Mihail Bulgakov

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mikhail Bulgakov)
Bulgakov në vitet e 1910-ta.

Mihail Afanasjeviç Bulgakov (rusisht: Михаи́л Афана́сьевич Булга́ков;[1] 15 maj [O.S. 3 maj] 1891 – 10 Mars 1940) ishte një shkrimtar, dramaturg dhe mjek rus, aktiv në gjysmën e parë të shekullit të 20-të. Njihet më së shumti për romanin Mjeshtri dhe Margarita, i botuar pas vdekjes, dhe që mbahet si një nga kryeveprat e shekullit të 20-të.[2]

Jeta dhe vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mikhail Bulgakov lindi me 15 maj [O.S. 3 maj] 1891 në Kiev, të Perandorisë Ruse, në një familje ruse. Ishte njëri nga shtatë fëmijët (më i madhi nga tre vëllezërit) e Afanasiy Ivanovich Bulgakov — një anëtar i Këshillit të Shtetit, profesor asistent në Akademinë Teologjike të Kievit, një eseist dhe mendimtar i shquar ortodoks rus, si dhe përkthyes i teksteve fetare. Nëna e tij ishte Varvara Mikhailovna Bulgakova (lindur Pokrovskaja), një ish-mësuese. Të dy gjyshërit e tij ishin klerikë të Kishës Ortodokse Ruse.[3] Afanasij Bulgakov ka lindur në Oblastin Briansk, Rusi, ku babai i tij shërbente si prift, dhe u shpërngul në Kiev për të studiuar në akademi.[4] Varvara Bulgakova kishte lindur në Karachev, Rusi.[5] Sipas Edythe C. Haber, në "vërejtjet biografike" të Bulgakovit, ky deklaroi se ajo kishte prejardhje tartare, gjë që ndikoi në disa nga veprat e tij.[6] Megjithatë, kjo nuk përmendet askund në veprat e Bulgakovit, pra burimi i i këtij pretendimi mbetet i paqartë.[7] Që nga fëmijëria Bulgakovin e kishte tërhequr teatri. Në shtëpi, ai shkruante komedi, të cilat vëllezërit dhe motrat e tij i luanin.[8]

Në vitin 1901 Bulgakovi u regjistrua në Gjimnazin e Parë të Kievit, ku nisi të interesohej për letërsinë ruse dhe evropiane (shkrimtarët e tij të preferuar në atë kohë ishin Gogoli, Pushkini, Dostojevski, Saltykov-Shçedrin, dhe Dikensi), teatrin dhe operën. Mësuesit e gjimnazit ushtruan një ndikim të madh në formimin e shijes së tij letrare. Pas vdekjes së të atit të tij, më 1907, nëna e Mikhailit, e cila ishte e mirë-arsimuar dhe jashtëzakonisht e zellshme, mori përgjegjësinë për edukimin e tij. Pas kryerjes së Gjimnazit më 1909,[9] Bulgakov hyri në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Kievit, të cilin e mbaroi me lavdërim të veçantë. Më pas ai u punësua si mjek në Spitalin Ushtarak të Kievit.[10]

Në vitin 1913, Bulgakovi u martua me Tatiana Lappa. Pas shpërthimi të Luftës së Parë Botërore, ai u lajmërua vullnetar tek Kryqi e Kuq dhe u dërgua drejt e në front, ku u plagos të paktën dy herë. Vuajtjet e Bulgakovin nga këto plagë kishte efekte të dëmshme afatgjata. Për të pushuar dhimbjen kronike, sidomos në bark, ai e injektonte veten me morfinë. Gjatë vitit të ardhshëm varësia e tij u rrit. Në vitin 1918, ai hoqi dorë nga morfina dhe nuk e përdori më kurrë. «Morfinë», libër i botuar më 1926, flet për atë periudhë të vështirë të tij.

Në vitin 1916, Bulgakovi diplomoi në Departamentin e Mjekësisë të Universitetit të Kievit dhe pasi shërbeu një kohë si kirurg në spitalin Çernovtsi u emërua mjek lokal në krahinën e Smolenskut. Jeta e tij në atë periudhë është e përshkruar në veprën Blloku i shënimeve të një mjeku provincial. Në shtator të vitit 1917 Bulgakov u zhvendos në spitalin në Vyazma, afër Smolenskut. Në shkurt 1918, ai u kthye në Kiev, Ukrainë, ku ai hapi një praktikë private në shtëpinë e tij në Andreyevsky Descent, nr.13. Këtu ai jetoi gjatë Luftës Civile Ruse dhe aty përjetoi dhjetë grushtshtete. Qeveritë e njëpasnjëshme e morën mjekun e ri në shërbim të tyre, ndërsa dy vëllezërit e tij ishin shërbenin në Ushtrinë e Bardhë kundër Bolshevikëve.

