Modeli spiral
Model spiral është një proces i zhvillimit të softuerit që kombinmon elementet si të projektimit ashtu edhe prototipit-në faza, në një përpjekje për të kombinuar avantazhet e konceptit të dizajnit top-down and bottom-up. Gjithashtu i njohur si modeli spiral i ciklit të jetës "lifecycle" (apo zhvillimi spiral), kjo është një metodë për zhvillimin e sistemeve (SDM-systems development method) të përdorura në tekonlogjit të informacionit (IT). Ky model i zhvillimit kombinon tiparet e prototipit dhe modelin "waterfall". Modeli spiral është menduar për projektet e mëdha të shtrenjta dhe më të komplikuara.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Modeli spirale është përcaktuar nga Barry Boehm në vitin 1986 në artikullin e tij "A Spiral Model of Software Development and Enhancement".[1] Ky model nuk ishte modeli i parë që diskutonte zhvillimin përsëritës.
Siç është parashikuar në fillim, përsëritjet janë zakonisht në kohë 6 muaj deri në 2 vjet të gjata. Secila fazë fillon me një projektim të qëllimeve dhe mbaron me klientin (i cili mund të jetë i brendshëm) rishikimin e progresit deri tani. Procesi i analizës dhe inxhinierisë zbatohet në çdo fazë të projektit, me një sy drejt qëllimit në fund të projektit.
Aplikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Modeli spiral përdoret më së shumti në projekte të mëdha. Për projete më të vogla, koncepti i zhvillimit të softuerëve "agile" është vetëm alternativë për zbatim.
Modeli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Modeli spirale kombinon idenë e zhvillimit përsëritës (prototip) sistematikisht, aspektet e kontrolluara të modelit ujëvarë. Kjo lejon që gjat fazave përsëritëse të mund të shthen pjesë shtesë në produkt me ketë model. Modeli spiral përfshin në mënyrë të qartë gjithashtu menaxhimin e rrezikut në Zhvillimin e Softuerit. Identifikimin e rreziqeve të mëdha, si teknike dhe menaxheriale, si dhe përcaktimin se si të pakësojmë rrezikun, ndihmon të mbajë kontrollin e procesit të zhvillimit të softuerit [2].
- Përcakton objektivat, alternativat, dhe kufizimet në përsëritje të reja.
- Vlerëson alternativat dhe identifikimin dhe zgjidh çështjet e rrezikut.
- Zhvillon dhe të verifikon produktin për këtë përsëritje.
- Planifikimi i përsëritjes së ardhshme.
Burimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Boehm B, "A Spiral Model of Software Development and Enhancement", ACM SIGSOFT Software Engineering Notes", "ACM", 11(4):14-24, August 1986
- ^ NASA (2004). NASA Software Safety Guidebook. NASA-GB-8719.13, March 31, 2004. p.56-57