Kontët, dukët dhe dukët e mëdhenj të Oldenburgut
| Monark Oldenburgu | |
|---|---|
Hartë e vendndodhjes së Kontesë së Oldenburgut në 1560, pa Delmenhorstin | |
| Të dhënat | |
| Stili | Madhëria e tij mbretërore |
| Monarku i parë | Egilmari I (si kont) |
| Monarku i fundit | Frederik Augusti II (si dukë i madh) |
| Vendosja | 1101 |
| Përmbysja | 9 nëntor 1918 |
| Vendbanim | Pallati i Rastedes |
| Pretenduesi | Kristiani |
Kjo është një listë e kontëve, dukëve, dukëve madhorë dhe kryeministrave të Oldenburgut. Ajo përfshin shtetet historike të Kontesë së Oldenburgut (1108–1774), Dukatit të Oldenburgut (1774–1810) dhe Dukatit të Madh të Oldenburgut (1814–1918).
Kontët e Oldenburgut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në Perandorinë Gjermaniko-Romake, Oldenburgu ishte një konte që u zhvillua përreth vendbanimit të Oldenburgut, (i dëshmuar për herë të parë në vitin 1108, si Aldenburg, me kontin Eligmari I) dhe përgjatë historisë do të merte kontrollin e një zone më të gjerë. Kontët e Oldenburgut rridhnin nga Dera Princërore Friziane. Gjenealogjia e kontëve të Oldenburgut mund të gjurmohet nga heroi sakson Vidukind (kundërshtar i Karlit të Madh), por përfaqësuesi i parë historik ishte Huno i Rystringenit († 1088, që themeloi manastirin e Rastedes në vitin 1059).[1]

Kontët e parë i përkisnin vijës së frizianëve të Rystringenit. Në fillim ishin vasalë të Velfëve të Saksonisë, duke u rrebeluar herë pas here. Por me ata përfituan nga rrëzimi i princ Henrik Luanit të Saksonisë nga perandori Frederik Barbarosa në vitin 1189, për tu bërë autonomë. Në vitin 1234, kontea u mor nga frizianët e Stendingenit, më vonë nga zotërime të tjera friziane (Butjadingeni, Rystringeni, Vurdeni) dhe në fund, në vitin 1575 ranë nën sundimin e zotërve të Jeverit. Nga fundi i shekullit të XII Kontea e Delmenhorstit bënte pjesë në zotërimet e kontëve të Oldenburgut, por në vazhdim në mjaft raste u shkëput nga ata për të formuar një apanazh për degët e reja të familjes, përkatësisht rreth viteve 1266–1436, 1463–1547 dhe 1577–1617.

Oldenburgu mori rëndësi, kur kont Ditrishi i Oldenbrugut († 1440) u martua me Hedvigën e Holshtajnit, vajzën e Gerhardit të VI të Shlesvig-Holshtajn-Rendsburgut. Djali i madh i Ditrishit, Kristiani, u zgjodh mbret i Danimarkës, si Kristiani I në vitin 1448 dhe në vitin 1457 gjithashtu mbret i Suedisë; në vitin 1460 ai trashëgoi Dukatin e Shlesvigut dhe Kontenë e Holshtajnit. Në vitin 1454, ai ia dorëzoi Kontenë e Oldenburgut vëllait të vogël, Gerhardit (rr. 1430–1499), i cili megjithatë në vitin 1483 do të detyrohej të abdikonte në favor të djalit të tij, ndërsa ai do të vdiste gjatë një pelegrinazhi në Spanjë.

Djali i vogël i Ditrishit do ta vijonte vijën e kontëve të Oldenburgut, e cila do të shuhej në vitin 1667. Në vitin 1667 kjo vijë dinastike do ta merte edhe Oldenburgun, i cili prej kësaj kohe do të bashkohej në bashkim personal me Kurorën e Danimarkës. Zotërimet e Jeverit dhe Kniphausenit nuk do të prekeshin. Zotërimi i Jeverit dëshirohej nga Anton Gyntheri, konti i Oldenburgut për Principatën e Anhalt-Zebstit dhe në vitin 1795 i kaloi Kunkellehenit (trashëgimi femërore) të perandoreshës ruse Katerina e Madhe.
