Jump to content

Monako

Coordinates: 43°26′N 7°15′E / 43.44°N 7.25°E / 43.44; 7.25
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

43°26′N 7°15′E / 43.44°N 7.25°E / 43.44; 7.25

Principata e Monakos
Principauté de Monaco
Principatu de Mu̍negu
Flamuri i Monakos Stema e Monakos
Flamuri Stema
Moto: latinisht: Deo Juvante
shqip: Me nimen e Zotit
Himni kombëtar: Hymne Monégasque
 
Situata e Monakos
Situata e Monakos
 
Kryeqyteti Qyteti i Monakos
Gjuha zyrtare frëngjishtja
President Princi


Kryeministër Kryeministri
Pavarësia
8 janar 1297
Sipërfaqja Vëndi i 256-të
1.95 km²
ZEE km²
Popullsia
 • totale
 • dendësia
Vëndi i 188-të
31,842 (2005)
18292 banorë/km²
Monedha Euro
Zona kohore
 • në verë
UTC+1
UTC+2
Kodi i internetit .mc
Prefiksi telefonik +377
Pamje panoramike e Principatës së Monakos. Fundi i shekullit XIX
Pamje panoramike e Principatës së Monakos. Fillimi i shekullit XXI.

Principata e Monakos është një shtet në pjesë jugperëndim të Evropës, ndodhet buzë Detit Mesdhe e rrethuar nga Franca. Shteti me dendësinë më të vogël në botë jo vetëm që është i njohur si tërheqës për pasanikët e rruzullit, por është edhe vendi sovran më i vogël në planet pas Vatikanit.

Qyteti i themeluar nga fenikasit Monako, në kohën romake thirrej Herculis Monoeciportus. Cezari lundroj drejt saj për të luftuar Pompein. Oxhaku Grimaldi, të cilët në Monak erdhën në fuqi më 1612, që nga viti 1641 ishin nën mbrojtjen e francezëve. Më 1814 Franca e anektoj Monakon, ndërsa më 1814 u kthye në krye të principatës Honore V. i cili deri më 1813 qëndroi në shërbim të napoleonëve. Pas akteve të kongresit të Vjenës dhe në bazë të tyre më 1815 patronatin mbrojtës të principatës e morri Mbretëria e Sardinëve. Më 1861 Menton-i dhe Roquerbrune-n e ndau për vete nga Monako, Franca, kështu që sipërfaqja e principatës u zvglua nga 21,6 km², në 1,5 km². Në këtë kohë vendosen një union dogane me Francën, mirëpo mbajtën sovranitetin.


Njësitë administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Monako është shteti i dytë më i vogël (nga madhësia) në botë, pasiqë më i vogël se Monako është Vatikani. Monako është monarki dhe një ndër vendet më dendur të populluara.

Shteti përbëhet nga një komunë. Nuk ka asnjë dallim gjeografik midis qytetit dhe shtetit të Monakoës, mirëpo dallimi qëndron në qeverisjen pasiqë ajo qeveriset në nivel shtetërorë, por edhe në atë (nivel qyteti), apo komunal. Sipas kushtetutës së vitit 1911, principata ishte e ndarë në tre komuna.

Monaco (Monako – Ville), qyteti i vjetër i vendosur në një kep shkëmbor i cili në gjuhën frënge quhet Le Rocher (Shkëmbi), ku ndodhet pallati i Monte Karlos, zona e banimit si dhe një numër i madh i kazinove në lindje dhe verilindje.

La Condamine, seksion që gjendet në pjesën veriperëndimore duke përfshirë zonën e tregut si dhe të portit. Port Herkule u shkri gjatë vitit 1917, pas akuzave se qeveria ishte duke vepruar në përputhje me moton “përçaj dhe sundo”, dhe ata ishin akorduar statusin e reparteve (quartiers), ku pas kësaj Fontville u shtua si reparti i katër. Kjo zonë e re u ndërtua rishtas me pamje kah deti përgjat viteve 1970. Moneghetti u bë si reparti i gjashtë i njohur si zona e banimit në pjesën veriperëndimore, e krijuar nga një pjesë e La Condamine. Plazhat e njohura të Larvotto-s u bën reparti i gjashtë, i krijuar nga një pjesë e Monte Karlos. La Ruse, Saint Romake (duke përfshirë La Tenaoa) u bën reparti i shtatë, poashtu të krijuara nga një pjesë e Monte Karlos. Monte Karlo ofron vende kulturore të sofistikuara, shumë muze, disa prej hoteleve më të bukura dhe më luksoze të botës, shumë restorante me ofertë të begatshme.

