Kërceni tek përmbajtja

Momotaro

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kukulla e Momotaros

Momotaro (桃太郎) është një hero i mitologjisë japoneze, i cili lindi prej një pjeshke. Momotaro është titull i shumë librave që portretizojnë tregimin e këtij djali.

Momotaro duke dalë prej pjeshkës

Historia e tij daton në Periudhën Edo, kur Momotaro erdhi në Tokë brenda një pjeshke gjigante që u gjet duke lundruar poshtë një lumi, nga një plakë, e cila ishte duke larë rrobat. Kur plaka dhe burri i saj provuan ta hapnin pjeshkën, ata gjetën djaloshin brenda saj. Djaloshi u shpjegoi se ai erdhi nga qielli për t'u bërë djali i tyre. Ata e emërtuan djalin Momotaro, momo (pjeshkë) dhe taro (djali më i vjetër në famije).[1]

Vite më vonë, Momotaro i la prindërit e tij për të luftuar një grup banditësh oni (demonë ose viganë) në një ishull të largët. Gjatë rrugës, Momotaro u takua dhe u shoqërua me qenin, majmunin dhe fazanin që flisnin, të cilët pranuan ta ndihmonin atë në kërkimin e tij. Në ishull, Momotaro dhe miqtë e tij kafshë, depërtuan në fortësinë e demonëve dhe rrahën grupin e demonëve derisa u dorëzuan. Momotaro dhe miqtë e tij të rinj u kthyen në shtëpi me thesarin e plaçkitur të demonëve dhe shefin e demonëve si rob. Momotaro dhe familja e tij, që nga ajo kohë, jetuan të qetë.[1]

Kjo histori ka disa versione. Disa thojnë që Momotaro doli nga një kuti, pjeshke të bardhë ose pjeshke të kuqe. Sa i përket rritjes së tij, disa thojnë që ai u rrit i fortë, por ishte përtac, i cili flinte gjatë gjithë ditës dhe nuk bënte asgjë. Është e mundur që versioni i Momotaros si person i mirë, është më i famshëm për t'u dhënë mësime fëmijëve. Sot, Momotaro është një nga personazhet më të famshme në Japoni, si një model ideal për fëmijët e vegjël për zemërgjerësinë, trimërinë, fuqinë dhe kujdesin ndaj prindërve të tij.

I rritur, Momotaro e vazhdoi udhëtimin e tij për të mposhtur demonët kur dëgjon për demonët e Onigashimas (ishulli i demonëve). Në disa versione të tregimit, Momotaro u bë vullnetar për të ndihmuar njerëzit, duke i zmbrapsur demonët, por në disa tregime ai ishte i detyruar nga banorët e qytetit ose të tjerët për të shkuar në udhëtim. Megjithatë, të gjitha tregimet e përshkruajnë Momotaron duke mposhtur onit dhe të jetojnë përgjithmonë në lumturi me çiftin e vjetër.

Inuyama mban një festival e quajtur Festivali Momotaro në vendin e shenjtë të Momotaros më 5 maj çdo vit.

Kënga e Momotaros

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fëmijët këndojnë për Momotaron, që e quajnë Momotaro-san no Uta (Kënga e Momotaros), ku melodia ishte shkruar nga kompozitori Teiichi Okano.

  1. ^ a b Ozaki, Yei Theodora (1903). "Momotaro, or the story of the Son of a Peach". The Japanese Fairy Book (në anglisht). Archibald Constable & Co.