Protestantizmi do të përhapej në konte nga kont Antoni I (1506–1573), i cili gjithashtu i ndaloi manastiret. Megjithatë, ai i qëndroi besnik Karlit të V gjatë luftës së Lidhjes së Shmalkaldenit, duke qenë i aftë ti zgjeronte territoret e tij. Nëpërmjet asnjanësisë gjatë Luftës Tridhjetë Vjeçare, Anton Gyntheri, nipi i Antonit të I, do ti mbronte zotërimet e tij nga shkatërrimet e luftës, si në shtetet e tjera gjermane.
Pas vdekjes së Antoni Gyntherit, Oldenburgu kaloi prapë nën autoritetin danez dhe në vitin 1667 do të goditej nga një epidemi shkatërrimtare dhe pak pas saj qyteti i Oldenburgut do të shkatërrohej nga një zjarr. Mbretërit danezë ishin të çinteresuar për Oldenburgun dhe ai e humbi shkëlqimin e mëparshëm. Në vitin 1773, sundimi danez do të përfundonte dhe, në vitin 1774, Oldenburgu do të behej një dukat.

Më poshtë jepet lista e kontëve të Oldenburgut:
- 1088[2]/1101–1108: Egilmari I
- 1108–1143: Egilmari II
- 1143–1168: Kristiani I Sherrxhiu
- 1168–1211: Morisi I
- 1209–1251: Otoni I, sundues bashkarisht me Kristianin e II dhe më vonë me Johanin e I
- 1211–1233: Kristiani II
- 1233–1272: Johani I
- 1272–1278: Kristiani III
- 1272–1301: Otoni II, kont i Oldenburg-Delmenhorstit
- 1278–1305: Johani II

- 1302–1323: Kristiani IV
- 1305–1345: Johani III
- 1331–1356: Johani IV
- 1345–1347: Konradi I
- 1368–1386 Konradi II
- 1386–1420 Morisi II
- 1368–1398: Kristiani V
- 1398–1423: Kristiani VI
- 1423–1440: Ditrishi Fatlumi
- 1440–1448: Kristiani VII
- 1448–1483: Gerhardi VI Sherrxhiu

- 1483–1500: Adolfi, kont i Oldenburg-Delmenhorstit
- 1500–1526: Johani V
- 1526–1529: Johani VI, sundues i përbashkët me vëllezërit e tijk, Xhorxhin, Kristoforin dhe Antonin e I, u detyrua të dorëhiqej në vitin 1529
- 1526–1529: Xhorxhi, sundues i përbashkët me vëllezërit e tij, Johanin e VI, Kristoforin dhe Antonin e I, u detyrua të dorëhiqej në vitin 1529
- 1526–1566: Kristofori, sundues i përbashkët me vëllezërit e tij, Johanin e VI, Xhorxhin dhe Antonin e I
- 1526–1573: Antoni I, sundues i përbashkët me vëllezërit e tij, Johanin e VI, Xhorxhin dhe Kristoforin
- 1573–1603: Johani VII
- 1573–1619: Antoni II, kont i Oldenburg-Delmenhorstit

- 1603–1667: Antoni Gyntheri
- 1667–1670: Frederiku I, në bashkim personal si Frederiku III, mbreti i Danimarkë-Norvegjisë
- 1670–1699: Kristiani VIII, në bashkim personal si Kristiani V, mbret i Danimarkë-Norvegjisë
- 1699–1730: Frederiku II, në bashkim personal si Frederiku IV, mbret i Danimarkë-Norvegjisë
- 1730–1746: Kristiani IX, në bashkim personal si Kristiani VI, mbret i Danimarkë-Norvegjisë
- 1746–1766: Frederiku III, në bashkim personal si Frederiku V, mbret i Danimarkë-Norvegjisë

- 1766–1773: Kristiani X, në bashkim personal si Kristiani VII, mbret i Danimarkë-Norvegjisë, ia çedoi kontenë vijës dinastike të Holshtajn-Gotorpit
- 1773: Pavli I, perandor i Rusisë, ia çedoi kontenë kushëririt të tij të vijës së Holshtajn-Gotorpit
- 1773–1774: Frederik Augusti I (i ngritur në statusin e dukës në vitin 1774), në bashkim personal me princ-peshkopatën e Lybekut
