Mekruh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në terminologjinë islame, diçka që është mekruh (arabisht: مكروه, transliteruar: makrooh ose makrūh) është një veprim i papëlqyer. Kjo është një nga pesë kategoritë (el-ahkam al-khamsa) në ligjin islam.[1]

Ndonëse një vepër mekruh nuk është haram (e ndaluar) ose e ndëshkueshme, personi që heq dorë nga kjo vepër do të shpërblehet. Myslimanët inkurajohen të shmangin veprime të tilla kur ose sa të jetë e mundur. Shembuj të diçkaje që konsiderohet mekruh janë përdorimi i një sasie të madhe uji gjatë kryerjes së pastrimeve rituale të njohura si abdesi dhe gusli (pastrim i plotë) ose konsumimi i hudhrës para se të shkoni në xhami.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Campo, Juan Eduardo (2009). Encyclopedia of Islam (në anglisht). infobase. fq. 284. ISBN 9781438126968. Marrë më 8 korrik 2014.