Shko te përmbajtja

Miniatura Insulare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Miniatura insulare
Fleta 27 e Ungjillarit të Lindisfarnit[1]

Miniatura Insulare ka të bëjë me pridhimin e dorëshkrimeve të miniuara midis shekullit të VI dhe të IX, në manastiret irlandeze, skoceze, të Anglisë Veriore dhe në manastiret kontinentale të themeluara nga hiberno-skocezët apo anglo-saksonët.[2] Midis këtyre dorëshkrimeve përfshihen:[3] Kathaku i Shën Kolumbit; Ungjillari i Darrout; Ungjijtë e Durhamit; i famshmi Libri i Kellsit (prodhimi i fundit në stilin dekorativ plotësisht të zhvilluar, gati një kulm i kategorisë);[4][5] etj. Këta, bashkë me të tjerë të pa përmendur, tregojnë ngjashmëri të mëdha në stilin artistik, shkrim dhe në traditën tekstuale, duke u mundësuar studjuesve ti grupojnë në të njëjtën familje.

Arti Insular i prodhimit të librave karakterizohej kryesisht nga përdorimi i një dekorimi abstrakt me strukturë lineare të vazhdueshme, me motive dekoruese, mbi të gjitha me gërshetime, të vendosura në skema të përpikta gjeometrike dhe nga përdorimi i ngjyrave të gjalla, të vendusura për të kontrastuar, që përbëjnë pjesën thelbësore të kompozimit. Në tërësinë e tij, stili është në këtë mënyrë fuqimisht anti-realist dhe shkëputet qartësisht nga miniatura e lashtë romake dhe nga ajo Bizantine. Dekorimet e miniuara i përkasin katër tipologjive kryesore:

  • kornizime të tabelave kanonike;
  • portrete të ungjillorëve në të gjithë faqen të vendosur në një kornizë dekorative;
  • faqe me dekorime "si qilim", që e mbulon tërësisht hapsirën e disponueshme, shpesh përreth një kryqi të madh;
  • shkronja iniciale të dekoruara që zënë gati të gjithë faqen.

Tashmë njihen rreth gjashtëdhjetë dorëshkrime atribuar Miniaturës Insulare, në grupimin e të cilëve, ekzemplarët më të shquar janë në pjesën më të madhe ungjillarë.

Pranë disa manastriresh cenobike me themelim insular, edhe në vetë Ishujt Britanikë, do të prodhoheshin edhe dorëshkrime të miniuara jo të stilit insular, të lidhur me traditën realiste klasike.[6]

Kryqëzimi në Ungjijtë e Durhamit, shekulli VII

I ashtuquajturi "Art Insular" do të formohej pas konvertimit të Irlandës nga ana e Shën Patricit në shekullin e IV dhe të V. Institucionet e reja fetare të krishtërimit kelt, të organizuara më së shumti përreth manastireve, do të urdhëronin krijimin e veprash të shumta arti, objektesh dhe veshjeve liturgjike, si dhe dorëshkrimesh. Mbizotëronin dy lloje dorëshkrimesh: ungjij me format të vogël për tu përdorur nga predikatorë dhe misionarë apo në kultin privat (për shembull Libri i Dimës dhe Libri i përsiatjes), dhe vepra me përmasa të mëdha, të rezervuar për shërbimet liturgjike të manastireve, për shembull i famshmi Libri i Kellsit.[7]

Murgjit irlandezë do të mernin pjesë në konvertimin e Skocisë dhe të veriut të Britanisë së Madhe, do të themelonin manastire të shumta, si Abacia e Ionas, e themeluar nga Shën Kolumba në Skoci në vitin 563 dhe Lindisfarni, i themeluar nga Aidani në Northumbria në vitin 635. Misionarët irlandezë çuan artin e tyre në Britaninë e Madhe bashkë me fenë e tyre. Përgjatë shekulli të VI dhe të VII, mbi të gjitha pas misionit gregorian, jugu i Britanisë së Madhe pësoi ndikimin e drejtpërdrejtë të krishtërimit kontinental, kryesisht italian. Për rrjedhojë, disa dorëshkrime italiane dhe bizantine do të mbërrinin në ishull, duke ndikuar edhe zhvillimin e Miniaturës Insulare.[8]

