Shko te përmbajtja

Mos maiorum

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Reliev në Ara Pacis me priftërinj dhe dinjitarë perandorakë romakë.

Mos maiorum (nga latinishtja mōs maiōrum, Classical Latin: [ˈmoːs majˈjoːrʊ̃];që do të thotë «zakon, traditë e të parëve»,[1]) ose "mënyrëa e të parëve"; ishte kodi i pashkruar nga i cili romakët e lashtë nxirnin normat e tyre shoqërore. ishte koncepti bërthamor i tradicionalizmit romak, duke përfaqësuar thelbin e moralit tradicional të qytetërimit romak.[2] Mos maiorum ishin parimet e respektuara përgjatë historisë, modelet e sjelljeve dhe praktikat shoqërore që preknin jetën private, politike dhe ushtarake në Romën e Lashtë.[3]

Termi mos[a], e përkthyer me termin pakësues zakon në nivel studimor, është në të vërtetë një term latin shumë më i pasur semantikisht dhe ka vlerë bashkarisht ideale dhe pragmatike, ndërsa përfshin sistemin e vlerave të një individi të veçantë apo të një shoqërie dhe, njëkohësisht, praktikën që rrjedh në mënyrë koherente. Nga mos dhe mores rrjedh fjala "moral".Ndërsa maiorum është shumësi i ginores për "të mëdhenj" ose "të vjetër")

Termi mores përdorej që në periudhën protohistorike të tribuve të vendosura në territorin lacial, në referim të zakoneve të llojit magjiko-fetar. Një përkufizim të tij e jep Sekst Pompe Festi: «Mos est institutum patrium, id est memoria veterum pertinens maxime ad religiones caerimoniasque antiquorum.
Tradita është zakoni i etërve, do me thënë kujtimi i të parëve në lidhje mbi të gjitha me ritet dhe cerimonitë e lashtësisë[4]

Nga Periudha MonarkikePeriudhën Perandorake, mores, do të identifikoheshin si një një trup parimesh dhe vlerash ekzemplare për bashkësinë romake të asaj periudhe dhe në ato pasuese. Kushdo që nuk respektonte "Mos maiorum" thyente kodin e mësimeve etike dhe morale të romake.

Protohistoria: nga shekulli X – mesi shekullit VIII p.e.s.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Zona "e shenjtë" e Sant'Omobonos, ku u zhvilluan gërmimet dhe studimi i dëshmive mbi popujt latinë para shekullit të VIII p.e.s.

Për këtë periudhë nuk kemi ndonjë burim të shkruar bashkëkohor,[5] apo nga autorë vijues; prandaj, për të vendosur se kusht ishin traditat, mënyra e vetme është të përdoret hulumtimi arkeologjik. Bëhet fjalë për popullsi të vendosura në territoret ku pastaj do të themelohej Roma dhe nëpërmjet zbulimeve mortore kërkohet të deduktohen zakonet, traditat dhe struktura e shoqërisë së asaj periudhe të hershme.

Sipas veprave historiko-juridike të Gaius dhe Sekst Pomponiusit[6] mores, janë zakone dhe doke të tribuve që u bashkuan dhe themeluan qytetin e Romës.[7]

Në këtë fazë të parë iishin vetëm mores që identifikoheshin me të drejtën romake, duke formuar modelin mbi të cilin anëtarët e bashkësisë rregullonin sjelljen e tyre: modele të tilla rridhnin nga shekuj zakonesht të mëparshme, që i përkisnin pagi.[8] Studiuesit mendojnë se para periudhës monarkike, do me thënë përgjatë fazës para-qytetare, mores bazoheshin mbi sjelljen e familiae, dhe, në vijim, duke nisur nga mesi i shekulli VIII p.e.s., edhe të gentes, përkundrejtë forcave natyrore, sipas interpretimit të priftërinjve, që, hap pas hapi i mblidhnin duke i përcjellë gojarisht dhe duke i ruajtur në arkivat priftërore sekrete.

Një kohë të parë mores nuk përbënin ligje faktike, por mbi të gjitha në Romën paraqytetare, ishin parime unanimisht të ndara nga bashkësia. Rreth shekullit të X p.e.s. priftërinjtë mblidhnin në formën gojore dhe me gjasa edhe të shkruar, zakone të tilla. Në këtë periudhë ishin mbajtësit e vetëm të njohurive juridike dhe një nga detyrat e tyre ishte tia zbulonin këto zakone, gjithmonë në mënyrë sekrete, subjektit që i kërkonte apo apo më saktë i interpretonte në mënyrë që konsideronte më të përshtatshme. Në vijim i këshillonin kërkuesit një sjellje për të ndjekur një interes të vetin legjitim apo për tu mbrojtur korrektësisht nga një e drejtë e tjetërkujt. Kjo pasi në të drejtën e periudhës ishte krijuar një komponent i fortë moral, që duhej të respektohej, duke ndjekur rituale të caktuara në deklarata, në sjellje dhe në përgjithësi në sjelljen shoqërore, si publike ashtu dhe private. Modalitete të tilla vijuan të funskiononin qoftë në periudhën mbretërore, ashtu dhe në një pjesë të madhe të asaj republikane. Në Periudhën Mbretërore interpretimi iu besua rex-it dhe pontifex maximus, ndonjëherë edhe bashkarisht.

Në strukturën familjare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Para së gjithash, mbi bazën e proce[sioneve mortore të zbuluara përgjatë gërmimeve arkeologjike, është hamendësuar ekzistenca e një dallimi midis veprimtarive midis meshkujve, që i kushtohej mbledhje-kultivimit, gjuetisë, duke u gjetur në një zonë pyjore dhe luftës,[9] dhe femrave, që i kushtoheshin endjes dhe punëve shtëpiake. Në këtë periudhë ekzistonte vetëm struktura familjare e familia, akoma jo ajo e gens. Familiae karakterizoheshin gjithmonë nga pushteti patriarkal, ku pater ka pushtet absolut, duke përfshirë atë të interpretimit të riteve në brendësi të familjes, duke qenë genus i saj.

Ngulimet e para janë të llojit ngushtësisht familjar, do me thënë grupe gjysmë-nomade apo sedentare të vendosura mbi një kodër është një familje apo megjithatë një bërthamë e bashkuar nga lidhje fisnore. Duke qenë se janë zbuluar proçesione mortore me nivele të ndryshme cilësore, d.m.th. funerale më të pasur dhe më të varfër, është e mundur të konsiderohet se tashmë kishte një dallim në nivelin ekonomik midis familjeve të ndryshme, por nuk mund të thuhet nëse ekzistonin klasa të ndryshme shoqërore.

Vestale (Romë, Palazzo Braschi)

Feja e kësaj periudhe dallohet nga përballja me kulturat më primitive të ditëve të sotme. Në veçanti, disa studiues bëjnë analogji midis popullsisë maleze, që besonte në ndërhyrjen e forcave të mbinatyrshme në jetën e përditshme; kjo do të provohej nga fakti se disa burime flasin për numen apo numena, "forca", sipas besimeve të popujve më të lashtë, të vendosura në këto territore të identifikuara si hyjni, por si "forca individuale", secila prej të cilave zotëronte një detyrë të vetën, "forca" që rrethonin tekstualisht familjen, dhe në kuptim më të gjerë comunitas, të afta për të ndërhyrë në jetën e përditshme. Për këto popullsi, çdo "forcë", në të vërtetë vepron në brendësi të një konteksti shumë të ngushtë, për shembull përmendet forca që vë në lëvizje një lum, apo ajo që shkakton shiun, etj. .. etj. .. Për të ndihmuar veprimin e këtyre forcave, priftërinjtë e kohës, kishin kodifikuar ndjekjen e riteve specifike, priftërinj që, në këtë periudhë nuk ishin tjetër veç se të moshuarit e grupit gjysmë-nomad.

Nuk dimë asgjë për ritet e ndjekura, përveç njërit të përdorur edhe në periudhën historike, apo Riti i Septimontiumit, një proçesion që bashkonte të gjitha popullsitë e vendosura në kodrat romake apo të afërta që nisej nga Kodra Palatine dhe përshkonte shumë kodra të afërta. Ky rit kolektiv tregon ngjashmërinë fetare të të gjitha këtyre popullsive, por kjo do të shërbente edhe për të përtëritur paqen midis popullsive të ndryshme: riti kremtohej më 11 dhjetor. Ritet e kësaj periudhe, të paktën pjesa më e madhe, përdornin si dhurim ndaj forcave legumet. Në veçanti ky ritual është identifikuar falë gërmimeve arkeologjike, por edhe sipas asaj që tregonte Plini mbi përdorimin në rite të bathëve. Para Periudhës Mbretërore bënë pjesë edhe kulti i Vestës dhe vestaleve që duhet të ruanin zjarrin e Vestës. Në fillim duhet të kënë qenë vetëm dy, vestala e parë për të cilën ka njohuri është nëna e Romulit, Rea Silvia, që ka ekzistuar me siguri, para Periudhës Mbretërore të Romës.