Dukët e Oldenburgut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nëpërmjet një shkëmbimi territorial, Kontea e Oldenburgut në Traktaktin e Tsarskoje Selos, më 27 gusht 1773 iu caktua kreut të Derës së Holshtajn-Gotorpit, perandorit të ardhshëm të Rusisë, Pavlit të I të Rusisë, i cili katër ditë më vonë do t’ia transferonte vendin kushëririt të tij, Frederik Augustit, princ-peshkopit të Lybekut, i cili më pas, në vitin 1774 do të promovohej në rangun e dukës nga perandori Jozefi II. Dukati në këtë mënyrë përbëhej nga dy pjesë gjeografikisht të ndara: Oldenburgu i mirëfilltë dhe Princ-peshkopata e Lybekut me Rezidencën e Eutinit. Në vitin 1785, Frederik Augusti do të vdiste, ndërsa nipi i tij, Peter Frederik Ludvigu do të pranonte pasimin dhe regjencën për djalin e sëmurë mendor të Frederik Augustit, Peter Frederik Vilhelmin.
Në Reichsdeputationshauptschluss të vitit 1803, Oldenburgu do të merte distriktin hanoverian të Vildeshausenit dhe distriktet e Vektës dhe Klopenburgut nga Princ-Peshkopata e shpërbërë e Mynsterit si kompensim për humbjen e Elsfleth Veser Tollit. Princ-Peshkopata e Lybekut u shndërrua në një principatë të trashëgueshme. Megjithëse ajo u bashkua me Konfederatën e Rinit, do të aneksohej nga Franca në vitin 1810, nën Napoleonin. Duka u largua te djali i tij Xhorxhi në Rusi, i cili ishte martuar me vajzën e perandorit, Katerina Pavlovna.
| Emri | Imazhi | Lindja | Bashkëshortja | Sundimi | Vdekja |
|---|---|---|---|---|---|
| Frederik Augusti I | 20 shtator 1711 Gotorp, Shlesvig biri i Kristian Augustit të Holshtajn-Gotorpit dhe Albertina Frederikës | Ulrike Frederike Vilhelmina e Hese-Kaselit Kasel 21 nëntor 1752 tre fëmijë | 1774–6 korrik 1785 | 6 korrik 1785 Oldenburg mosha 73 | |
| Vilhelmi I | 3 janar 1754 Eutin biri i Frederik Augustit të I dhe Ulrikes | I pamartuar | 1785–1810 | 2 korrik 1823 Këshjella e Plonit mosha 69 |
| Emri | Imazhi | Lindja | Bashkëshortja | Sundimi | Vdekja |
|---|---|---|---|---|---|
| Vilhelmi I | 3 janar 1754 Eutin biri i Frederik Augustit të I dhe Ulrikes | I pamartuar | 1813–1815 | 2 korrik 1823 Kështjella e Plonit mosha 69 |
Dukët madhorë të Oldenburgut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në vitin 1814, pas rënies së Napoleonit, duka u kthye në vend, i cili do të ngrihej në rangun e dukatit madhor në vitin 1815, pas Kongresit të Vjenës. Për më tepër, Oldenburgu mor një eksklavë të re, Principatën e Birkenfeldit përgjatë Lumit Nahe, kështu që territori shtetëror tani përfshinte tre pjesë. Në vitin 1818, Oldenburgu mori Zotërimin e Jeverit nga perandor Aleksandri I i Rusisë. Pas vdekjes së Peter Frederik Ludvigut, në vitin 1829, atë e pasoi djali i tij, Paul Frederik Augusti, i cili u bë i sunduesi i parë që e quante veten dukë madhor. Më 28 shkurt 1849, në kontekstin e Revolucioneve Gjermane, u krijua Ligji Themelor i Shtetit, Kushtetuta e parë Oldenburgeze. Ajo do të rishikohej së shpejti, në vitin 1852, Në vitin 1853 Nikolas Frederik Peteri u bë dukë madhor i Oldenburgut.
