashtu si ai futi këto ndryshime, Qyprilliu gjithashtu zgjeroj kufijtë e perandorisë, duke i mposhtur kozakët, hungarezët, dhe më mbreslënëse, venedikasit. Efektiviteti i Qyprilliut matej me reputacionin e tij [1].

Ai themeloj qytetin Qyprilliu (sot Veles, IRJM) në Rumeli, atje ku lindi djali i tij i madh, Fazil Ahmed Pashë Qyprilliu.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Jeta e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]

Ai hyri në shërbim të sulltanit si një (mbledhës i taksave) "devşirme" i ri dhe ishte trajnuar në shkollën e pallatit [4]. Qyprilliu filloi si një djalë kuzhine në kuzhinën perandorake para transferimit në thesarin perandorak dhe pastaj zyrat administrative të pallatit mbretëror. Thuhet se zyrtarë e tjerë e kishin të vështirë që të punojnë me Qyprilliun, dhe ai u transferua në korpusin e kalorësisë "spahi", në provinca.

Ngritja përmes shërbimit perandorak[redakto | redakto tekstin burimor]

Së pari ai u vendos në qytezën Köprü në veri të Turqisë, e cila më von për nder të tij u quajt Vezirköprü. Aishpjet u ngrit në gradë, duke mbajtur mbiemrin Köprülü(Qyprilliu), që vinte nga Köprü. Ish mentori i Qyprilliut, Hüsrev Pasha, u ngrit në shërbim perandorak dhe e ngriti edhe Qyprilliun në zyra gjithnjë edhe më të rëndësishme [4]. Pasi u vra Hüsrev, Qyprilliu ndërtoj vet rrethin dhe ndjekësit e tij. Pas kësaj ai mbajti pozicion të rëndësishm si kreu i policisë së tregut në Kostandinopojë, mbikqyrës i Armatimit Perandorak, shefi i trupave Spahi, dhe kreu i trupave të armëve. Qyprilliu arriti të bashkëngjisë veten e tij me njerëz të fuqishëm dhe disi i mbijetoi rënies së tyre pa e shkatërruar veten e tij. Qyprilliu vazhdoi të mbajë poste të rëndësishme. Ai përfundimisht u ngrit në gradën e Pashait dhe u caktua bejlerbej (Guvernatori provincial) i Eyaletit të Trebizond, në vitin 1644 [1].

Më vonë ai udhëhoqi provincën e Eğri në vitin 1647, Karaman në vitin 1648, dhe Anatolia në vitin 1650. Ai shërbeu si verzir i këshillit "divan" për një javë në vitin 1652 para se të shkarkohej për shkak të luftës të fuqishme të vazhdueshme brenda pallatit.[4] Gjatë këtyre viteve, Qyprilliu kishte formuar shumë miqësi në oborrin e sulltanit, në veçanti me Nënën Mbretëreshë Kosem Sultan, gjushja e sulltanit të vogël Mehmed IV.[1]

Në vitin 1656, situata politike në Perandorinë Osmane ishte kritike. Lufta në Kretë kundër Venecianëve akoma vazhdonte. Marina Osmane nën Kapudan Pasha (admiral i lartë) Kenan Pasha, në maj 1656, u mposht nga marina veneciane dhe malteze në Betejën e Dardaneleve (1656) dhe marina veneciane vazhdoj bllokadën në Ngushticën Çanakkale duke e mposhtur ushtrinë Osmane në Kretë nga Kostandinopoja, kryeqyteti i shtetit. Kishte një komplot politik për të larguar nga froni Sulltan Mehmed IV, i drejtuar nga vezirë të mëdhenj duke përfshirë Grand Mufti (Şeyhülislam) Hocazade Mesut Efendi. Ky komplot u zbulua, dhe komplotuesit u ekzekutuan ose u internuan. Nëna Sulltaneshë Turhan Hatice kreu konsulltime dhe kandidati më i favorshëm për funksionin Vezir i Madh doli të jetë një i vjetër dhe i pensionuar por me eksperiencë, Mehmed Pashë Qyprilliu. Mehmed Efendi, shefi i shkruesve, dhe arkitekti kryesor e bindi sulltanin se vetëm Mehmed Pashë Qyprilliu mund ta evitoj katastrofën.[1]

Vezir i Madh[redakto | redakto tekstin burimor]

Lufta me Venedikun[redakto | redakto tekstin burimor]

Shtypja e rebelimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Lufta me Transilvaninë dhe Habsburgët[redakto | redakto tekstin burimor]

Zjarri Ayazmakapi[redakto | redakto tekstin burimor]

Vdekja dhe trashëgimia[redakto | redakto tekstin burimor]

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b c d e Alexander Mikaberidze. Conflict and Conquest in the Islamic World. Marrë më 22 September 2012. 
  2. ^ CATHAL J. NOLAN. Wars of the Age of Louis XIV, 1650-1715: An Encyclopedia of Global Warfare. Marrë më 22 September 2012. 
  3. ^ John Keegan. Who's Who in Military History: From 1453 to the Present Day. Marrë më 22 September 2012. 
  4. ^ a b c Gabor Agoston, Bruce Alan Masters. Encyclopedia of the Ottoman Empire. Marrë më 22 September 2012.