Holanda gjatë Mesjetës së Hershme

Holanda gjatë Mesjetës së hershme u banua nga fise të ndryshme gjermanike, duke përfshirë frizianët, që luajtën një rol domethënës në zhvillimin e rajonit dhe kristanizimit të tij dhe përfshirjen në vazhdim, në Perandorinë Franke.
Kolonët në Holandën veriore dhe pjesën veri-perëndimore të Gjermanisë themeluan Mbretërinë e Frizianëve, duke e adoptuar emërtimin nga banorët e mëparshëm, frizët, me zhvillimin e tregtisë në qendrën e begatë tregtare të Dorestadit, që luajti një rol jetësor. Në vijim zonën e pushtuan frankët, megjithëse së fundmi, janë hedhur dyshime se sa të veçantë ishin ata nga grupet e tjera gjermanike siç ishin frizianët dhe saksonët.
Fiset e vendosura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Frizianët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pasi kushtet klimaterike u përmirësuan, pati një tjetër emigrim masiv të fiseve gjermanike në zonë nga lindja. Kjo është e njohur si "Periudha e Emigrimit" (Volksverhuizingen). Holanda Veriore priti një fluks të ri emigrimesh dhe ngulimesh, kryesisht saksonë, por edhe anglë dhe jutë. Shumë nga këta emigrantë nuk qëndruan në Holandën veriore, por u zhvendosën në Angli dhe tashmë njihen si anglo-saksonë. Të ardhurit rishtas, që qëndruan në Holandën veriore, në vazhdim do të përmendeshin si "frizianë", megjithëse ata nuk rrjedhin nga frizët e lashtë. Këta frizianë të rinjë u ngulitën në Holandën veriore dhe do të bëheshin paraardhësit e frizianëve modernë, të ngulitur në Holandën Veriore.[1][2] (Pas frizianëve të hershëm edhe anglo-saksonët ishin formuar nga konfederata gjerësisht identike tribale, gjuhët e tyre përkatëse ishin shumë të ngjashme. frizianishtja e vjetër është gjuha më ngushtësisht e lidhur me anglishten e vjetër, duke qenë pjesë e gjuhëve ingvaonike, një degë e gjuhëve gjermaniko perëndimore[3] dhe dialektet moderne friziane, nga ana tjetër janë gjuhët më ngushtësisht të lidhura me anglishten.) Nga fundi i shekullit të VI, territorit frizian në Holandën Veriore ishte zgjeruar në perdënim drejtë bregdetit të Detit të Veriut dhe, nga shekulli VII, në jug drejtë Dorestadit. Gjatë kësaj periudhe shumica e Holandës veriore ishte e njohur si Frizia. Ky territor i zgjeruar frizian ndonjëherë përmendet si Frisia Magna (ose Frizia e Madhe).

Në shekujt e VII dhe të VIII, kronologjitë franke e përmendin këtë zonë si Mbretëria e Frizianëve. Kjo mbretëri përfshinte provincat bregdetare të Holandës dhe bregdetit Gjerman të Detit të Veriut. Gjatë kësaj kohe, gjuha friziane flitej gjatë të gjithë bregdetit jugor të Detit të Veriut. Mbretëria Friziane e shekullit të VII (650–734) nën mbretërit Aldegisel dhe Redbad, e kishte qendrën e saj të pushtetit në Utrecht.
Dorestadi ishte ngulimi më i madh (empori) në Evropën veri-perëndimore. Ajo ishte rritur përreth një fortese të mëparshme romake. Ai ishte një vend i madh i lulëzuar tregtar, tre kilometra i gjatë dhe i vendosur, aty ku lumenjtë Rin dhe Lek degëzohen në jug-lindje të Utrecht-it, afër qytezës moderne të Wijk bij Duurstede.[4] Megjithëse në brendësi, ajo ishte një qendër tregtare e Detit të Veriut, që shkëmbente mallra kryesisht nga Rinlandi i Mesëm.[5] Vera ishte mes prodhimeve kryesore të tregtuara në Dorestad, me gjasa nga vreshtat e jugut të Majncit.[6] Ishte gjithashtu i njohur gjerësisht për shkak të prerjes së monedhave të tij. Midis viteve 600 dhe rreth vitit 719 mbi Dorestadin shpesh luftohej midis frizianëve dhe frankëve.
Frankët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pasi qeverisja e Romake në zonë u rrëzua, frankët i zgjeruan territoret e tyre, duke krijuar shumë mbretëri të vogla franke, veçanërisht në Këln, Turnai, Le Mans dhe Kambrai.[7][8] Mbretërit e Turnait në vijim do ti nënshtronin mbretërit e tjerë frankë. Nga vitet 490, Klovisi I kishte pushtuar dhe bashkuar të gjitha territoret franke në perëndim të Mozes, duke përfshirë ato në Holandën jugore. Ai i vijoi pushtimet e tij në Gali.