Në shkurt 1919 ai u mobilizua si mjek ushtarak në Ushtrinë Popullore të Ukrainës dhe u dërgua në Kaukazin Verior. Atje u sëmur rëndë nga tifoja dhe mezi shpëtoi.[11] Në Kaukaz filloi punën si gazetar, por kur ai dhe të tjerët u ftuan të kthehen si mjekë, nga qeveria franceze dhe gjermane, Bulgakovit nuk iu lejua të largohet nga Rusia për shkak të tifos. Kjo ishte hera e fundit që ai e pa familjen e tij, pas luftës civile dhe krijimit të sovjetëve, pjesa më e madhe e të afërmve të tij mërguan në Paris.

Krijimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas sëmundjes Bulgakovi hoqi dorë nga karriera e mjekut për atë të shkrimtarit. Në autobiografinë e tij, ai kujton se si filloi të shkruajë: "Në vitin 1919, kur isha duke udhëtuar natën me tren shkrova një tregim. Në qytetin ku treni u ndal, e çova tregimin te një botues i gazetës i cili e botoi".  Libri i tij i parë ishte një almanak me fejtone, i quajtur Perspektiva të ardhshme, i cili u shkrua dhe u botua po atë vit. Në dhjetor 1919 Bulgakov u shpërngul në Vladikavkaz. Ai shkroi dy drama, Vetëmbrojtja dhe Vëllezërit Turbin, të cilat u vunë në skenë në teatrin e qytetit duke shënuar sukses të madh.

Pas udhëtimit nëpër Kaukaz, Bulgakov u nis për Moskë, me qëllim që "të mbetem këtu përgjithnjë". Gjetja e punës në kryeqytet ishte e vështirë, por ai u emërua sekretar i seksionit letrar të Glavpolitprosvet (Komitetit Qendror i Republikës për Edukim Politik). Në shtator 1921 Bulgakov dhe gruaja e tij u vendosën pranë Pellgjeve të Patrikut, në rrugën Bolshaja Sadovaja, nr.10 (tani pranë metrosë Majakovskaja). Për të siguruar jetesën, ai filloi të punonte si korrespondent dhe shkrues fejtonesh për gazetat Gudok, Krasnaia Panorama dhe Nakanune, me seli në Berlin. Për almanakun Nedra, ai shkroi Diaboliad, «Vezët fatale» (1924), dhe «Zemra e qenit» (1925), vepra që e kombinojnë satirën e hidhur me elemente të fantashkencës dhe të cilat trajtonin fatin e shkencëtarit dhe keqpërdorimin e zbulimit të tij. Tiparet më të rëndësishme të satirës së Bulgakovit, si përzierja e shkathët e elementeve fantastike dhe realiste, situatat groteske, dhe një preokupim me çështje të rëndësishme etike, tashmë e kishin marrë formën, e këto karakteristika u zhvilluan më tej në romanin e tij më të njohur.

Mes viteve 1922 dhe 1926, Bulgakov shkroi disa pjesë teatrale (duke përfshirë Banesa e Zojkës), asnjëra prej të cilave nuk u lejua të vihej në skenë në atë kohë. Vrapimi, që trajtonte tmerret e luftës vëllavrasëse, u ndalua nga vetë Jozef Stalini, pasi Glavrepertkom (Dega e Repertorit) gjykoi që "glorifikon mërgimin dhe gjeneralët e bardhë". Në vitin 1925, Bulgakov u nda nga gruaja e parë dhe u martua me Ljubov Belozerskaja.

