Monumentet paleokristiane të Ravenës
| Vend i trashëgimisë botërore UNESCO | |
|---|---|
Mozaik i absidës së Bazilikës së San Vitales | |
| Emri zyrtar | Early Christian Monuments of Ravenna |
| Vendndodhja | Ravena, Itali |
| Kriteret | (i) (ii) (iii) (iv) |
| Referenca | 788 |
| Shpallja | 1996 (Seanca e 20) |
| Zona | 1.32 ha |
| Zona tampon | 65,86 ha |
| Kordinatat | 44°24′58″N 12°12′06″E / 44.41611°N 12.20167°E |
Monumentet Paleokristiane të Ravenës janë një varg sites të futura nga UNESCO-ja në listën e vendeve të trashëgimisë botërore nga 7 dhjetori 1996.[1] Grupi përbëhet nga tetë monumente që i përkasin shekullit të V dhe të VI: Mauzoleu i Gala Placidias, Pagëzimorja Neoniane, Pagëzimorja e Arianëve, Kapela Arkipeshkvnore, Bazilika e Sant'Apollinare Nuovo, Mauzoleu i Teodorikut, Bazilika e San Vitales dhe Bazilika e Sant'Apollinare in Classe.[2]
Futja e këtyre tetë monumenteve mes vendeve të trashëgimisë botërore i detyrohet katër vlerësimeve: cilësia e mozaikëve në ta (kriterii I), dëshmia që këtë ofrojnë për raportet artistike dhe fetare midis shekullit të V dhe të VI midis perëndimit dhe lindjes (kriteri II), prania e mozaikëve të karakterizuar nga një përzjerje e stileve të traditës greko-romake dhe të ikonografisë së krishterë (kriteri III) dhe duke qenë se përbëjnë një kompleks artistik dhe arkitekturor fetar dhe mortor emblematik të shekullit të VI (kriteri IV).[2]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Midis shekullit të II dhe të III porti i Ravenës, ndërtimi i të cili i detyrohet perandorit Oktavian August, do të bëhej një bazë e rëndësishme ushtarake që i mundësoi qytetit ta ngrinte progresivisht statusin e tij.[3] Për ti ikur kërcënimeve të sovranit visigot Alariku I në vitin 402 perandori Honorius e zhvendosi kryeqitin e Perandorisë Perëndimore nga Mediolanum në Ravena, që nëpërmjet rëndësisë së saj do të pasurohej nga vepra të shumta monumentale, në fakt gjysmës së parë të shekullit të V i përkasin Mausoleu i Gala Placidias dhe Pagëzimorja Neoniane, por megjithë këtë, Ravena do të shkatërrohej nga luftërat e vazhdueshme për pushtet që do ta çonin në një varfërim të përgjithshëm progresiv. Përveç luftërave të brendshme, qytetit iu desh të përballonte edhe fenomenin natyror të fundosjes që do të shkaktonte uljen e lagunës, duke e kthyer zonën kënetore dhe portin e Klases të papërdoreshëm.[4]
Ravena mbeti kryeqytet i Perandorisë Perëndimore deri në vitin 476 kur mbreti i herulëve, Odoakri rrëzoi perandorin e ri Romul Augustulin, për ta mbajtur pushtetin deri në vitin 493, kur do të mbërrinte mbreti i ostrogotëve, Teodoriku i Madh.[4] Duke u bërë kryeqyteti i Mbretërisë Ostrogote, Ravena do të njihte një periudhë zhvillimi të fortë, do të zgjeroheshin muret, do të bonifikoheshin kënetat, do të ristrukturohej infrastruktura e periudhës romake dhe do të ndërtoheshin shumë ndërtesa kulti, midis të cilave Pagëzimorja e Arianëve, Kapela Arkipeshkvnore, Basilika e Sant'Apollinare Nuovo dhe Mauzoleu i Teodorikut.[5]

Me shpërthimin e Luftës Bizantino-Gotike në vitin 540 gjenerali bizantin Belisari për llogari të perandorit Justiniani I do ta pushtonte Ravenën duke bërë menjëherë kryeqytet të Ekzarkatit të Italisë.[6] Qyteti do të bëhej në këtë mënyrë një qendër e rëndësishme shkëmbimesh midis kulturës perëndimore dhe asaj lindore dhe, megjithë fundosjen e tokës dhe ç'rregullimet e rënda hidrogjeologjike të gjeneruara, porti i tij i vjetër do të mbahej në funksion.[7]
Justiniani do të vendoste në selinë arkipeshkvnore (i pari në histori) Maksimianin, njeri besnik i tij që përgjatë mandatit të tij u shqetësua të bënte qytetin një qendër të rëndësishme kulturore kishtara njëlloj me Romën dhe Bizantin, duke përuruar ndërtesa madhështore si Bazilika e San Vitales dhe Bazilika e Sant'Apollinare in Classe.[6] Rëndësia në rritje dhe zgjerimi i Arkidioqezës së Ravenës, tashmë autoqefale dhe e dyta vetëm ndaj Dioqezës së Romës, do ta bindëte në vitin 666 perandor Konstancin e II të nxirte një privilegj që i garantonte arkipeshkvisë juridiksionin e plotë mbi Emilia-Romanjën.[8] Pavarësia dhe fuqia e Arkidioqezës së Ravenës do të ishin disa herë objekt përplasjeje me papatin, sa që në vitin 680 arkipeshkvi Teodor do të vendoste ta braktiste autoqefalinë duke shkaktuar një varg rrebelishem dhe një dobësim progresiv të pushtetit arkipeshkvnor, që pastaj do të pushohej nga rënia e Ekzarkatit të Italisë në vitin 751 dhe mbërritjes së mbretit longobard Astulf.[9]
Monumentet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mauzoleu i Gala Placidias
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mauzoleu u porosit në gjysmën e parë të shekullit të V nga Gala Placidia, motra e perandorit Honorius dhe regjente për llogari të birit të Valentinianit. Ndërtesa, më parë e lidhur me Kishën e Santa Croce-s, me gjasa ishte një shenjtërore (sacellum) kushtuar Shën Lorencit që edhe pse e ndërtuar me funksionin e mauzoleut nuk do ti bujtëte kurrë mbetjet fundore të perandoreshës, pasi ajo do të vdiste dhe varrosej në Romë. Plani i ndërtesës ishte sipas kryqit latin në qendër të të cilit është e pranishme një kupolë e mbajtur nga katër penakë dhe e përfshirë në një kulëz katërkëndore.[10]
Edhe këtu si në monumentet e tjera ravenase, fundosja e ka ulur shumë strukturën origjinale, që sot shfaqet me tavanin e krahëve më pak se dy metra nga toka, por më parë ishin mjaft të larta. Brendësia është e dekoruar pasurisht nga një cikël mozaikësh që, megjithëse të restuaruar periodikisht shekull pas shekulli, tani gjendet i plotë.
Kupola qendrore e mbizotëron ndërtesën, dhe ka anash katër luneta, ndërsa tre luneta të tjera gjenden në skajin e krahëve, ndërsa voltat barrelë të krahëve janë mbuluar nga një tapet i stilizuar në sfond të kaltër me ndikim iraniko-sasanid.
Në qendër të kupolës gjendet kryqi në një tapet yjesh në sfond të kaltër, ndërsa në katër këndet gjenden simbolet e ungjilltarëve. Lunetat e kupolës paraqesin çifte shenjtorësh dhe apostujsh, me krahët të ngritur në adhurim drejtë qendrës ideale të ndërtesës, kryqit.[10]