Pas vdekjes së Klovisit të I në vitin 511, katër bijtë e tij e ndanë mbretërinë e tij midis tyre, me Theuderikun I, që mori tokat që do të bëheshin Austrazia (që përfshinin Holandën jugore). Një vijë trashëgimie mbretërore rridhte nga Theuderiku e sundoi Austrazinë deri në vitin 555, kur ajo u bashkua me mbretëritë e tjera franke të Klotharit I, i cili trashëgoi të gjitha mbretëritë franke në vitin 558. Ai e rindau territorin frank midis katër bijve të tij, por katër mbretëritë u grupuan në një aleancë treshe me vdekjen e Karibertit I në vitin 567. Austrazia (duke përfshirë Holandën jugore) iu dha Sigebertit I. Holanda jugore mbeti pjesa veriore e Austrazisë, deri në ngjitjen e karolingëve.
Frankët që u zgjeruan në jug, drejtë Galisë u vendosën aty dhe në vazhdim adoptuan latinishten vulgare të popullsisë vendore.[9] Megjithatë, një gjuhë gjermanike flitej si një gjuhë e dytë nga zyrtarët publikë Austrazinë dhe Neustrinë perëndimore deri në vitet 850. Ajo do të zhdukej tërësisht si një gjuhë e folur nga këto rajone gjatë shekullit të X.[10] Gjatë këtij zgjerimi drejtë jugut, shumë frankë mbetën në veri (d.m.th. Holanda jugore, Flandra dhe një pjesë e vogël e Francën veriore). Një ndarje kulturore në zgjerim u zhvillua midis frankëve që mbetën në veri dhe sunduesve në jug në atë që tani është Franca.
Frankët salianë vijuan të qëndronin në atdheun e tyre fillestar dhe zona menjëherë në jug dhe të flisnin gjuhën e tyre origjinale, frankishten e vjetër, që nga shekulli IX kishte evoluar në holandishten e vjetër. Do të krijohet një kufi gjuhësor holandisht-frëngjisht (por ky fillimisht ishte më në jug se ku ndodhet tani).[9] Në zonat e Maasit dhe Rinit të Holandës, frankët kishin qendra politike dhe tregtare, veçanërisht në Nijmegen dhe Maastricht.[8] Këta frankë qëndruan në kontakt me frizianët në veri, veçanërisht në vende si Dorestadi dhe Utrecht-i.

Dyshimet mbi ndarjet arkeologjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shekullin e XIX, historianët holandezë besonin se frankët, frizianët dhe Saksonët ishin vendosur dhe banuar Vendet e Ulëta, por kjo teori doli nga pëlqimi në shekullin e XX. [11] Për shkak të rrallësisë së burimeve të shkruara, njohuria e kësaj periudhe varet në një shkallë të madhe mbi interpretimet e të dhënave arkeologjike. Pikëpamja tradicionale e një ndarjeje të qartë midis frizianëve në veri dhe bregdet, frankëve në jug dhe saksonëve në lindje është treguar historikisht problematike.[12][13][14]
Dëshmitë arkeologjike sugjerojnë modele dramatikisht të ndryshme për rajone të ndryshme, me vijimsi demografike për disa pjesë të vendit dhe shpopullimin dhe zëvendësimin e mundshëm në pjesë të tjera, në mënyrë më të shquar në zonat bregdetare të Frizisë dhe Provincës Hollandë.[15][16]
Shfaqja e holandishtes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjuha nga e cila holandishtja e vjetër u formua është e panjohur me siguri, por mendohet se është gjuha e folur nga frankët salianë. Megjithëse frankishtja është kategorizuar tradicionalisht si istvaonike, holandishtja ka disa karakteristika ingvaeonike dhe nga gjuhëtarët modernë klasifikohet si një gjuhë ingvaonike. Holandishtja ka gjithashtu disa karakteristika të saksonishtes së vjetër. Ka një marrëdhënie të ngushtë midis holandishtes së vjetër, saksonishtes së vjetër, anglishtes së vjetër dhe frizianishtes së vjetër. Pasi tekstet e shkruara në gjuhën e folur nga frankët janë pothuajse inekzistente dhe tekstet në holandishten e vjetër janë të rralla dhe fragmentare, nuk dihet shumë rreth zhvillimit të holandishtes së vjetër. Holandishtja e vjetër e bëri kalimin në holandishten e mesme rreth vitit 1150.[9]
Kristianizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Krishtërimi që mbërriti në Holandë me romakët duket se nuk ishte shuar tërësisht (në Maastricht, të paktën) pas tërheqjes së Romës rreth vitit 411.[8]
Frankët u bënë të krishterë pasi mbreti i tyre, Klovisi I u konvertua në Krishtërimin Peërndimor, një ngjarje që tradicionalisht është vendosur në vitin 496. Krishtërimi u fut në veri pas pushtimit të Friesland-it nga frankët. Saksonët në lindje ishin konvertuar përpara pushtimit të Saksonisë dhe u bënë aleatë të frankëve.
Misionarët hiberno-skocezë dhe anglo-saksonë, veçanërisht Vilibrordi, Vulframi dhe Bonifaci, luajtën një rol të rëndësishëm në konvertimin e popujve frankë dhe frizianëve në Krishtërim nga shekulli VIII. Bonifaci u martirizua nga frizianët në Dokum (754).