Disa nga hotelet janë “de luz” me pesë yje, si hoteli Hotel de Paris Monte Carlo, me restorantin tij “Luigji i XV" , pastaj, Hermitage, i ngritur në stilin “Belle Epoque" dhe hoteli i rinovuar së voni “Metropol Monte Carlo me restorantin “Robuchon Monte Carlo”. Pastaj këtu janë Fairmont Hotel, Méridien Beach Plaza, i vetmi me plazh privat, Port Palace në limanin Herkul, Columbus hotel në Fontvil, kuart i ngritur në vendin që dikur ishte i mbuluar nga deti, Monte Carlo Beach Hotel në Francë, matanë kufirit, hoteli Miramar Monte-Carlo, aty pranë stazës për “Formula 1”, hoteli Tulip Inn Terminus.

Sipërfaqja e përgjithshme e Monakos është 1.95 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 43° 44' V, 7° 24' L.

Vija bregdetare e Monakos është e gjatë 4,1 km.

Klima e Monakos është klimë e kontinentale, me dimër me temperatura mesatare dhe verë të nxehtë.

Pjesa më e madhe e relievit të Monakos është malor. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit në detin e Mesdheut (0 m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 140 metrave në vendin e quajtur maja e Exhel (ang. : Mont Agel).

Transporti Monakoja ka një rrjet shumë të vogël të rrugëve dhe atë 50 km rrugë të shtruar që kryesisht janë nëpër repartet apo lagjet moderne të Monakos dhe rrugët që e lidhin atë me Francën, në total mbrenda kufijve të shtetit ka 50 km rrugë të asfaltuar. Ajo ka të zhvilluar shumë komunikacionin detar, ku vlen të përmenden portet ai i Monte Karlos, i Fontville të cilët janë të rregulluar me standardet më të larta ku përveç anijeve tregtare ne këto porte zbarkojnë edhe anijet e turistëve.

Flota tregtare dhe detare është e regjistruar më se më shumë se 54 vendeve. Monako është shtet i cili nuk ka airoport, shërbimet fluturuese bëhen nga aeroporti i Nicës, ndërsa në shumicën e rasteve përdoren helikopter për transportin e udhëtarëve. Transferimet bëhen ndërmjet airoportit ndërkombëtar të Nicës si dhe fushave të helikopterëve në Monte Karlo dhe Fontville.

Pozita e mirë gjeografike, dalja në Detin Mesdhe, kufizimi me Francën, e ka bërë Monakon një vendpushim popullor për tërheqjen e turistëve në kazinotë e shumta. Klima e saj e këndshme gjithashtu ka ndikuar në zhvillimin e degës së turizmit. Në vitin 2001 një projekt i madh i ndërtimit të skelës së zgjatur për anijet turistike ka bërë që të tërhjek një numër të madh turistësh. Principata përveç turizmit si degë primare ajo ka korur një sukses të diversifikuar në shërbimet e vogla me vlerë të lartë në industri. Shteti nuk ka tatime dhe taksa shumë të larta mbi të ardhurat dhe kjo e ka bërë që shumë investitorë të ndërtojnë vendbanime ekskluzive, duke e ngritur kështu ekonominë e vendit. Monakoja ka monopol mbi industrinë e duhanit, postës, biznesit zyrtar, rrjetit telefonik etj. Standardi i jetesës është shumë i lartë i krahasuar përafërsisht me zonat metropolitane të begata, dhe të njohura. Në lidhje me të ardhurat ndërkombëtare Monakoja asnjëherë nuk i publikon ato të vërtetat. Vlerësimet që do ti japim më poshtë janë jashtëzakonisht të përafërta. Tjetra, institucione me rëndësi ekonomike janë tregtia dhe sektori bankar, ku janë hiq më pak se 45 banka.

GDP – 976,3 miliard $ (2006) GDP (rritja reale e ekonomike) 0,9 % GDP (të ardhurat për kokë të banorit) 30.000 $ Të ardhurat kryesisht nga : bujqësia 0 %, industria 4,9 %, shërbimet 95,1 % (2001) Fuqia punëtore – 44.000 (2005) Norma e papunësisë – 0 % (2005) Konsumi – <10 %, >10 % Inflacioni – 1,9 % Buxheti – të ardhurat 518 miliard $, shpenzimet 531 miliard $ Energjia elektrike importohet nga Franca Monedha – Euro (€)

principatën e Monakos jetojnë 30 000 banorë të huaj, 30 000 të huaj punëtor të përkohshëm dhe 7600 popullsi vendase (2004).

