Shko te përmbajtja

Modeli waterfall

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Modeli Waterfall ose "en:Waterfall Model" është një proces sekuencial i projektimit, shpesh i përdorur në procesin e zhvillimit softuerik në të cilën progresi konsiderohet si rrjedhim mënyrë të vazhdueshme teposhtë (si ujëvarë) përmes fazave të Konceptimit, Fillimi, Analiza, Dizajnimi, Ndërtimi, Testimi, Prodhimi/Implementimi dhe Mirëmbajtja.

"Modeli waterfall" i pamodifikuara. Progresi rrjedh nga maja deri në fund, si një ujëvarë.

Zhvillimi i modelit waterfall filloi në industrinë e prodhimit dhe ndërtimit: mjedise me strukturë të lartë fizike në të cilat pas ndryshmet e mëvonshme kanë kosto të pakrahasueshme, nëse jo të pamundur. Që kur asnje metodologji formale për zhvillimin e softuerit nuk ka ekzistuar e deri më sot, ky model i orjentuar në harduer ishte përshtatur për zhvillimin e softuerëve.

Prezantimi i parë i njohur, i pëshkrimit të përdorimit të fazave të ngjajshme në inxhinierinë softuerike u mbajt nga Herbert D. Benington në Simpoziumin [1] e metodave të avancuara të programimit për kompjuterët dixhital më 29 qershor 1956 [2]. Ky prezantim ishte rreth zhvillimit të softuerit për SAGE. Në 1983 punimi(dokumenti) u ripublikua [3] me një parathënien nga Benington që vënë në dukje se procesi nuk është në të vërtetë strikt nga lart-poshtë, por varej nga një prototip.

Në modelin waterfall orgjinal të Royce, fazat rradhiten si në vijim:

  1. Specifikimet e kërkesave
  2. Dizajnimi (projektimi)
  3. Ndërtimi(implementimi ose kodimi)
  4. Integrimi
  5. Testimi dhe debugging (ose Validimi)
  6. Instalimi
  7. Mirëmbajtja
  1. Simpoziumi:Mbledhje studiuesish të një fushe të caktuar për të rrahur shkencërisht një çështje të veçantë me interes të përbashkët.
  2. United States. Navy Mathematical Computing Advisory Panel. (29 qershor 1956), Symposium on advanced programming methods for digital computers, [Washington, D.C.]: Office of Naval Research, Dept. of the Navy, OCLC 10794738 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. Benington, Herbert D. (1 tetor 1983). "Production of Large Computer Programs" (PDF). IEEE Annals of the History of Computing. IEEE Educational Activities Department. 5 (4): 350–361. doi:10.1109/MAHC.1983.10102. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 18 korrik 2011. Marrë më 2011-03-21. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]