Mbizotërimi frank dhe përfshirja në Perandorinë Gjermanike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në fillim të shekullit të VIII frizianët u vunë gjithmonë e më shumë në konflikt me frankët në jug, duke rezultuar në një seri luftërash, në të cilat Perandoria Franke në vijim do ta nënshtronte Frizinë. Në vitin 734, në Betejën e Boarnit, frizianët në Holandë u mundën nga frankët, që në këtë mënyrë pushtuan zonën në perëndim të Lauëers-it. Frankët pastaj, në vitin 785 do të pushtonin zonën në lindje të Lauwers-it, kur Karli i Madh mundi Vidukindin.
Pasardhësit gjuhësorë të frankëve, holandisht--folësit e Holandës dhe Flandrës, duket se u shkëputën me endonimin "frank" rreth shekullit të IX. Nga kjo kohë identiteti frank kishte ndryshuar nga një identitet etnik në një identitet shtetëror, duke u lokalizuar dhe kufizuar në Frankoninë moderne dhe kryesisht në provincën franceze të Île-de-France.[17]
Megjithëse populli nuk e quante më veten "frank", Holanda ishte akoma pjesë e Perandorisë Franke të Karlit të Madh. Në fakt, për shkak se origjina e Austrazisë së Karolingëve në zonën midis Rinit dhe Maasit, qytetet Aachen, Maastricht, Liège dhe Nijmegen ishin zemra e Kulturës Karolinge.[8] Karli i Madh e mbajti palatium-in e tij në Nijmegen të paktën katër herë. "Karli i Madh u mbështet në palatiumin e tij, një mbeldhje në zhvendosje e anëtarëve të familjes, civilëve të besuar dhe bashkëpunëtorët kishtarë si shoqërues të ndryshëm, të cilët përbënin një oborr itinerant që ndiqte mbretin pasi zhvillonte fushatat e tij ushtarake dhe kërkonte të shfrytëzonte të ardhurat nga pronat e shpërndara gjerësisht mbretërore".[18]
Perandoria Karolinge në vazhdim do të përfshinte Francën, Gjermaninë, Italinë Veriore dhe pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore. Në vitin 843, Perandoria Franke u nda në tre pjesë, duke krijuar Frankinë Perëndimore në perëndimr, Frankinë Lindore në lindje dhe Frankinë e Mesme në qendër. Shumica e asaj që sot është Holanda bënte pjesë në Frankinë e Mesme; Flandra u bë pjesë e Frankisë Perëndimore. Kjo ndarje ishte një faktor i rëndësishëm në dallimin historik midis Flandra dhe zonat e tjera holandisht-folëse.
Frankia e Mesme (Francia media) qe një mbretëri jetëshkurtër franke, që nuk kishte identitet etnik ose historik për të lidhur popujt e saj të ndryshëm. Ajo u krijua nga Traktati i Verdunit në vitin 843, që e ndau Perandorinë Karolinge mes bijve të Luisit të Ndershëm. E vendosur midis mbretërive të Frankisë Lindore dhe Perëndimore, Frankia e Mesme përfshinte territorin frank midis lumenjve Rin dhe Scheldt, bregdeti frizian i Detit të Veriut, Mbretëria e mëparshme e Burgundisë (përveç një pjese perëndimore, më vonë e njohur si Bourgogne), Provenca dhe Mbretëria e Italisë.
Frankia e Mesme i takoi Lothairit I, biri më i madh dhe pasuesi i Luisit të Ndershëm, pas një lufte civile me vëllezërit e tij më të veglël, Louisin Gjerman dhe Karlin e II. Në njohjen e titullit perandorak të Lothairit, Frankia e Mesme përmbante qytetet perandorake të Aachen-it, rezidenca e Karlit të Madh, ashtu dhe Romën. Në vitin 855, në shtratin e tij të vdekjes në Abacinë e Prüm-it, perandori Lothairi I e ndau prapë mbretërinë e tij mes bijve të tij. Shumica e tokave në veri të Alpeve, duke përfshirë Holandën, i kaluan Lothairit II dhe në vijim do të quheshin Lotharingia. Pasi Lothairi i II vdiq në vitin 869, Lotharingia u nda nga xhaxhai i tij Louisi Gjerman dhe Karli II në Traktatin e Mersenit në vitin 870. Megjithëse disa pjesë të Holandës kishin rënë nën Kontrollin Viking, në vitin 870 teknikisht ajo u bë pjesë e Frankisë Lindore, që do të bëhej Perandoria Gjermaniko-Romake në vitin 962.