Te krahët spikasin lunetat e viriut dhe të jugut, me Shën Lorencin dhe me të famshmin Bari të Mirë, do me thënë Krishtin, të paraqitur pa mjekërr, i ulur mbi një shkëmb dhe i rrethuar nga dhëntë që drejtohen nga ai. Luneta perëndimore është dekoruar nga drerë midis degë pemësh që krijojnë një krua (të mbështetura në një pasazh të Psalmeve ashtu si një dre kërkon ujë, ashtu dhe shpirti kërkon Zotin).
Paraqitja, e pasur me ngjyra, tregon përsëri aftësinë për të krijuar volume dhe organizimin realist në hapsirë të trupave, me figura në plan të parë dhe të dytë, sipas një stili akoma të lidhur me artin e lashtë. Nuk mungojnë referimet ndaj simboleve kristiane, si pëllumbat që pinë në burim (simbol i shpirtrave të krishtera që pijnë nga hiri hyjnor) dhe drerë.[10]
Pagëzimorja Neoniane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E vendosur pranw Katedrales sw Ravenws dhe pak a a shumë bashkwkohëse me Mauzoleun e Gala Placidias, Pagëzimorja Neoniane ia detyron emrin e saj peshkopit Neon, që rreth vitit 458 do ta dekoronte me mozaikë) apo Pagëzimorja e Ortodoksëve dhe Pagëzimorja e San Giovanni in Fonte (për ta dalluar nga Pagëzimorja pasuese e Arianëve).[11]

Nëpërmjet fundosjes tipike të Ravenës sot është groposur me rreth 2 metra; në planimetri paraqet formë tetëkëndore, së jashtmi ka një veshje të thjeshtë në tulla me lezena dhe harkada të verbëra që i përkasin ndërtimit origjinal dhe do të rimereshin nga modele veriore (p.sh.: Bazilika Palatine e Kostandinit në Trir apo Bazilika e San Simpliciano-s në Milano), çatia me një kupolë është tërësisht e dekoruar me mozaikë sipas tre unazave. Unaza e jashtme paraqet një varg arkitekturash fiktive me tre pjesë në qendër të të cilave gjenden tetë altarë, nga të cilët katër me ungjijë të hapur, fasha e dytë paraqet dymbëdhjetë apostujt në sfond të kaltër me toga dhe pallium, në fund në rrethin qendror, mbi sfond të artë gjendet skena e pagëzimit të Jezusit me Gjon Pagëzorin në aktin e dhënies së sakramentit Krishtit të futur në Jordan deri në mes. Edhe faqet e mureve të pagëzimores paraqesin një dekorim të pasur me stuko, afreske, mozaikë dhe mermerë polikromikë.[11]
Çatia, fillimisht e sheshtë, do të zëvendësohej me një kupolë (e lehtësuar nga tuba balte) rreth vitit 458 nga peshkopi Neon, i cili do të mundësonte edhe dekorimin me mozaikë. Në veçanti në tavan, midis tre unazash paraqiten subjekte të ndryshme: Unaza e jashtme, me sfond të kaltër, paraqet një vargë arkitekturash fiktive tripjesëshe, që krijojnë një efekt alternues midis të lugtave dhe të mystave; në qendër të kamareve gjenden tetë altare, nga të cilët katër me ungjijë të hapur të ungjilltarëve të alternuar me katër frone me simbole të Krishtit (hetomasia).

Unaza e dytë është më interesantja dhe paraqet dymbëdhjetë apostujt në sfond të kaltër, me veshje (toga dhe pallium) të alternuara në ngjyra të bardha dhe të arta. Dhjetë apostuj kanë një kurorë mes duarve, ndërsa Pjetri çelësat dhe Pali rrotullën e ligjit. Imazhet paraqesin gjithësesi një konsistencë plastike dhe një ndjesi lëvizjeje, që dëshmojnë raportet e pandërprera me mjedisin romak; njëkohësisht tregues i raporteve me botën bizantine janë polikromia e gjallë, monumentaliteti dhe hieracitetit i figurave. Apostujt nuk paraqesin brerore dhe ndahen nga intervale shandanësh, që simbolizojnë Pasionin e Krishtit.

Në rrethin qendror, në sfond të artë, gjendet skena e Pagëzimit të Jezusit me Shën Gjon Pagëzorin në aktin e dhënies së sakramentit Krishtit të zhytur deri në mes në Jordan; nga lumi shfaqet edhe një personifikim në të djathtë, i nëvizuar nga shkrimi Iordañ, ndërsa mbi Krishtin qëndron pëllumbi i Shpirtit të Shenjtë. Fytyrat e Jezusit dhe të Pagëzorit do të rimodeloheshin në shekullin e XVIII nga restauratori roman Felice Kibel, prandaj pjesa qendrore e skenës, me konture të dukshme, nuk është më ajo origjinale. Në veçanti pagëzimi kryhej nëpërmjet zhytjes siç mund të vërehet në Pagëzimoren e Arianëve.
Edhe faqet e mureve të pagëzimores paraqesin një dekorim të pasur me stuko, afreske, mozaikë dhe mermerë polikromikë, që ka referime të tjera krahasuese në monumentet ravenase të Artit Paleokristian.

Pagëzimorja e Arianëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Teodoriku i Madh, edhe pse vetë ishte me besim arian, vendosi ti bënte të bashkëjetonin paqësisht gotët (pikërisht të besimit arian) dhe latinët ("ortodoksë", në kuptimin që ishin ndjekës doktrinës kanonike), por duke i mbajtur dy etnitë të ndara. Kjo zgjedhje do të bënte që të krijoheshin lagje të veçuara dhe ndërtesa të dyfishta kulti në qytet. Pallati i Regio Caesaris do të zgjerohej dhe do të ndërtohej një bazilikë për arianët (Kisha e tanishme e Santo Spiritos), dhe një pagëzimore, tani e quajtur Pagëzimorja e Arianëve, për ta dalluar nga Pagëzimorja Neoniane.
E ndërtuar në gjysmën e parë të shekullit të VI. Me ardhjen e bizantinëve pagëzimorja do të shndërrohej në kultin kanonik në vitin 561, duke u kthyer në orator kushtuar Virgjëreshës, megjithëse i ruajti të paprekura dekorimet dhe simbologjinë ariane.[12]
Edhe ajo ka plan tetëkëndor por me sipërfaqje më të vogël përkundrejtë mozaikëve të pagëzimores tjetër, prandaj unazët koncentrike janë vetëm dy, me një dekorim të ngjashëm me tjetrën. Në unazën e jashtme paraqiten dymbëdhjetë apostujt në aktin e ofrimit të kurorave dhe rrobave të ndarë nga palma[a] në vend të shandanëve, froni i zbrazur i hetimasisë. Ndërsa në qendër paraqitet Pagëzimi i Krishtit me Shën Gjon Pagëzorin, personifikimin e Jordanit dhe pëllumbi i Shpirtit të Shenjtë) por e thjeshtëzuar, me figura më statike dhe përsëritëse në pamje, me veshje më të thjeshta (vetëm toga të bardha), volume të sheshta dhe kaligrafike (palosjet duken vetëm të vizatuara).[12]

Spikat gjithashtu pohimi tashmë mbizotërues i fundit të artë, që po imponohej në të gjithë botën mesdhetare, si mjet për të paraqitje më abstrakte dhe simbolike, të përmbytur nga një dritë të botës së përtejme, në përputhje me konceptimin filozofik të Plotinit, sipas të cilit bukuria estetike duhet ta ngrinte në shpirtin intelektual, që i tejkalon format e përmasave mondane duke i zbutur kontrastet, duke nxitur soditjen asketike të Njëshit.[13][14][15]
Kapela Arkipeshkvnore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kapela e Pallatit Arkipeshkvnor të Ravenës është një kapelë e vendosur në katin e parë të Pallatit Arkipeshkvnor (tashmë seli e Museo Arcivescovile di Ravenna).

