Metal Slug 5

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Metal Slug 5
Ms5logo.jpg
Titulli
Metal Slug 5
Titulli Alternativ
Metaru Suraggu 5 / Zhgualli i Hekurt
Zhvilluesi
SNK Playmore / Noise Factory
Publikuesi
SNK Playmore
Platforma / Konzola
Arcade / PlayStation 2 / Xbox / PC
Lloji i lojës
Shoot 'em up (run and gun / gjuaj & mbathja)
Publikuar
2003
Lojtarët
2
Për moshen
+ 12
Formati
Arcade Box / 1 CD
Ekrani / Rezolucioni
Versioni Arcade: Neo-Geo (708 Mbit cartridge) - 304 x 224 x 4096
Kontrolli
Joystick 8 drejtimëshe; 4 butona gjithësej
Sistemi
Arcade / Windows


Metal Slug 5 (メタルスラッグ 5 / Metaru Suraggu 5) si seria e pestë e lojërave seri Metal Slug, është një lojë e llojit shoot ‘em up (gun & run / gjuaj & mbathja) zhvilluar nga SNK Playmore në bashkëpunim me Noise Factory, për konzolën Neo-Geo me versionet e saj për arcade, PlayStation 2, Xbox dhe PC. Loja u publikua për herë të parë nga po e njëjta kompani (SNK Playmore) në vitin 2003. [3] Loja është përfshirë në koleksionin Metal Slug Anthology për PlayStation 2 dhe PSP. [4]

Historia përfshin përpjekjet e Marko dhe Tarma (nga grupi i Peregrin Falcon Strike Force) së bashku me Erin dhe Fiolinën (nga grupi i Sparrows / Laraskat) për të marrë mbrapsht të dhënat sekrete të një Metal Slug / Kërmilli të Hekurt nga grupi i fshehtë (terrorist) të quajtur Ptolemaic. [1]

Eurogamer ironizoi makineritë e mëdha të lojës me shprehjen: “Është një lojë e re që duhet zbuluar - Erwin Rommel’s Extreme Tank Commander."

Si gjithmonë lojtari duhet të kalojë me sukses midis gjashtë niveleve pa marrë dëmtime (sipas praktikës së serive të lojërave Metal Slug; prekje – humbje e jetës) duke përdorur armë të ndryshme dhe duke grumbulluar sa më shumë pikë (këto nuk ndikojnë në përfundimin e lojës). Nivelet zhvillohen në planin 2D dhe shpesh lojtari në pika të caktuara lejohet të zgjedhë midis dy rrugëve të ndryshme. Një nivel zgjat mesatarisht 10 minuta. Personazhet që mund të zgjidhen janë katër, por nuk ka asnjë diferencë midis tyre. [2]

Loja u kritikua për përsëritjen e vazhdueshme në seri. Eurogamer i dha lojës 5/10 pikë (një vlerësim i dobët sipas këtij siti). [2]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]