Mikroorganizmi
Ky artikull ka nevojë për më shumë lidhje në artikuj të tjerë për të ndihmuar integrimin e tyre në enciklopedi.(maj 2018) |
Mikroorganizmat janë gjallesa mikroskopike të padallueshme nga syri ynë. Ato kanë një ndikim shumë të madh biologjik jo vetëm në jetën tonë por edhe në jetën e të gjithë planetit .
Mikroorganizmat ndodhen (jetojnë) pothuajse kudo (ujë, tokë, ajër dhe lëndët e ndotura). Ata mund të shihen vetëm nëpërmjet disa paisjeve të veçanta të cilat janë në gjendje te zmadhojnë (mikroskopi optik, mikroskopi elektronik, etj). Këto gjallesa mikroskopike si të gjitha gjallesat e tjera janë të përbëra nga qeliza[2] , shumica e mikroorganizmave janë njëqelizor. Ata jetojnë në mënyra të ndryshme si parazitë duke përdorur lëndët organike të bujtësve të tyre , si saprofitë (dekompozues ose shpërbërës) që përdorin lëndët organike të gjallesave të tjera të vdekura duke i kthyer ato ne lëndë të thjeshta minerale, në simbiozë bashkë jetojnë nën shoqërinë e një gjallese tjetër me perfitim te dyanshëm (psh: nga jeta në simbiozë e kërpudhës me rrënjët e një peme formohet tartufi). Mikroorganizmat dhe lëndët ushqyese mund te ushqehen me te njejtat gjëra që ushqehet dhe njeriu. Mikroorganizmat kanë një përdorim te gjerë në shumë fusha të ndryshme të jetës sonë si për shembull: Mjekësi, Kimi, Gastronomi,Biologji, në mirëmbajtjen e mjedisit etj. Në Mjekësi për prodhimin e barnave, në Kimi për prodhimin e lëndëve te ndryshme, në Gastronomi për prodhimin e një e brumit të bukës, në Biologji për studime të ndryshme dhe për dekompozimin e mbetjeve dhe lëndëve të panevojshme.
Llojet e mikroorganizmave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mikroorganizmat i ndajmë në disa lloje si:
- Bakteret (mikroorganizma njëqelizor prokariot) nuk kanë bërthamë të vërtetë, që do të thotë se nuk kanë membranë bërthamore, prej këtij fakti informacioni i tyre gjenetik është i shpërndarë në citoplazëm. Nuk kanë organele membranore, kanë citoplazëm dhe ribozome të cilat shërbejnë për prodhimin e proteinave.
- Kërpudhat mikroskopike (mikroorganizma njëqelizorë dhe shumëqelizorë) kërpudhat nuk hynë as në mbretërinë e kafshëve as në të bimëve po përbëjnë një mbretëri të veçant, nuk kanë klorofil dhe logjikisht nuk kryejnë fotosintezë, ushqimin e gjejnë të gatshëm në natyrë dhe kjo është një nga arsyet që ato nuk janë pjesë e këtyrë mbretërive. Ato jetojnë në mënyra te ndryshme parazitore, si saprofit dhe ne simbiozë.
- Algat dhe protozoarët njëqelizorë Algat janë organizma bimorë me ndërtim të thjeshtë. Konsiderohen si organizmat autotrofë (vetëushqyes) më të vjetra në Tokë, të cilat ushqehen në mënyrë autotrofe , do të thotë që kryejnë procesin e fotosintezës . Protozoarët janë organizma te përbërë nga një qelizë e vetme që ngjason me qelizën shtazore , ata ushqehen me organizma më të vegjël se to dhe i tretin këta organizma brenda qelizës së tyre (ne citoplazëm).
Qëllimi i mikrobiologjisë është i shumëllojshëm; përfshin kërkimin mikrobik bazë që ka të bëjë me hetimin e vetive bazë të këtyre organizmave, kryesisht në terma të vetive biologjike, molekulare dhe të fiziologjisë qelizore; kërkime mbi sëmundjet infektive, pra sëmundjet e shkaktuara tek gjallesat e tjera, një ose shumë qelizore; studime mbi parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve, aktivitet i cili realizohet më mirë duke qenë në dijeni të disa njohurive bazë; funksionet ambientale të mokroorganizmave dhe përdorimin e mikroorganizmave për qëllime tregtare, industriale, agrikulturore dhe mjekësore.
Dy janë linjat kryyesore qelizore që u shfaqën gjatë historisë evolutive: prokariotët, që janë të vegjël e që nuk kanë bërthamë dhe organele qelizore; dhe eukariotët që janë më të gjerë, më të mëdhenjë dhe kanë, si bërthamë ashtu edhe organele qelizore.
Viruset[3] (ura lidhese midis botes se gjalle dhe asaj jo te gjalle), nuk janë organizma qelizorë dhe ndonjëherë quhen thërrmija, duke dashur të vihet në pah qenia e tyre jo-organizma. Viruset futen në qëllimin e mikrobiologjisë për shkak të përmasave shumë të vogla, të marrëdhënies së afërt me qelizat, dhe përfshirjen e tyre në shumë sëmundje infektive.
Shumica e mikroorganizmave maten në mikrometra, me dy përjashtime… Krimbat parazitarë që maten në milimetra dhe viruset që maten në nanometra.
Mikroorganizmat luajnë një rol të rëndësishëm në ekosistemet e Tokës, si fotosintetizues, dekompozues dhe riciklues.