Kapela është futur që nga viti 1996 në listën e vendeve italiane të trashëgimisë botërore nga UNESCO, në brendësi të vargut të vendeve të quajtura "Monumentet paleokristiane të Ravenës".
Monumenti i vetëm me natyrë ortodokse që u ndërtua gjatë mbretërimit të Teodorikut, Kapela Arkipeshkvore, e njohur edhe si Cappella di Sant'Andrea, është oratori i lashtë i peshkopit ravenas, e urdhëruar nga peshkopi Pjetri II dhe kushtuar Shën Pjetër Fjalartit, arkipeshkvi i Ravenës nga viti 433 deri në vitin 450. Kapela do të përurohej në vitin 495.[16]
Kapela Arkipeshkvnore vezake paraqitet me një plan në formë kryqi, të pajisur me një vestibul tërësisht prej mermeri në pjesën e poshtme dhe të pasur me mozaikë me veçori të jashtëzakonshme në atë të sipërme.[16]

Shumë i dukshëm është mesazhi anti-arian i përmbajtur në punimin në mozaik të atriumit, që paraqet Jezusin Luftëtar, me kryqin në sup, në aktin e dëbimit të bishave të herezisë, akt shpagimi ideologjik kundër mbizotërimit të qeverisë së atëhershme ariane të Teodorikut.[16]
Në voltën me vela imazhet e katër kryeengjëjve të traditës biblike më të vjetër – Mihaili, Gabrieli, Rafaeli dhe Urieli – që mbajnë një klipe me monogramën kristologjike, të zhytur në degnaja të banuara (do me thënë të populluara nga kafshë, në këtë rast zogj të vegjël, simbol i kontekstit parajsor), ndërsa në hapsira rezultuese futen simbolet e katër ungjilltarëve, të përfaqësuar nga librat e tyre përkatës të ungjijve, për të nënvizuar që besimi autentik i krishter është ai i krishtërimit kryesor zyrtar.[16]
Në fund, nën harqe paraqitet busti i Krishtit, i gjashtë shenjtëve (djathtas) dhe gjashtë shenjtoreve (majtas) të kohës së martirëve, mesazh i mëtejshëm që thekson natyrën ortodokse të këtij monumenti, kaq domethënës për Artin Ravenas të Periudhës Teodorikiane.[16]
Bazilika e Sant'Apollinare Nuovo
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Afër pallatit do të ndërtohej Bazilika e Sant'Apollinare Nuovo (fillimi i shekullit të VI), e përdorur me gjasa si kishë palatine. Bazilika ka tre navata me plan gjatësor dhe me dritare si në kleristor ashtu dhe në katin përdhe, sipas tipologjisë së zakonshme ravenase. Dymbëdhjetë kolonat që ndajnë navatat, janë prej mermeri prokones dhe me kapitele korintike të skalitur në Bizant, të kryesuara nga pulvinë. Dekorimi me mozaikë është i pasur dhe megjithëse kanë humbur në absidë, janë të ruajtura mirë tre fashat gjatësore që shtrihen mbi harkadat që ndajnë navatat, edhe pse vetëm ato të sipërmet dhe një pjesë e atyre të poshtme i përkasin Periudhës së Teodorikut (pjesa tjetër do të zëvendësohej një shekull më vonë nga të dërguarit e Justinianit).

Fasha më e lartë dekorohet nga një varg kuadresh më intervale me motive alegorike të një pavijoni me dy pëllumba. Kuadret paraqesin skena nga jeta e Krishtit dhe janë veçanërisht të përpiktë në hollësi, edhe pse në lashtësi gjendeshin akoma më lartë (për shkak të fundosjes) dhe kështu leximi i tyre ishte përgjithësisht i kufizuar.
Disa skena lejojnë të dallohen disa evoluime të artit të mozaikut në Periudhën e Teodorikut: skena e Krishtit që ndan dhëntë nga dhitë përngjason me atë të Bariut të Mirë të Mauzoleut të Gala Placidias, por dallimet janë të konsiderueshme (ka kaluar pak më pak se një shekull): figurat nuk janë më të organizuara në një hapsirë në thellësi, por paraqiten të shtypura njëra mbi tjetrën, me shumë thjeshtëzime (disa kafshë nuk kanë as këmbët). Paraqitja e ngurtë ballore dhe humbja e volumit te Krishti dhe te engjëllit mbreson një ndjenjë të panohueshme hiratike. Në skenën e Darkës së Fundit Krishti dhe apostujt janë paraqitur ngjashmërisht me paraqitjet romake paleokristiane, dhe përmasat hierarkike (Krishti më i madh se figurat e tjera) duke hyrë në stilin e Artit të Antikitetit të Vonë "provincial" dhe "plebe".

Themelorë mbeten mozaikët që zbukurojnë navatën kryesore. Dekorimi është i ndarë në të dy krahët, në tre radhë: lartë, me intervale kamaresh të kryesuara nga pëllumba dhe kurora, janë paraqitur në panele drejtkëndore, skena të Pasionit dhe me Mrekulli dhe Parabola të Krishttit; në pjesën qendrore, midis dritareve ka figura profetësh; në atë të poshtme, djathtas, një varg i gjatë shenjtësh martirë, të drejtuar nga Shën Martini dhe që drejtohet nga Krishti i ulur në fron midis katër engjëjsh; majtas, një varg analog shenjtoresh virgjëresha. Fasha më e ulët, më e madhja, është edhe ajo e modifikuar më tepër nga bizantinët, pasuesit e Teodorikut.

Me gjasa përmbante skena të lidhura me kultin arian që do të fshiheshin tërësisht nga restauratorët e orodoksisë. Megjithatë, nga periudha e parë mbeten skenat e famshme të paraqitjes së Portit të Klases dhe të Palatium teodorikian në Ravena, të vendosura në pjesën më të afër hyrjes së kishës në mënyrë pasqyrore në të dy anët (e para majtas, e dyta djathtas duke parë nga altari). Në të parën vërehet një këndvështrim i pazakontë "në fluturim zogu", për të theksuar gjerësinë që paraqet një stilizim të shquar, edhe në shtëpitë e qytetit të dalin nga muret; edhe e dyta shfaq një paraqitje jo natyrorore, pa interes në paraqitjen realiste të pamjes së ndërtesës.
Në të dyja paraqitjet do të fshiheshin për njëfarë damnatio memoriae të gjitha figurat njerëzore (me shumë gjasa vetë Teodoriku dhe anëtarët e oborrit të tij): vërehen pjesë të mëdha ngjyrash letësisht të ndryshme (si provë e një rindërtimi të ndodhur në një kohë të dytë) qoftë në muret e Klase, qoftë në harkadat e pallatit, ku tashmë shfaqen tenda. Për më tepër mbi kolonat e bardha të pallatit kanë mbetur gjurmë të shumta të pakundërshtueshme të duarve që dalin aty këtu.
Për sa i përket Bazilikës së Sant'Apollinare Nuovo, peshkopi Agnello do ta ridekoronte rreth viteve 560-570 duke e pajtuar me kultin e krishtërimit zyrtar, duke i pastruar imazhet apo duke e rindërtuar nga e para. Qe në këtë periudhë që do të fshiheshin personazhet në fashën e poshtme të kishës (në Palatium dhe në portin e Klases) dhe që do të shtoheshin vargjet e famshme të Shenjtoreve Virgjëresha dhe Shenjtët Martirë: të parat gjenden në të majtë duke parë drejtë altarit dhe janë të drejtuara nga Mbretërit Magë drejtë Shën Mërisë me Fëmijën; të dytët, në të djathtë, ecin drejtë Krishtit në fron të udhëhequr nga engjëjt.
Stili i mozaikëve do të evoluonte më tej drejtë një solemniteti më të madh dhe statike hieratike, në të njëjtën mënyrë me artin bashkohës bizantinë, me përsëritjen e motiveve (të dekorimit dhe të vetë figurave) në një fund verbues të praruar. Veshjet janë të pasura por të gjitha njëlloj, të konturuara në fund.[17]

