Mihael Paher
Mihael Paher, (* 1435 në Brunek; † 1498 në Salzburg) në Alpet Karnike dhe vdiq 1498 në Salcburg, është një skulptor dhe piktor gjerman.
Punimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mihael Paher duke punuar në një pikturë të madhe altari, të cilën e patën porositur françesknët. E pat njohur artin tirolez dhe shvabas si dhe artin e Italsë Veriore, sidomos punimet e Mantenjës dhe të Filipo Lipit. Paheri ishte një artist i madh dhe deri diku paraardhës i Dyrerit, meqë krijoi një sintezë të suksesshme të artit gjerman dhe atij italian të pesëmbëdhjetë. Konstrukcioni i tij i hapësirës, me pikën e ulët të kundrimit rrjed drejtpërsëdrejti prej veprës së Mantenjës në Padovë, e ndofta edhe prej asaj në Mantovë. Pro, që në tabernaklin e shën Volfgangut në Aberze (adër Salcburgut), i cili qe porositr më 1471, e u krye më 1481, hapësira e Paherit tregon dinamizëm - madje edhe në skenat më të qeta - të liruara nga shqetësimi linear i artit gjerman në gjysmën e dytë të shekullit të pesëmbëdhjetë. Perspektiva hapësinore italiane është shprehur kudo me gërshetim vijash të forta.
Shën Volfgangu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në këtë poliptik ekzistojnë efekte dinamike hapësinore të dallueshme. Na bie në sy, për shembull, në shën Volfgangun që lutet të ndodhë mrekullia sesa hapësira perspektive e qartë, me pikën e shuarjes menjëherë nën harkun e thyer të derës në parpavijë, i ngjan fushës së gravitacionit. Kjo ndodh, sepse kompozicioni është ndërtuar në diagonalet, në të cilat lëvizja e rrufeshme e engjëllit, në fluturim e sipër, i kundërvihet vëllimit të masës së rëndë të shenjtit gjatë lutjes. E tërë kjo ngjall një ndjenjë drame të thellë e të rëndë midis qetësisësë qartë të kompozicionit. Në pikturën e fuqishme të Katër etërve kishtarë, ku tensioni i fuqive të dërmuara është kufizuar dhe ndrydhur në hapësirën - në dukje konkave prej shkurtimit të objekteve të planit të parë-përshtypja dramatike është më e fortë. Sipërfaqet e ngjyrës së shkëlqeshme metalike lakohen e ndehen si llastra metali nën çekanin e farkëtarit.
Sipërfaqet dhe vijat janë kompozuar në një mënyrë të atillë, sa fuqitë vetjake duke sikur mbyllen në njëlloj stabiliteti përsosurishht të ekuilibruar, i cili paralajmëron Dyrerin. Në të vërtetë, nëse nuk merren parasysh natyra më se instinktive e temperamentit të artistit, raporti më i drejtpërdrejtë ndaj traditës zejtare dhe pretendimet më pak intelektuale, Mihael Paheri është shumë i afërm me Dyrerin. Ndonëse nuk kemi argumente stilistike të drejtpërdrejta, prapëseprapë, do të ishte interesante të mendojmë se si piktori i madh i Nyrëmbergut, në rrugën t tji për Itali, u ndal në Nojshtyft dhe studioi mirë veorën e paraardhësit të vet të çmuar.
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Sant'Ambrogio
-
Catherine van Alexandria
-
Maria van Bourgondië
-
Hl. Gregorius
-
Gurë e Krishtit
-
Etërit e Kishës
-
Hl. Hieronymus
-
Hl. Ambrosius
Literaturë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Hans Semper: Mihael und Friedrih Paher, Eslingen 1911
- Robert Stiasny: Mihael Pahers St. Wolfganger Altar, Vjenë 1919
- Eberhard Hempel: Mihael Paher, Vjenë 1931
- Nicolo Rasmo: Michael Pacher, Mynhen 1969