Oldenburgu u bashkua me Steuerverein-in në vitin 1836, i cili ishte një bashkim doganor me Mbretërinë e Hanoverit dhe të vende të tjera. Hanoveri u bashkua me Deutscher Zollverein (Bashkimi Doganor Gjerman) në vitin 1854, pasi negocioi kushte të favorshme me Prusinë dhe, duke u përballur me izolimin, Oldenburgu e ndoqi po atë vit. Gjatë Luftës së Dytë të Shlesvigut në vitin 1864, Oldenburgu qëndroi asnjanës. Në Luftën Austro-Prusiane të vitit 1866, trupat e Oldenburgut luftuan në anën e Prusisë kundër Austrisë, duke iu bashkuar Konfederatës Veriore Gjermane të mbizotëruar nga Prusia në vitin 1867. Përgjatë hyrjes së Oldenburgut në Konfederatën Veriore Gjermane, një konventë ushtarake më 15 korrik 1867 i vuri Forcat e Armatosura të Oldenburgut nën Ushtrinë Prusiane[3] dhe rrjedhimisht Ushtria e Oldenburgut mori pjesë në anën e Prusisë në Luftën Franko-Prusiane të viteve 1870–1871.

Në vitin 1871, Dukati Madhor i Oldenburgut u bë pjesë e Perandorisë Gjermane.[4] Pas një sundimi prej 47 vjetësh, Nikolas Frederik Peteri vdiq në vitin 1900. Atë do ta pasonte djali i tij, Frederik Augusti, i cili do të ishte duka i fundit madhor i Oldenburgut. Pas Luftës së Parë Botërore, në vitin 1918, Frederik Augusti do të abdikonte, duke shënuar fundin e dukatit madhor.
Titulli i plotë i sunduesve Dukatit Madhor të Oldenburgut ishte Duka madhor i Oldenburgut, trashëgimtar i Norvegjisë, dukë i Shlesvigut, Holshtajnit, Stormarnin, Ditmarshëve & Oldenburgut, princ i Lybekut dhe Birkenfeldit, zot i Jeverit dhe Kniphausenit. Më poshtë jepet lista e dukëve madhorë të Oldenburgut:
| Emri | Imazhi | Lindja | Martesa(t) | Sundimi | Vdekja |
|---|---|---|---|---|---|
| Vilhelmi I | 3 janar 1754 Eutin Biri i Frederik Augustit të I dhe Ulrikes | I pamartuar | 1815–2 korrik 1823 | 2 korrik 1823 Kështjella e Plonit 69 vjeç | |
| Peteri I | 17 janar 1755 Rastede nipi i Frederik Augustit të I dhe kushëri i Vilhelmit | Frederika e Vyrtembergut 6 qeshor 1781 dy fëmijë | 1823–21 maj 1829 | 21 maj 1829 Oldenburg 74 vjeç | |
| Augusti I | 13 korrik 1783 Rastede biri i Peterit të I dhe Frederikës | Adelhajda e Anhalt-Bernburg-Shaumburg-Hojmit 24 korrik 1817 dy fëmijë Ida e Anhalt-Bernburg-Shaumburg-Hojmit 24 qershor 1825 një fëmijë Sesilia e Suedisë 5 maj 1831 tre fëmijë | 1829–27 shkurt 1853 | 27 shkurt 1853 Oldenburg 69 vjeç | |
| Peteri II | 8 korrik 1827 Oldenburg biri i Augustit të I dhe Idës | Elisabeta e Saks-Altenburgut 10 shkurt 1852 dy fëmijë | 1853–13 qershor 1900 | 13 qershor 1900 Rastede 72 vjeç | |
| Frederik Augusti II[5] | 16 nëntor 1852 Oldenburg i biri i Peterit të II dhe Elisabetës | Elisabeta Ana e Prusisë 18 shkurt 1878 dy fëmijë Elisabeta e Meklenburg-Shverinit 24 tetor 1896 5 fëmijë | 1900–11 nëntor 1918 | 24 shkurt 1931 Rastede 78 vjeç |