Mauzoleu i Teodorikut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jashtë qytetit, pranë nekropolit rezervuar gotëve, Teodoriku do të ndërtonte rreth vitit 520 mauzoleun e vetë, që gjendet e dhe sot i izoluar në afërsi të qendrës së Ravenës. Mbi të gjitha dallonte nga të gjitha ndërtesat e tjera të Ravenës për faktin se nuk është ndërtuar me tulla, por me blloqe gurësh të Istrisë. Ka plan qendror, duke rimarë tipologjinë e mauzoleve të tjerë romakë, dhe karakterizohet nga dy rende: i pari është së jashtmi dekagonal me kamare për secilën faqe, të mbuluara nga harqe solide të plota, ndërsa në brendësi është kryqiformë; i dyti është i vogël dhe më parë ishte i rrethuar nga një deambulator, nga i cili kanë mbetur vetëm gjurmë në bashkangjitjen e harqeve me faqet dhe ka formë decagonale së jashtmi dhe rrethor së brendshmi, ku ishte vendosur sarkofagu me mbetjet e Teodorikut.
Karakteristikat më mbresëlënëse të ndërtesës përbëhen nga çatia, ku ndodhet një monolit i vetëm në formë kapuçi, i bartur nëpërmjet detit dhe i vendosur mbi ndërtesë me dymbëdhjetë doreza, dhe ku gjendet një fashë dekorative me një motiv "në formë dare", dëshmia e vetme në Ravena i një dekorimi të huazuar nga argjendaria barbare më shumë se nga repertori romako/bizantin.[18]

Bazilika e San Vitales
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Por kantieri më i rëndësishëm i Periudhës Bizantine do të ishte Bazilika e San Vitales, e realizuar duke nisur që kur Teodoriku ishte akoma në jetë, midis viteve 522 dhe 547, në zonën veri-lindore të qytetit, afër kompleksit monumental që përfshinte edhe Mauzoleun e Gala Placidias.
E nisur ndoshta në periudhën e peshkop Eklesios, do të përfundohej nga Maksimiani, falë dhurimit të madh të bankierit Giuliano l'Argentario që do ti ofronte 26.000 soldë (për kët do të paraqitej në një mozaik pranë perandorit Justinian).
Kisha shënoi një shkëputje nga bazilikat tipike gjatësore të Ravenës dhe, në planin me bazë qendror (në këtë rast tetëkëndor), përgjanson Kishën e Shenjtëve Shirgj dhe Bak në Kostandinopojë, prej pak vitesh më e hershme, apo martirionë të tjerë bashkëkohës.
Brendësia e kishës paraqet një deambulator që vërtitet përreth një bërthame qendrore me plan rrethor, me shtylla dhe kolona mbi dy rende (në katin përdhes dhe në matroneum). Kupola me tamburin është me ngritje më të madhe nga kishat e ngjashme lindore.

Brendësia është e famshme për mozaikët e shquar, por është i çmuar edhe dekorimi me mermerë polikromikë dhe stuko, kapitelet e skalitur në Bizant me një dekorim të pasur çpime dhe të pajisura me pulvin me figura zoomorfe dhe kryq. Balaustrat e matroneut janë të çpuara në mënyrë të rafinuar. Luksi i theksuar nga plani i posaçëm që ka nevojë të përshkohet për të përjetuar pamjet e panumërta, krijon një efekt shkëlqimi që duket se e zhduk peshën e ndërtimit në një përmasë të mbinatyrshme. Kjo qe tipike e oborrit perandorak bizantin, ndërsa elemente të tjera, si kupola e lehtësuar nga tuba balte, janë fryt i përvojës italiane, për të cilën mendohet se në bazilikë do të punonin mjeshtri vendore bashkë me ato të ardhura nga bizanti.

Pika qendrore është vendosur në absidë, ku dy engjëj në mozaikë mbajnë simbolin e kryqit. Mozaikët më të famshëm janë të vendosur në krahët e altarit dhe paraqesin dy panele të shquara në pozicion pasqyror të perandorit Justinian dhe të Teodorës të rrethuar nga oboreth përkatëse në gjithë luksin që kërkonte statusi i tyre politik dhe fetar. Figurat janë paraqitur ballas, sipas një hierarkie të ngurtë të oborrit, me në qendër augustët, të rrethuar nga dinjitarë dhe nga roje. Pranë Justinianit është i pranishëm arkipeshkvi i parë i Ravenës, Maksimiani, i vetmi i etiketuar me mbishkrim, prandaj mund të ketë qenë edhe mbikëqyrësi i punimeve. Ngurtësia hieratike e Justinianit dhe Teodorës pasqyron çezaropapizmin bizantin.

Trupat janë absolutisht dypërmasorë dhe të stereotipuar, megjithëse vetëm në dy fytyrat mbretërore vërehet një pasuri drejtë realizmit, pavarësisht rolit të idealizuar gjysmë-hyjnor të theksuar nga breroret. Nuk ekziston prespektiva hapsinore, sa që personazhet e ndryshme janë në një plan të vetëm, kanë cepat e veshjeve të sheshta dhe duket se shkelin këmbët e njëri-tjetrit.
Dy panele të tjera, më lartë, me Flijimin e Abrahamit dhe peshkop Eklesion që dhuron një model të bazilikës në fakt i përkasin akoma Periudhës Ostrogote dhe paraqesin njëfarë vetëdije hapsinore.[19]
Bazilika e Sant'Apollinare in Classe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Po peshkopi Maksimian do të shenjtëronte në vitin 547 një bazilikë afër portit të afërt të Klases, të quajtur Sant'Apollinare in Classe. Plani është tipik i bazilikave gjatësore paleokristiane, dhe të dekorimit të pasur me mozaikë ka shpëtuar vetëm këndi absidal.

Në këta mozaikë, që paraqesin stadin e fundit të Artit Ravenas, shihet se si simboli tashmë ka marrë mbizotërimin mbi paraqitjen natyrore realiste në trajtimin e temës ungjillore të Shndërrimit në Malin Tabor. Në qendër gjendet Sanctus Apolenaris, i veshur në mënyrë madhështore me palliumin peshkoal dhe stolën, i mban krahët ngritur drejtë kryqit gjigant të të çmuar që mbizotëron brendësinë e një rrethi në një fushë të kaltër të spërkatur me yje. Dymbëdhjetë delet, saktësisht të njëjta dhe të sheshta përfaqësojnë besimtarët e dioqezës ravenase dhe mbushin fashën më të ulët. Në një lëndinë të pasur me bimë dhe minerale në stil kaligrafik dhe pa ndonjë zvogëlim perspektive, gjenden tre dele të tjera (njëra majtas dhe dy djathtas) që shohin nga kryqi, ndërsa në qiell shfaqen nga retë Moisiu dhe Elia, përveç dorës hyjnore në krye.

