Jump to content

Mileniumi i tretë

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shkolla "Mileniumi i Trete"

Shkolla "Mileniumi i Tretë" është shkollë jopublike e nivelit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë (klasat 0-1-12), e themeluar nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në vitin shkollor 2004/05. Në shkollën "Mileniumi i tretë" puna zhvillohet sipas kurrikulit të Kosovës, duke i shfrytëzuar maksimalisht mundësitë për qasje inovative.

Në vitin shkollor 2004/05 është bërë regjistrimi i nxënësve në tri paralele të klasës së parë dhe tri paralele të klasës së pestë (gjithsej: 116 nxënës). Atëbotë, Shkolla kishte gjithsej 23 punonjës.[1] Që nga fillimi përpjekjet e KEC ishin të përzgjedhnin dhe të zhvillonin personelin e shkollës për arritje sa më të larta të nxënësve duke shërbyer si model për arsimin publik në Kosovë. Prandaj u organizuan seanca të zhvillimit profesional të mësimdhënësve, të cilat ndikuan në përgatitjen e tyre profesionale. Objektet e Shkollës ndodhen në Prishtinë, rr. "Isa Kastrati", p.n., në një mjedis të qetë dhe të sigurt, rreth 1 km largësi nga shkolla "Iliria" në drejtim të Matiçanit. Objektet kanë një sipërfaqe prej rreth 4,500 m2. [1] Në kuadër të kompleksit të shkollës përfshihen fushat sportive dhe restoranti.

Shkolla “Mileniumi i Tretë” nuk u shërben vetëm nxënësve të saj dhe prindërve të tyre, por edhe arsimit publik. Pas mbulimit të shpenzimeve të Shkollës, profiti i realizuar shfrytëzohet për aftësimin profesional të mësimdhënësve të shkollave publike, duke i kontribuar kështu ngritjes së cilësisë së arsimit në përgjithësi. Shkolla "Mileniumi i Tretë" punon me plane dhe me programe të avancuara të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë Arkivuar 2 shtator 2018 tek Wayback Machine, duke shfrytëzuar çdo mundësi për qasje inovative.Nxënësit brenda ditës i kalojnë në shkollë 6 - 8 orë, në varësi nga mosha dhe nevojat individuale, duke kryer pjesën më të madhe të obligimeve të tyre gjatë këtij orari. Për këtë qëllim është ndërtuar një sistem logjistik, i cili përfshin organizimin e transportit, një orar jokonvencional të mësimit, ofrimin e mundësive për aktivitete jashtëmësimore, etj.

Shkolla ka të punësuar mësimdhënës të kualifikuar, të cilët tregojnë prirje të veçantë për aplikimin e risive në procesin mësimor. Për mësimdhënësit ekziston një program i zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe u ofrohet asistencë e vazhdueshme teknike në fushën e didaktikës, vlerësimit, planifikimit të aktiviteteve kurrikulare dhe ekstrakurrikulare, etj. Kjo asistencë teknike nënkupton angazhimin e kohëpaskohshëm të ekspertëve, të cilët do të punojnë me mësimdhënësitnë avancimin e punës së tyre. Shumica dërrmuese e mësimdhënësve angazhohen me orar të plotë pune në shkollë.

Misioni dhe vizioni

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vizioni i shkollës është zhvillimi maksimal dhe i lirë i secilit nxënës në përputhje me aftësitë psikike e fizike dhe, në pajtim me kërkesat e Shoqërisë së Dijes.[2]

Misioni i shkollës është Të qenit model duke ofruar programe me standarde të larta, të cilat krijojnë kushte që nxënësit të kenë vetëbesim dhe të jenë ndërtues kreativë të së ardhmes. [2]

Komuniteti i shkollës përqendrohet në tërë qenien e fëmijës për mbjelljen e dëshirës që të mësojë e të dijë, të marrë përsipër rreziqe e përgjegjësi, si dhe t’i kontribuojë transformimit të vetes e të shoqërisë.

