Mimoza Karagjozi Kore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Mimoza Karagjozi Kore (1961) është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe, në Universitetin e Tiranës më 1986. Është pedagoge prej 25 vjetësh, fillimisht në Universitetin “Eqrem. Çabej” dhe prej 2004-s në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i gjuhës shqipe. Fusha kryesore e studimit të saj është historia e gjuhës shqipe. Ka marrë gradën shkencore “Doktor i Shkencave” (2005) dhe “Profesor i asociuar” (2009). Është autore e monografisë “Parafjalët në “Mesharin” e Gjon Buzukut” (2005), “Ushtrime për shqipen standarde” (2007) dhe "Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor, etnologjik" (2014) si dhe e shumë artikujve shkencorë të mbajtur në konfernca brenda e jashtë vendit apo të botuara në revista shkencore.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]