Zgjedhja e temës është ngushtësisht e lidhur me luftën kundër arianizmit, pasi ripohon natyrën njerëzore dhe hyjnore të Jezu Krishtit, kjo e fundit e mohuar nga arianët. Për më tepër paraqitja e Apollinarit midis figurave të apostujve ishte një legjitimim për Maksimianin si arkipeshkv i parë i një dioqeze drejtpërdrejtë e lidhur me ndjekësit e Krishtit, duke qenë Apollinari, sipas legjendës, dishepull i Shën Pjetrit.
Restaurimet kanë mundësuar të zbulohet një sinopia nën mozaikë, duke zbuluar si tema dekorative, tashmë me lule, fruta dhe cupa me zogj, do të ndryshohej tërësisht pikërisht nga nevoja për të kremtuar arritjen e rangut të arkidioqezës.[20]
- Punime të ndryshme artistike ravenase
- Amboni prej mermeri i Katedrales së Ravenës, shek. VI
- Amboni i shenjtëve Gjon dhe Pal, shek. VI, Museo Arcivescovile i Ravenës
- enda e Shën Eleukadiusit, Bazilika e Sant’Apollinare in Classe
- Mozaik i dyshemesë së Bazilikës së San Vitales
- Vaska e prej porfiri e Teodorikut, rr. 520, Mauzoleu i Teodorikut
- Kapitel në absidën e Sant'Apollinare Nuovo
- Kapitel bizantin në Bazilikën e Sant’Apollinare in Classe
- Kapitel bizantin si shportë, shekulli VI, Museo Nazionale di Ravenna
- Tjetër kapitel bizantin shportë, shek. VI, Museo Nazionale
- Relikuar i shekullit të VI, Museo Arcivescovile, Ravena
- Sarkofagë Ravenas
- Sarkofagu i arkipeshkvit Teodor, Bazilika e Sant’Apollinare in Classe
- Sarkofag në Bazilikën e Sant’Apollinare in Classe
- Sarkofag në Bazilikën e San Vitales
- Sarkofag në Bazilikën e San Vitales
- Sarkofag i shek. VI-VII, Sant’Apollinare in Classe
- Pamje anësore e sarkofagut të arkipeshkvit Teodor, Sant’Apollinare in Classe
- Një sarkofag mermeri i shek. V në Ravena
- Sarkofag i shek. V me skenën e Traditio legis, Museo Nazionale di Ravenna
- Sarkofagu i Valentinianit III, Mauzoleu i Gala Placidias
- Sarkofagu me apostujt, shekulli V, Bazilika e Sant’Apollinare in Classe,
- Pamje anësore e sarkofagut me apostujt, shek. V
- Sarkofag që paraqet në mënyrë alegorike kalimin në botën tjetër si rënien e perdes së skenës, shek. VI-VII
- Sarkofag i shek. VI, Bazilika e Sant’Apollinare in Classe
- Sarkofag në Bazilikën e Shën Françeskut në Ravena
- Sarkofagu i Shën Barbationit, shek. V, Katedralja e Ravenës
- Sarkofagu i filozofëve, shekulli III, Bazilika e Shën Françeskut, Ravena
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arti Ravenas
- Provinca e Ravenës
- Emilia-Romanja
- Arti paleokristian
- Arkitektura Paleokristiane
- Arbëria nën Perandorinë Bizantine
- Arkitektura bizantine në Shqipëri
- Shkëputja nga Bizanti dhe ekspansioni serb në trevat shqiptare
- Arti dhe Arkitektura Visigote
- Arti i Dyndjeve Barbare
- Arkitektura Mesjetare Skandinave
- Periudhat në historinë e artit perëndimor
- Dyndjet Barbare
- Mbretëritë Barbare
- Bizhuteritë e lashta romake
- Arti Mesjetar
- Arkitektura Mesjetare
- Arti dhe Arkitektura Para-Romanike
- Arti Anglo-Sakson
- Arkitektura Anglo-Saksone
- Arti dhe Arkitektura Merovinge
- Arkitektura Merovinge
- Arkitektura Para-Romanike
- Arti dhe Arkitektura Para-Romanike Iberike
- Arkitektura Visigote
- Arti dhe arkitektura mozarabe
- Arti dhe Arkitektura e Repoblación
- Arkitektura Asturiane
- Arti Karoling
- Arkitektura Karolinge
- Rilindja Karolinge
- Arti Viking
- Arti Otonian
- Arkitektura Otoniane
- Rilindja Otoniane
- Rilindja e shekullit të XI
- Rilindja e shekullit të XII
- Rilindjet Mesjetare
- Arti Longobard
- Arkitektura Longobarde
- Skulptura Longobarde
- Piktura Longobarde
- Argjendaria Longobarde
- Varangianët
- Kleisoura (distrikt bizantin)
- Anijet Mesjetare
- Luftërat Avaro-Bizantine
- Romaniku i Parë
- Arti Romanik
- Arti gotik
- Arkitektura e Skocisë në Periudhën Romake
- Bota Greko-Romake
- Arti mesjetar në Shqipëri
- Thema e Durrësit
- Thema e Nikopojës
- Thema e Delmacisë
- Lista e mbretërve frankë
- Gotët
- Visigotët
- Ostrogotët
- Vandalët
- Teutonët
- Skithët
- Arti romak
- Rënia e Perandorisë Romake Perëndimore
- Arkitektura Romake
- Arti Arkaik Romak
- Arti Romak Plebe
- Arti romak
- Beteja e Pyllit Teutoburg
- Burgus
- Cannaba
- Castellum
- Castra
- Vardariotai
- Domus
- Goto-grekët
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Llaçi romak
- Masakra e Latinëve
- Plaçkitja Vandale e Romës
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Portretizimi Romak
- Prokopi i Çezaresë
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Shtëpia Romake
- Skulptura Romake
- Tempulli Romak
- Ura romake
- Urbanistika Romake
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Citime fundore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Ravenna città patrimonio mondiale dell'umanità" (në italisht). Comune di Ravenna. Marrë më 1 prill 2021.
- 1 2 "Early Christian Monuments of Ravenna" (në anglisht). UNESCO World Heritage Centre. Marrë më 19 mars 2021.
- ↑ Leardo Mascanzoni (1990). "Il porto di Augusto". Storia e Dossier (në italisht). Giunti Barbera Editore (44): 3–50.
- 1 2 Leardo Mascanzoni (tetor 1990). "Imperatori romani, re barbari, esarchi bizantini". Storia e Dossier (në italisht). Giunti Barbera Editore (44): 3–50.
- ↑ Leardo Mascanzoni (tetor 1990). "La città ostrogota". Storia e Dissier (në italisht). Giunti Barbera Editore (44): 3–50.
- 1 2 Leardo Mascanzoni (tetor 1990). "L'Esarcato". Storia e Dossier (në italisht). Giunti Barbera Editore (44): 3–50.
- ↑ Leardo Mascanzoni (tetor 1990). "Il dissesto idraulico". Storia e Dossier (në italisht). Giunti Barbera Editore (44): 3–50.
- ↑ Leardo Mascanzoni (tetor 1990). "L'autocefalia". Storia e Dossier (në italisht). Giunti Barbera Editore (44): 3–50.
- ↑ Leardo Mascanzoni (tetor 1990). "Verso il declino". Storia e Dossier (në italisht). Giunti Barbera Editore (44): 3–50.
- 1 2 3 "Mausoleo di Galla Placidia". Bbcc.ibc.regione.emilia-romagna.it (në italisht). Marrë më 1 prill 2021.
- 1 2 "Battistero della Cattedrale o Battistero Neoniano". Bbcc.ibc.regione.emilia-romagna.it (në italisht). Marrë më 1 prill 2021.
- 1 2 "Battistero degli Ariani". Bbcc.ibc.regione.emilia-romagna.it (në italisht). Marrë më 1 prill 2021.
- ↑ André Grabar (2001). "Plotino e le origini dell'estetica medievale". Le origini dell'estetica medievale (në italisht). Milano: Jaka Book. fq. 29–35.