Aktivitetet e shkolles

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkolla përdor strategji të ndryshme përmes inovacioneve në mësimdhënie e të nxënë. Organizohen aktivitete të ndryshme mësimore dhe jashtëmësimore, në funksion të ngritjes së shkathtësive e vlerave të nxënësve krahas diturive. Janë tri metodologji bazë që përdoren në shkollë që nga klasa parafillore:

  • Hap pas Hapi për klasat 0-1-5
  • Mendimi Kritik gjatë Leximit e Shkrimit për klasat 6-12
  • Mësimi i Bazuar në Projekte & Mësimi Problemor për klasat 0-12 (shih uebfaqen e shkollës)

Qasja e vazhdueshme në teknologji në funksion të plotë të të nxënit; Google Apps for Education, përdorimi i tabletëve, dhe klubet e ndryshme.[3]

Që nga themelimi shkollën M3 e kanë përshkuar një varg arritjesh në sferën e sigurimit të cilësisë. Mund të veçohen:

  • Funksionalizimi i menaxhmentit të mesëm në shkollë;
  • Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve – pagë me bazë meritore;
  • Nivelizimi i nxënësve në gjuhët e huaja, mësimdhënia sipas niveleve të dijes;
  • Testet e jashtme nga klasa 4-12 në formë elektronike;
  • Pjesëmarrja në projekte të ndryshme (ndër) rajonale: 3 herë radhazi fitues të projektit, 2 herë çmimi për projektin më të suksesshëm në ACES (Akademia e shkollave të Evropës Qendrore) me seli në Vjenë;
  • Projekti afatgjatë njëdekadësh me Institutin Goethe - PASCH (Shkollat Partnere të së Ardhmes) për promovimin e të nxënit të gjuhës gjermane;
  • Pjesëmarrja në Festivalin Botëror për Kreativitet në shkolla – Euroteatër në Sanremo të Italisë, më 2009 – shfaqja ndër 10 finalistë;
  • Qendër testuese për ECDL (Europian Computer Driving Licence);
  • Trajnimet me bazë në shkollë, bazuar në planet individuale të mësimdhënësve;
  • Avancimi i komunikimit dhe bashkëpunimit me prindër në të gjitha nivelet;
  • Bashkëpunimi i vazhdueshëm me institucione brenda dhe jashtë vendit;
  • Ditarët online: i arritjeve të nxënësve, i detyrave të shtëpisë - studimit, i mungesave në gjuhët e huaja, i klubeve, i vërejtjeve të nxënësve, i zëvendësimeve të mësimdhënësve.

Udhëheqja dhe mësimëdhënësit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkolla këtë vit shkollor ka rreth 560 nxënës, në të trija ciklet e shkollimit, gjithsej 94 punonjës dhe drejtoresha Afrore Lila;[4] nga të cilët 63 mësimdhënës dhe mbështetës të mësimdhënies, 8 menaxhues administrativë, 18 teknikë dhe ndihmës si dhe 11 punëtorë kuzhine. Lista e mësimdhënësve ndodhet e përditësuar në ueb-faqen e shkollës.[5]

Në shkollë funksionojnë: Udhëheqja dhe Menaxhmenti, Administrata, Logjistika [6] me kuzhinën dhe transportin, dhe Shërbimi i konsulencës. Departamentet profesionale janë:

  1. Cikli i ulët
  2. Gjuha shqipe dhe shkencat humane
  3. Matematika dhe shkencat e natyrës
  4. Gjuhët e huaja
  5. Shkathtësitë [3]
  1. ^ a b "Mileniumi i trete". Gjirafa biz. Gjirafa. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "Misioni dhe Vizioni". Mileniumi i Tretë (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2018. Marrë më 2018-11-08.
  3. ^ a b "Organizimi". Mileniumi i Tretë (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 2018-11-08.
  4. ^ "Udhëheqja". Mileniumi i Tretë (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2018. Marrë më 2018-11-08.
  5. ^ "Mësimdhënësit". Mileniumi i Tretë (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2018. Marrë më 2018-11-08.
  6. ^ "Administrata". Mileniumi i Tretë (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 2018-11-08.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]