Sulmet Vikinge
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shekullin e IX dhe të X, vikingët sulmuan qytetet gjerësisht të pambrojtura friziane dhe franke që gjendeshin në bregdet dhe përgjatë lumenjve të Vendeve të Ulta. Megjithëse vikingët nuk u vendosën ndonjëherë në numra të mëdhenj në ato zona, ata krijuan baza afat-gjata dhe madje u njohën si zotër në pak raste. Në traditën holandeze dhe friziane, qendra tregtare e Dorestadit pësoi rënie pas sulmeve vikinge nga viti 834 deri në vitin 863; megjithatë, meqë nuk janë gjetur dëshmi arkeologjike bindëse vikinge në zonë (deri në vitin 2007), në vitet e fundit janë rritur dyshimet rreth kësaj.[19]
Një nga familjet më të rëndësishme vikinge në Vendet e Ulëta ishte ajo e Rorikut të Dorestadit (me bazë në Wieringen) dhe vëllait të tij "Haraldit më të ri" (me bazë në Walcheren), të dy mendohet se ishin nipër të Harald Klakut.[20] Rreth vitit 850, Lothairi I e njohu Rorikun si sundues të shumicës së Frieslandit. Dhe prapë në vitin 870, Roriku prit nga Karli II në Nijmegen, ndaj të cilit u bë vasal. Gjatë asaj periudhe, sulmet vikinge vazhduan. Djali i Haraldit, Rodulfi dhe njerëzit e tij u vranë nga banorët e Oostergo-s në vitin 873. Roriku do të vdiste disa kohë përpara vitit 882.[21]
Në Vendet e Ulëta janë gjetur thesare të groposura vikinge të përbëra kryesisht prej argjendi. Dy thesare të tilla janë gjetur në Wieringen. Një thesar i madh i gjetur në Wieringen në vitin 1996 daton rreth vitit 850 dhe mendohet se ndoshta është i lidhur me Rorikun. Groposja e thesareve të tilla të pasura shihet si një tregues se kishte një ngulim të përhershëm në Wieringen.[22]
Rreth vitit 879, Godfridi mbërriti në tokat friziane si kreu i një force të madhe që terrorizoi Vendet e Ulëta. Duke përdorur Gentin si bazën e tyre, ata rrënuan Gentin, Maastricht-in, Liège-in, Stavelotin, Prymin, Këlnin dhe Koblencin. Duke kontrolluar shumicën e Frizisë midis viteve 882 dhe vdekjes së tij në vitin 885, Godfridi u bë i njohur në histori si Godfridi, duka i Frizisë. Sundimi i tij mbi Frizinë u njoh nga Karli III, ndaj të cilit ai u bë vasal. Godfriedi u vra në vitin 885, pas të cilit sundimin e mori Gerolfi i Hollandës dhe sundimit viking në Frizi do ti vinte fundi.
Sulmet vikinge në Vendet e Ulëta vazhduan për mbi një shekull. Mbetje të sulmeve vikinge që datojnë midis viteve 880 dhe 890 jan gjetur në Zutphen dhe Deventer. Në vitin 920, Mbreti Henry I i Gjermanisë çliroi Utrecht-in. Sipas një numri kronikash, sulmet e fundit në dekadën e parë të shekullit të XI ishin drejtuar në Tiel dhe/ose Utrecht.[23]
Këto sulme vikinge u zhvilluan rreth të njëjtës kohë që zotërit francezë dhe gjermanë po luftonin për supremaci mbi perandorinë e mesme, që përfshinte Holandën, kështu që kontrolli i tyre mbi këtë zonë ishte i dobët. Rezistenca ndaj vikingëve, nëse kishte, erdhi nga fisnikët vendorë, që fituan në staturë si pasojë.
Pjesë e Perandorisë Gjermaniko-Romake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbretërit dhe peraqndorët gjermanë e sunduan Holandën në shekullin e X dhe të XI, me ndihmën e dukëve të Lotharingisë dhe peshkopëve të Utrecht-it dhe Liège-it. Gjermania quhej Perandoria e Shenjtë Romake pas kurorëzimit të Mbreti Otoni i Madh si perandor. Qyteti holandez i Nijmegenit zakonisht ishte pika e një zotërimi të rëndësishëm të perandorëve gjermanë. Mjaft perandorë gjermanë kanë lindur dhe vdekur aty, duke përfshirë, për shembull perandoreshën bizantine Theofanu, që vdiq në Nijmegen. Utrecht-i në atë kohë ishte gjithashtu një qytet dhe port tregtar i rëndësishëm.
Përçarja politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Perandoria e Shenjtë Gjermano-Romake nuk ishte e aftë të ruante unitetin politik. Përveç pavarësisë në rritje të qyteteve, sunduesit vendorë i kthyen kontetë dhe dukatet e tyre në mbretëri private dhe ndjenin pak detyrim ndaj perandorit që mbretëronte mbi pjesë të mëdha të shtetit vetëm nominalisht. Pjesë të mëdha të asaj që tanimë përfshinë Holandën qeveriseshin nga konti i Hollandës (provincë), duka i Gelres, duka i Brabantit dhe peshkopi i Utrechtit. Frieslandi dhe Groningeni në veri e ruajtën pavarësinë e tyre, duke u qeverisur nga fisnikëria e ulët.
Shtetet e ndryshme feudale ishin në një gjendje pothuajse lufte të vazhdueshme. Gelre dhe Provinca e Holandës luftuan për kontrollin e Utrechtit. Utrecht-i, peshkopi i të cilit në vitin 1000 sundonte mbi gjysmën e asaj që sot është shteti i Holandës, u margjinalizua pasi pësoi vështirësi të vazhdueshme në zgjedhjen e peshkopëve të rinj. Në të njëjtën kohë, dinastitë e shteteve fqinje ishin më të qëndrueshme. Groningeni, Drenthe dhe shumica e Gelres, që ishte pjesë e Utrecht-it, u bë e pavarur. Brabanti u përpoqë të pushtonte fqinjët e tij, por nuk ja arriti. Provinca e Hollandës u përpoq gjithashtu ta shquante veten në Zelandë dhe Friesland, por orvatjet e saj dështuan.