| | colspan=9 rowspan=4 style="background: #eee;" |Shlesvigu dhe Holshtajni nën sundimin e Derës së Shauenburgut (1106-1433) | ||||||||||||||
| Kontea e Vildeshausenit (1142-1388) |
|- | Kontea e Oldenburgut (1093-1667) |
Kontea e Delmenhorstit (krijimi i I-ë) (1270-1436) | |||||||||||
| Aneksohet në Kontenë e Hojës | ||||||||||||||
| Dukati i Shlesvigut dhe Holshtajnit (1433-1533) | ||||||||||||||
| Dukati i Shlesvigut (1533-1864) |
Dukati i Holshtajnit (1533-1773) | |||||||||||||
| | colspan=1 style="background: #def;" | | colspan=7 style="background: #dce;" |Zotërimi i Sonderburgut[Shpjegimi 1] (1559-1709) | ||||||||||||||
| | colspan=1 rowspan=2 style="background: #aed;" |Kontea e Delmenhorstit (krijimi i II-të) (1573-1647) |
| colspan=1 rowspan=4 style="background: #fbd;" |Zotërimi i Norburgut[Shpjegimi 2] (1622-1706) |
| colspan=1 rowspan=8 style="background: #ffc;" |Zotërimi i Glyksburgut[Shpjegimi 3] (1622-1779)[6] |
|- | | colspan=1 style="background: #dce;" | | colspan=1 rowspan=4 style="background: #bcd;" |Zotërimi i Viesenburgut[Shpjegimi 4] (1627-1725) |
Zotërimi i Bekut[Shpjegimi 5] (1627-1745) |
Zotërimi i Augustenburgut[Shpjegimi 6] (1622-1869) | ||||||||
| | colspan=1 style="background: #dce;" | |- | | colspan=1 style="background: #dce;" | |- | Dukati i Shlesvigut (1533-1864) |
Zotërimi i Plonit[Shpjegimi 7] (1622-1761) |
|- | | colspan=1 rowspan=8 style="background: #eee;" |Shitur Polonisë | Shitur familjes Vulfen | ||||||||
| |- | Dukati i Oldenburgut (vija e Holshtajnit) (1774-1815) Ngritur në statusin e: Dukatit Madhor të Oldenburgut (1815-1918) |
| colspan=1 rowspan=3 style="background: #def;" |te Shlesvigu | ||||||||||||
| |- | | colspan=1 rowspan=3 style="background: #ffc;" |Zotërimi i Glyksburgut[Shpjegimi 8] (Vija e Bekut) (1825-1918) |
|- | Aneksimi nga Gjermania | Aneksimi nga Gjermania | Aneksimi nga Gjermania | |||||||||
| Aneksimi nga Danimarka | ||||||||||||||
| Aneksimi nga Gjermania | ||||||||||||||
Tabela e sunduesve të Oldenburgut | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Kryeministrat e Republikës së Oldenburgut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas Luftës së Parë Botërore dhe abdikimit të dukës madhor Frederik Augusit, Oldenburgu u bë republikë. Ai mbeti një shtet i Republikës Gjermane nën emrin Shteti i Lirë i Oldenburgut. Megjithatë, demokracia zgjati vetëm për një periudhë të shkurtër. Që me zgjedhjet parlamentare të vitit 1931, nazistët u bënë forca kryesore politik dhe në vitin 1932 morën presidencën e shtetit si pjesë e qeverisë së koalicionit. Në vitet në vijim, Shteti i Lirë i Oldenburgut u nazifikua. Pas Luftës së Dytë Botërore qeverisja ushtarake britanike e shfuqizoi atë, duke e bashkuar me shtetin e Hanoverit për të formuar Saksoninë e Poshtme.