Nga ana e tyre, qendrat kryesore të prodhimtarisë së dorëshkrimeve u përqëndruan në Northumbria, pastaj në Anglinë Jugore dhe në Kent në shekullin e VII dhe të VIII. Manastiret e këtyre vendeve përfitonin nga kushtet më të begata nga ato irlandeze, ashtu si dhe mbrojtjen dhe patronazhin e mbretërve anglo-saksonë. Scriptoria-t e Lindisfarnit dhe Ionas që më prodhimtaret në fundin e shekullit të VIII.[9]

Portreti i Ezrës, Codex Amiatinus, vitet 710, Biblioteka Laurenciane, Firence

Në fund të shekullit të VII, misionarë të ndryshëm irlandezë të drejtuar nga Shën Kolombani u vendosën në kontinent duke kontribuar në krijimin e manastireve të shumta në Francë, Zvicër dhe Italinë Veriore. Dishepulli i Kolombanit, Shën Gali, mori pjesë në themelimin e Abacisë së Sankt Gallenit (Zvicër) dhe në Sankt Kilian të Vyrcburgut, duke qenë akti në Gjermaninë Jugore. Të gjithë këta manastire cenobike do të kontribuonin në përhapjen e kaligrafisë insulare dhe teknikave dekorative të dorëshkrimeve të prodhuara në kontinent në këtë periudhë.[7] Shpesh të konsideruar si "franko-saksonë", edhe dorëshkrimet e sendërtuara në veri të Francës në Periudhën Karolinge tregojnë një ndikim të drejtpërdrejtë insular.[10]

Disa miniatorë insularë do të ishin megjithatë imitues besnikë të modeleve naturaliste mesdhetare, siç dëshmojnë miniaturat e Codex Amiatinus[11][12] dhe një bibël e ardhur nga një nga dy manastiret fortësisht të romanizuar (Monkuearmauth dhe Xharrou, në Northumbria) të themeluar nga Benedikt Biskop (628 rr.-690), që kopionin modele me gjasa të ardhur nga Vivariumi, manastiri i Flavius Magn Aurelius Kasiodorit në Italia Jugore dhe mund të jenë pjesërisht vepër e një artisti italian.[6]

Megjithë larminë e madhe të origjinave të dorëshkrimeve të stilit insular, mund të identifikohen karakteristika të ndryshme të përbashkëta të tyre.

Trajtimi i pergamenës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trajtimi i pergamenës krijon një pamje të ngjashme me lëkurën e kamoshit, që e bënë shumë përthithëse të bojës dhe ngjyrës. Ky trajtim aplikohej si në lukurë viçi, ashtu dhe deleje. Ajo lejonte si përpunimin kaligrafik ashtu dhe atë dekorativ.[13]

Motivet zbukuruese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gërshetimi është motivi më i njohur i Artit Insular. Ky dekorim, gjithësesi, nuk kufizohej vetëm në Artin Kelt të miniaturës. Gjendet edhe në disa papiruse egjiptiane, vepra bizantine dhe italiane dhe disa vepra arti anglo-saksone, si ato të gjetura në varrin e Sutton Hoo. Por përdorimi i këtij modeli në dorëshkrimet insulare është gati sistematik nga mesi i shekullit të VII e në vijim. Mund të mbushi hapsirën përreth llojesh të tjera miniature, përveç inicialeve, kornizave, margjinave dhe faqeve qilim. Mund të identifikohen lloje të ndryshme gërshetimi: i thjeshtë, i dyfishtë ose i trefishtë.[14]

Motivet drejtvizore përfshijnë diamante, motive fushe shahu, çelësa dhe meandre. Motivet e rrumbullakëta përfshijnë rrathë, spirale dhe helika sinuoze.[15]