Frizianët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjuha dhe kultura e shumicës së banorëve që jetonin në zonën që tashmë është Provinca e Holandës ishin fillimish frizianë. Zona e populluar rrallë ishte e njohur si "Frizlandi Perëndimor" (Westfriesland). Një teori e zakonshme pohon se mërgimi frank ose nga Flandra, ose Utrecht-i ose të dy i zhvendosën frizianët në Provincën e Hollandës, megjithatë në mbështetje të kësaj teorie nuk janë gjetur të dhëna dhe studimet më të fundit kanë sugjeruar se frizianët nga grykëderdhja e Rinit adoptuan gjuhën, sistemin feudal dhe fenë franke,[24][25][26] duke e përhapur këtë identitet të ri hollandik drejtë veriut përgjatë shekujve (pjesa e Hollanda Veriore e vendosur në veri të Alkmaarit është e njohur akoma informalisht si Frizlanda Perëndimore).
Pjesa tjetër e Friesland-ës në veri vazhdoi të mbante pavarësinë e tij gjatë kësaj kohe. Ai kishte institucionet e veta (të quajtura kolektivisht "Liria Friziane") dhe nuk e pëlqente imponimin e sistemit feudal dhe patriciatit të hasur në qytetet e tjera evropiane. Ata e shikonin veten si aleatë të Zvicrës. Thirrja friziane e luftës ishte "më mirë i vdekur se një skllav". Më vonë ata e humbën pavarësinë e tyre, kur do të mundeshin në vitin 1498 mercenarët landsknecht-ë gjermanë të dukës Albrecht të Saksoni-Meisenit.
Ngritja e Hollandës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Qendra e pushtetit në këto territore të pavarura në lindje ishte Konteja e Hollandës. Fillimisht iu dha si një feud prijësit danez, Rorik në shkëmbim të besnikërisë ndaj perandorit në vitin 862, rajoni i Kenemarës (rajoni përreth Haarlem-it modern) u rrit me shpejtësi në përmasa dhe rëndësi nën pasardhësit e Rorikut. Nga fillimi i shekullit të XI, Dirku III, konti i Hollandës merte taksa në grykëderdhjen e Mozes dhe ishte i aftë ti rezistonte ndërhyrjeve ushtarake nga zoti i tij feudal, duka i Lorënës së Ulët.
Në vitin 1083, emri "Holland" u shfaq për herë të parë në një vepër që i referohej një rajoni që përputhet pak a shumë me provincën e tanishme të Hollandës Jugore dhe gjysmën jugore të asaj që është Hollanda e Veriut. Ndikimi i Hollandës vijoi të rritej përgjatë dy shekujve në vazhdim. Kontët e Hollandës pushtuan shumicën e Zelandës, nuk qe veçse në vitin 1289, që konti Florisi V qe i aftë ti nënshtronte frizianët në Frizlandën Perëndimore (d.m.th., gjysma veriore e Hollandës së Veriut).

Zgjerimi dhe zhvillimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rreth vitit 1000 të e.s. pati mjaft zhvillime bujqësore (ndonjëherë të përshkruara si një revolucion bujqësor) që rezultoi në një rritje të prodhimit, veçanërisht prodhimi i ushqimit. Ekonomia filloi të zhvillohej me hap të shpejtë dhe prodhimtaria e lartë i lejoi punëtorët të kultivonin më shumë toka ose të bëheshin tregtarë.
Drenazhimi i zonave të ultësirave moçalore ose kënetore dhe kontrolli i përmbytjeve u zgjerua në mënyrë të ndjeshme pas vitit 1200. Para asaj, qytetet ishin ndërtuar në veri të lumenjve kryesorë, Utrecht-i, Kampeni, Deventeri, Zwolle, Nijmegeni dhe Zutphen-i, por me zgjerimin e kanaleve dhe dranazhimit, u krijuan toka të kultivueshme dhe popullsia u rrit. Në këtë periudhë, Provinca e Hollandës u zgjerua në kurriz të rajoneve të tjera. Nga shekulli XIII e tëhu, nevoja e kontrollimit të ujit në zonën veriore ishte e një mjedis fizik në transformim i krijuar, por që kërkonte gjithashtu institucione dhe bashkëpunim midis zonave për menaxhimin e ujërave. U krijuan borde dranazhimi (heemraadschappen) dhe "konti i kanaleve", mori përgjegjësitë jo vetëm për çështjet e menaxhimit të ujërave, por edhe funksione fiskale, politike dhe gjyqësore. Nga fundit i shekullit të XIII, Provinca e Hollandës u shfaq si pozicioni mbizotërues i rajonit veriore.[27]
Vendet e Ulëta jugore mbetën tepër të populluara dhe të zhvilluara dhe ishin zonat më tepër të urbanizuara në Europë. Për shkak të rrjedhjes nga lindja në perëndim të lumenjve të mëdhenj të Vendeve të Ulta, ata ishin një kufi ushtarak dhe politik midis veriut dhe jugut. Vendet e Ulëta jugore nuk mund të ushtronin ndikim përgjatë veriut. Kjo ndarje nënkuptonte se kontët e Hollandës u bënë politikisht të rëndësishëm në veri. Kontea e Holandës e shtriu pushtetin e saj politik mbi Zelandën.[28]
U krijuan gilda dhe tregjet do të zhvilloheshin pasi prodhimi i tejkalonte nevojat vendore. Gjithashtu, futja e monedhës e bëri tregtimin më të lehtë sesa ishte më parë. Qytezat ekzistuese u rritën dhe u krijuan qytete të reja përreth manastireve dhe Kështjellave, si dhe një klasë e mesme tregtare filloi të zhvillohej në këto zona urbane. Tregtia dhe zhvillimi i qytezave u rrit pasi edhe popullsia do të rritej.
