Shko te përmbajtja

Mikel Temo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mikel Temo (1962 Korçë) është piktor dhe që prej viteve 2000 jeton në Vankuver në Kanada. [1]

Karriera artistike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mikel Temo u diplomua në degën e pikturës monumentale dhe vizatim në Akademinë e Arteve në Tiranë, Shqipëri në vitin 1986. Pas përfundimit të studimeve, ai filloi të punonte në Liceun Artistik të Tiranës.  Në vitin 1997, doktorohet në Arte. Arti i tij me natyrë abstrakte me gjurmë nga realiteti u ndikua shumë nga udhëtimet e tij eksploruese në muzetë e arteve në Itali dhe Francë. [2]

Punët e tij artistike janë pjesë e fondit të përhershëm të Galeria Kombëtare e Arteve të Shqipërisë.

  1. "Mikel Temo". ejalbum (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2025. Marrë më 14 korrik 2025.
  2. "Mikel Temo". ATARAXIA AUCTION HOUSE (në anglisht).[lidhje e vdekur]