Micheline Calmy-Rey

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Micheline Calmy-Rey
M.Kalmi-Rej në Forumin Botëror Ekonomik në Davos-2007

Micheline Calmy-Rey shqip: Mishlinë Kalmi-Rej (Lindur më 8 korrik 1945) është politikane zvicerane. Ajo ishte anëtare e Këshillit Federal të Zvicrës, ministre e Punëve të Jashtme, zv. presidente e Konfederatës në vitet 2006 dhe 2010 si dhe presidente në vitet 2007 dhe 2011.[1]E përkrahu pavarësinë e Kosovës qysh në vitin 2005.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Mishlinë Kalmi-Rej u lind në Sion. Pas lindjes së Mishlinës, familja e saj shpërngulet në San-Moris. Këtu Mishlina do të kryej shkollën fillore ndërsa Kolegjin e Tyeilrive, drejtimin tregtar do ta përfundoj në vitin 1964, po ashtu në San-Morris.[2] Në këtë qytet edhe babai i saj Sharl Rej u bë një aktivist i dalluar i Partisë Social Demokrate. Pas përfundimit të matursë Mishlinë Kalmi-Rej shpërngulet në Gjenevë, ku studion për shkenca politike në Institutin Universitar të Studimeve të Larta Ndërkombëtare. Krahas studimeve ajo punon edhe si llogaritare e jashtme në një ndërmarrje ndërtimi.[3] Martohet me rumunin Andre Kalmi dhe në moshën 25 vjeçare bëhet nënë, pesë vjet më vonë, në vitin 1975 lind edhe djalin dhe së bashku me të shoqin hapin një ndërmarrje libri. Vetëm në moshën 34 vjeçare i hyn politikës, kur aktivizohet në Partinë Social Demokrate të Gjenevës.[4]

Mishlinë Kalmi-Rej u angazhua për pavarësin e Kosovës qysh në vitin 2005, pra 3 vite para Shpalljes së Pavarësisë nga ana e Republikës së Kosovës.[5] [6]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Shih faqen në gjuhën angleze Micheline Calmy-Rey
  2. ^ Kolegji i Tyilrive asokohe drejtohej ende nga murgeshat.
  3. ^ ^ Yvone-Denise Köchli: Gra, edhe sa doni të prisni?(Micheline Calmy - Rey për barazinë e mirëfilltë gjinore). Prishtinë: Rozafa 2008, fq. 58-59. ISBN 979-9951-02-166-1
  4. ^ ^ Yvone-Denise Köchli: Gra, edhe sa doni të prisni?(Micheline Calmy - Rey për barazinë e mirëfilltë gjinore). Prishtinë: Rozafa 2008, fq. 60-61. ISBN 979-9951-02-166-1
  5. ^ M.Kalmi Rej: Statusi i ardhshëm i Kosovës të transformohet në pavarësi formale 15 dhjetor 2005. http://www.trepca.net 17.05.2016.
  6. ^ Micheline Calmy-Rey: Zvicra përkrahë pavarësinë e Kosovës 01.08.2005. http://www.dw.com/sq 17.05.2016.