Kryqëzatat ishin popullore në Vendet e Ulëta, duke tërhequr shumë për të luftuar në Tokën e Shenjtë. Në vend, pati relativisht paqe. Plaçkitjet vikinge kishin ndaluar. Si kryqëzatat ashtu dhe paqja relative në vend kontribuan në rritjen e tregtisë dhe shkëmbimeve.
Qytetet u rritën dhe lulëzuan, veçanërisht në Flandër dhe Brabanti. Pasi qytetet u rritën në pasuri dhe fuqi, ato filluan të blinin disa privilegje për veten nga sovranët, duke përfshirë të drejtat e qytetit, të drejtat e vetëqeverisjes dhe të drejtën për të nxjerë ligje. Në praktikë, kjo nënkuptonte se qytetet më të pasura u bënë gati republika të pavarura në të drejtën e tyre. Dy nga qytetet më të rëndësishme ishin Bruzhi dhe Antwerp-i (në Flandër) që më vonë do të zhvilloheshin në disa nga qytetet dhe portet më të rëndësishme në Europë.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Historia e Holandës
- Parahistoria e Holandës
- Holanda gjatë Periudhës Romake
- Invazionet barbare
- Rënia e Perandorisë Romake Perëndimore
- Gjermanikët
- Lista e fiseve të hershme gjermanike
- Mesjeta e hershme
- Frankët
- Saksonët
- Merovingët
- Karli i Madh
- Karolingët
- Perandoria Karolinge
- Anglosaksonët
- Ekspansioni islam
- Pushtimi mysliman i Gadishullit Iberik
- Kultura e Komanit
- Feudalizmi
- Epoka e Vikingëve
- Fiset Nordike
- Republikat Detare
- Dinastia Otoniane
- Perandoria e Shenjtë Romake
- Historia ekonomike e Evropës (1000 pas Krishtit – sot)
- Portolanët
- Mesjeta klasike
- Luftërat e Grepit dhe Merlucit
- Holanda Burgunde
- Piktura e hershme holandeze
- Shtatëmbëdhjetë Provincat
- Holanda Habsburge
- Holanda Spanjolle
- Holanda Austriake
- Gjuhët gjermanike perëndimore
- Gjuhët ingvaonike
- Gjuhët irminonike
- Gjuhët Anglo-Frisiane
- Gjuhët frisiane
- Gjuhët angleze
- Saksonishtja e vjetër
- Frizianishtja perëndimore
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Bazelmans, Jos (2009). "The Early-Medieval Use of Ethnic Names from Classical Antiquity: The Case of the Frisians". përmbledhur nga Derks, Ton; Roymans, Nico (red.). Ethnic Constructs in Antiquity: The Role of Power and Tradition (në anglisht). Amsterdam: Amsterdam University. fq. 321–337. ISBN 978-90-8964-078-9. Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2017.
- ↑ "Frisii en Frisiaevones". Bertsgeschiedenissite.nl (në holandisht). 25 gusht 2002. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2011.
- ↑ Kortlandt, Frederik (1999). The Origin of the Old English Dialects revisited (PDF) (në anglisht). University of Leiden.
- ↑ Annemarieke Willemsen (2009). Dorestad: Een wereldstad in de middeleeuwen (në holandisht). Zutphen: Walburg Pers. fq. 23–27. ISBN 978-90-5730-627-3.
- ↑ MacKay, Angus; David Ditchburn (1997). Atlas of Medieval Europe (në anglisht). Routledge. fq. 57. ISBN 978-0-415-01923-1.
- ↑ Hodges, Richard; David Whitehouse (1983). Mohammed, Charlemagne and the Origins of Europe (në anglisht). Cornell University Press. fq. 99. ISBN 978-0-8014-9262-4.
- ↑ Charles William Previté-Orton (1960). The Shorter Cambridge Medieval History (në anglisht). Vëll. 1. The Later Roman Empire to the Twelfth Century. Cambridge University Press. fq. 51–52, 151.
- 1 2 3 4 Milis, L. J. R. (2015) [1999]. "1. A Long Beginning: The Low Countries Through the Tenth Century". përmbledhur nga J. C. H. Blom; E. Lamberts (red.). History of the Low Countries (në anglisht). Përkthyer nga James C. Kennedy. Berghahn Books. fq. 6–18. ISBN 978-1-84545-272-8.
- 1 2 3 de Vries, Jan W.; Roland Willemyns; Peter Burger (1993). Het verhaal van een taal: negen eeuwen Nederlands (në holandisht). Amsterdam: Prometheus. fq. 12, 21–27. ISBN 978-905333186-6.