Motivet zoomorfe shtrihen përgjithësisht në gërshetime: kokat e tyre gjenden në një skaj dhe ndonjëherë pjesa e poshtme e kafshës rishfaqet në skajin tjetër të gërshetërisë. Në dorëshkrimet e mëparshme, karakteri i tyre mbetet shumë skematik dhe është e vështirë të identifikohet lloji i kafshës. Nga Ungjijtë e Lindisfarnit e në vijim fillojnë të shfaqen me më shumë realizëm disa lloje kafshësh, në veçanti qentë dhe grabitqarët, që evokojnë artin e gjuetisë të vlerësuar nga elita anglo-saksone.[16]

Kathaku i Shën Kolumbës (fillimi i shekullit të VII) është dorëshkrimi më i vjetër ekzistues me iniciale të dekoruara në stilin karakteristik të Miniaturës Insulare: shkronja e parë është përfshirë në tekst dhe ndiqet nga shkronja të tjera, përmasat e të cilave zvogëlohen deri sa arrijnë përmasën e tekstit kryesor. Vetë inicialet janë dekoruar me lakore, spirale, pika dhe koka kafshësh. Ky lloj dekorimi gjendet në Artin Kelti të Kulturës La Tène (shekulli VI-I p.e.s.) e në vijim do të shënonte fillimin e vërtetë të dallimit midis dorëshkrimeve insulare dhe të Antikitetit të Vonë.[17]

Subjektet figurative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Subjektet e para figurative të Artit Insular të librave përgjithësisht janë imazhe të kryqit të krishter, ndonjëherë të përfshirë në një faqe qilim si në Ungjillarin e Lindisfarnit. Paraqitjet e para të qenieve njerëzore në dorëshkrimet britanike verifikohen me gjasa vetën si pasojë e ndikimit të veprave të mara nga Evropa Kontinentale. Specialistët kanë qenë në gjendje të dallojnë hollësi të ndryshme të këtyre miniaturave të para që ndahen me dorëshkrimet e lashta të Diatesaronit nga Persia, që mund të kenë mbërritur në Ishujt Britanikë në vijim të një pelegrinazhi në Lindjen e Afërt. Paraqitjet e njerëzve janë shumë skematike, me individë në këmbë, zakonisht ungjillorët, të paraqitur pa flatra apo brerore. Ndonjëherë paraqitja e tyre kufizohet në simbolet e tyre (luani, demi, shqiponja, njeriu), të paraqitura në mënyrë heraldike dhe jo naturore.[18]

Qendrat kryesore të prodhimtarisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qendrat kryesore të prodhimtarisë së dorëshkrimeve insulare ishin Irlanda, Northumbria dhe Skocia, megjithëse pati prodhimtari arstistike edhe në jug të Anglisë dhe në Uells (Psalteri i Rikemarkut, uellsian në origjinë,[19] dhe Ungjillari më i hershëm i Herefordit, gjithashtu uellsian).[20] Libri i Dirit, i shekullit të X, që është shembulli më i hershëm i shkruar në gjuhën goidelike skoceze, është një produkt i Artit Insultar të lindjes së Skocisë.[21][22]

Faqe qilim nga Libri i Darrout, shekulli VII

Në Evropën Kontinentale, veçanërisht në Mbretërinë Franke, qendra monastike të themeluara nga murgjit misionarë irlandezë dhe skocezë e shtrinë ndikimin estetik të këtij stili.[23]

Evropa Kontinentale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkolla Franko-Saksone, ndonjëherë e quajtur edhe Franko-Insulare, përfshin një stil të Miniaturës Karolinge të zakonshëm në scriptoria të abacive në territoret më verirore të Perandorisë Karolinge (në Belgjikën e tanishme dhe në Gjermaninë Veriore) nga shekulli IX deri në fund të shekullit të X. Karakterizohet nga kombinimi i stilit karoling me elemente të Miniaturës Insulare. Do të përhapej në të gjithë Perandorinë Karolinge falë prodhimit të dorëshkrimeve luksoze të destinuara për aristokracinë franke dhe manastiret e gjithë Evropës. Ky stil vijoi gjatë në këtë rajon deri në formimin e Miniaturës Romanike.

