Milto Profi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Milto Profi aktor shqiptar. Ishte një nga aktorët e dashur të skenës durrsake në vitet 1960 – 1980. Mjaft i njohur, veçanërisht për rolet e tij me karakter komik, ai ishte pjesë e plejadës së artistëve, që kontribuuan në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar në periudhën më intensive të veprimtarisë kulturore në Durrës. Milto Profi, ishte 30 vjeç, kur filloi të punojë si aktor në teatrin e Durrësit. Fillimisht me role në pjesët “Prefekti” e “Martesa”, “Mulliri i Kostë Bardhit”, “Njerëz mbi shkëmb”, “Çështja e inxhinjer Saimirit”. Milto i rikthehet regjisurës me dramatizimin për fëmijë “Kështjella dhe helmi” me libret të Ismail Kadaresë, e më pas edhe një shfaqje varieteje. U nda nga jeta në shkurt 2018.


Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.