Mirazhi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Nganjëherë gjatë verës, nën diellin përvëlues, të duket sikur shikon larg në rrugë njolla në ujë që pasqyrojnë qiellin. Këto pamje të pavërteta, që i detyrohen nxehtësisë, përbëjnë atë që quhet mirazh. Uji në rrugë në fakt nuk ekziston. Uji i liqenit pasqyron rrezet e dritës dhe jep shëmbëllimin e përmbysur të bimëve që rriten në brigjet e tij. Edhe një shtresë ajri mund të pasqyrojë rrezet e dritës dhe të japë shëmbëllimin e përmbysur të një pamjeje të largët.

Farallon Islands at inferior mirage no mirage and superior mirage.jpg

Dukuria e pasqyrimit ndodh kur ajri i mbinxehur nga toka ndeshet me një shtresë ajri të freskët. Sipërfaqja ndarëse vepron si pasqyrë dhe pasqyron. Kjo teori u shpik për herë të parë nga një shkencëtar, i quajtur Ilgi Uhesh.