Portret ungjillori nga Codex Eyckenis, shekulli VIII, Belgjikë

Duke marë si model veprat hiberno-saksone të shekullit të VIII, Shkolla Franko-Saksone propozoi një stil me shije dekorative "retro" përkundjejt klasicizmit të rizbuluar nga karolingët.[24] Shembuj të hershëm të kësaj prirjeje u shfaqën në scriptorium-in e Abacisë së Saint-Amand me të ashtuquajturën Bibla e Dytë e Karl Tullacit, që i përket afërsisht vitit 870, në të cilën u kthye në dekorimin anikonik, do me thënë pa figura të paraqitura në faqe të plota, me dekorimet këndore dhe shkronjat e mëdha kapitale me gjeometri të harmonishme dhe rafinuar.[25]

Në këtë periudhë do të shfaqeshin scriptoria të reja që do të krijonin shembuj të mëtejshëm: Abacitë e Saint-Vaast në Arras, e Saint-Omer dhe Saint-Bertin. Nga kjo e fundit vjen Psalteri i Ludvigut II Gjermanit, i shkruar në dekadën e tretë ose të katërt të shekullit të IX.[26]

Stili Franko-Sakson parapëlqen zbukurimet dhe paraqitjet jo figurative dhe njeriu paraqitet shumë rrallë. Miniaturat janë shumë të përqëndruara në iniciale dhe në kornizat e faqeve. Bëhej fjalë në përgjithësi për forma gjeometrike dhe motive zoomorfe shumë shpesh të mara nga Miniatura Insulare hiberno-saksone dhe veçanërisht nga gërsheturat, palmetat dhe kokat e kafshëve. Si në veprat bashkëkohëse të Ishujve Britanikë, kaligrafia shpesh përdoret për të theksuar tekstin, për shembull nëpërmjet "faqeve qilima". Dallimi me Artin Insular qëndron në përdorimin e simetrisë dhe të organizimit që e formon faqen në mënyrë racionale. Kur shfaqen personazhet, janë të ndikuar nga shkollat e afërta të Miniaturës Karolinge, si ajo e Reimsit.[27]