Kur një nga drejtorët e teatrove të Moskës kritikoi rëndë Bulgakovin, vetë Stalini e mbrojti atë, duke thënë se një shkrimtar i kalibrit të Bulgakov ishte mbi "fjalët e Partisë" si "e majtë" dhe "e djathtë".[12] Stalini i gjeti atij punë në një teatër të vogël moskovit, më pas në Teatrin e Artit në Moskë (MAT). Me 5 tetor 1926, në MAT u dha premiera e shfaqjes « Ditët e Turbinëve», e cila vazhdonte temën e «Rojat e Bardha» (mbi fatin e intelektualëve rusë dhe oficerëve të Ushtrisë Cariste të përfshirë në revolucion dhe në luftën civile).  Stalinit i pëlqeu shumë dhe thuhet se e pa atë të paktën 15 herë.[13]

«Ivan Vasilieviç», «Ditët e Fundit (Pushkin)», dhe «Don Kishoti» u ndaluan. Premiera e shfaqjes tjetër, «Molieri (Kabala e Hipokritëvë)», në të cilën Bulgakov zhytet "Parisin përrallor të shekullit të XVII-të", mori vlerësime të këqija nga Pravda dhe u tërhoq nga repertori i teatrit. Në vitin 1928, «Banesa e Zojkës» dhe «Ishulli i Purpurt » u vunë në skenë në Moskë, të dyja komeditë publiku i priti me entuziazëm të madh, por kritikët përsëri u dhanë vlerësime të këqija. Në mars 1929 karriera e Bulgakovit u shkatërrua kur cenzura zyrtare ndaloi botimin e cilësdo prej veprave të tij.

I dëshpëruar, Bulgakovi fillimisht i shkroi një letër personale Stalinit (korrik 1929), pastaj me 28 mars 1930, i shkroi letër qeverisë sovjetike.[14] Ai kërkoi leje për të mërguar në qoftë se Bashkimit Sovjetik nuk do t'i hynte më në punë si shkrimtar. Në autobiografinë e tij, Bulgakov pretendon t'i ketë shkruar Stalinit i shtyrë nga dëshpërimi dhe ankthi mendor, pa pasur asnjëherë si qëllim ta dërgonte letrën. Ai mori një thirrje telefonike direkt nga udhëheqësi sovjetik, i cili e pyeti shkrimtarin nëse ai me të vërtetë dëshironte të largohej nga Bashkimi Sovjetik. Bulgakov u përgjigj se shkrimtari rus s'mund të rronte jashtë atdheut. Stalini i dha leje për të vazhduar punën në Teatrin e Artit. Me 10 maj 1930, ai iu ri-bashkua teatrit, si asistent i regjisorit. Më vonë ai përshtati për skenë veprën e Gogolit «Frymë të vdekura».

Në vitin 1932, Bulgakov u martua për herë të tretë. Ai mori për grua Jelena Shilovskaja, e cila do të shërbente si frymëzim për personazhin e Margaritës në romanin e tij më të shquar, të cilin nisi ta shkruante në vitin 1928. Gjatë dekadës së fundit të jetës së tij, Buglakov vazhdoi punën në romanin Mjeshtri dhe Margarita, shkroi drama, vepra kritike, tregime dhe bëri disa përkthime dhe dramatizime të romaneve. Shumë prej tyre nuk u botuan, të tjera u bënë "copë e grimë" nga kritikët. Një pjesë e konsiderueshme nga vepra e tij (që tallej me sistemin sovjetik) mbeti në sirtarë për disa dekada. Megjithë punën e tij të re, projektet në të cilat punonte ai në teatër shpesh ndaloheshin, dhe ai ishte i tendosur dhe i palumtur.

Vitet e fundit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fund të viteve 1930ta ai iu bashkua Teatrit Bolshoi si libretist dhe konsulent. Ai u largua pasi kuptoi që asnjëra nga veprat e tij nuk do të vihej në skenë aty. Mbrojtja e Stalini e shpëtoi Bulgakovin prej arrestimit dhe ekzekutimit, megjithatë ai s'arrinte dot t'i botonte veprat e tij. Romanet dhe dramat e tij më pas u ndaluan dhe për të dytën herë karriera e Bulgakovit si dramaturg u shkatërrua. Kur shfaqja e tij e fundit Batum (1939), një portretizim miklues i ditëve të hershme revolucionare të Stalinit u ndalua para provave,[15], Bulgakov kërkoi leje për t'u larguar nga vendi, por autoritetet nuk pranuan.

Varri i Mikhail Bulgakov dhe Jelena Bulgakova.