Në ritet mortore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rituali paraprirës në shekullin e X p.e.s., kremimi i trupit mbi një turrë drushë, për një periudhë të zgjatur[10] pas të cilit zjarri shuhej, me shumë gjasa me qumësht, pastaj eshtrat e mbledhura në një vazo të quajtur ossuarium, të vendosur në një vazo më të madhe të quajtur dolium, të cilës i vihej pranë korredi mortor i objekteve në miniaturë, të konsideruara të dobishme për jetën e përtejme. Nga rite të tilla sjelljeje është menduar se popullsitë e asaj kohe besonin në ekzistencën e një jete pas vdekjes.

Deri rreth vitit 830 p.e.s., vërehen tre lloje ritualesh të ndryshme: ai i kremimit, tashmë i përmendur, ai në të cilin vazoja me mbetjet groposej në një gropë të quajtur pus, ose i treti ku gërmohej një gropë drejtëkëndore për të groposur kufomën në një pozicion supin. Periudha pasuese deri në vitin 770 p.e.s., pa ritualin më të përdorur të gropës drejtëkëndore me kufomën supine, disa herë përdorej kremimi, ndërsa korredi mortor karakterizohej, jo më nga objekte reale në miniaturë, por nga objekte të vërteta, për shembull groposeshin përkrahë kufomave, armët e vërteta, gjeradanët, etj. Në vijim, deri në vitin 730 p.e.s., gjejmë metodën me gropë me korred, apo përdorimin e sarkofagëve prej terrakote të ngjashme me një arkëmorti. Nga viti 730 deri në vitin 630 p.e.s., varrimi i të vdekurve kryehej jashtë zonës së banuar, përveç për fëmijët, të varrosur afër ose poshtë kasolleve, të vendosur horizontalisht në një gropë ose në dolium.

Në ndarjen e punës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zokonet e këtyre popullsive parashikonin që burri të shkonte për të bërë luftë ose për të kultivuar ose korrur, ndërsa gruaja merej me endjen dhe punët shtëpiake dhe priftërinjtë (personat më të moshuar të grupit) me ritet fetare.

Ulkonja kapitoline, duke mëndur Remin dhe Romulin.

Nga viti 753 p.e.s. deri në shekullin II të e.s.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Periudha Mbretërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Asnjë burim i përcjellë deri në ditët tona nuk saktëson asgjë në lidhje me mores në periudhën primitive të Romës dhe se si do të evoluonin me kalimin e kohës. Vetëm Sekst Pomponiusi[11] tregonte se, me mbretërit e parë, qe e nevojshme të caktoheshin norma të shkruara, sa të prodhohej akti normativ i leges regiae. Falë edhe burimeve të tjera, midis të cilëve edhe Plutarku, Ciceroni, Sekst Pomponiusi, dimë për këto norma të nxjera nga mbretërit, edhe nëpërmjet ndërhyrjes së pontifex maximus.

Historianët kanë hamendësuar se mund te ketë patur një lidhje të thellë midis "leges regiae" dhe mores, duke parë se edhe pontifeksi zotëronte autoritetin për ti nxjerë. Nga disa konsiderohet se akte të tilla, me ndonjë modifikim, nuk ishin gjë tjetër veç zakoneve të kthyera në ligje. Sipas traditës, pikërisht në këtë periudhë do të formoheshin ligjet e shkruara, megjithëse i pari nuk qe Romuli, që i nxori në formë gojore[12][13], përkundrazi hartimi i parë i shkruar, që humbet në legjendë, do të ishte libri fantazmagorik Liber Numae i Numa Pompiliusit, që gjithësesi nuk na ka arritur: në këtë libër, në fakt, duhet të ishin mbledhur normat e vendosura si nga Romuli ashtu dhe nga Numa Pompiliusi, në mënyrë të spikatur ritet priftërore[b] me siguri të rrjedhura nga mores.[13] Nga shkrime të tilla u frymëzuan edhe mbretërit pasues, duke krijuar leges të reja dhe, me gjasa edhe mores të reja, pjesërisht të vazhduara ose të zhvilluara nga mores të atribuara Numës. Tradita e më vonshme flet edhe për vepra të tjera, si Commentarius i Servius Tullius dhe Libri sibillini, që Tarkuin Kryelarti do të merte nga nimfa sibila, ku qenë mbledhur disa rite fetare.[14]

Të gjithë aktet normative të periudhës mbretërore, megjithatë kanë humbur, për shkak të zjarrit që goditi Romën në vitin 390 p.e.s.[15] nga galët e Brenit. Megjithatë, si praktikat tradicionale, ashtu dhe ritualet arkaike, i kanë rrënjët e tyre në zakonet kolektive.

Por në njëfarë pike mores nuk qenë më të mjaftueshme, pas populli romak kërkonte një të drejtë më të sigurtë dhe jo të paqartë, siç dëshmon Enchiridion-i i Sekst Pomponiusit:

Iniquae initio civitatis nostrae populus sine lege certa, sine iure certo primum agere instituit:omniaque manu a regibus gubernabantur.
«Dhe me siguri populli në fillim të qytetit tonë (Roma) vendosi të vepronte pa ligje të vendosura, pa të drejtë stabile: gjithëçka qeverisej nga mbretërit me pushtetin e tyre.» — Sekst Pomponiusi, Enchiridion[16]

pastaj, më tej, na flet për ligjet mbretërore, të nxjera nga tradita:

Et ita lege quasdam et ipse curiatas ad populum tulit: tulerunt et sequentes reges. Quae omnes conscriptae ex stant in libro Sexti Papirii, qui fuit illis temporibus, quibus Superbus Demarati Corinthii filius ex principalibus viris.
«Kështu ai (Romuli) i propozoi popullit disa ligje kuriate (d.m.th. leges regie sipas studiuesve): të tjera do të propozonin mbretërit pasues. Të gjitha këto ligje gjendet të shkruara bashkë në librin e Sekst Papirit, që jetoi në të njëjtën periudhë kur jetoi biri krenar i Demaratit të Korintit, (për të përmendur njërin) mes njerëzve të shquar.» —Sekst Pomponiusi, Enchiridion[17]

Periudhën Mbretërore edhe rex-i ishte në dijeni të mores të interpretuara dhe mund ti paraqiste. Nga ana tjetër edhe pontifex maximus kontribuonte në nxjerjen e leges regiae, prandaj disa studiues mendojnë se disa nga këto ligje në të vërtetë janë mores të nxjera me një akt normativ mbretëror, ose të paktën pjesërisht. Për pasojë akte të tilla do të bëheshin një mënyrë e mëtejshme për nxjerjen e mores (megjithëse në mënyrë të padrejtpërdrejtë), mores dhe ligjesh për periudhës së heshme.

Që në Periudhën Mbretërore konsideroheshin të rëndësishme disa vlera, por nuk kemi informacione të shkruara që të tregojnë në ç'mënyrë, por dimë se Numa Pompilius ndërtoi një tempull të vogël në nder të fides të hyjnizuar. Me siguri edhe vlera të tjera patën të njëjtin fat, mbi të gjitha ato të konsideruara si themelore.

Periudha Republikane (509-27 p.e.s.)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Brendësia e Kuries, selia e vjetër e Senatit Romak.

Me dëbimin e tarkuinëve u përmbyll Periudha Mbretërore dhe e drejta e rikthehet të jenë vetëm zbulimet dhe interpretimet të moreve nga pontifeksët. Por në këtë periudhë, që do të zgjaste rreth 50 vjetë, plebejtë fillojnë të dyshonin se pontifeksët interpretonin vetëm në favor të klasës shoqërore të cilës i përkisnin, patricëve, në kurriz të vetë plebejve.

Në gjysmën e parë të shekullit të V p.e.s. u arrit në një pikë thyerjeje. Disa burime, midis të cilave Tit Livi dhe Dionisi i Halikarnasit, tregojnë se duke nisur nga viti 462 p.e.s. u krijua një lëvizje plebeje, qëllimi i të cilës ishte një legjislacion i shkruar, legjislacion të cilin e arritën në vitin 450 p.e.s. falë një decemviri legibus scribundis që do të zgjaste dy vjetë, komision që kishte detyrën të përpunonte maksimalisht të drejtën ekzistuese deri atëherë, në shumicë mores.[c] Në vijim, nga pika kur këto ligje nuk ishin të lehta për tu lexuar, interpretimi i tyre ju la megjithatë pontifeksëve dhe ndërkohë të mbajtur akoma të fshehta, prandaj konsiderohet si interpretim moresh, të pakën deri kur Tiberius Korunkaniusi nuk do ta bënte publike nëpërmjet një interpretimi laik dhe duke krijuar të drejtë të mirëfilltë, apo të ius civile. Por, nga ana tjetër, Dymbëdhjetë Tabelat ishin një vepër që nuk mund të konsiderohej dhe nuk kishte të bënte me të gjitha degët e të drejtës, prandaj aty ku nuk arrinin XII Tabelat përdoreshin dhe zbuloheshin moret.[18]

