Mette Frederiksen
Mette Frederiksen | |
|---|---|
Frederiksen në vitin 2026. | |
| Kryeministri i Danimarkës | |
Titullar | |
| Në detyrë 27 Qershor 2019 | |
| Monarku | Margrethe II Frederik X |
| Zëvendës | Jakob Ellemann-Jensen Troels Lund Poulsen |
| Paraprirë nga | Lars Løkke Rasmussen |
| Leader of the Social Democrats | |
Titullar | |
| Në detyrë 28 Qershor 2015 | |
| Zëvendës | Frank Jensen Mogens Jensen |
| Paraprirë nga | Helle Thorning-Schmidt |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 19 nëntor 1977 (48 vjeçe) Alborg, Danimarkë |
| Partia politike | Social Democrats |
| Bashkëshortja/et | Erik Harr
(m. 2003; div. 2014)Bo Tengberg (m. 2020) |
| Fëmijët | 2 |
| Shkollimi | Aalborg University (BA) University of Copenhagen (MA) |
Mete Frederiksen Stampa:Post-nominals (Danish: [ˈmetə ˈfʁeðˀəʁeksn̩]
[[:Media:Da-Mette Frederiksen.ogg|]] (help·info)Danish: [ˈmetə ˈfʁeðˀəʁeksn̩]
[[:Media:Da-Mette Frederiksen.ogg|]] (help·info); lindur më nëntor 1977) është një politikane daneze dhe kryeministrja aktuale e Danimarkës. E zgjedhur kryeminjstre në vitin 2019 nga rradhët e Social Demokratëve, ajo mban njëkohësisht rolin e kryetares së partisë që nga viti 2015. Është e dyta grua e cila mban këto dy poste dhe është njëkohësisht kryeministrja më e re në historinë e Danimarkës.
Frederiksen nisi angazhimin e saj politik në vitet 2000-2001 si sindikaliste përpara se të niste një karrierë të mirëfilltë politike. Ajo u zgjodh për herë të parë në Parlamentin Danez në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001, duke përfaqësuar Qarkun e Kopenhagenit. Pas fitores së Socialdemokratëve në vitin 2011, ajo u emërua si Ministre e Punësimit nga kryeministrja e kohës Helle Thorning-Schmidt . Më pas në vitin 2014 ndërroi portofol duke marrë detyrën e Ministres së Drejtësisë. Pas humbjes së ngushtë të Social Demokratëve në zgjedhjet e vitit 2015, Thorning-Schmidt dha dorëheqjen nga posti i kryetares së partisë dhe Frederiksen fitoi zgjedhjet brenda partisë për ta zëvendësuar atë, duke u bërë zyrtarisht Kryetare e Opozitës së kohës. [1] Frederiksen e udhëhoqi partinë e saj drejt fitores në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2019, në të cilat arriti shumicën në koalicion me Social Liberalët Danez, Partinë Popullore Socialiste, Aleancën e Kuqe-Jeshile, Partinë Socialdemokrate të Ishujve Faroe dhe partitë Siumut dhe Inuit Ataqatigiit e Groenlandës ). Në dhjetor 2021, ajo u bë kryeministrja femër me shërbimin më jetëgjatë në Bashkimin Evropian.
