Mehmet Gjevori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mehmet Gjevori apo Mehmet Xhevori ishte pishtar i devotshëm i arsimit shqip dhe tërë jetën ia kushtoi zhvillimit të arsimit dhe përhapjes së dijes në Kosovë", u tha në akademinë komemorative. \02.05.07\

Autori i Abetares së parë Shqipe në Kosovë, mësuesi, pedagogu, dhe veterani i arsimit, Mehmet Gjevori, ndërroi jetë dje në moshën 93 vjeçare. Familjarë, miq të shumtë dhe personalitete të jetës politike e shoqërore, bënë homazhe pranë arkivolit të tij, ndërsa për nder të jetës dhe veprimtarisë së tij të bujshme që la në sferën e arsimit shqip, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë u mbajt mbledhje komemorative. Mësuesi Mehmet i lindur në Elbasan të Shqipërisë, shërbeu në Kosovë për plot 67 vjet. Për jetën dhe veprën e tij, folën akademik Pajazit Nushi dhe zv.ministri i arsimit, Fevzi Berisha. Telegrame ngushllimi për familjen Gjevori kanë dërguar presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe personalitete të tjera. Mehmet Gjevori ishte nderuar me urdhërin Naim Frashëri të klasit të I më 1994 nga president i Republikës së Shqipërisë ndërsa në vitin 2003 me Medaljen e artë të Lidhjes së Prizrenit, nga ish presidenti, Ibrahim Rugova. Varrimi i Mehmet Gjevorit u bë në varrezat e qytetit në Prishtinë.\02.05.07\

Mirënjohjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]