Gjithmonë sipas Sekst Pomponiusit, vepra e parë në lidhje me moret[d] të periudhës republikane sipas traditës përfaqësohej nga ius papirianum e Sekst Papiriusit,[e] një përmbledhje e të gjitha "leges regiae" që i përkisnin Periudhës Mbretërore: edhe kjo vepër humbet në kthinat e traditës dhe nuk e dimë nëse ka ekzistuar me të vërtetë. Pesëdhjetë-vjeçari i parë i shekullit të V p.e.s. karakterizohej nga rregullime të moreve në formë maksimash, por nga Tit Livi dhe Dionisi i Halikarnasit na tregohet se, duke nisur nga viti 462 p.e.s., plebejtë, duke u ndërgjegjësuar se pontifeksët i nxirnin moret vetëm në favor të tyre ose të patricëve, filluan të kërkonin një vepër të shkruar që të përmblidhte thelbin e moreve në mënyrë të tillë që ta ndërprisnin monopolin e pontefiksëve mbi këto rregullore gojore, të përcjella vetëm nga priftërinjtë. Kështu me decemviratin legjislativ që do të zgjaste disa vite[f] në vitin 450 p.e.s. u nxor ligji i XII tabelave. Bëhej fjalë për një përmbledhje të moreve që ekzistonin deri atëherë. Duke qenë se vepra rezultoi e vështirë për tu interpretuar, iu besua pontifeksëve, që ruajtën kështu monopolin interpretues, ku XII Tabelat nuk ndiqnin norma të caktuara. E gjithë kjo ndryshoi me Tiberius Korunkaniusin, pontefiksi i parë plebe: ai zbuloi ritualet dhe si nxireshin XII Tabelat dhe nga kush ndiqej prania e juristëve të parë laikë. Burime të dobimshme mund të ishin edhe ius usucapionis.[g] dhe Ius Flavianum.[h]

Juristi i parë[i] mund të konsiderohet Sekst Elius, i bërë pastaj edhe konsull, i cili në vitin 198 p.e.s. hartoi një vepër analizuese të XII Tabelave dhe të interpretimit pontifikal, përveç legis actiones, e quajtur tripartite (lat. tripertita). Edhe kjo vepër nuk na ka mbërritur, por me siguri mund të jetë me interes të madh ndihma për të kuptuar lidhjet mores-XII Tabela dhe mores-legis actiones. Moret duhet megjithatë të ishin akoma shumë të ndjekura në shekullin e I p.e.s. Juristi Gaius Sveton Trankuili na tregon për një edikt censure të nxjerë në vitin 92 p.e.s. që i konsideronte mores si norma të cilat duhet të rregullonin të gjitha zakonet[j] duhet të përputheshin, në rast të kundërt do të konsideroheshin të pavlefshme.

Para shekullit të III nuk kemi asnjë dokument që të dëshmoi për vlerat morale të romakëve, por, gati me siguri ka pasur, edhe në këtë periudhë, përveç ndonjë vepre edhe një vendi kulti. Në tërësi Periudha Republikane, në nderin e tyre, dallohet edhe një pasuri më e madhe e tempujve, përkundrejtë Periudhës Mbretërore. Por siç do të shohim, ka shumë autorë që në shekujt pasues do ti kushtonin, kush më shumë e kush më pak, veprat e tyre moreve, le të shohim ndonjë dhe evoluimin e tyre përgjatë kohës:

Figura e Appius Claudius Caecus për vlerat nuk është aq i rëndësishëm, pasi nuk kemi të dhëna për vepra të lidhura me vlerat romake. Edhe pse ndërmarrjet e tij janë pjesërisht legjendare,[19] në fakt qe orator shumë i zoti, madje gjeni i retorikës, duke hyrë pikërisht nga përtacia e bonus civis. Për të mos u harruar edhe Sententiae të tij. Konsiderohet një pararendës i Mark Porcius Katon Uticensit, d.m.th. paraprirës në shumë aspekte i figurës së Katon Censorit.

Aftësia për të ruajtur një ndjenjë fortësisht të përqëndruar identiteti, ndërsa ajo u përshtatej ndryshimit të rrethanave lejoi ekspansionin që e çoi Romën nga një qytet-shtet në një fuqi botërore.[20] Ruajtja e mos maiorum varej nga konsensusi dhe moderimi mes elitës sunduese, konkurimi i të cilës për pushtet dhe status e kërcënonte atë.[21]

Politikat demokratike, të shtyra nga propozimet karizmatike të individëve (populares) ndaj popullit romak (populus), potencialisht e dobësuan parimin konservator të mos-it.[22] Për shkak se magjistratëve të lartë dhe kleri ishin fillimisht prerogativë e patricëve, përpjekjet e plebejve (plebs) për akses mund të konsideroheshin si një kërcënim për traditën. Reforma u përmbush nëpërmjet legjislacionit dhe ligji i shkruar e zëvendësoi konsensusin.[23]

Neviusi (shekulli III p.e.s.) në veprat e tij na përcjellë ideologjinë heroike; në cothurnatae të tij përcillen disa vlera në lidhje me luftën dhe ushtarët. Në fragmente të ndryshme të Bellum Poenicum paraqiten vlera si virtus, gloria, honorus të ushtarit:

Seseque ei perire mavolunt ibidem quam cum stupro redire ad suos popularis.
«Dhe ata parapëlqejnë të vdesin aty në vend, që të mos kthehen me turp pranë bashkë-qytetarëve.» — Gneu Nevius[24]

Është vepra e parë që na ka mbërritur dhe na përcjellë vlerat e romakëve të lashtë; këtu ndalet mbi luftëtarin romak. Nuk e dimë nëse më parë viheshin në pah vlerat romake, por nga këtu do të niste evoluimi i tyre në lidhje me mos maiorum.

Kur plebejtë fituan pranimin pothuajse në të gjitha postet e larta, përveç pak posteve të vjetra priftërore, interesat e familjeve plebeje e ngjitura në krye filluan të rreshtohen me ato të patricëve, duke krijuanobiles të Romës, një status shoqëror elitar me përcaktim të mjegullt gjatë Republikës Romake.[25] Plebs dhe mbështetja e tyre ndaj politikanëve popullorë vijoi si një kërcënim për mos-in dhe konsensusin e elitës në Republikën e vonë, siç vërehet në retorikën e Ciceronit.[26]

Në vijim të skenës së Eniusit, që te Annales, si në veprën e tij epike, përveç gjesteve të heronjve, flitet edhe për vlera drejtë ideologjisë aristokratike duke përkujtuar historinë e Romës, të bërë të mundur falë virtus të individëve të veçantë: more të mëdha, si doket dhe traditat dhe fisnikët dhe magjistratët që i sollën begatinë Romës, si Kuint Maksimi. Përshkrimi i këtyre vlerave të përshkruara nga Eniusi del në dritë falë portreve të prijësve dhe burrave të fuqishëm; në një varg pohon madje se:

Moribus antiquis res stat Romana virisque.
«Shteti romak bazohet mbi doke dhe tradita të lashta dhe mbi burra të mëdhenj.» — Kuint Eniusi[27]

Në këtë varg mund të vërejmë kohezionin dhe lidhjen midis zakoneve të lashta, d.m.th. moreve si doke dhe tradita dhe moreve si vlera të romanitetit të hershëm, sipas Kuint Eniiusit elemente themelore të qytetërimit romak.

Por në këtë periudhë diçka ndryshon, autori pasues nga i cili kemi të dhëna që na përcjellë vlerat helenike është Tit Macius Plauti, i cili ëshë i rëndësishëm, pasi është një lloj mjeshtri i Terencit, ndaj të cilit ndërmjetëson Plauti, Cecilius Stazius. Në fakt Terenci, si mjeshtër, frymëzohet në veprat e tij teatrore nga vlerat helenike në vargjet e mjeshtrore, por në këtë rast ai i shton edhe ato morale[28] gjë që përkundrazi Plauti nuk e bënte, falë pikërisht këtyre tre autorëve. Përveç Rrethit të Shipionit, kultura greke me etikën dhe modelet e saj do të jenë ndërmjetës të depërtimit të kulturës helenike në atë romake, edhe falë Pakuvit, Aciusit poetae novi dhe satirës së Luciliusit, deri te Lukrecishekulli I p.e.s. që i përcjellë plebejve dokrinën epikuriane. Me rëndësi jo më të pakët është Katuli dhe carmen të tij të karakterizuara nga kërkimi i dashurisë dhe të voluptas, duke u shmangur nga detyrat dhe interesat përkatëse të civis romanus dhe ku marin rëndësi ndjenjat personale dhe jo interesi dhe mirëqënia e bashkësisë. Një tjetër figurë në hullinë e Katulit është Properci, që bashkë me të tjerë e refuzon mos maiorum dhe vlerat e civitas, duke parapëlqyer një ekzistencë kushtuar dashurisë duke përdorur elegjinë.

Portret që pretendohet të jetë Mark Porcius Katoni.

Pika e kthesës do të niste kur romakët do të kishin kontakte më të mëdha dhe do të pushtonin terriore në gadishullin helenik. Roma qe gjithmonë e ndikuar, edhe pse në mënyrë të kufizuar, nga kultura greke gjatë zhvillimit të saj, por kur kontaktuan më tepër me kulturën greke, studjuesit romakë mësuan lëndë të reja diturie, si dialektika, filozofia, logjika dhe këto u zbatuan në te e drejta, një e drejtë që tashmë falë ndikimit grek, po shndërrohej hap pas hapi nga tradicionaliste, me ritet dhe zakonet romake, në të arsyetuar dhe praktike: lindja e degëve të larmishme si ius civile, ius gentium, ius honorarium të lindura nga studimi i juristëve dhe nga mendimet e tyre mbi çështje konkrete të cilat rrjedhin nga e drejta më praktike, por kurrë nuk u largua nga tradita.