Kryeministrat e kësaj republike ishin si në vijim:
- 1918–1919: Bernhard Kuhnt (Partia e Pavarur Social Demokratike e Gjermanisë)
- 1919–1923: Theodor Tantzen (Partia Demokratike Gjermane)
- 1923–1930: Eugen von Finckh (pa parti)
- 1930–1932: Friedrich Cassebohm (pa parti)
- 1932–1933: Carl Röver (Partia Naziste)
- 1933–1945: Georg Joel (Partia Naziste)
- 1945–1946: Theodor Tantzen (Partia e Lirë Demokratike)
- Në vitin 1946 u bashkua në landin e Saksonisë së Poshtme.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lista e fiseve të hershme gjermanike
- Lista e mbretërve frankë
- Lista e udhëheqësve të Frizisë
- Lista e sunduesve të Saksonisë
- Saksonët
- Saksonia e Ulët
- Teutonët
- Prusia
- Rainland-Palatinate
- Shlesvig-Holshtajni
- Perandoria Gjermaniko-Romake
- Konfederata Gjermane
- Aleanca e tre perandorëve
- Perandoria Gjermane
- Bashkimi i Gjermanisë
- Republika e Vajmarit
- Historia e Gjermanisë
- Monarkia Hapsburge
- Perandoria Austriake
- Historia e Austrisë
- Monarkia e Danimarkës
- Mbretëria e Danimarkës
- Danimarka-Norvegjia
- Historia e Danimarkës
- Historia e Suedisë
- Lista e kontëve dhe princave të Frizisë Lindore
- Prijësit mesjetarë të Frizisë Lindore
- Lista e peshkopëve dhe princ-peshkopëve të Liezhit
- Lista e peshkopëve dhe kryepeshkopëve të Utrehtit
- Lista e peshkopëve dhe kryepeshkopëve të Kambrait
- Lista e kontëve të Burgundisë
- Kontët e Lovenit
- Landgraviati i Brabantit
- Kontea e Loonit
- Kontët dhe dukët e Gueldersit
- Historia e Holandës
- Lista e kontëve dhe margravëve të Namurit
- Lista e monarkëve të Luksemburgut
- Lista e kontëve dhe dukëve të Limburgut
- Lista e mbretërve dhe dukëve të Lorenës
- Lista e monarkëve të Holandës
- Lista e monarkëve në Vendet e Ulta
- Lista e zotërve dhe kontëve të Egmontit
- Konti i Artois
- Konti i Flandrës
- Lista e konteshave të Flandrës nga martesa
- Lista e monarkëve të Belgjikës
- Zotërit dhe margravët e Bergen op Zoom
- Lista e kontëve të Berghut
- Dukati i Klevesit
- Dukati i Builjonit
- Lista e zotërve të Builjonit
- Duka i Brabantit
- Konti i Hollandës
- Konti i Hainautit
- Konti i Zutfenit
- Abacia Princërore e Stavelot-Malmedisë
- Abacia Princërore e Thornit
Shpjegime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Megjithëse quheshin dukë, zotërimi i vërtetë i sunduesve të Sonderburgut dhe ndarjeve të tij ishte i kufizuar në kështjellat, rezidencat dhe ose pallatet e tyre përkatëse. Në këtë mënyrë, për dallimin midis degëve të tjera të dukëve, që faktikisht zotëronin dukate si territore më të mëdha, degët e Sonderburgut quhen zotër.