Dorëshkrime të njohura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kolofon i Mateut te Fragmenti i Ungjillit të Katedrales së Durhamit, MS A. II. 10.
Simboli ungjillor i Mateut, nga Libri i Darrout.
Fleta 183r e Librit të Kellsit; teksti i dekoruar shkruan Erat autem hora tercia.
  • Antwerp Sedulius (Antwerpen, Museum Plantin-Moretus MS M. 17. 4)
  • Ungjijtë Barberini (Romë, Vatikan, Biblioteca Apostolica MS Barberini Lat. 570)
  • Bibliothèque Nationale MS lat. 10861 Lives of Saints (Paris, Bibliothèque Nationale MS lat. 10861)
  • Ungjijtë e Saint Gatien të Tursit (Paris, Bibliothèque Nationale MS. nouv. acq. lat. 1587)
  • Jeromi i Ambrosianës (Milano, Biblioteca Ambrosiana MS S. 45. sup.)
  • Ambrosiana Orosius (Milano, Biblioteca Ambrosiana MS D. 23. sup.)
  • Bodleian Ovid (Oksford, Bodleian Library MS Auct. F. 4. 32, ff. 37-47 (S. C. 2176)
  • Bodleian Philippus (Oksford, Bodleian Library MS Bodley 426 (S. C. 2327))
  • Libri i Armaghut (Dublin, Trinity College Library, MS 52)
  • Libri i Cernes (Kembrixh, University Library, MS L1. 1. 10)
  • Libri i Dirit (Kembrixh, University Library, MS II. 6. 32)
  • Libri i Dimës (Dublin, Trinity College Library MS A. 4. 23 (59))
  • Libri i Darrout (Dublin, Trinity College Library, MS A. 4. 5 (57))
  • Libri i Kellsit (Dublin, Trinity College Library, MS A I. 6. (58))
  • Libri i Mullingut (Dublin, Trinity College Library MS A. I. 15 (60))
  • Libri i Nunaminsterit (Londër, British Library Harley MS 2965)
  • Ungjilli i British Library Add MS 40618, Londër
  • Psalteri i British Library Add MS 36929 (Londër, British Library Add MS 36929)
  • Ungjilli i British Library Harley MS 1023 (Londër, British Library Harley MS 1023)
  • Ungjijtë e Mael Brigte (Londër, British Library, Harley MS 1802)
  • Ungjijtë e Kadmugut (Fulda, Landesbibliothek Codex Bonifatianus 3)
  • Ungjijtë e Kanterbërit (Londër, British Library Royal MS I. E. VI dhe Kanterbëri, Cathedral Library Additional MS 16)
  • Kathaku i Shën Kolumbës (Dublin, Royal Irish Academy, s. n.)
  • Codex Amiatinus (Firence, Biblioteca Medicea Laurenziana MS Amiatinus 1)
  • Codex Bigotianus (Paris, Bibliothèque Nationale MS lat. 281, 298)
  • Codex Eyckensis (Maaseik, Church of Saint Catherine, Treasury, s.n.)
  • Codex Usserianus Primus (Dublin, Trinity College Library, MS A. 4. 15 (55))
  • Codex Usserianus Secundus (Garland of Howth) (Dublin, Trinity College MS A. 4. 6 (56))
  • Collectio Canonum e Këlnit (Këln, Dombibliothek Cod. 213)
  • Fragmenti Ungjillor prej Pambuku Corpus Christi (Kembrixh, Corpus Christi College MS 197B, ff. 1-36 (dhe Londër, British Library Cotton MS Otho C. V)
  • Ungjilli i Kuthbertit i Shën Gjonit (Stonyhurst Gospel) British Library
  • Ungjijtë e Kutberktit (Vjenë, Österreichische Nationalbibliothek Cod. 1224)[28]
  • Durham Cassiodorus (Durham, Cathedral Library MS B. II. 30)
  • Fragmenti Ungjillor i Durham Cathedral Library A. II. 10. (Durham, Cathedral Library MSS A. II. 10 ff. 2-5, 338-8a, C. III. 13, ff. 192-5, dhe C. III. 20, ff. 1, 2)
  • Fragmenti Ungjillor i Durham Cathedral Library A. II. 16. (Durham Cathedral Library MSS A. II. 16, ff. 1-23, 34-86, 102 dhe Kembrixh, Magdalene College Pepysian MS 2981 (18))