- ↑ Giulio Carlo Argan (1988). Storia dell'arte italiana: dall'antichità a Duccio (në italisht). Sansoni. fq. 211.
- ↑ Manuela Farneti (1993). Glossario tecnico-storico del mosaico: con una breve storia del mosaico (në italisht). Longo. fq. 40.
- 1 2 3 4 5 "Cappella Arcivescovile o Oratorio di Sant'Andrea". Bbcc.ibc.regione.emilia-romagna.it (në italisht). Marrë më 1 prill 2021.
- ↑ "Sant'Apollinare Nuovo". Bbcc.ibc.regione.emilia-romagna.it (në italisht). Marrë më 1 prill 2021.
- ↑ "Mausoleo di Teodorico". Bbcc.ibc.regione.emilia-romagna.it (në italisht). Marrë më 1 prill 2021.
- ↑ "Basilica di San Vitale". Bbcc.ibc.regione.emilia-romagna.it (në italisht). Marrë më 1 prill 2021.
- ↑ "Sant'Apollinare in Classe". Bbcc.ibc.regione.emilia-romagna.it (në italisht). Marrë më 1 prill 2021.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Adorno, Piero (1992). "L'Alto Medioevo". L'arte italiana (në italisht). Vëll. 1.II. Firence: D'Anna. fq. 558–579.
- Fernando De Olaguer-Feliú Alonso (1998). "Las artes del metal". Arte medieval español hasta el año Mil (në spanjisht). Encuentro. fq. 130–140. ISBN 978-84-7490488-8.
- i Altet, Xavier Barral (1994). Bertelli, Carlo (red.). La pittura in Italia: Volume 9 – L'Altomedioevo (në italisht). Milano: Electa. ISBN 978-88-435-3978-9.
- Peter Anker; Aron Andersson (1968). L’art scandinave. La nuit des temps (në frëngjisht). Përkthyer nga Norbert Vaillant. Zodiaque.
- Maria Giovanna Arcamone (1984). Giovanni Pugliese Carratelli (red.). Magistra barbaritas, i barbari in Italia (në italisht). Milano: Libri Scheiwiller. ISBN 978-88-7644018-2.
- Giulio Carlo Argan (1988). Storia dell'arte italiana: dall'antichità a Duccio (në italisht). Sansoni.
- Arslan, E. A. (1996). "Longobardi". Enciclopedia dell'Arte Medievale (në italisht). Vëll. 7. Romë: Istituto della Enciclopedia Italiana.
- V. I. Atroshenko; Judith Collins (1985). The Origins of the Romanesque (në anglisht). Londër: Lund Humphries. ISBN 0-85331-487-X.
- George Bain (1973). Celtic Art: The Methods of Construction (në anglisht). Dover Publications, inc. ISBN 0-486-22923-8.
- Emilio Barnechea; Antonio Fernández; Juan R. Haro; Juan Haro Sabater (1988). Historia del arte (në spanjisht). Vicens Vives. ISBN 978-84-316-1780-6.
- Beatus (2005). Commentaires sur l’Apocalypse (në frëngjisht) – nëpërmjet Gallica.bnf.fr.
- Bede i Venerueshmi (1843). "III. The Lives of the Holy Abbots of Wearmouth and Jarrow". përmbledhur nga John Allen Gilles (red.). The Bibliographical Writings and Letters of Venerable Bede (në anglisht). Vëll. II. James Bohn. fq. 83–102.
- Henry Adams Bellows, red. (1936). The Poetic Edda (në anglisht). Princeton University Press.
- Carlo Bertelli (2001). "I cicli pittorici e gli stucchi della basilica di San Salvatore". përmbledhur nga Renata Stradiotti (red.). San Salvatore - Santa Giulia a Brescia. Il monastero nella storia (në italisht). Milano: Skira. fq. 84.
- F. Betti (1996). "LIUTPRANDO". Enciclopedia dell'Arte Medievale (në italisht). Istituto dell’Enciclopedia Italiana.
- Boltin, Lee, red. (1977). Treasures of Early Irish Art, 1500 B.C. to 1500 A.D.: From the Collections of the National Museum of Ireland (në anglisht). Royal Irish Academy, Trinity College, Dublin, Metropolitan Museum of Art. ISBN 0-87099-164-7.
- A. C. Bouman (1965). "The Franks Casket". Neophilologus (në anglisht). 3: 241–249.
- Emma C. Bunker; Bruce Chatwin; Ann Elizabeth Farkas (1970). Animal Style Art from East to West (në anglisht). Asia Society.
- Bunker, Emma C. (2002). Nomadic Art of the Eastern Eurasian Steppes: the Eugene V. Thaw and Other New York Collections (në anglisht). New York: The Metropolitan Museum of Art. ISBN 978-030009688-0.
- G. Bertelli Buquicchio (1992). "Benevento". Enciclopedia dell'Arte Medievale (në italisht). Romë: Istituto Italiano dell'Enciclopedia.
- Alejandro Villa Castillo (27 nëntor 2017). "Tallares escultóricos itinerantes en el Altomedievo hispano: el llamado "Grupo Mozárabe Leonés"". Arqueología y Territorio Medieval (në spanjisht) (24): 151–184. doi:10.17561/aytm.v24i0.5. ISSN 2386-5423. Marrë më 7 janar 2024.
- Pascale Chevalier (2020). "30. Merovingian Religious Architecture: Some New Reflections". përmbledhur nga Bonnie Effros; Isabel Moreira (red.). The Oxford Handbook of the Merovingian World (në anglisht). Oxford University Press. fq. 657–692. ISBN 978-0-19-023418-8.
- Javier Caballero Chica (13 dhjetor 2017). "Santiago de Peñalba y los influjos Hispano-Musulmanes" (PDF). ProMonumenta: Revista de la Asociación de Amigos del Patrimonio Cultural de León (në spanjisht). XIV: 72–80. Marrë më 7 janar 2024.
- Nicola Coldstream (2002). Medieval Architecture. Oxford History of Art (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-284276-3.
- James Stevens Curl; Jane Turner (29 maj 2018). "Merovingian architecture". A Dictionary of Architecture and Landscape Architecture (në anglisht). Marrë më 31 dhjetor 2025 – nëpërmjet Encyclopedia.com.
- Deborah Mauskopf Deliyannis (2010). Ravenna in Late Antiquity (në anglisht). Kembrixh: Cambridge University Press. ISBN 0-521-83672-7.
- Paul Diakoni (2000). Antonio Zanella (red.). Storia dei Longobardi (në italisht dhe latinisht). Bruno Luiselli. Milano: Biblioteca Universale Rizzoli. ISBN 88-17-16824-6.
- Jerrilynn D. Dodds (1988). "VISIGOTHIC ART". Dictionary of the Middle Ages (në anglisht). Vëll. 12. New York: Sons of Charles Scribner. fq. 465–467. ISBN 978-068418278-0.
- Charles Reginald Dodwell (1993). The Pictorial Arts of the West, 800–1200 (në anglisht). Yale University Press. ISBN 0-300-06493-4.
- Georges Duby (1989). La sculpture, le grand art du Moyen-âge du Ve au XVe siècle (në frëngjisht). Skira. ISBN 2-605-00144-X.
- Nancy Edwards (2023). Life in Early Medieval Wales (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-873321-8.
- Effros, Bonnie (14 qershor 2012). Uncovering the Germanic Past: Merovingian Archaeology in France, 1830–1914 (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-969671-0.
- Camille Enlart (1927) [1919]. Manuel d'archéologie française depuis les temps mérovingiens jusqu'à la Renaissance – Architecture religieuse: Périodes merovingienne, carolingienne et romane (në frëngjisht). Vëll. 1.1. Paris: Éditions Auguste Picard.
