Mensch ärgere dich nicht

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Disa fëmijë holandezë duke luajtur lojën, e njohur në holandisht si "Mens erger je niet".

Mensch ärgere dich nicht (Shqip: "Mos u nervozo") është lojë gjermane (por jo lojë me stil gjermanë), e shpikur nga Josef Friedrich Schmidt në vitin 1907/1908. Është lojë me kryq dhe rreth, e ngjajshme me lojën indiane Pachisi, lojën kolumbiane Parqués, me lojën amerikane Parcheesi dhe Trouble dhe me lojën angleze Ludo.

Rregullat e lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Loja mund të luhet me 2,3 ose 4 lojtarë. Secili lojtarë kanë katër figura, të cilët janë "jashtë" zonës kur fillon loja dhe të cilët duhet të sillen "brenda" zonës.

Rreshtat janë rregulluar në një pozicion kryq. Ata janë të rrethuar dhe të lidhur me një rreth të fushave, mbi të cilat pjesët e lojës lëvizin në drejtimin e orës. Ka tre fusha më të afërta me secilën anë të dërrasës; e majta është fusha e "fillimit" e lojtarit (shënuar "S") dhe e mesme çon "brenda" zonës. Lojërat e hershme kanë pasur figura të ngjyrosura prej drurit.

Kjo do të thotë që çdo lojë futet në rreth në fushën e "fillimit", lëviz (në drejtim të orës) mbi bordin dhe më në fund hyn "brenda" zonës. Lojtari i parë me të gjitha figurat që ka "brenda" zonës fiton ndeshjen.

Lojtarët hedhin një zar dhe mund të luajnë figurat sipas numrave të zarës që ka hedhur.

Hedhja e numrit gjashtë do të thotë sjellja e një figure në lojë (duke e vendosur një nga "jashtë" në fushën e "fillimit") dhe hedh përsëri zarin. Nëse një figurë është në fushën e "fillimit" dhe ka ende figurë në zonën "jashtë", ajo duhet të zhvendoset sa më shpejt që të jetë e mundur. Nëse një figurë nuk mund të futet në lojë atëherë çdo figurë tjetër në lojë duhet të lëvizet nga numri i hedhur, nëse kjo është e mundur. Kushtojini vëmendje se duke hedhur zarin vazhdimisht pa lëvizur është e ndaluar dhe nga çdo hedhje i zarit duhet të bëni një lëvizje.

Figurat mund të kërcej mbi figurave të tjera dhe të hedhin figurën nga lojtarët e tjerë (në zonën "jashtë" të lojtarit) në qoftë se ata hyjnë në to. Megjithatë, një lojtar nuk mund të hedh jashtë figurat e tij, por mund të vazhdojë në fushën e fundit "brenda" zonës. Një lojtar mund të hidhet jashtë nëse ai është në fushën e tij "fillimi".

Ndryshim i cili luhet nga shumica e lojtarëve: Një lojtar që nuk ka figurë në lojë ka 3 përpjekje për të hedhur një gjashtë.