Në këtë mjedis helenixhant, kundërvihet figura e Katon Censorit, i cili nga viti 184 p.e.s. paraqitet si kampion i virtyteve të vjetra romake kundër zvetënimit të zakoneve dhe manive të protagonizmit të frymëzuara nga mendimi grek.[29] Katoni, në favor të vlerave të lashta romake, do të shkruante vepra të ndryshme që theksoni karakteristikat: De agri cultura ku jepen parimet për sjelljen e drejtë të një pronari toke (pater familias), nga një anë si veprimtari e sigurtë, ndërsa nga ana tjetër si veprimtari ushtari, ku paraqet karakteristikat që duhet të kishte një qytetar i mirë ushtar, që duhet të mbështetej te virtyte si kursimi, përshtatshmëria dhe punëtoria, vlera tipike edhe të parimeve të mores maiorum të kohës pasuese, Praecepta ad Marcum filium:

Vir bonus, Marce fili, colendi peritus, cuius ferramenta splendent.
«Burri i mirë, Mark biri im, është ekspert bujk, mjetet e të cilit shkëlqejnë.» — Katon Censori, Praecepta ad Filium.[30]

Orator est, Marce fili, vir bonus dicendi peritus.
«Oratori është, Mark, biri im, një fisnik ekspert në të folur.» — Katon Censori, Praecepta ad Filium.[30]

Carmen de moribus që nuk na ka mbërritur, por që na kanë mbetur vetëm dy fragmente nga Noctes atticae e Aulus Gellius: "Vestiri" inquit "in foro honeste mos erat, domi quod satis erat. Equos carius quam coquos emebant. Poeticae artis honos non erat. Si quis in ea re studebat aut sese ad convivia adplicabat, "crassator" vocabatur".
«Thotë: në forum ishte zakon të visheshin në mënyrë dekoruese, në shtëpi (visheshin) sa mjaftonte. Blinin kuaj me çmime më të shtrenjta se kuzhinierët. Nuk kishin nder në bërjen e poezive dhe nëse dikush meresh (me poezi) apo merte pjesë në mënyrë të vazhdueshme në bankete quhej parazit.» — Katon Censori[31]

Illa quoque ex eodem libro praeclarae veritatis sententia est: "Nam vita" inquit "humana prope uti ferrum est. Si exerceas, conteritur; si non exerceas, tamen robigo interficit. Item homines exercendo videmus conteri; si nihil exerceas, inertia atque torpedo plus detrimenti facit quam exercitio".
«Nga i njëjti libër nxiren edhe shprehje me të vërteta mëse të qarta: «Në fakt jeta njerëzore është gati si hekuri. Nëse e ushtron. Nëse nuk e ushtron, gjithësesi, ndryshku e shkatërron. Njëlloj shikojmë burra që konsumohen duke e ushtruar.» — Katon Censori.[31]

Në këto vepra objektivi i Katonit është lufta kundër Rrethit të Shipionëve, jo aq për të luftuar kundër kulturës greke në vetëvete, por për t’iu kundërvënë elementeve të saj iluminste të kritikës dhe të mendimit mbi vlerat; në fakt për Katonin, dy kulturat, romake dhe greke, mund të kishin bashkëjetuar, por e para nuk duhet të kishte guxuar të korruptonte bazat e saj etiko-shoqërore të përbëra nga moret, nga veprimi i kritikës së të dytës. Edhe pse gradualisht pashmangshmërisht kultura greke do të vërshonte në atë romake.

Në pak fragmentet që na kanë mbërritur nga vepra satirike e Luciliusit, përcillet teknika e tij satirike dhe vajtuese përkundrejtë politikës dhe kushteve shoqërore[32] të kohës së tij, por jo vetëm, nga fragmentet e mbijetuara na përcjellë edhe një vlerë të rëndësishme, si Urbanitas.

Figurë emblematike në vazhdën e Katonit dhe të Panetiusit, nga i cili mer shumë mendime, është ajo e Mark Tullius Ciceronit, që, nëpërmjet oracioneve dhe veprave të tij filozofike, do të jap një ideal themelor, etik, politik të marë nga tradita e mos maiorum e klasës mbizotëruese, por duke lejuar asimilimin e kulturës greke, pa i eliminuar vlerat themelore romake, si otium dhe humanitas. Midis veprave më domethënëse dëshmuese të kësaj vije mendimi janë De oratore, ndonjë sentenziae e Pro Sestio. Humanitas klasifikohej si kod i sjelljeve të mira, përveç kësaj Ciceroni i kundërvihej epikurizmit, d.m.th. ç‘interesimit për politikën, gjë që Ciceroni nuk mund ta duronte, pasi një burrë romak duhet të interesohej për politikën dhe jetën publike. Ciceroni në veprën e tij Cato Maior de senectute e idealizon Katonin si simbol të pleqërisë, i parë si vlerë dhe nga ana tjetër vepra, Laelius de amicitia, flet për mikun e tij, Lelius dhe themelet e miqësisë, të kuptuara si vlerë. Jo më pak e rëndësishme është De officiis, vepër themelore mbi stoicizmin e Panetiusit për të formuluar një moral kundër mosangazhimit politik të epikurizmit duke ilustruar vlera si honestum, utile, beneficentia, magnitudo animi, decorum dhe galateo.

Edhe Mark Terencius Varroni u mor me zakonet dhe u ndërgjegjësua, si paraardhësit e tij, të zvetënimit të tyre dhe flet në veprën satirike Saturae Menippeae. Emblematike është Sexagensis që tregon për një djalosh që duke u përgjumur u zgjua pas gjashtëdhjetë vjetësh dhe vërejti se Roma ka ndryshuar për keq.

Në vijim Kornel Nepoti shkruan një vepër mbi argumentin e vlerave romake; por në rastin e tij, me De viris illustribus ndalet mbi karakteret origjinale të Romës së lashtë, të traditës së saj dhe të vlerave të saj, por duke i krahasuar me traditat e popujve të tjerë dhe duke bërë një analizë mbi popujt, sipas tij, këta dalloheshin të gjithë nga të tjerët me maiorum instituta të tyre, por pa kritikuar siç bëjnë Mark Portius Katoni apo Ciceroni.

Salusti me veprën e tij si për shembull Bellum Catilinae, rrëfeu për personazhe të ndryshme të periudhës në të cilën jetoi Katilina, midis të cilëve Katoni dhe Çezari duke i ballafaquar dhe të cilëve do tu vishte vlera të mirëpërcaktuara:[33] Një Katon i karakterizuar nga integritas, severitas, innocentia dhe magnitudo animi dhe një Çezar me munificentia, misericordia, edhe ai me magnitudo animi, duke pohuar se të dy ishin pozitivisht të rëndësishëm për shtetin romak. Nëpërmjet këtyre veprave-portrete, Katoni do të paraqiste vlerat tipike të romakëve të vjetër, që, sipas tij karakterizonin disa personazhe të historisë. Përveç kësaj zhvillon një përsiatje mbi përhapjen e zakoneve të këqija, që gjithmonë sipas mendimit të tij ndodh për shkak të luftërave të vazhdueshme midis fraksioneve të ndryshme.

Në lidhje me Gaius Julius Çezarin, të rëndësishme për mos maiorum dhe analizën e tij, janë veprat De bello Gallico, ku tregohet për fushatën e tij ushtarake në Gali, por pa u ndalur në kronikën e thjeshtë të luftës, por duke analizuar mos gallicus dhe strukturën politike gale, me në krye figurat e druidëve. Kjo vepër zbulon se struktura politike-juridike e Romës më të vjetër me priftërinjtë e saj dhe kolegjin e pontifeksëve nuk ishte shumë e ndryshme nga ajo galike. Te De bello civili, përveç luftës civile, Gai Jul Çezari ndalet mbi vlerat si pax dhe clementia. Por kthesa e vërtetë në komentarët e tij gjendet te lartësimi i nderit dhe trimërisë së ushtarëve, elozh që konfigurohet si një shembull i parë promovimi i vlerave të romanitetit të vjetër, siç do të bënin pastaj Augusti dhe Mark Aureli, dhe jo thjeshtësisht studimin filozofik apo protestën kundër zvetënimit të zakoneve, të ndodhur që atëherë.

Në jetën politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesëmarrja në jetën publike ishte pjesë mbizotëruese e jetës qytetare të burrave në Romën e lashtë. Jeta publike përfshinte politikën, ushtrinë, legjislacionin si dhe pritërinë.

Në politikë, cursus honorum do të bëhej proçedura standard e dhënies së detyrave politike. Ndjekja e këtij rrugëtimit konsiderohej konvencional; megjithatë kishte edhe shmangje nga cursus. Lucius Apuleius Saturnini dhe Gaius Servilius Glaucia, në bashkëpunim me Gaius Marius, legjislacioni dhe zgjedhjet e tij i thyen traditat duke kërkuar pëlqimin e tribunëve të plebejve. Mariusi vetë hoqi dorë nga pranimi elitës tradicionale romake. Gaius Marius nuk qe vetëm një novus homo me sukses të madh, por u zgjodh 7 herë konsull, gjë e pa ndodhur më parë. Këto figura kontrastojnë fotësisht me karrierën e Ciceronit, që ndoqi rreptësisht cursus honorum dhe ruajti një koherencë të madhe në mbrojtjen e iteresave të aristokracisë dhe vlerat stërgjyshërore të ruajtura nga ajo. Ciceroni e arriti shumë nga fama e tij nga aftësia e tij oratorike, duke punuar si mbrojtës dhe ministër publik në oborre.