  • Ungjijtë e Durhamit (Durham, Cathedral Library, MS A.II.17, 2-102 dhe Kembrixh, Magdalene College Pepysian MS 2981 (19))
  • Ungjijtë e Ekternakut (Paris, Bibliothèque Nationale, MS lat. 9389)
  • Fragmenti Ungjillor i Freiburgut (Freiburg im Breisgau, Universitätsbibliothek Cod. 702)
  • Ungjijtë e Gothas (Gotha, Forschungsbibliothek Cod. Memb I. 18)
  • Ungjijtë e Harburgut (Harburg über Donauwörth, Schloss Harburg, Fürstlich Ottingen-Wallersteinsche Bibliothek Cod. I. 2. 4. 2 (Olin Maihingen))
  • Ungjijtë e Herefordit (Hereford, Cathedral Library MS P. I. 2)
  • Bede i Karlsruhes (Karlsruhe, Landesbibliothek Cod. CLXVII)
  • Plini i Leidenit (Leiden, Universiteitsbibliotheek MS Voss. lat. F. 4, ff. 4-33)
  • Prishiani i Leidenit (Leiden, Universiteitsbibliotheek MS. B. P. L. 67)
  • Fragmenti Ungjillor i Lajpcigut (Lajpcig, Universitätsbibliothek MSS Rep. I, 58a dhe Rep. 35a)
  • Bede i Leningradit (Leningrad, Public Library Cod. Q. v. I. 18)
  • Ungjijtë e Leningradit (Leningrad, Public Library Cod. F. v. I. 8)
  • Paulinusi i Leningradit (Leningrad, Public Library Cod. Q. v. XIV. 1)
  • Ungjijtë e Likfildit (Book of St. Chad) (Likfild, Cathedral Library)
  • Ungjijtë e Lindisfarnit (Londër, British Library, Cotton MS Nero D. IV)
  • Psalteri i Lothianit (Blickling Psalter) (Nju Jork, Morgan Library & Museum MS M. 776)
  • Ungjijtë e Makdurnanit (Londër, Lambeth Palace MS 1370)
  • Ungjijtë e MakRegolit (Rushworth Gospels) (Oksford, Bodleian Library MS Auct. D. 2. 19 (S. C. 3946))
  • Theodori Milanos (Milano, Biblioteca Ambrosiana C. 301. inf.)
  • Ungjijtë e Raëlinson-it (Oksford, Bodleian Library MS Raëlinson G. 167 (S.C. no. 14890))
  • Psalteri i Rikemarkut (Dublin, Trinity College MS A. 4. 20 (50))
  • Ungjilli Mbretëror (Londër, British Library Royal MS I. B. VII)
  • Ungjilli i Shën Gjonit i Royal Irish Academy MS D. II. 3 (Dublin, Royal Irish Academy MS D. II. 3, ff. 1-11)
  • Libri Mbretëror i Lutjeve (Londër, British Library Royal MS 2.A.XX)
  • Psalteri i Salabergas (Berlin, Staatsbibliothek zu Berlin - Preußischer Kulturbesitz MS Hamilton 553)
  • Psalteri i Sauthemptonit (Kembrixh, St. John's College MS C. 9 (59))
  • Ungjilli i Sankt Gallenit (Sankt Gallen, Stiftsbibliothek Cod. 51)
  • Ungjilli i Shën Gjonit të Sankt Gallenit (St. Gall, Stiftsbibliothek Cod. 60)
  • Prishiani i Sankt Gallenit (St. Gall, Stiftsbibliothek Cod. 904)
  • Codex Aureus i Stokholmit (Stokholm, Royal Library MS A. 135)
  • Ungjilli i Stonihërstit - për lidhjen
  • Meshari i Stouit (Dublin, Royal Irish Academy MS D. II. 3, ff. 12-67)
  • Psalteri i Shtutgartit (Shtutgart, Württembergische Landesbibliothek Cod. Bibl. 2. 12)
  • Tiberius Bede (Londër, British Library Cotton MS Tiberius C. II)
  • Ungjijtë e Tririt (Trir, Domschatz Codex 61 (Bibliotheksnummer 134))
  • Fragmenti Ungjillor i Torinos (Torino, Biblioteca Nazionale Cod. O. IV. 20)
  • Fragmenti Ungjillor i Utrehtit (Utreht, Universiteitsbibliotheek MS 32 (Script. eccl. 484, ff. 94-105)
  • Apokalipsi i Valencienes (Valencienes, Bibliothèque Municipale MS 99)
  • Psalteri Vespasianit (Londër, British Library Cotton MS Vespasian A. I)
  • Psalteri i Vitellius (Londër, British Library Cotton MS Vitellius F. XI)
  • Sankt Paul i Vyrcburgut (Vyrcburg, Universitätsbibliothek Cod. M. p. th. F. 69)