- ↑ Megjithëse quheshin dukë, zotërimi i vërtetë i sunduesve të Sonderburgut dhe ndarjeve të tij ishte i kufizuar në kështjellat, rezidencat dhe ose pallatet e tyre përkatëse. Në këtë mënyrë, për dallimin midis degëve të tjera të dukëve, që faktikisht zotëronin dukate si territore më të mëdha, degët e Sonderburgut quhen zotër.
- ↑ Megjithëse quheshin dukë, zotërimi i vërtetë i sunduesve të Sonderburgut dhe ndarjeve të tij ishte i kufizuar në kështjellat, rezidencat dhe ose pallatet e tyre përkatëse. Në këtë mënyrë, për dallimin midis degëve të tjera të dukëve, që faktikisht zotëronin dukate si territore më të mëdha, degët e Sonderburgut quhen zotër.
- ↑ Megjithëse quheshin dukë, zotërimi i vërtetë i sunduesve të Sonderburgut dhe ndarjeve të tij ishte i kufizuar në kështjellat, rezidencat dhe ose pallatet e tyre përkatëse. Në këtë mënyrë, për dallimin midis degëve të tjera të dukëve, që faktikisht zotëronin dukate si territore më të mëdha, degët e Sonderburgut quhen zotër.
- ↑ Megjithëse quheshin dukë, zotërimi i vërtetë i sunduesve të Sonderburgut dhe ndarjeve të tij ishte i kufizuar në kështjellat, rezidencat dhe ose pallatet e tyre përkatëse. Në këtë mënyrë, për dallimin midis degëve të tjera të dukëve, që faktikisht zotëronin dukate si territore më të mëdha, degët e Sonderburgut quhen zotër.
- ↑ Megjithëse quheshin dukë, zotërimi i vërtetë i sunduesve të Sonderburgut dhe ndarjeve të tij ishte i kufizuar në kështjellat, rezidencat dhe ose pallatet e tyre përkatëse. Në këtë mënyrë, për dallimin midis degëve të tjera të dukëve, që faktikisht zotëronin dukate si territore më të mëdha, degët e Sonderburgut quhen zotër.
- ↑ Megjithëse quheshin dukë, zotërimi i vërtetë i sunduesve të Sonderburgut dhe ndarjeve të tij ishte i kufizuar në kështjellat, rezidencat dhe ose pallatet e tyre përkatëse. Në këtë mënyrë, për dallimin midis degëve të tjera të dukëve, që faktikisht zotëronin dukate si territore më të mëdha, degët e Sonderburgut quhen zotër.
- ↑ Megjithëse quheshin dukë, zotërimi i vërtetë i sunduesve të Sonderburgut dhe ndarjeve të tij ishte i kufizuar në kështjellat, rezidencat dhe ose pallatet e tyre përkatëse. Në këtë mënyrë, për dallimin midis degëve të tjera të dukëve, që faktikisht zotëronin dukate si territore më të mëdha, degët e Sonderburgut quhen zotër.
- ↑ Në kundërshtim me degët e mëparshme të Delmenhorstit dhe Vildenhausenit, dihet se kjo degë specifike e Delmenhorstit ndoqi numërimin e Kontesë së Oldenburgut.
- ↑ Ndonjëherë i llogaritur si Gerhardi VI.
- ↑ Më shpesh i emërtuar Holshtajn-Gotorp, sipas kryeqytetit të dukatit në Gotorp.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Gotthard Matysik. "Brandenburg: Askanische – Markgrafen in Preussen" (PDF). geschichte-online.info (në gjermanisht).