Shumicën e popullsisë e përbëjnë Francezët, me 47 %, ndërsa popullsia vendase (Monakienët) dhe Italianët përbëjnë 16 % të popullsisë. Pjesën tjtër prej 21 % e përbëjnë pjesa tjetër e 125 pakicave të ndryshme të cilat jetojnë në Monako. Gjuhë zyrtare është gjuha frënge, por gjithëashtu është e përhapur edhe gjuha italiane dhe gjuha angleze bashkë me gjuhën vendase monakiene. Feja zyrtare është ajo katolike, ndërsa me kushtetutë janë të lejuara edhe fetë e tjera. Mosha mesatare në Monako është 42,25 vjet. Tek femrat është 47,19 vjet, ndërsa te meshkujt 43,27 vjet. Shkala e rritjes së popullsisë është 0,43 %. Shkalla e lindjeve është 9,26 lindje në 1000 banorë, shkalla e vdekjes është 12,71 vdekje në 1000 banorë, ndërsa shkalla neto e migrimit është 7,71 migrant në 1000 banorë (2005).

Shkalla e vdekshmërisë së foshnjeve të gjalla është 5,43 vdekje në 1000 banorë. Vdekshmëria te foshnjet meshkuj është 6,29 vdekje në 1000 banorë, ndërsa tek femrat 4,53 vdekje në 1000 banorë. Jetëgjatësia në total është 79,57 vjet. Tek meshkujt jetgjatësia arrin deri në 75,7 vjet, ndërsa tek femrat 83,63 vjet. Koeficienti i fertilitetit është 1,76 lindje të fëmijve nga një grua. Në këtë mbretëri jetojnë njerëz të më shumë se 108 nacionaliteteve, të cilët kanë mundësi që fëmijët e tyre t’i arsimojnë në shkolla të ndryshme. Edukimi dhe diplomat janë njësoj si në Francë, me një dallim se fëmijët në Monako mësojnë në gjuhën angleze qysh nga shkolla fillore, por ehe gjuhën tradicionale dhe historinë e Monakos.

Sport dhe Argëtim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Që nga viti 1929, Grand Prix Monako është mbajtur çdo vit nëpër rrugët e Moankos. Ajo është konsideruar të jetë e dyta për garat me automobila pas asaj të Indianapolisit. Rrugët e ngushta, skajet e përthyera, një tunel e bënë kët ndoshta pistën më të vështirë dhe mëtë kërkuar për Formula 1. Qarku i kësaj piste ka shumë lartësi të ndryshme dhe lakime. Gjatë historisë se Grand Prix të Monakos dy shofer kanë pasur aksident njëri ka qenë Alberto Ascari në vitin 1955 është hedhur në portin e Monte Karlos ku pas katër ditëve ka ndruar jetë në Monza, si dhe tjetri ishte Paul Haukins, i cili poashtu pësoi aksident në vitin 1965. Edhe pas kësaj ky teren ende ngelet nga një më të preferuarit e shumë pilotëve të Formula 1.

Mirëpo nuk duhet veçuar edhe pjesën tjetër të Monakos, këtu po ashtu ka shumë akademi të artit - Rainier III Academy of Music, Academy of Classical Dance, si dhe Princess Grace Plastic Art School. Banorët e këtij shteti nuk mund të marrin pjesë në garat ndërkombëtare, por përkundër kësaj ata aktivisht merren me sport. Stadiumi “Luigji II” është hapur në vitin 1985 dhe është nikoqir i Kupës së ligës së parë franceze, por edhe i shumë garave në atletikë. Ka edhe pajisje për ping-pong, boks, sporte luftarake, sallë për ngritësit e peshave, atë për basketboll, volejboll dhe not.

The Rainier III Nautical Stadium është pishinë olimpike rekreative me pirgun e lartë për kërcime në ujë. Monte - Carlo Country Club me 40 terrenet e tij ofron hapësira të mëdha për turne në tenis dhe për këtë arsye është shndërruar shtëpi e sportistëve të njohur. Në Monako ndodhet selitë e organizatave të rëndësishme sportive - ATP, Federata ndërkombëtare e atletikës, Asociacioni ndërkombëtar i federatave sportive dhe Asociacioni ndërkombëtar i sporteve jo të dhunshme. Për shkak se nuk ka tatime dhe sigurisë së plotë, Monakoja është shëndërruar në vendin e njerëzve me xhepa të thellë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Monako – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Monako – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale