Monografi Shala e Bajgorës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Monografi Shala e Bajgorës
Fadil Istrefi - Monografi " Shala e Bajgorës ".jpg

Monografi " Shala e Bajgorës " është shkruar nga autori Fadil Istrefi, më 2011 në Mitrovicë.

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shala e Bajgorës në historinë e saj përfshinë shumë ngjarje dhe personalitete të njohura që u kanë prirë këtyre ngjarjeve që janë zhvilluar në këtë trevë po edhe më gjerë . E kaluar e Shalës së Bajgores është shumë e pasur që nga Iliria – Dardania e deri në ditët e sotme për të cilat shkruan Fadil Istrefi në librin monografik “Shala e Bajgorës”. Për ketë trevë është shkruar[1] edhe më parë mirëpo në këtë monografi çështjet shtrohen në mënyrën që do të nxisin për studime më të thella studiues tjerë. Monografia “Shala e Bajgorës” është e ndarë në tetë kapituj ku flitet për ngjarjet historike të arriturat ekonomike, kulturore, arsimore etj të kësaj treve.

Kapitulli i parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jepet një prezantim historik i Shalës së Bajgorës ku si thotë autori se treva e sotme e Shalës së Bajgorës i ka takuar Ilirisë sepse që nga mileniumi i dytë para erës së re ky territor ka qenë i banuar nga Ilirët stërgjyshërit tanë pra nga populli autokton. Në këtë trevë kanë jetuar fisi Iliro-Dardan që të jep të kuptosh se kjo trevë i ka takuar shtetit që quhej Dardani[2]. Autori thotë se emërtimi Shalë e Bajgorës ka mbetur sipas të gjitha gjasave nga fisi Shalë që ka jetuar në këto fshatra dhe nga fshati qendror që është më i madhi në këtë mes Bajgora. Kjo trevë nganjëherë është quajtur edhe Shala e Vushtrrisë, Shala e Kosovës, Shala e Mitrovicës mirëpo në popull është e njohur si Shala e Bajgorës.

Kapitulli i dytë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë kapitull të kësaj monografie bëhet fjalë për pozitën gjeografike, relievin, hidrografinë dhe klimën e Shalës së Bajgorës. Shala e Bajgorës gjendet në pjesën jugore të Albanikut në verilindje të Mitrovicë dhe Kosovës[3]. Kjo pjesë e Kosovës shtrihet në hapësirën mes Mitrovicës, Besianës (Podujevës), Albanikut dhe Vushtrrisë që përfshinë një sipërfaqe prej rreth 433 km katror. Po ashtu flitet edhe për klimën e kësaj ane që është pjesë e rëndësishme e natyrës për jetën dhe zhvillimin e florës dhe faunës. Si dhe për relievin që kjo trevë në tërësi është e shtrirë në malet e Albaniku me një lartësi mbidetare mesatare rreth 1100 metra. Në kuadër të hidrografisë ku përmenden të gjithë lumenjtë që kalojnë nëpër fshatrat e këtij rajoni autori përmend edhe disa burime që njihen si ujëra mjekuese të cilat edhe tani njerëzit i përdorin.

Kapitulli i tretë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Flitet për vendbanimet e Shalës së Bajgorës që përfshinë përpos qytetit Trepça, Stantërgu i vjetër, Rrëzhana e vjetër shkruan edhe për 54 fshatra tjera duke i paraqitur edhe në harta, kufizimin e tyre me fshatrat e tjera. Po ashtu flet edhe për tipizimet e fshatrave , tipet e shtëpive, kushtet e jetesës etj.

Kapitulli i katërt[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kapitullin IV-të bëhet fjalë për përkatësinë administrative të Shalës së Bajgorës nëpër shekuj duke filluar nga periudha Iliro – Dardane e deri në ditët e sotme në periudhën nga qershori i vitit 1999.

Kapitulli i pestë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bëhet fjalë për popullsinë e Shalës së Bajgorës për regjistrimet e popullsisë që njihen që nga regjistrimi i parë Osmano – Turk që është bërë në vitin 1455 e deri në vitin 1991. Po ashtu flitet për emigrimin e popullsisë në vende tjera si dhe për muhaxhirët që në periudhën 1844 deri më 1912 në Shalën e Bajgorës kanë ardhur shqiptarë nga Sanxhaku i Nishit, Toplica, Kostajnica e Pustareka. Këto lëvizje të popullatës nga Shala e Bajgorës pasqyrohen edhe në mënyrë tabelore me numër të familjeve dhe banorëve që kanë shkuar në vende tjera. Po ashtu flitet edhe për përkatësinë fisnore të popullatës, profesionet, veshmbathjet etj.

Kapitulli i gjashtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Flitet për ekonominë e Shalës së Bajgorës ku përfshihen industria dhe xehetaria duke folur gjerësisht për xeheroren e Trepçës prodhimin e saj në periudha të ndryshme e po ashtu edhe për kuadrot e para të diplomuara të kësaj lëmie e deri tek greva e njohur e minatorëve. Po ashtu flitet për bujqësinë, blegtorinë, bletarinë, pylltarinë etj.

Kapitulli i shtatë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Autori një rëndësi të veçantë i jep prezantimit të zhvillimit të arsimit duke i prezantuar të gjitha shkollat e këtyre fshatrave, veprimtarin e tyre edukativo – arsimore, kuadrot që kanë punuar me nxënësit e kësaj treve,duke i ilustruar me shumë foto të shkollave,nxënësve dhe mësuesve të tyre. Flitet edhe për karakteristika të përgjithshme të shkollave të Shalës së Bajgorës, për kurset e analfabetizmit dhe kurset tjera, kuzhinat shkollore, shkollat për të rritur si dhe për arsimin e shaljanëve në shkollat e mesme të larta e fakultete. Po ashtu në këtë monografi zë vend edhe kultura si veprimtari me rëndësi shoqërore e cila si thotë autori në këtë mes ajo i ka rrënjët nga lashtësia dhe mesjeta si kulturë shqiptare. Edhe punësimi, çështja sociale, informimi etj janë të përfshira në këtë kapitull.

Kapitullin i tetë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bëhet fjalë për kronologjinë e ngjarjeve historike në Shalën e Bajgorës ku shaljanët asnjëherë nuk janë pajtuar me regjimet okupuese që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Fillohet me vitet 1588 dhe 1638 ku shaljanët kishin organizuar kryengritje kundër Turqëve. Vinë me radhë të gjitha ngjarjet historike që janë zhvilluar në këto anë deri në luftën e fundit që e zhvilloi Ushtria Çlirimtare e Kosovës për çlirimin e vendit. Më pas prezantohen biografi të shkurtra të disa personaliteteve të njohura të kësaj ane si: Isa Boletini, Beqir e Sherif Voca, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaqica, Bislim Bajgora, Adem Voca etj. Po ashtu flitet për rezistencën e Shalës së Bajgorës dhe luftën e UÇK – së si dhe luftëtarët trima të kësaj ane duke filluar nga Mehë Uka nga fshati Bajgorë që ishte ideolog për Bashkimin Kombëtar i cili nga forcat kriminele serbe e reaksionare u likuidua mizorisht në fshatin Lushtë afër Mitrovicë. Në monografi flitet për luftën e UÇK – së, dëshmorët dhe martirët duke i prezantuar edhe me fotografi të prirë nga dëshmori Mehë Uka dhe martiri profesori dhe poeti i madh Latif Berisha.

Në fund autori sjell edhe regjistrin e informatorëve, burimet dhe literaturën e shfrytëzuar si dhe emrat e personave që e ndihmuan materialisht nxjerrjen e kësaj monografie.


Shiko[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Shala e Bajgorës në vështrimin historik". http://www.zemrashqiptare.net/news/id_5074/cid_14/Fazli-Hajrizi:-Shala-e-Bajgor%C3%ABs-n%C3%AB-v%C3%ABshtrimin-hostorik.html. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Lidhje e jashtme në |publisher= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!)
  2. ^ "Dardania". https://albanianstudies.weebly.com/dardania.html. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Lidhje e jashtme në |publisher= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!)
  3. ^ "Shala e Bajgores". Komuna e Mitrovicës. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje te jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://www.youtube.com/watch?v=Z9tATnWffqQ https://geographic.org/geographic_names/name.php?uni=-108821&fid=3575&c=kosovo