Ligji ishte ngushtësisht i lidhur me cursus honorum dhe me magjistraturat që një qytetar mund të shpresonte të merte. Anëtarët e klasës së lartë, duke patur një njohuri më të madhe të ligjit dhe të artit të oratorisë (duke qenë se ishin të zakonshme në arsimimin e tyre), përmbushnin rolet e prokurorëve, mbrojtësve dhe deri të gjykatësit. Këto role ishin detyra tradicionale për klasën e lartë, që mund të merte përgjegjësinë. Megjithëse shumë përgjegjësi i përkisnin sferës së jetës civile, siç ishte e zakonshme në periudhën e lashtë, nga romakët pritej edhe që të shërbenin në ushtri.

Në kontekstin ushtarak

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fillim të Periudhës Mbretërore është emblematike figura e qytetarit-ushtar, që deri në 40 vjeç i kushtohej vetëm dy veprimtarive, të kultivonte tokën dhe të luftonte. Në vijim moret e luftëtarit vendosnin se ushtarët qytetarë detyroheshin të angazhoheshin në rast kërcënimesh ndaj të gjithë shtetit, por pas Gaius Mariusit hynë në fuqi ushtarët profesionistë, besnikë të gjeneralëve të tyre. Ushtria Romake fillimisht përbëhej nga persona të klasës së lartë, pasi ata ishin anëtarët e vetëm të shoqërisë që mund ti lejonin vetes kostot ekonomike të armëve dhe mungesave nga puna e përditshme. Shpresa e burrave romakë ishte ti bashkoheshin ushtrisë dhe të arrinin lavdinë në shërbim të shtetit dhe kur nuk ishin të angazhuar në beteja ose luftëra, i linin armët dhe i kushtoheshin jetës civile. Megjithatë, Gaius Mariusi e reformoi ushtrinë për të përfshirë capite censi dhe t'ia nënshtronte trupat kontrollit të tij akoma para atij të shtetit.

Në traditën fetare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndryshe nga fetë moderne perëndimore, romakët e lashtë nuk i ndanin praktikat fetare nga shërbimi ndaj shtetit. Por ruajtën zakonin e paraardhësve të tyre indo-evropianë të një kleri të lidhur me shtetin. Për shembull, Kolegji i Pontifeksëve ishte kujdestar i kulteve të ndryshme, kolegj në majë të të cilit emërohej një prift që mundëte edhe të ishte në zotërim të një detyre politike dhe/odr ushtarake. Romakët e lashtë praktikonin rregullisht edhe kultin e parëve, të Di Penates, hyjni mbrojtëse të shtëpisë private dhe të brendësisë së saj,[34] Lares, të zakonshëm në besimin privat romak, përveç figurave antropomorfe hyjnore romake. Larët ishin shpirtëra mbrojtës, të larmishëm në paraqitjet e tyre sipas roleve që mbulonin: si për shembull, Larët Augustë, shpirtëra mbrojtës të perandorit. Më zakonisht përmenden Larët Compitales, rojtarë të kryqëzimeve dhe Larët Familjarë, ruajtës të shtëpisë. Pa harruar gjithë perënditë e paganëve, në vijim të asimiluara dhe të modifikuara nga pushtimet e ndryshme, shumë prej të cilëve, për shembull mernin emra të hyjnive greke.

Augusti në veshjen e pontifex maximus

Periudha Perandorake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me fillimin e perandorëve romakë, është e mundur që mores të jenë vendosur gjithmonë nga këta të fundit nëpërmjet kushtetutave të ndryshme që përcaktonin kufijtë. Informacionet e fundit që kemi mbi moret si rregullore i përkasin shekullit të II, falë juristit Salvius Julian, nga i cili dimë se moret duhet të ndiqeshin vetëm nëse nuk kishte ligje kundërvënëse. Për periudhat pasuese nuk ka informacione, por mendohet se të paktën në pikëpamjen fetare pagane diçka do të mbijetonte: një shembull do të ishin flijimet e kryera nga senati mbi altarin e fitores për augur të mbarë në luftëra, në vijim i shfuqizuar në vitin 382 nëpërmjet vullnetit perandorak, afër vitit 380, kur përkundrazi Edikti i Selanikut e shpallte Krishterimin fe shtetërore. Prapë ritet e kryera nga rex sacrorum i shfuqizuar si figurë institucionale vetëm në vitin 390.

Zbulesat e pontifeksëve për sa i përket moreve marin me kalimin e kohës gjithmonë e më pak rëndësi, pasi në shumë kontekste do të zëvendësoheshin nga mbikëqyrjen e leges dhe njëkohësisht gjithmonë e më shumë rëndësi mer tradita, tashmë e zbatuar në brendësi të sistemit gjyqësor, si p.sh.: "pignoris capio" për të cilin Gaius na informon se përfaqëson një "legis actio" i strukturuar në disa pika sipas moreve. Nëse pastaj iudex (gjykatësi) është i pavendosur mbi një çështje kundërthënëse, duke qenë ai diskutim i rregulluar nga moret apo rregullat e njohura vetëm nga pontifeksët mund të kërkonte të ndërhynte pontifeksi si arbitër i kundërthënies. Nga ana tjetër me hyrjen e periudhës perandorake janë vetë perandorët që i kufizojnë kontekstet e përdorimit të këtyre me kushtetutat e tyre dhe kemi informacione nga juristët. Fillimisht me Gaius Sveton Trankuili që tregon se për një edikt censure të vitit 92 p.e.s., deklaronte:

«Të gjitha risitë e bëra në kundërshtim me zakonin dhe traditat e paraardhësve tanë, nuk duhet të konsiderohen të drejta.» — Gaius Sveton Trankuili, De Claris Rhetoribus[35]

Në fund me Jiulianin (shekulli II) sipas të cilit moret do të përdoreshin vetëm nëse nuk ishin parashikuar ligje në një kontekst të caktuar. Pas shekullit të II nuk gjenden më informacione, po duket se e kanë humbur gati plotësisht rëndësinë e tyre si akte juridike, të vlefshme akoma për ndonjë rit pagan[k] si festivali Lupercalia që do të mbijetonte deri në vitin 495, ose ndoshta pak më tej.

Në kalimin nga Republikaprincipat, qendrore qenë figurat e Augustit dhe Mecenatit dhe veprimtaria e tyre propagandistike të vlerave romake, si bashkim i komunitetit romak, zbatimi i të cilave për mirëqenien e bashkësisë. Do të formohej një përpjekje për rikthimin e vlerave të vjetra pas krizës së vazhdueshme dhe moszbatimi i tyre në periudhën e mëparshme, për shkak të përhapjes së krizës, në të gjitha kontekstet dhe në të gjithë perandorinë. Poetët më të mëdhenj, edhe pse të lidhur me Mecenatin, nuk ndihen në të vërtetë të detyruar për të rikthyer vlerat romake në veprat e tyre, pasi i ndjejnë edhe ata të rëndësishme dhe idetë e tyre përkojnë me ato propagandistike të Augustit. Por shikojmë si i përgjigjen kësaj kërkese të propagandës autorë të ndryshëm:

Nëse Teokriti vë në pah mënyrën pastorale në thjeshtësinë e saj me poezinë e tij, Virgjili e imiton, por e bënë të tijin në rininë e hershme dhe si rezultat krijon Bukoliket. Më tej do të shkruante një vepër, Gjeorgjiket, dukshëm të frymëzuar, për shkak të krizës, nga një program augustik për rikthimin e mënyrës bujqësore, nga e cila nuk kishte mbetur asnjë gjurmë. Përkundrazi kapet lidhja midis Virgjilit dhe propagandës ideologjike augustike, ku lartësohen traditat kombëtare të Italisë katundare dhe luftëtare, të kulminuar në luftën kundër Antonit, ku Virgjili ndjek mitin kombëtar të bashkimit italik, nëpërmjet traditës, ndërsa për të hyjnizuar princeps do të shkruhej edhe vepra e Eneidës.

Kuint Oratius Flaku, në dallim nga autorët e tjerë, vendos të analizoi, nëpërmjet statirës veset në vend të vlerave. Vese si teprimet, marrëzitë, ambiciet, lakminë, paqëndrueshmërinë, gjithçka e kthyer jo drejtë ndryshimit të botës, por vetëm të gjente një zgjidhje të krizës, që pak mund të përshkojnë. Me kalimin e kohës zëri i tij satirik bëhet më pak i rëndësishëm, për shkak të kritikave të forta të mara.

Në kohën e Neronit qe Seneka që na ilustroi vlerat si beneficentia dhe clementia, nëpërmjet realizimit të de beneficiis dhe de clementia: Në të parën na ilustron raportin midis bamirësit dhe përfituesit, te e dyta i ilustron Neronit si sillet një perandor i mirë, vlera maksimale e të cilit duhet të ishte clementia. Ai besonte se me filozofinë e tij një perandor i udhëzuar mirë mund të bëhej një perandor i mirë, ndoshta ishte kjo përgjigjja e tij ndaj krizës.