Kabineti i saj i parë e udhëhoqi Danimarkën gjatë pandemisë së COVID-19. [2] Nën trysninë e Social Liberalëve, ajo thirri zgjedhje të parakohshme në vitin 2022, në të cilat Social Demokratët fituan sërish, duke shënuar rezultatin e tyre më të mirë në njëzet vjet, ndërsa Frederiksen siguroi votën më të lartë si kandidate në këto zgjedhje. Në vijim ajo formoi një qeveri koalicioni me Venstre dhe të Moderuarit, duke mbajtur sërish rolin e kryeministres. [3] [4] [5] [6] [7]
Në çështjet e brendshme, Frederiksen ka ndjekur një politikë jashtëzakonisht të ashpër për refugjatët dhe imigracionin, e cila i ka fituar asaj si kritika të ashpra ashtu edhe lëvdata. [8] Ajo i ka zhvendosur Social Demokratët danez drejt qendrës politike, duke kombinuar politikat e rrepta të migracionit dhe rendit me mbështetjen për shtetin e mirëqenies dhe mbrojtjen më të fortë, një qasje që vlerësohet si përmbysëse e së djathtës ekstreme dhe përmendet si një sukses i rrallë brenda Partisë së Socialistëve Evropianë. Kjo qasje në të njëjtën kohë shihet si diçka e huaj për votuesit e rinj progresivë urbanë, veçanërisht në Kopenhagen . [9] [10] [11] Në vitin 2020, qeveria e saj miratoi Aktin e Klimës që detyron një ulje prej 70% të emetimeve të gazrave serrë deri në vitin 2030, por njëkohësisht është kritikuar për zbatim të ngadaltë të kësaj marrëveshjeje. Pjesë e angazhimit së qeverisë ndaj klimës ishte dhe taksa mbi emetimet bujqësore e vitit 2024 e cila targetonte edhe gazrat e bagëtive, e para e këtij lloji në nivel global. [12] [13] [14] Në politikën sociale, ajo u ka lehtësuar pensionin e parakohshëm për disa grupe të punëtorëve të krahut, ka forcuar arsimin profesional dhe duke shkurtuar programet e masterit . [15] [16] [17]
Në politikën e jashtme, Frederiksen fillimisht shprehu skepticizëm ndaj BE-së, veçanërisht në lidhje me migracionin dhe ekonominë, dhe madje u konsiderua si një nga kryeministrat më skeptikë ndaj BE-së në historinë daneze . [18] Megjithatë, kjo qasje ka ndryshuar në mënyrë dramatike si rezultat i pushtimit të Ukrainës nga Rusia . [19] Në saj të këtyre ngjarjeve, ajo ka braktisur konservatorizmin fiskal dhe politikat e saj mbështesin tanimë borxhin e përbashkët evropian, duke tërhequr zyrtarisht Danimarkën nga Katërshja Kursimtare . [20] [21] Në politikën e mbrojtjes dhe sigurisë, Frederiksen ka ndjekur një linjë agresive, duke theksuar rëndësinë e NATO-s, dhe veçanërisht të Shteteve të Bashkuara . [22] Mirëpo në vitin 2026 Kriza e Grenlandës e ktheu atë në qendër të kritikave dhe kërcënimeve të Presidentit Amerikan Trump. Ajo konsiderohet si një nga mbështetëset më të vendosura të Ukrainës dhe, nën mandatin e saj, Danimarka u bë kontribuesi më i madh ekonomik dhe ushtarak në raport me PBB-në . [23] [24] Në vitin 2022, ajo fitoi një referendum për heqjen e përjashtimit të Danimarkës nga mbrojtja në BE, dhe gjithashtu zgjati rekrutimin ushtarak dhe e zgjeroi atë për të përfshirë gratë . [25] Ajo u emërua individi i dytë më i fuqishëm në Evropë në vitin 2025 nga Politico, e cila e përshkroi atë si një nga "operatorët më pragmatikë" të Evropës dhe vuri në dukje ndikimin e saj në drejtimin e politikës së BE-së mbi migracionin, mbrojtjen dhe autonominë strategjike. [26]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Portræt: Mette Frederiksen skal finde sin egen vej" [Portrait: Mette Frederiksen has to find her own way]. Politiken (në danisht). 20 qershor 2015. Marrë më 22 qershor 2015.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ Gronholt-Pedersen, Jacob; Skydsgaard, Nikolaj (18 maj 2020). "Fast in, first out: Denmark leads lockdown exit". Reuters (në anglishte britanike). Marrë më 26 qershor 2025.