- Manuela Farneti (1993). Glossario tecnico-storico del mosaico: con una breve storia del mosaico (në italisht). Longo.
- Eric Fernie; Paul Crossley, red. (1990). Medieval Architecture and Its Intellectual Context: Studies in honour of Peter Kidson (në anglisht). The Hambledon Press. ISBN 978-1-85285-034-0.
- Jacques Fontaine (1995). L'art pré-roman hispanique. Nuit des temps (në frëngjisht). Editions zodiaque. ISBN 2-7369-0215-7.
- Joachim E. Gaehde (1989). "Pre-Romanesque Art". Dictionary of the Middle Ages (në anglisht). ISBN 0-684-18276-9.
- J. J. Martín González (1974–1992). Historia del Arte (në spanjisht). Vëll. 1. Gredos. fq. 328.
- González-García, Antonio César; Belmonte, Juan Antonio (1 korrik 2015). "The Orientation of Pre-Romanesque Churches in the Iberian Peninsula". Nexus Network Journal (në anglisht). 17 (2): 353–377. doi:10.1007/s00004-014-0231-7. ISSN 1522-4600. S2CID 253593505.
- André Grabar (2001). Le origini dell'estetica medievale (në italisht). Milano: Jaka Book.
- Fernando Regueras Grande (2018). "Promotores, clasicismo y estilo en el arte mozárabe leonés". Brigecio: revista de estudios de Benavente y sus tierras (në spanjisht) (28): 27–45. ISSN 1697-5804. Marrë më 7 janar 2024.
- Gregory, Timothy (2010). A History of Byzantium (në anglisht). Wiley-Blackwell. ISBN 978-1-4051-8471-7.
- Louis Grodecki; Florantine Münther (1973). Le siècle de l’an mil. Univers des formes (në frëngjisht). Paris: Gallimard. ISBN 2-07-010785-X.
- James Harpur; Elizabeth M. Hallam (1995). "The Iberian Crucible". Secrets of Middle Ages (në anglisht). Konecky & Konecky. fq. 22–29. ISBN 978-156852307-1.
- Arthur Haseloff (1971). Pre-Romanesque Sculpture in Italy (në anglisht). Hacker Art Book. ISBN 978-087817043-2.
- Günther Haseloff (1979). Kunststile des frühen Mittelalters – Völkerwanderungs – und Merowingerzeit (në gjermanisht). Funden des Württembergischen Landesmuseums Stuttgart Hrsg. vom Württembergischen Lendesmuseum.
- Lotte Hedeager (2000). "Migration Period Europe: The Formation of a Political Mentality". përmbledhur nga Frans Theuws; Janet Laughland Nelson (red.). Rituals of Power: From Late Antiquity to the Early Middle Ages (në anglisht). Brill. fq. 15–58. ISBN 978-90-04-10902-5.
- J. N. Hillgarth (2009). The Visigoths in History and Legend (në anglisht). Pontifical Institute of Medieval Studies. ISBN 978-088844166-9.
- Hugh Honour; John Fleming (1982). A World History of Art (në anglisht). Macmillan. ISBN 0-333-37185-2.
- Hourihane, Colum, red. (2012). "Visigothic art". The Grove Encyclopedia of Medieval Art and Architecture (në anglisht). Vëll. 6. Stave to Zyvele. Oksford: Oxford University Press. fq. 316-318. ISBN 978-0-19-539536-5. Marrë më 13 korrik 2025.
- Jean Hubert; Jean Porcher (1968). L'Empire carolingien (në frëngjisht). Gallimard.
- Jean Hubert; Jean Porcher; Wolfgang Fritz Volbach (1980). L'Europa delle invasioni barbariche (në italisht). Milano: Rizzoli editore. ISBN 978-881729012-8.
- Werner Jacobsen (tetor 1997). "Saints' Tombs in Frankish Church Architecture". Speculum (në anglisht). 72 (4): 1107–1143.
- Wilfred Koch; Waldemar Baraniewski (2013). Style w architekturze: arcydzieła budownictwa europejskiego od antyku po czasy współczesne (në polonisht). Świat Książki. ISBN 978-83-7943007-9.
- Lomartire, Saverio. Commacini e "marmorarii". Temi e tecniche della scultura nella Langobardia maior tra VII e VIII secolo (në italisht). Marrë më 28 maj 2021 – nëpërmjet Academia.edu.
- Domingo Magaña, J. A. (2015). The Use of Marble in Hispanic Visigothic Architectural Decoration. Interdisciplinary Studies on Ancient Stone: ASMOSIA X: Proceedings of the Tenth International Conference of ASMOSIA, Association for the Study of Marble & Other Stones in Antiquity, Rome, 21-26 May 2012 (në anglisht). L’Erma di Bretschneider. fq. 527–535.
- John Manley; Stephen Grenter; Fiona Gale, red. (1991). The Archaeology of Clwyd (në anglisht). Clwyd County Council. ISBN 978-090444942-6.
- De Marco, Pasquale (2025). "The Iberian Crucible: The Visigothic Legacy". The Iberian Chronicle (në anglisht). Marrë më 13 korrik 2025 – nëpërmjet Google Books.
- De Marco, Pasquale (2025). Gathering History: The Globe’s Chronicle (në anglisht). Amazon Digital Services LLC - Kdp. ISBN 979-828513403-9. Marrë më 3 janar 2025.
- Diego Marin (1969). La Civilizacion Espanola (në spanjisht). New York: Holt, Rinehart and Winston. fq. 34–47.
- Lara Nebreda Martín (2018). "AEHTAM 29: La arqueta del obispo Arias de la catedral de Oviedo". Boletín del Archivo Epigráfico (në spanjisht). Archivo Epigráfico de Hispania. 1 (1): 53–58. ISSN 2603-9117.
- Leardo Mascanzoni (tetor 1990). "Ravenna: una storia millenaria". Storia e Dossier (në italisht). Firence: Giunti Barbera Editore (44): 3–50.
- H. E. del Medico (1943). "La mosaïque de l'abside orientale de Germigny-des-Prés (Loiret)". Monuments et mémoires de la Fondation Eugène Piot (në frëngjisht). 36 (1): 81–84.
- Charles B. McClendon (2005). The Origins of Medieval Architecture: Building in Europe, A.D. 600–900 (në anglisht). Yale University Press. ISBN 978-0-300-10688-6.
- John P. McKay; Bennett D. Hill; John Buckler (2006). A History of Western Society (në anglisht). Houghton Mifflin. ISBN 978-061852266-8.
- Gerli E. Michael; David Raizman (2003). "Visigoths to the Muslim Invasion". Routledge Revivals: Medieval Iberia (në anglisht). New York: Routledge Encyclopedias of the Middle Ages. fq. 586–711. ISBN 978-0-203-95364-8.
- Rexford Newcomb (1932). Outlines of the History of Architecture: Medieval Architecture (në anglisht). Edwards Brothers, Inc.
- Carl Nordenfalk (1988). L’enluminure au Moyen-Âge (në frëngjisht). Skira. ISBN 2-605-00120-2.
- Paola Novara; Serena Ciliani; Elisa Emaldi (2024). 50 oggetti del Museo Nazionale, 1 racconto di Ravenna (në italisht). Ravenna: Museo Nazionale di Ravenna.
- Otto Pächt (1986). Book Illumination in the Middle Ages (në anglisht). Harey Miller Publishers. ISBN 0-19-921060-8.
- Ivo Petricioli (1999). "Sculpture from the 8th to the 12th Century". përmbledhur nga Ivan Supičić (red.). Croatia in the Early Middle Ages: A Cultural Survey (në anglisht). Philip Wilson Publishers, AGM & HAZU. fq. 475–492. ISBN 085667499-0.