Bulgakovi shëndetlig ia përkushtoi vitet e fundit të jetës atij që e quante romani i "muzgut". Vitet 1937-1939 ishin për Bulgakovin të vështira pasi bënte kthesa të forta nga periudhat e shkurtra të optimizimit, kur besonte se publikimi i kryeveprës së tij ishte ende i mundur, në kriza të depresionit, kur i dukej se nuk kishte më asnjë shpresë. Më 15 qershor 1938, kur dorëshkrimi ishte afër përfundimit, Bulgakovi shkruante në një letër drejtuar gruas së tij:

"Para meje janë 327 faqe dorëshkrim (rreth 22 kapituj). Më e rëndësishmja mbetet redaktimi, dhe ky do të jetë i vështirë, unë do të duhet t'i kushtoj vëmendje të veçantë imtësirave. Ndoshta edhe të ri-shkruaj ca gjëra... Ti më pyet 'Cila është e ardhmja e tij' ? S'e di. Ndoshta, ti do ta ndrysh dorëshkrimin në sirtar, pranë dramave të mia të 'vrara', dhe herë pas here ai do të jetë në mendimet e tua. Pastaj prapë, ti s'e di të ardhmen. Unë tashmë e kam bërë gjykimin tim për librin dhe mendoj se ai me të vërtetë e meriton të fshihet në errësirën e një sënduku..."

Më 1939, Mikhail Bulgakov organizoi një lexim privat të romanit Mjeshtri dhe Margarita për rrethin e miqve të ngushtë. Jelena Bulgakova kujton 30 vjet më vonë, "Kur atë natë ai më në fund mbaroi së lexuari, tha:" Mirë, nesër do ia çoj romanin botuesit! "dhe të gjithë heshtën", "...Të gjithë rrinin të paralizuar. Çdo gjë po i llahtariste. P. (P. A. Markov-, në krye të sektorit të letërsisë në MAT) më vonë, tek dera, u përpoq të ma shpjegojë i frikësuar, se përpjekja për ta botuar romanin do të shkaktonte gjëra të tmerrshme", shkruante ajo në ditarin e saj (14 maj 1939).

Në muajin e fundit të jetës së tij, miqtë dhe të afërmit ishin vazhdimisht duke i bërë rojë pranë shtratit. Me 10 mars 1940, në ditëlindjen e 49të, Mikhail Afanasjeviç Bulgakov dha shpirt. Me 11 mars, u mbajt një ceremoni varrimi në ndërtesën e Lidhjes së Shkrimtarëve Sovjetikë. Para varrimit, skulptori moskovit S. D. Merkurov ia hoqi nga fytyra maskën e vdekjes. Mikhail Bulgakov ndërroi jetë nga nefroskleroza (një çrregullim i trashëgruar i veshkave). Ai u varros në varrezat Novodeviçi në Moskë.

Veprat e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë jetës së tij, Bulgakov njihej më së shumti për shfaqjet e tij për Teatrin e Artit në Moskë. Dihet që Stalinit i pëlqente shfaqja «Ditët e Turbinëve» (Дни Турбиных) ( 1926), që bazohej në romanin e Bulgakovit «Rojat e Bardha». Dramatizimi i jetës së Molierit në «Kabali i hipokritëve» (Кабала святош, 1936) shfaqet edhe në ditët e sotme në Teatrin e Artit në Moskë. Edhe pas ndalimit të disa dramave nga teatrot, Bulgakovi shkroi një komedi për vizitën e Ivanit të Tmerrshëm në Moskën e vitit 1930. Drama e tij «Batum (1939) mbi vitet e rinisë së Stalinit u ndalua nga vetë kryeministri.

Bulgakov filloi të shkruante prozë me «Rojat e Bardha»(Белая гвардия) (1924, botuar pjesërisht më 1925, botimi i plotë në vitet 1927-1929, në Paris) – një roman për jetën e familjes së një oficeri të Ushtrisë së Bardhë në Kiev, gjatë luftës civile. Në mesin e viteve 1920, ai nisi t'i admironte veprat e H. G. Wells dhe shkroi disa vepra me elemente të fantashkencës, mes të cilave veçohet «Vezët Fatale»(Роковые яйца) (1924) dhe «Zemra e qenit»(Собачье сердце) (1925). Ai synonte t'i përmblidhte tregimet e tij të mesit të viteve të 20-ta që bazoheshin në punën e tij si mjek në vitet 1916-1918 në një përmbledhje me titull «Shënime të një mjeku të ri» (Записки юного врача), por vdiq para se t'i botonte.[16]

«Vezët fatale» flet për njëfarë profesor Persikov i cili, duke eksperimentuar me vezë, zbulon një rreze të kuqe e cila përshpejton rritjen e organizmave të gjallë. Në të njëjtën kohë, një sëmundje i përfshin pulat e Moskës, duke mbytur shumicën prej tyre, dhe për të rregulluar situatën, qeveria sovjetike e përdor rrezen e kuqe në një fermë. Për shkak të një ngatërrese në dërgesat e vezëve, Profesorit i vijnë dërgesat me vezët e pulave kurse fermave shtetërore sovjetike dërgesat me vezët e strucëve, gjarpërinjve dhe krokodilëve, të cilat i kishte porositur profesori. Gabimi nuk zbulohet deri sa vezët prodhojnë përbindësha gjigandë të cilët bëjnë kërdi në periferi të Moskës duke vrarë shumicën e punëtorëve në fermë. Makineria propagandistike i kthehet Persikovit, duke e deformuar natyrën e tij në të njëjtën mënyrë si manipulime e tij "të çiltra" krijuan përbindëshat.