- ↑ Urban T. Holmes Jr.; A. H. Schutz (1938). A History of the French Language (në anglisht). Biblo & Tannen Publishers. fq. 29. ISBN 0-8196-0191-8.
- ↑ Beyen, Marnix (2000). "A Tribal Trinity: the Rise and Fall of the Franks, the Frisians and the Saxons in the Historical Consciousness of the Netherlands since 1850". European History Quarterly (në anglisht). EBSCO. 30 (4): 493–532. ISSN 0265-6914.
- ↑ Blok, Dirk Peter (1979). De Franken in Nederland (në holandisht). Fibula-Van Dishoeck. fq. 36–38: mbi pasigurinë e identitetit të frizianëve në burimet e hershme franke, 54–55: mbi problemet në lidhje me "sakson" si një emër tribal. ISBN 978-902283739-9.
- ↑ van Eijnatten, Joris; Fred van Lieburg (2006). "1. Dynamiek van een godenwereld – 2. Ompars van het christendom". Nederlandse religiegeschiedenis (në holandisht). Hilversum: Uitgeverij Verloren. fq. 42–43: mbi pasigurinë e identitetit të "frisianëve" në burimet e hershme franke. ISBN 978-90-6550-928-4.
- ↑ Jos Bazelmans; Menno Dijkstra; Jan de Koning (2002). "2. Voorspel. Holland in het eerste millennium". përmbledhur nga Thimo de Nijs; Eelco Beukers (red.). Geschiedenis van Holland (në holandisht). Hilversum: Uitgeverij Verloren. fq. 31–33: mbi karakterin lëkundës të dallimeve tribale dhe etnike për Periudhën e Hershme Mesjetare. ISBN 978-906550682-5.
- ↑ Blok, Dirk Peter (1979). De Franken in Nederland (në holandisht). Fibula-Van Dishoeck. fq. 117. ISBN 978-902283739-9.
- ↑ Jos Bazelmans; Menno Dijkstra; Jan de Koning (2002). "2. Voorspel. Holland in het eerste millennium". përmbledhur nga Thimo de Nijs; Eelco Beukers (red.). Geschiedenis van Holland (në holandisht). Hilversum: Uitgeverij Verloren. fq. 30–33. ISBN 978-906550682-5.
- ↑ Van der Wal, Marijke (1992). Cor Van Bree (red.). Geschiedenis van het Nederlands (në holandisht). Het Spectrum. ISBN 978-902741839-5.
- ↑ "Charlemagne: Court and administration". Encyclopædia Britannica (në anglisht). 15 maj 2023.
- ↑ Më shumë informacione rreth sulmeve vikinge mund të gjenden online te Luit van der Tuuk (2 shkurt 2011). "Norsemen in the Low Countries". Gjallar – Noormannen in de Lage Landen (në anglisht dhe holandisht). Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2013. Marrë më 8 korrik 2025.
- ↑ Luit van der Tuuk (2 shkurt 2011). "The Danish role in the decay of Dorestad". Gjallar Norsemen in the Low Countries (në anglisht dhe holandisht). Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2013.
- ↑ Luit van der Tuuk (2 shkurt 2011). "Norsemen in the Low Countries". Gjallar – Noormannen in de Lage Landen (në anglisht dhe holandisht). Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2013. Marrë më 8 korrik 2025.
- ↑ "Vikingschat van Wieringen". museumkennis.nl (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2011.
- ↑ Jesch, Judith (2001). Ships and Men in the Late Viking Age: The Vocabulary of Runic Inscriptions and Skaldic Verse (në anglisht). Boydell & Brewer. fq. 82. ISBN 978-0-85115-826-6.
- ↑ Pieter Dijkstra, Menno Freerk (2011). Rondom de mondingen van Rijn & Maas: Landschap en bewoning tussen de 3e en 9e eeuw in Zuid-Holland, in het bijzonder de Oude Rijnstreek (në holandisht). Sidestone Press. ISBN 978-90-8890-078-5.
- ↑ Vaan, Michiel de (15 dhjetor 2017). The Dawn of Dutch: Language contact in the Western Low Countries before 1200 (në anglisht). John Benjamins Publishing Company. fq. 42–44. ISBN 978-902726450-3.
- ↑ Levelt, Sjoerd (2011). "1. Wt voel boecken ende autoeren – From many books and authors: The Historiographical Tradition of Holland before Jan van Naaldwijk". Jan van Naaldwijk's Chronicles of Holland: Continuity and Tranformation in the Historical Tradition of Holland during the Early Sixteenth Century (në anglisht). Hilversum: Verloren. fq. 37.
- ↑ Israel, Jonathan Irvine (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477–1806 (në anglisht). Claredon Press. fq. 9–11. ISBN 978-0-19-873072-9.
- ↑ Israel, Jonathan Irvine (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477–1806 (në anglisht). Claredon Press. fq. 12–14. ISBN 978-0-19-873072-9.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Jos Bazelmans; Menno Dijkstra; Jan de Koning (2002). "2. Voorspel. Holland in het eerste millennium". përmbledhur nga Thimo de Nijs; Eelco Beukers (red.). Geschiedenis van Holland (në holandisht). Hilversum: Uitgeverij Verloren. fq. 21–33. ISBN 978-906550682-5.