Në Periudhën Flavie, i lodhur nga realiteti i korruptuar e Romës dhe nga virtytet fallse këmbëngulëse por jo të praktikuara, Juvenali, nëpërmjet satirës së tij, mer në shënjestër personazhet e periudhës së tij, duke denoncuar korrupsionin; përshkruan dëshirat e tij, një qytet të Romës të kthyer në fillimet pastorale, që, sipas tij është periudha historike më e mirë e jetuar ndonjëherë nga banorët e qytetit.

Nëpërmjet veprave të Staciusit perandorët e Periudhës Flavie do të pretendojnë të ushtrojnë kontroll mbi kulturën, si në të vërtetë kërkoi të bënte edhe Neroni, duke u përpjekur për një program përtëritjeje si qytetare ashtu dhe morale. Staciusi me Silvae dhe retorikën e tij të bërë me celeritas, analizonte vlerat tipike të asaj periudhe perandorake. Midis tyre përmend simplicitas, tashmë e rimarë nga Publius Ovidius Nasoni te Epistulae, dhe akoma më herët nga Seneka. Pastaj mer disa ide të Ciceronit, por do të përdorej edhe nga autorë të mëvonshëm, si Plini i Riu dhe Marciali.

Një figurë e veçantë është Kuintiliani, i cili e sheh Romën tërësisht të zvetënuar me krizën e elokuencës. Veprat e tij ndalen mbi virtytet dhe vlerat që duhet të zotërojë një mësues dhe orator i mirë, duke analizuar në mënyrë të përpiktë artin e retorikës dhe kurat për të dalë si nga kriza ashtu dhe nga korrupsioni i ortarisë dhe elokuencës.

Më vonë edhe me Tacitin njohim vlerat: një shembull është në veprën De vita et moribus Iulii Agricolae, ku lartëson vjehrrin Gneu Julius Agrikolën për pushtimin e Britanisë. Në këtë vepër na përcjellë pikërisht virtytin luftëtar: virtus. Jo vetëm lartëson figurën e vjehrrit, edhe kur ishte nën një perandor të keq, si Domiciani, por edhe besnikërinë, përmbajtjen dhe punëtorinë e tij.

Kur tashmë dukej se ndikimi aleksandrin e kishte mbizotëruar kulturën dhe traditën romake, ja ku vërejmë prodhimin e një vepre eulogjike.[36] Kemi një lartësim të Veprave të Augustit, por nën shtysën përshkruese të traditës romake, por jo helenike, në kohën e perandorit-filozof, Mark Aureli dhe mes perandorëve propagandistë të vlerave të vjetra romake.

Por në dallim nga të tjerët, nuk kufizohet thjeshtësisht ta propagandojë nëpërmjet intelektualëve të kohës në veprat e tyre, por duke pohuar bindjen e tij, edhe në veprën e tij të pleqërisë, "Kujtime ose Bisedë me vetëveten", ku paraqet, sipas tij, cilat janë vlerat autentike të romanitetit. Në këtë këndvështrim janë ndriçuese fjalët e Mark Aurelit: «Mendo në çdo çast se je një romak dhe një njeri dhe që duhet të zbatosh atë që ke në dorë me ndërgjegje dinjitoze dhe të sinqertë, me dashamirësi dhe liri dhe drejtësi.»

Këtu përcillen idealet e vjetra romake të virtus, gravitas dhe të justitia. Mark Aureli ndjente detyrën ti vinte të gjitha energjitë e tij në shërbim të të gjithëve, të nënshtronte çdo ndjenjë dhe veprim të tijin ndaj interesit të të gjithëve.

Botim i Digesta (shekulli XVI), pjesë e Corpus Iuris CivilisJustinianit.

Kriza e shekullit të III dhe periudha e vonë perandorake, deri te Justiniani

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aul Gelliusi me Noctes Atticae është një vrojtues i vëmendshëm dhe i përpiktë i periudhëave të mëparshme dhe mbi të gjitha të mendimit të tyre. Edhe në këtë vepër gjejmë vlera tipike romake të rimara nga autorë të tjerë më të vjetër; Aul Gelliusi i rimer dhe i bënë të tijat duke lartësuar disa personalitete të së shkuarës dhe idetë e tyre. Një tjetër, një nga të fundit, është historiani Eutropius, një nga inovatorët e fundit të kulturës së vlerave dhe moralit romak me përmbledhjen e tij, Breviarium ab Urbe condita. Duke ripërshkuar mbetjet e historianëve të mëparshëm, te Aul Gelliusi përcillet nostalgjia, si për të shkuarën dhe jetën pastorale, ashtu dhe për periudhën e madhe monarkike.

Nga shekulli I do të përhapej ngadalë feja e krishterë e luftuar me këmbëngulje nga perandorët, pasi të krishterët nuk njihnin si perëndi figurën e perandorit dhe përndiqen deri në fund të shekullit të III. Por në fillim të shekullit të IV Krishtërimi përhapet në kulturën romake. Me krizën e fetare, krishtërimi, shumë ngadalë, por në mënyrë të pandalshme, e zëvendëson fenë romake, pavarësisht luftërave të vazhdueshme nga ana e përfaqësuesve të kësaj të fundit. Ndikimi i krishtërimit në kulturën romake është edhe më i fortë përkundrejtë kulturës helenike; dalë ngadalë mënyrat e të menduarit ndryshojnë, vlerat e vjetra romake do të zëvendësosheshin nga vlerat kristiane të lirisë dhe barazisë së subjekteve të konsideruara vëllezër njëri me tjetrin. Me ediktet e ndryshme të para krishtërimi lejohet[37] pastaj bëhet feja e vetme shtetërore dhe cilësohet si katolike[38], prandaj i njëjti konceptim i jetës ndryshon përkundrejtë vlerave të traditës. Ppr këto do të kujtoheshin megjithatë në shkrime, si pjesë e një kulture.

Siç u tha, vlerat e romanitetit do të zëvendësoheshin nga ato të krishtërimit, megjithatë, në kohën e Justinianit formalizohet, nëpërmjet një studimi të juuristëve klasikë, një përmbledhje e ideve të tyre dhe për pasojë edhe të vlerave ku besonin: është rasti i veprës Digest, ku përmblidhen në një vepër të vetme frytet e prodhimtarisë shekullare të jurisprudencës romake.

Gjatë kalimit në Perandorinë e Krishterë, Kuint Aurelius Simaku argumentoi se begatia e vazhdueshme e Romës dhe qëndrueshmëria vareshin nga ruajtja e mos maiorum, ndërsa poeti i hershëm kristian, Prudencius, e refuzonte ndjekjen e traditave të vjetra romake si "besëtytënia e gjyshërve të vjetër" (superstitio veterum avorum) dhe inferiore ndaj zbulim të ri të të vërtetës së Krishtërimit.[39]

Pas rënies së Perandorisë Perëndimore Romake në vitin 476 të erës sonë dhe ngjitjes së mbretërive të ndryshme barbare, moret e vjetra romake pastaj ose u zëvendësuan nga, ose u sintetizuan me traditat e elitën gjermanike dhe në vijim me vlerat feudale.

Mores si tradita dhe zakone

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mores janë parime normative të pranuara nga e gjithë bashkësia, pasi janë të veshura me një auctoritas.[l] Këto mores janë një zakon jo vetëm i veshur me shenjtëri, por përfaqësojnë një kornizë 'kushtetutë' për të gjithë bashkësinë romake të detyruar për ti ndjekur. Në fakt konsiderohej mbi të gjitha në periudhën monarkike, se respekti i parimeve të tilla[m] mbronte nga forcat e okulte, si shprehje e të mbinatyrshmes dhe e vullnetit hyjnor. Mores, si sistem besimi dhe vlerash të përgjithshme të njohura dhe njëzëri të ndara në brendësi të qytetërimit romak, formonin në vetvete, sjelljen publike dhe private të individit. Nuk është e sigurtë kur u formuan, por është e mundur që ato të jenë formuar nëpërmjet funksionit të krijimit të një precedenti normativ.

Fillimisht, në periudhën protostorike, burimet e moreve nuk ishin tjetër veç sjelljes së "patres", të konsideruar "geni" në brendësi të familjes së tyre, grupe fisnore të vendosura në kodra, ku më të moshuarit ishin priftërinj. Ka të ngjarë që këta të kenë mbledhur kultet e ndjekur në atë periudhë, në vijim të "gentes", me gjasa para fillimit të Periudhës Mbretërore, u mblodhën nga priftërinjtë që i memorizonin dhe i përcillnin gojarisht, prandaj burimet e moreve ishin vetë priftërinjtë dhe interpretimet e tyre. Në mes të Periudhës Mbretërore moret u redaktuan në formë të shkruar ose të shpallura nga mbretërit, pastaj me fundin e Periudhës Mbretërore, burimi i vetëm i moreve mbetën priftërinjtë, me zbulesat dhe traditat e tyre.