Zemra e qenit flet për një profesor që implanton testikujt e njeriut dhe një gjëndër të hipofizës në një qen të quajtur Sharik. Me kalimin e kohs qeni bëhet gjithnjë e më njerëzor, duke rezultuar në kaos. Ky rrëfim mund të lexohet si një satirë kritike e nihilizmit liberal dhe mentalitetit komunist. 

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Romanet dhe përmbledhjet me tregime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Rojat e Bardha (vitin 1926)
  • Tregime të mëdha sovjetike (1962)
  • Mjeshtri dhe Margarita (1967)
  • Kujtimet e një të vdekuri: një roman teatral (1967) (aka Borë e zezë)
  • Zemra e një qeni (1968)
  • Fletorja e një mjeku fshati (1975)
  • Diaboliada dhe tregime të tjera (1990)
  • Lajmet e tmerrshme: Tregime ruse nga vitet pas revolucionit (1990)
  • Shënime në pranga dhe tregime të tjera (1991)
  • Vezët fatale dhe satira tjera sovjetike, 1918-1963 (1993)

Teatër[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Dramat e hershme të Mikhail Bulgakov, 1990
  • Drama paqeje: Dy, 1990
  • Banesa e Zojkës: Një farsë tragjike në tre akte, 1991
  • Gjashtë drama, 1991

Në shqip[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Mjeshtri dhe Margarita,
  • Rojat e Bardha

Fusnotat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Bulgakov". Collins English Dictionary.
  2. ^ Mukherjee, Neel (9 maj 2008). "The Master and Margarita: A graphic novel by Mikhail Bulgakov". London: The Times. Marrë më 2009-01-19. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Lesley Milne. Mikhail Bulgakov: A Critical Biography. Cambridge University Press. 2009. p. 5
  4. ^ Ермишин О. Т., Православная энциклопедия, Том 6, 2003 http://www.pravenc.ru/text/153625.html Stampa:Ru icon
  5. ^ Булгакова, Варвара Михайловна :: Булгакова, Варвара Михайловна (në rusisht). Bulgakov.ru. Marrë më 2013-09-21.
  6. ^ Edythe C. Haber, Mikhail Bulgakov: The Early Years, Harvard University Press (1998), p. 70
  7. ^ Mikhail Bulgakov (2011). Mikhail Bulgakov. The Complete Collection of Works in 8 Tomes. — Moscow: Azbuka, 5760 pages ISBN 978-5-389-02185-3
  8. ^ "Mikhail Bulgakov Biography". www.homeenglish.ru. Marrë më 2011-10-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Bulgakov timeline /Краткая хроника жизни и творчества М.А.Булгакова". www.m-a-bulgakov.ru. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2011. Marrë më 2011-10-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Katherine Konchakovska and Bohdan Yasinsky (1998). "Mikhail Bulgakov in the Western World: A Bibliography". Library of Congress. Marrë më 2011-10-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Vilensky, Yu, G., Bulgakov's doctor (1991) T. I. Borisova (ed.) Kiev. Zdorovie. pp. 99–103. ISBN 5-311-00639-0
  12. ^ Simon Sebag Montefiore, p. 110. swedish edition of Stalin: The Red Tsar and His Court.
  13. ^ Shaternikova, Marianna. Why Did Stalin Loved The Days of the Turbuns. Почему Сталин любил спектакль «Дни Турбиных». Опубликовано: 15 октября 2006 г.
  14. ^ Михаил Афанасьевич Булгаков. Письмо правительству СССР (në rusisht). lib.ru/Новый мир, 1987, N8. Marrë më 2011-10-10.
  15. ^ "Батум. Комментарии". lib.ru. Marrë më 2011-10-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Coulehan, Jack (1999-11-09). "Literature Annotations: Bulgakov, Mikhail – A Country Doctor's Notebook". Literature Arts and Medicine Database. New York University. Marrë më 2009-02-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)