- Beyen, Marnix (2000). "A Tribal Trinity: the Rise and Fall of the Franks, the Frisians and the Saxons in the Historical Consciousness of the Netherlands since 1850". European History Quarterly (në anglisht). EBSCO. 30 (4): 493–532. ISSN 0265-6914.
- Bazelmans, Jos (2009). "The Early-Medieval Use of Ethnic Names from Classical Antiquity: The Case of the Frisians". përmbledhur nga Derks, Ton; Roymans, Nico (red.). Ethnic Constructs in Antiquity: The Role of Power and Tradition (në anglisht). Amsterdam: Amsterdam University. fq. 321–337. ISBN 978-90-8964-078-9. Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2017.
- Blok, Dirk Peter (1979). De Franken in Nederland (në holandisht). Fibula-Van Dishoeck. ISBN 978-902283739-9.
- Pieter Dijkstra, Menno Freerk (2011). Rondom de mondingen van Rijn & Maas: Landschap en bewoning tussen de 3e en 9e eeuw in Zuid-Holland, in het bijzonder de Oude Rijnstreek (në holandisht). Sidestone Press. ISBN 978-90-8890-078-5.
- van Eijnatten, Joris; Fred van Lieburg (2006). "1. Dynamiek van een godenwereld – 2. Ompars van het christendom". Nederlandse religiegeschiedenis (në holandisht). Hilversum: Uitgeverij Verloren. ISBN 978-90-6550-928-4.
- "Charlemagne: Court and administration". Encyclopædia Britannica (në anglisht). 15 maj 2023.
- Hodges, Richard; David Whitehouse (1983). Mohammed, Charlemagne and the Origins of Europe (në anglisht). Cornell University Press. ISBN 978-0-8014-9262-4.
- Urban T. Holmes Jr.; A. H. Schutz (1938). A History of the French Language (në anglisht). Biblo & Tannen Publishers. ISBN 0-8196-0191-8.
- Israel, Jonathan Irvine (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477–1806 (në anglisht). Claredon Press. ISBN 978-0-19-873072-9.
- Jesch, Judith (2001). Ships and Men in the Late Viking Age: The Vocabulary of Runic Inscriptions and Skaldic Verse (në anglisht). Boydell & Brewer. ISBN 978-0-85115-826-6.
- Kortlandt, Frederik (1999). The Origin of the Old English Dialects revisited (PDF) (në anglisht). Universiteti i Lejdenit.
- Levelt, Sjoerd (2011). "1. Wt voel boecken ende autoeren – From many books and authors: The Historiographical Tradition of Holland before Jan van Naaldwijk". Jan van Naaldwijk's Chronicles of Holland: Continuity and Tranformation in the Historical Tradition of Holland during the Early Sixteenth Century (në anglisht). Hilversum: Verloren. fq. 22–37.
- MacKay, Angus; David Ditchburn (1997). Atlas of Medieval Europe (në anglisht). Routledge. ISBN 978-0-415-01923-1.
- Milis, L. J. R. (2015) [1999]. "1. A Long Beginning: The Low Countries Through the Tenth Century". përmbledhur nga J. C. H. Blom; E. Lamberts (red.). History of the Low Countries (në anglisht). Përkthyer nga James C. Kennedy. Berghahn Books. fq. 6–18. ISBN 978-1-84545-272-8.
- Charles William Previté-Orton (1960). The Shorter Cambridge Medieval History (në anglisht). Vëll. 1. The Later Roman Empire to the Twelfth Century. Cambridge University Press.
- Luit van der Tuuk (2 shkurt 2011). "Norsemen in the Low Countries". Gjallar – Noormannen in de Lage Landen (në anglisht dhe holandisht). Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2013. Marrë më 8 korrik 2025.
- Luit van der Tuuk (2 shkurt 2011). "The Danish role in the decay of Dorestad". Gjallar Norsemen in the Low Countries (në anglisht dhe holandisht). Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2013.
- Luit van der Tuuk (2 shkurt 2011). "Norsemen in the Low Countries". Gjallar – Noormannen in de Lage Landen (në anglisht dhe holandisht). Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2013. Marrë më 8 korrik 2025.
- Van der Wal, Marijke (1992). Cor Van Bree (red.). Geschiedenis van het Nederlands (në holandisht). Het Spectrum. ISBN 978-902741839-5.
- Annemarieke Willemsen (2009). Dorestad: Een wereldstad in de middeleeuwen (në holandisht). Zutphen: Walburg Pers. fq. 23–27. ISBN 978-90-5730-627-3.
- Vaan, Michiel de (15 dhjetor 2017). The Dawn of Dutch: Language contact in the Western Low Countries before 1200 (në anglisht). John Benjamins Publishing Company. ISBN 978-902726450-3.
- de Vries, Jan W.; Roland Willemyns; Peter Burger (1993). Het verhaal van een taal: negen eeuwen Nederlands (në holandisht). Amsterdam: Prometheus. ISBN 978-905333186-6.
- Artikuj me stampa hatnote që synojnë një faqe joekzistuese
- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Articles containing Latin-language text
- Articles containing Dutch-language text
- Pages using div col with small parameter
- Evropa gjatë Mesjetës së Hershme
- Historia e Holandës
- Historia e Vendeve të Ulta
- Evropë Veriperëndimore