Mores të shkruara apo të pa shkruara?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është një aspekt shumë i debatuar nga studiuesit e historisë së Romës së Lashtë. Në vijë të përgjithshme mund të identifikohen tre rryma:

  • në të parën, për disa, mbi bazën e disa burimeve, moret përfaqësonin një rregullim të pashkruar, siç na informojnë në fillim të veprave të tyre, si Sekst Pomponiusi me Enchiridion-in,[n] ashtu dhe Gaiusi me institucionet e tij.[o]
  • rryma e dytë e mendimin, përkundrazi, pohon se thelbi i moreve është i vërtet vetëm pjesërisht.

Në fakt fillimisht, ka të ngjarë që ato nxireshin dhe mblidheshin gojarisht[p] duke nisur nga shekulli i X dhe i IX p.e.s. Burimet, megjithatë fillojnë të përmenden duke nisur nga shekulli VIII p.e.s., shumë nga të cilat në lidhje me mores[q] dhe leges regiae, për të cilët librat libri pontificii, libri augurales, dhe libri regii etj, të sjella nga autorë si Ciceroni, që mbulonte edhe rolin e priftit augural, prandaj kishte akses të lirë edhe në vetë libri augurales.[r] Disa vepra të Plutarkut, janë përmendur si burim i moreve, por ka shumë të tjera, duke parë të përcaktohet një arkiv pontifik, ku mblidhen të gjitha të mëparshmet dhe veprimtaritë e kryera nga priftërinjtë, duke dalluar, përkatësisht me libri për të parët, dhe commentarii për të dytët.

  • Në fund ka një rrymë të tretë mendimi, e tipit induktiv, ku priftërinjtë konsideroheshin redaktorët e teksteve memoriale të moreve, me gjasa të arritur deri te ne nëpërmjet informacioneve indirekte të disa historianëve romakë dhe grekë, që na ilustrojnë leges regiae ngushtësisht të lidhura me mores.

Disa ide, në këtë kuadër, konsiderojnë se është pikërisht nga këto redaktime të shkruara që do të lindnin Dymbëdhjetë Tabelat. Por, përtej përpunimit të historianëve të lashtë, që me siguri i rimorën normat në të ashtuquajturat citime të tyre tekstuale duke hequr shumë arkaizma, struktura e XII Tabelave është tepër e ndërlikuar për ta patur origjinën nga decemvirati legjislativ ex novo, nga ligje të pa shkruara dhe të kujtuara nga mendja, në të vërtetë vetë leges regiae dhe disa memorialë të priftërinjve të përdorur si lidhje midis moreve dhe redaktimi i XII Tabelave, prandaj, shumë studiues mendojnë se ka ekzistuar, si rrjedhojë e gjërave, ndonjë dokumenti të shkruar në lidhje me mores.[40]

Disa nga këto tradita marin emra të ndryshëm dhe edhe nëse jo, identifikohen thjeshtësisht me termin mos, njiheshin mosët vijues:

  • Mores maiorum që identifikonin zakonet më të lashta apo të karakterizuara nga auctoritas më të madh të maiorum.[41]
  • Mores regionis të vlefshme vetëm në një rajon të caktuar.
  • Mores sacer[42] ato të lidhura me kultin.
  • Mores familiae, apo gentes, të vlefshme në mënyrë të kufizuar me atë grup të posatshëm familjar apo atë gens, përveç se të llojit fetar, si sacra gentiles, mund ti përkisnin edhe konteksteve të tjera, si të mbikëqyrej stili i një veshjeje, apo i një kulti të caktuar etj.
  • Mores iudiciorum, zakone që rregullonin zhvillimin e veprimtarive proçesuale, kontekste në të cilat respektohej një formë e caktuar.
  • Mores militum: zakone dhe tradita luftarake. Mendohet se figura e qytetarit-ushtar që ndahet midis tokave dhe luftës dhe kënaqet, nga një me lavdinë, ndërsa nga ana tjetër me thjeshtësinë.

Mores si formë e të drejtës (të pashkruar)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Moret fillimisht, duke qenë rregullorja e vetme ekzistuese disiplinonte legis actiones më të lashta, domethënë "legis actio sacramentum in rem, manus iniectio, pignoris capio" dhe të tjera që nuk i njohim nga burimet. "Legis actio sacramentum in rem", duhet të rregullohej vetëm nga moret, pasi ishte akti i vetëm normativ dhe marja e gjësë in iure[43] përpara gjykatësit nuk duhet të ishte vetëm simbolike, por nga disa studiues hamendësohet se, në periudhën më arkaike, ndodhte nëpërmjet një kontestimi material, në një kohë të dytë e kthyer në më simbolike dhe e ndjekur pastaj nga një betim me satisdatio.[44]

Të gjitha këto aspekte duhet të rregulloheshin nga moret dhe të futura në sistemin institucional të kohës, nga e cila pastaj do të lindnin ligjet. Për manus iniectio nuk e dimë mirë si zhvillohej proçedura, pasi nuk ka shumë informacione, por, në vija të përgjithshme shërbente për të patur një lloj potestas mbi skllavin apo gruan e tij, duke shqiptuar fjalë të caktuara, nëpërmjet gjesteve të caktuara, si në rastin e legis actio sacramentum in rem, kur aktori vendoste festukën mbi personin që pretendonte si skllavin e tij. Në rastin e pignoris capio, që, me sa thotë Gaius, ishte akoma në fuqi në periudhën e tij, dhe pak e modifikuar përkundrejtë periudhës së vjetër, ndërsa shumë aspekte rregulloheshin nga moret, edhe pse nuk është zbuluar kurrë në cilën mënyrë specifike. Përveç kësaj, edhe sponsio duhet të rregullohej nga moret, edhe pse në rit përmendet Ius Quiritium, fortësisht i lidhur me moret.

Nga kjo analizë kuptohet se mores rregullonin legis actio nëpërmjet fjalëve të posaçme, ashtu dhe nëpërmjet gjesteve të caktuara. Në këtë mënyrë gjesti apo/dhe fjala e zbatuar konvencionalisht i jepnin aktit atë të drejtë vlefshmërie të nevojshme dhe të mjaftueshme për të arritur rezultatin, saktësisht siç parashikonte e drejta e asaj kohe, por edhe[45] për tu mbrojtur nga ndërhyrja e forcave okulte që do të mund të ndikonin negativisht.

Përveç rregullimit të disa pikave të legis actionis, moret rregullonin edhe disa marrëveshje[46] mbi të gjitha më të vjetrat, si mancipio dhe trasferimi i res mancipi nëpërmjet ritit të peshimit të bronzit të papërpunuar. Pastaj, hap pas hapi, erdhi formimi i institutit, deri në reduktimin në dukje të thjeshtë, pasi kostoja e res paguhej me monedhë. Nuncupatio[47] sipas të cilës mund të modifikoheshin efektet e mancipatio, duket se para se të nxiret një rregull i Dymbëshjetë Tabelave, kjo kishte qenë më parë një mos, pastaj e përpunuar në brendësi të hartimit të XII Tabelave, si nuncupatio pati të njëjtin fakt të formimit të usus.[48] Formimi i martesa parashikohej me confarreatio, shumë rite të llojit fetar me Lupercalia dhe augurët me auspici-t e tyre.

Ius Quiritium

Moret më të vjetra janë ngushtësisht të lidhura me Ius Quiritium, apo të drejtën e parë romake. Për këtë të drejtë kemi informacione nga Gaiusi, Ciceroni dhe të tjerë, pasi përmendet në disa transaksione juridike që i kanë rrënjët e tyre në periudhën më të vjetër si te mancipatio. Kjo e drejtë përqëndrohet mbi të gjitha në pushtetin familjar dhe shtëpiak apo padronal, dhe shkon nga shekulli VII p.e.s. deri në shekullin e VI p.e.s., prandaj nuk ka të bëjë me sektorin e detyrimeve me oportere, apo shërbimin trupor, i zhvilluar pas kësaj periudhe, prandaj Ius Quiritium është i karakterizuar thelbësisht nga mores, leges regiae dhe foedera.

XII Tabelat

Dymbëdhjetë Tabelat përmbledhin thelbësisht maksima të mores, dhe në fakt, siç thonë autorë të ndryshëm të lashtë, lidhjet e përfshira janë të shumta, për shembull usucapio rrjedh nga mores, para se të bëhej një rregull i tabelave, apo Traditio legis, shumë e vjetër edhe kjo, pastaj e shndërruar në ligj tabulara, apo prapë mancipatio dhe shumë të tjera.

Ius civile

Ius civile, duke qenë rezultat i punës së arsyetuar të juristëve mbi Dymbëdhjetë Tabelat, përfaqëson vetëm një evoluim të mëtejshëm të Dymbëdhjetë Tabelave, por edhe këtu, gjejmë analogji me morey: për shembull midis patronus (ose gens) dhe cliens dhe l'obsequium të cliens përkundrejtë patronus, por përveç se në të dretjën pozitive, ka shumë lidhje edhe në të drejtën proçesuale që rrjedh gjithmonë nga Dymbëdhjetë Tabela dhe, të shndërruara me ius civile në formula: actio sacramentum in rem, agere per sponsionem apo manus iniectio, etj.