- José Pijoan (1978). History of Art. World Art (në anglisht). Pragë: Odeon.
- Henri Pirenne (2001). Mohamemd and Charlemagne (në anglisht). Courier Corporation. ISBN 978-048642011-0.
- Arthur Kingsley Porter (1909). Medieval Architecture: Its Origins and Development, with Lists of Monuments and Bibliographies (në anglisht). Vëll. 1. Baker and Taylor Company.
- Maurice Prou (1914). "Chancel carolingien orné d'entrelacs à Schænnis (canton de Vaux)". Mémoires de l’Institut national de France (në frëngjisht). 39 (1): 123–138.
- Piotr Jennel Reyes (1998). L’art du Haut Moyen-Âge – L’art européen du VIe au IXe siècle (në frëngjisht). Pochothèque. ISBN 2-253-13056-7.
- Pierre Riché (1994). L'Empire carolingien. La vie quotidienne (në frëngjisht). Hachette.
- Sánchez-Pardo, José C.; Blanco-Rotea, Rebeca; Sanjurjo-Sánchez, Jorge (gusht 2017). "The Church of Santa Comba de Bande and Early Medieval Iberian Architecture: New Chronological Results". Antiquity (në anglisht). 91 (358): 1011–1026. doi:10.15184/aqy.2017.83. ISSN 0003-598X. S2CID 164322469.
- Jose Maria De Azcárate Ristori; Alfonso E. Pérez Sánchez; Juan A. Ramírez Domínquez (1986). Historia del arte (në spanjisht). Anaya. ISBN 978-84-7254311-9.
- Howard Saalman (1962). Medieval Architecture: European Architecture: 600–1200 (në anglisht). G. Braziller. ISBN 978-080760336-9.
- Christian Sapin (2000). "Pre-Romanesque Art". përmbledhur nga André Vauchez; Michael Lapidge (red.). Encyclopedia of the Middle Ages (në anglisht). Vëll. 1. Përkthyer nga Adrian Walford. Richard Barrie Dobson. Fitzroy Dearborn Publishers. fq. 1182. ISBN 978-157958282-1.
- George Gilbert Scott (1879). "Lecture II: Sketch of the Rise of Mediæval Architecture". Lectures on the Rise and Development of Mediæval Architecture (në anglisht). Vëll. 1. John Murray. fq. 37–68.
- Valentin V. Sedov (1995). Slavs in the Early Middle Ages (në anglisht). Përkthyer nga N. Lopatin. Archaelogy. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2013.
- Piotr Skubiszewski (1998). L'art du Haut Moyen Âge: L'art européen du VIe au IXe siècle (në frëngjisht). Paris: Livre de Poche. ISBN 978-2-253-13056-7.
- Bradley Smith (1971). "Spain: A History". Art (në anglisht). Garden City, NJ: Doubleday & Company. fq. 52–56.
- Roger A. Stalley (1999). Early Medieval Architecture. Oxford History of Art (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-284223-7.
- Stowe, George B. (1995). Kibler, William; Zinn, Grover A. (red.). Medieval France: An Encyclopedia (në anglisht). Garland. ISBN 978-082404444-2.
- Amelio Tagliaferri (1959). "ll Pavone del Museo Cristiano di Brescia". Miscellanea di Studi bresciani sull'Altomedioevo (në italisht). Bresha: Comitato bresciano per l'VIII Congresso Internazionale dell'arte dell'Altomedioevo. fq. 55–71.
- Amelio Tagliaferri; M. Brozzi (1961). Arte Longobarda. La scultura figurativa su marmo e su metallo (në italisht). Cividale. fq. 183.
- Amelio Tagliaferri (1960–1961). "Aspetti e rapporti di scultura barbarica nei ducati longobardi del Friuli e della Lombardia". Memorie Storiche Forogiuliesi (në italisht). Vëll. XLIV. Udine: Deputazione di Storia Patria per il Friuli. fq. 97–111.
- Blas Taracena (1947). "Ars Hispaniae: Historia Universal del Arte Hispanico". Arte Romana, Arte Cristã Primitiva, Arte Visigótica, Arte Asturiana (në anglisht). Vëll. 2. Madrid: Plus-Ultra. fq. 225–250.
- Tănase, Daniela (23 nëntor 2020) [2010]. "7.2: Ornamental Styles and Decorative Motifs of Germanic Origin". Craftsmen and Jewelers in the Middle and Lower Danube Region (6th to 7th Centuries). East Central and Eastern Europe in the Middle Ages, 450-1450, volume 67 (në anglisht). Leiden: Brill. fq. 209. ISBN 978-90-0443693-0. Marrë më 18 qershor 2025.
- Frans Theuws; Janet L. Nelson (2000). Rituals of Power: From Late Antiquity to the Early Middle Ages (në anglisht). Brill. ISBN 978-90-0410902-5.
- Malcolm Todd (1996). The Early Germans (në anglisht). Wiley. ISBN 978-063119904-5.
- Luigina Tomay (2009). Gabriella D'Henry; Chiara Lambert (red.). Benevento longobarda: dinamiche insediative e processi di trasformazione (PDF). Il popolo dei Longobardi meridionali: testimonianze storiche e monumentali (në italisht). Salerno: Gruppo Archeologico Salernitano. fq. 119–151.
- Isidro Gonzalo Bango Torviso (2001). Arte prerrománico hispano: El arte en la España cristiana de los siglos VI al XI. Summa Artis: Historia General del Arte (në spanjisht). Vëll. VIII. Espasa Calpe. ISBN 978-84-2398732-0.
- J. M. Wallace-Hadrill (1982). The Long-Haired Kings (në anglisht). Toronto: University of Toronte Press. ISBN 0-8020-6500-7.
- Ingo F. Walter; Norbert Wolf (2005). Codices Illustres: The World’s Most Famous Illuminated Manuscripts, 400 to 1600 (në anglisht). Këln: Taschen.
- Martin Werner. "Migration and Hiberno-Saxon Art". Dictionary of the Middle Ages (në anglisht). Vëll. 8. ISBN 0-684-18274-2.
- David M. Wilson (1984). Anglo-Saxon Art: From The Seventh Century to the Norman Conquest (në anglisht). Thames and Hudson. ISBN 0-87951-976-2.
- Ian Wood (2014). The Merovingian Kingdoms 450–751 (në anglisht). Taylor & Francis. ISBN 978-0-582-49372-8.
- De Vecchi, Pierluigi; Elda Cerchiari Necchi (1991). "Tomo II: I Longobardi in Italia". L'arte nel tempo (në italisht). Vëll. 1. Milano: Bompiani. fq. 311-316. ISBN 88-450-4219-7.
- Pierluigi De Vecchi; Elda Cerchiari (1991). "I Longobardi a Cividale". L’Arte nel tempo (në italisht). Vëll. 1.2. Bompiani. fq. 315–317. ISBN 88-450-4219-7.
- Carol L. Neuman De Vegvar (1990). "The Origin of the Genoels-Elderen Ivories". Gesta (në anglisht). 29: 8–24.
- Manuel Antonio López Villa (2003). "Arquitectura medieval". Arquitectura e historia: cursos de historia de la arquitecura (në spanjisht). Vëll. 1. Universidad Central de Venezuela, Consejo de Desarrollo. fq. 65–102. ISBN 978-98-0002073-9.
- Dudák Vladislav; Pošva Rudolf; Neškudla Bořek (2000). "Vizigótska Architektura". Encyklopedie světové architektury od menhiru k dekonstruktivismu (në polonisht). Baset. fq. 981–982. ISBN 80-86223-08-6.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Ravenna Mosaici". Ravennamosaici.it (në italisht).