Kel Marubi
Mikel Kodheli ose si u njoh më vonë, Kel Marubi (1870 - Shkodër, 13 mars 1940) ka qenë fotograf, piktor dhe veprimtar i Lëvizjes Kombëtare. Ai trashëgoi studion dhe mbiemrin e mjeshtrit të tij Pietro Marubi, si dhe gjatë periudhës së monarkisë shqiptare shërbeu si fotograf i Oborrit Mbretnor.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 1870, i biri i Rrok Kodhelit, i ati përkujdesej për shtëpinë dhe ishte kopshtari i fotografit Marubi. Pasi i vdiq i vëllai, Matia, që ishte çirak dhe ndihmës i fotografit italian, Marubi mori Kelin në vend të vëllait. Më pas Keli u dërgua edhe ai në Trieste për t'u edukuar pranë Guglielmo Sebastianutti. Pas vdekjes së Marubit, Keli trashëgoi vendin e tij të punës si dhe mbajti mbiemrin e tij.[1]
Më 1908 para se të shpallej Hyrrijeti, frymëzoi dhe themeloi klubin "Gjuha shqipe" në Shkodër, ndërsa më 1909 formoi dhe drejtoi grupin lokal "Bashkimi". Shpërndante në qytet të përkohshmen Albania të botuar nga Faik Konica, veprimtari për të cilën valiu Qazim Pasha desh ta internonte në Lezhë. Por më pas arriti të siguronte lejen e botimit të një gazete gjysmë-osmanisht e gjysmë-shqip me emrin Zani i Shkodrës.[2]
Ndërroi jetë më 13 mars 1940 në Shkodër, profesionin e tij e vijoi i biri, Gega.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Chauvin, Loïc; Raby, Christian (2011). Albanie, un voyage photographique: 1858-1945 (në frëngjisht). Ecrits de lumière. fq. 6. ISBN 9782953866902.
- 1 2 Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet. Vëll. 1. Shkodër: Idromeno. fq. 539. OCLC 41096394.