- ↑ "Sofie Carsten Nielsen: Vil vælte Mette Frederiksen hvis ikke hun udskriver valg inden 4. oktober". DR (në danisht). 2 korrik 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
- ↑ "Mette Frederiksen udskriver folketingsvalg: Afholdes 1. november". DR (në danisht). 5 tetor 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ "Mette Frederiksen takker for stemmerne | Nyheder". DR (në danisht). 2 nëntor 2022. Marrë më 2 nëntor 2022.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ "Hvem er valgt? Se valgte kandidater og personlige stemmer | DR". www.dr.dk (në danisht). Marrë më 2 nëntor 2022.
- ↑ "Denmark has a new government after parties agree on coalition". The Local Denmark (në anglishte amerikane). 13 dhjetor 2022. Marrë më 15 dhjetor 2022.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ "JD Vance had a point on migration, Denmark's prime minister warns EU leaders". POLITICO (në anglishte britanike). 20 mars 2025. Marrë më 26 qershor 2025.
- ↑ "Danish voters turn on PM Frederiksen over housing costs". POLITICO (në anglishte britanike). 18 nëntor 2025. Marrë më 19 nëntor 2025.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ "Denmark to prioritize stricter migration rules for Europe, Frederiksen tells MEPs". POLITICO (në anglishte britanike). 8 korrik 2025. Marrë më 19 nëntor 2025.
- ↑ "The winners and losers of the European Socialists' big bash". POLITICO (në anglishte britanike). 20 tetor 2025. Marrë më 19 nëntor 2025.
- ↑ "Flatulence tax: Denmark agrees deal to tax farmers for livestock emissions". www.bbc.com (në anglishte britanike). 18 nëntor 2024. Marrë më 26 qershor 2025.
- ↑ "EU i dagens aviser onsdag den 1. marts 2023 - Europa-Kommissionen". denmark.representation.ec.europa.eu (në danisht). Marrë më 26 qershor 2025.
- ↑ Henley, Jon (5 qershor 2019). "Centre-left Social Democrats victorious in Denmark elections". The Guardian (në anglishte britanike). ISSN 0261-3077. Marrë më 26 qershor 2025.
{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ Kvist, Jon (janar 2021). "A new early pension scheme in Denmark since 1 January 2021". ESPN Flash Report 2021/01. Marrë më 26 qershor 2025.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "National reforms in vocational education and training". eurydice.eacea.ec.europa.eu. Marrë më 26 qershor 2025.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Juhl, Martin (28 nëntor 2024). "Key committee says reform to Danish master's degrees is »extremely difficult«". University Post – Independent of management (në danisht). Marrë më 26 qershor 2025.
- ↑ "Mette Frederiksen er historiens mest EU-skeptiske statsminister - Altinget" [Mette Frederiksen is the most EU-sceptical prime minister in history]. www.altinget.dk (në danisht). 29 janar 2020. Marrë më 26 qershor 2025.
- ↑ Friis, Lykke; Schacke-Barfoed Tybjærg, Iben (7 qershor 2022). "Denmark's Zeitenwende". ECFR (në anglishte britanike). Marrë më 26 qershor 2025.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ "Denmark to drop 'frugal' stance on EU budget to counter threat from Russia". Politico (në anglishte britanike). 4 qershor 2025. Marrë më 26 qershor 2025.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ "Denmark quits the Frugal Four to focus on rearming Europe". euronews (në anglisht). 3 qershor 2025. Marrë më 26 qershor 2025.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ "A Conversation With Prime Minister Mette Frederiksen of Denmark". Council on Foreign Relations (në anglisht). Marrë më 26 qershor 2025.
- ↑ "Denmark takes pride in being top military aid donor to Ukraine in NATO". www.aa.com.tr. Marrë më 26 qershor 2025.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Ukraine Support Tracker - A Database of Military, Financial and Humanitarian Aid to Ukraine". Kiel Institute (në anglishte amerikane). Marrë më 13 shtator 2025.
- ↑ Orbán, Tamás (26 mars 2025). "Denmark Moves to Women's Mandatory Military Service Sooner Than Expected". europeanconservative.com (në anglishte amerikane). Marrë më 26 qershor 2025.
- ↑ "Politico 28: Class of 2026 – Mette Frederiksen". POLITICO (në anglishte britanike). 2025-12-09. Marrë më 2025-12-09.