Artikuj të ndërlidhur

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Citime në fund të faqes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. British Library, Cotton MS Nero D.IV
  2. Lloyd Robert Laing (1975). The Archaeology of Late Celtic Britain and Ireland, c. 400-1200 AD (në anglisht). Methuen. fq. 391. ISBN 978-041682360-8.
  3. Françoise Henry (1974). The Book of Kells (në anglisht). Nju Jork: Alfred A Knopf. fq. 150–151. ISBN 0-394-49475-X.
  4. François Henry (1967). Irish Art during the Viking Invasion, 800–1200 A.D. (në anglisht). Vëll. 2. Cornell University Press. fq. 89. ISBN 978-080140183-1.
  5. The Miscellany of the Irish Archaeological Society (në anglisht). Vëll. 1. Irish Archaeological Society. 1846. fq. 127.
  6. 1 2 J. Higgit (1996). "Insulare, Arte". Enciclopedia dell’arte medievale (në italisht). Istituto dell’ Enciclopedia Italiana.
  7. 1 2 Bernard Meehan (1995). Le Livre de Kells (në anglisht). Thames & Hudson. fq. 9-10. ISBN 978-2-87811090-6.
  8. Carl Nordenfalk (1977). Celtic and Anglo-Saxon Painting: Book Illumination in the British Isles 600–800 (në anglisht). Londër: Chatto & Windus. fq. 96–107.
  9. Carl Nordenfalk (1977). Celtic and Anglo-Saxon Painting: Book Illumination in the British Isles 600–800 (në anglisht). Londër: Chatto & Windus. fq. 25–26.
  10. "L'Ecole franco-insulaire". Le scriptorium de l'abbaye de Saint-Amand - Bibliothèque de Valencienne (në frëngjisht). Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2011.
  11. Firence, Biblioteca Medicea Laurenziana, Amiat. 1
  12. Jonathan J. G. Alexander (1978). A Survey of Manuscripts Illuminated in the British Isles: Part 1: Insular manuscripts: 6th to the 9th Century (në anglisht). Londër: Harvey Miller. ISBN 090520301-1.
  13. Carl Nordenfalk (1977). Celtic and Anglo-Saxon Painting: Book Illumination in the British Isles 600–800 (në anglisht). Londër: Chatto & Windus. fq. 14–15.
  14. Carl Nordenfalk (1977). Celtic and Anglo-Saxon Painting: Book Illumination in the British Isles 600–800 (në anglisht). Londër: Chatto & Windus. fq. 13–14.
  15. Carl Nordenfalk (1977). Celtic and Anglo-Saxon Painting: Book Illumination in the British Isles 600–800 (në anglisht). Londër: Chatto & Windus. fq. 16.
  16. Carl Nordenfalk (1977). Celtic and Anglo-Saxon Painting: Book Illumination in the British Isles 600–800 (në anglisht). Londër: Chatto & Windus. fq. 16–17.
  17. Carl Nordenfalk (1977). Celtic and Anglo-Saxon Painting: Book Illumination in the British Isles 600–800 (në anglisht). Londër: Chatto & Windus. fq. 13.
  18. Carl Nordenfalk (1977). Celtic and Anglo-Saxon Painting: Book Illumination in the British Isles 600–800 (në anglisht). Londër: Chatto & Windus. fq. 19–20.
  19. A. Walsh (1922). Scandinavian Relations with Ireland During the Viking Period (në anglisht). Londër: Fisher Unwin. fq. 20.
  20. Richard Gameson (2000). "The Hereford Gospels". përmbledhur nga Gerald Aylmer; John Tiller (red.). Hereford Cathedral: A History (në anglisht). Londër: The Hambledon Press. fq. 536–543. ISBN 978-082643628-3.
  21. Forsythe, Katherine (2008). Studies on the Book of Deer (në anglisht). Dublin: Four Courts Press. ISBN 978-1-85182-569-1.
  22. Stuart, John (1869). The Book of Deer (në anglisht). Spalding Club. fq. xxxii.
  23. Henderson, George (1977). Early Medieval Art (në anglisht). Penguin. fq. 63–71.
  24. Kitzinger, Ernst (2020). Fabrizio Crivello (red.). Arte altomedievale (në italisht). Përkthyer nga Maria Virdis. Torino: Einaudi. fq. 71–72. ISBN 978-88-0624382-1.
  25. Ciardi Dupré (1997). "Miniatura". Enciclopedia dell’arte medievale (në italisht). Istituto dell’ Enciclopedia Italiana.
  26. Florentine Mütherich; Joachim E. Gaehde (1976). Karolingische Buchmalerei (në gjermanisht). Mynih: Prestel. fq. 66–67. ISBN 978-3-7913-0395-6.
  27. Marie-Pierre Laffitte; Charlotte Denoël (2007). Trésors carolingiens: Livres manuscrits de Charlemagne à Charles le Chauve (në frëngjisht). Bibliothèque nationale de France - Seuil. fq. 208-209. ISBN 978-2-7177-2377-9.
  28. Claire Breay; Bernard Meehan (2015). The St. Cuthbert Gospel: Studies on the Insular Manuscript of the Gospel of John (në anglisht). British Library. ISBN 978-071235765-4.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]