- ↑ Oldenburg
- ↑ Eduard von Finckh (1881). Geschichte des Oldenburgischen Infanterie-Regiments Nr. 91, vormals Großherzoglich Oldenburgischen Infanterie-Regiments von seiner Errichtung bis zur Gegenwart (1813–1880) (në gjermanisht). Berlin: Mittler. fq. 108.
- ↑ Hugh Chisholm, red. (1911). "Oldenburg". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 20: Ode to Payment of Members (bot. i 11-të). Cambridge University Press. fq. 71–72.
- ↑ "Grand Duke of Oldenburg Dead. Connected with Russian Imperial Family. His Military Services". The New York Times (në anglisht). 14 qershor 1900.
- ↑ Bashkohet me Shlesvigun në vitin 1779, ndërsa në vitin 1825 me Bekun.
- ↑ Huberty, Michel; Alain Giraud; François Magdelaine; B. Magdelaine (1994). L'Allemagne Dynastique Tome VII Oldenbourg (në frëngjisht). Francë: A. Alain. fq. 79, 97, 118, 141. ISBN 2-901138-07-1.
- ↑ Geschichte des Haus Ulenburg
- ↑ "Christian IX" (në danisht dhe anglisht). Uebsajti zyrtar i Monarkisë Daneze. Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2010.
- ↑ "Grand Duke of Oldenburg Dead. Connected with Russian Imperial Family. His Military Services". The New York Times (në anglisht). 14 qershor 1900.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gotthard Matysik. "Brandenburg: Askanische – Markgrafen in Preussen" (PDF). geschichte-online.info (në gjermanisht).
- Eduard von Finckh (1881). Geschichte des Oldenburgischen Infanterie-Regiments Nr. 91, vormals Großherzoglich Oldenburgischen Infanterie-Regiments von seiner Errichtung bis zur Gegenwart (1813–1880) (në gjermanisht). Berlin: Mittler. fq. 108.
- Hugh Chisholm, red. (1911). "Oldenburg". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 20: Ode – Payment of Members (bot. i 11-të). Cambridge University Press. fq. 71–72.
- Huberty, Michel; Alain Giraud; François Magdelaine; B. Magdelaine (1976). L'Allemagne Dynastique (në frëngjisht). Vëll. 7: Oldenbourg, Familles alliées H-L. Francë: A. Giraud. ISBN 978-2-901138-07-5.
Lidhje të jashme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- The House of Oldenburg
- "Regnal chronologies – Oldenburg". my.raex.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2013.
- Articles containing German-language text
- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Vetitë CS1: Paqartësi Julian-Gregoriane
- Articles containing Latin-language text
- Pages using div col with small parameter
- Commons link is locally defined
- Historia e Saksonisë
- Fisnikë gjermanë
- Monarki të mëparshme të Evropës
- Konte të mëparshme në Evropë
- Themelime në 1088
- Themelime shekulli XI në Evropë
- Themelime në 1108
- Themelime shekulli XII në Evropë
- Themelime në 1774
- Themelime shekulli XVIII në Evropë
- Shpërbërje në 1810
- Themelime në 1815
- Themelime shekulli XIX në Evropë
- Shpërbërje në 1871
- Shpërbërje shekulli XIX në Evropë
- Shpërbërje në 1918
- Themelime në 1918
- Themelime shekulli XX në Evropë
- Shpërbërje në 1946
- Shpërbërje shekulli XX në Evropë
- Evropa mesjetare
- Evropa në periudhën e hershme moderne
- Evropa gjatë periudhës së vonë moderne
- Historia e gjermanëve
- Historia e Austrisë
- Lista (politikë)
- Monarkë në Evropë
- Historia e Suedisë
- Tituj fisnikë
- Fisnikë suedezë
- Fisnikëria në Evropë
- Perandoria Gjermaniko-Romake
- Dukate të mëparshme në Gjermani
- Historia e Gjermanisë
- Mbretëri e Danimarkës
- Faqe me lidhje materialesh multimediale të prishura

