Modemi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Modem ekstrnal 2400 bit/s

Paisje që shërben për transformimin e të dhënave në teknologjinë e komunikimit.

Shprehja “ modem” është kombinim i fjalëve modulator dhe demodulator. Gjatë dërgimit, modemi i modulon të dhënat digjitale 0 dhe 1 në sinjal analog dhe i përcjellë në linjat telefonike, ndërsa gjatë pranimit, modemi i demodulon ato të dhëna nga sinjali analog në të dhëna digjitale. Sot, shpejtësia e transmetimit të këtyre të dhënave arrinë deri në shifren 56 KB për sekond, shifër që më herët ka qenë shumë më e vogël, pra vetëm 300 bit. Modemet e sotëm përdorin modulim kuadratik të amplitudes, në mënyrë që të transmetojnë sasi më të madhe të të dhënave. Poashtu, sot ekzistojnë edhe modemet ADSL dhe modemet e televizionit kablovik. Qëllimi është të prodhohet një sinjal që mund të transmetohet lehtë dhe mund të dekodohet, që të riprodhoj të dhënat origjinale digjitale. Shembulli më i mirë, është modemi i cili shifrat digjitale 0 dhe 1 të një kompjuteri personal, i kthen në tone që mund të transmetohen permes linjave telefonike, dhe kur këto të dhëna pranohen, në anën tjetër, ato shifra pra 0 dhe 1 konvertohen në formën që perdoren me USB e lidhje rrjeti. Sot, shumica e modemeve kanë të integruar edhe faksin, që na mundëson komunikimi me kompjuter tjeter si dhe pranimin dhe dërgimin e fakseve.Paisje që shërben për transformimin e të dhënave në teknologjinë e komunikimit. Modemi është paisje që perdoret më se shpeshti per transmetimin e të dhënave nëpermjet lidhjeve telefonike.