Monedhat ilire

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Monedha labeate me mbishkrimin SKODRI-NON

Monedhat ilire janë monedha metalike prej ari, argjendi a bronzi të cilat fillojnë të qarkullojnë në shekullin e VI p.e.s. dhe vazhduan deri në shekullin I p.e.s. pas pushtimit romak.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Iliria ishte vendi i dytë në kontinentin Evropian, pas Helladës, që njohu monedhën. Monedhat e para në tregun ilir u futën rreth shek. VI p.e.s. si pasojë e marrëdhënieve tregtare me qytetet dhe kolonitë helene. Ato ishin prej argjendi dhe i takonin Korinthit dhe Korkyrës. Ishin ilirët e jugut që prenë monedhat e para të ndjekur nga ilirët e viseve veriore. Monedhat më të hershme që njihen deri më tani janë monedhat e Dyrrahut dhe Apollonisë nga shekulli V - IV p.e.s. Sipas arkeologut H. Ceka, prerja e monedhave të para në këto dy qytete duhet të ketë filluar rreth vitit 430-350 p.e.s. [1] Më vonë vijojnë me prerjen e monedhave të tyre edhe qytetet dhe fiset ilire nga viset e Epirit (Ambrakia, Thesprotia dhe para së gjithash monedhat e Mollosëve), pas të cilave vijnë monedhat e Amantisë, Bylisit, Lisusit (Lezhës), Shkodrës, Olympas, Orikos, Damastionit në Dardani, monedhat e Paionisë, etj. të prera në shekullin IV - III p.e.s. [2] Në vazhdim monedha fillojnë të presin vetëm sundimtarët dhe mbretëritë ilirë si p.sh. në Epir, Aleksandër Molosi dhe Mbreti Pirro, në Peoni Audeloni ndërsa në pjesët tjera të ilirisë, Monuni, Mytili, Genti dhe Ballai. [3]

Nga hulumtimet arkeologjike dihet se monedha ilire janë gjetur edhe në vende të tjera përveç se në viset ilire, si p.sh. në Maqedoninë e lashtë, Itali, Greqi, Azinë e Vogël dhe Egjipt, si rezultat i shkëmbimeve tregtare. Monedhat ilire të gjetura në gërmimet arkeologjike në territorin e dikurshëm ilir janë një dëshmi e vlefshme për marrëdhëniet ekonomike gjatë shekujve të fundit p.e.s. Mes tjerash ato dëshmojnë gjithashtu që në periudhën para pushtimit romak, ilirët kishin marrëdhënie tregtare intensive me viset greke, Italinë e Jugut dhe Siçilinë, dhe veçanërisht me Epirin dhe Maqedoninë. [4] [5]

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Xhoxhi, L. (2014). "Numizmatika ilire" (PDF). Rrënjët (Le Radici). Marrë më 11 korrik 2020.
  2. ^ Baku, Pasho, red. (2011). "Monedhat". Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. fq. 643. OCLC 734077163.
  3. ^ Gjongecaj, Sh. (2009). "Të dhënat numizmatike nga Iliria e Jugut dhe Epiri i Veriut në shekujt V-I p. e. s." [Données numismatiques de l’Illyrie du Sud et d’ Epire du Nord aux Ve-Ier siècles]. Iliria. 34: 29–60. Marrë më 11 korrik 2020.
  4. ^ Ceka, Neritan (2013). The Illyrians to the Albanians (në anglisht). Tirana: Migjeni. fq. 114. ISBN 9789928407467. OCLC 900337432. Marrë më 11 korrik 2020.
  5. ^ Dragićević, I. Daorsi coins and a contribution to the understanding of the circulation of coinage in Daorsi territory 2016, 107-128,

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]