Ndërsa për ius gentium, duhet të bëhet një diskutim më kompleks, pasi rimer dhe asimilon, përveç intitutio të populsive të ndryshme, edhe institutio romake. Rezultantja është që rimeren për shembull gjithmonë Traditio legis dhe sponsio stipulatio, të dyja të rrjedhura nga mores. Në këtë lloj të ius-i, do të rimerej edhe fides, vlerën romake sin ad antico të rrjedhur nga mores, mbi të cilën bazohen në ius gentium', mbi të gjitha shkëmbimet tregtare midis popullsive të ndryshme.

Për ius honorarium nuk me asnjë lidhje të drejtpërdrejtë, pasi lind nga iurisditio dhe nga imperium e pretorit, por hap pas hapi kur stabilizohet, rimer institutio nga ius civile duke i modifikuar, por nga ana tjetër, rimer edhe parimet e mos maiorum dhe të zakoneve ndërkombëtare në tregti; një shembull është në rastin kur, aktori dhe pranuesi, kanë arritur një marrëveshje sipas fidesmos maiorum dhe të zakoneve ndërkombëtare, për të cilën pretori, për të bërë të mundur që palët të respektojnë një fides të tillë, i jep pranuesit një exceptio doli. Një tjetër është konçesioni i exceptio për mos respektimin e një premtimi me sponseo, institutio tipik i lashtë që i përket moreve. Prandaj shikojmë që disa kontekste janë të ndërlidhur dhe se ius honorarium kërkon zgjidhje efikase të rrjedhura nga moret.

Titullari i të drejtave të rrjedhura nga mores

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Titularët e të drejtave të rrjedhura nga moret ishin me të vërtetë pak, mbi të gjitha në periudhën më të vjetër. Në fakt në këtë periudhë mund të ishin titullarë veëm ata që ishin në qendër të situatave juridike subjektive, për shembull, pater familias: në fakt këta mund të lidhnin martesë[49] apo të kishin cliens, d.m.th patronus, apo patres përkundrejtë bashkanëtarëve të familjes, alieni iuris, apo ushtarakët: për shembull celeres, edhe këta në qendër të riteve të caktuara, apo priftërinjtë etj. Gjithmonë në kohën e lashtë ata që nuk mund të ishin titullarë të të drejtave ishin me siguri ata që num mund të ishin titullarë të situatave juridike, ose ata që nuk zotëronin të paktën te kërkesa: lirinë, qytetarinë romake dhe pushtetin mbi personat alieni iuris, d.m.th. statusin e pater familias. Në periudhën paraklasike dhe klasike situata filloi të ndryshonte, me pushtetin e pater që bëhet gjithmonë e më pakë patrimonial dhe me krijimin e dallimit midis situatave prej kujdestari dhe interesave. Me shumë gjasa edhe filii familias[50] mund të ishin titullarë të të drejtave të rrjedhura nga mores.

Sanksione në rast shkeljeje të mores

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zbatimi i moreve nga ana e një subjekti parashikonte pasoja të ndryshme. Gjithashtu, që çdo vendim ti nënshtrohej vlerave të përmbajtura në mores gjenerohej një preçedent gjyqësor. Në periudhën e paraqytetare dhe mbretërore, ishte vetë bashkësia që garantonte zbatimin e riteve: kështu nëse një subjekt, për shembull një pater familias, duhet ti kërkonte tribut një tjetër subjekti nga i cili kishte pësuar një dëm, ai vihej në mundësi për të marë nga bashkësia e vetë.[51] Duke qenë se moret përkufizoheshin, sipas të lashtëve, si shprehje korrekte e vizionit të jetës, duhet konsideruar e mundur që për moret, mbi të gjitha të veshura me një auctoritas më të madh, duhet të kishte pasoja të ngjashme me turpërimi, poshtërimi apo e dhe dënimi kapital. Nëse mos kishte të bënte me shfrytëzimin e një të drejte apo shmangjen e një marrëveshje, kjo nuk konsiderohej e vlefshme.[52] Kur mos-i kishte të bënte me veprime të caktuara kriminale si vrasja apo tradhëtia bashkëshortore, fajtori në pjesën më të madhe të rasteve, përballej me një dënim të tipit fetaro, si ti flijohej një hyjnie (sacertas), supplicium more maiorum, apo poena cullei, apo i nënshtrohej lidhjes trupore të të dëmtuarit,[53] pastaj i evoluar në oportere.[54] Edhe aksione si të tërhiqje syrin e keq mbi dikë, nëse në një kohë të parë nuk dënohej, në periudhën e XII Tabulae goditeshin nga sanksione të rënda.[55]

Diferenca mes mos e consuetudo

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në studimet mbi të drejtën romake, deri në shekullin e XX, përgjithësisht termat mos dhe consuetudo konsideroheshin sinonime, aspekt i konfermuar edhe nga disa burime të periudhës romake. Por së fundmi historianët në gjurmë të burimesh të tjera, priren të mos i konsiderojnë dy termat si sinonime, duke idendifikuar dallime, të vogal por jo tërësisht të neglizhueshme. Mores, në të vërtetë, janë doke dhe tradita[56] që synojnë të arrijnë të mirën e gjithë bashkësisë dhe të karakterizuara nga elemente magjiko-fetare, pastaj nga ndërhyrja priftërore: priftërinjtë, me zbulesat e moreve, u jepnin këtyre karakterin klasik juridiko-fetar. Ndërsa consuetudines janë doke dhe tradita që populli ndjek si zakon, jo të shënuara nga një karakter 'i shenjtë', as të ruajtura ose të vëna në jetë nga urdhërat priftërore: bëhet fjalë, pra, për sjellje dhe parime jo të rrjedhura nga zakone stërgjyshore apo të lashta, por me formim më të ri, ku mungon komponenti fetar dhe ndërhyrja priftërore.

Familja dhe shoqëria

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familja romake (familia, e përkthyer më saktësisht si "njerëzit dhe zotërimet e shtëpisë" sesa si "familje") ishte hierarkike, siç ishte dhe shoqëria romake. Këto hierarki ishin tradicionale dhe mbështesnin dhe mbështeteshin nga mos maiorum. Pater familias, ose kreu i shtëpisë, zotëronte autoritet absolut mbi familia e tij, e cila ishte gjithashtu një entitet autonom brenda shoqërisë dhe një model për rendin shoqëror,[57] por ai pritej ta ushtronte këtë pushtet me përmbajtje dhe të vepronte përgjegjshëm në emër të familjes së tij. Rreziku dhe trysnia e censurës shoqërore nëse ai dështonte të plotësonte pritshmëritë ishte gjithashtu një formë e mos.

Moret vendosnin edhe strukturën familjare, do me thënë kufizoheshin ti jepnin potestas të pater familias mbi anëtarët e tjerë, si dhe strukturën e gentes, por me siguri moret në këtë kuadër kufizoheshin vetëm të jepnin strukturën e drejtë dhe ndonjë rregullore tjetër por që nuk prekte pushtetin e pater, përkundrejtë atij që kishte një borxh apo një krim ndaj një bashkanëtari apo vetë ai, d.m.th. i ashtuquajturi formim i lidhjes trupore pastaj e evoluar në dare o oportere deri në mbërritjen e një dukje të lidhjes juridike.

Marrëdhënia dalluese shoqërore romake ishte ajo midis patronus dhe cliens (padron e klient). Megjithëse detyrimet e kësaj marrëdhënieje ishin të ndërsjellta, ato ishin edhe hierarkike. Marrëdhënia nuk ishte një njësi, por një rrjet (clientela), pasi një patronus mundëte vetë të ishte i detyruar ndaj dikujt me status ose pushtet më të madh dhe një cliens mund të kishte më shumë se një patronus, interesat e të cilëve mund të ishin në përplasje. Nëse familia ishte njësi e shoqërisë, këto rrjete ndërlidhjesh bazoheshin në atë autonomi dhe krijonin lidhjet që bënin të mundur një shoqëri komplekse.[58] Megjithëse një nga fushat kryesore të veprimtarisë brenda marrëdhënieve patronus-cliens ishte ligji i gjykatave, patronazhi nuk ishte vetë një kontratë ligjore; trysnitë për të zbatuar detyrimet e dikujt ishin morale, të bazuara te cilësia e fides, "besimit" (shiko vlerat e Mos maiorum më poshtë) dhe mos-it.[59] Patronazhi shërbente si një model,[60] kur pushtuesit ose guvernatorët romakë jashtë vendosnin lidhje personale si patronus për të gjitha bashkësitë, lidhje që pastaj mund të vijoheshin si detyrim familjar. Në këtë kuptim, mos bëhet më pak një çështje e traditës së pandryshueshme sesa një preçedent.[61]

Është raporti i verifikuar në mënyrë më të zakonshme midis patricëve dhe plebejëve, ku në shkëmbim të tutelës së patronus (patrici), cliens (plebeu) ofronte shërbime deri kur borxhi nuk ishte kthyer. Më vonë në historinë romake, pas emërimit princepsAugustit, pjesa më e madhe e popullsisë u bë cliens e perandorit, deri sa, në fund do të bëheshin të gjithë.

Mores si vlera të romanitetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nëse nga një anë kemi moret që identifikojnë doke dhe tradita, nga ana tjetër moret bëhen instrumente bartëse të vlerave. Në të kuadër, moret marin një karakteristikë ideologjike, mbi të gjitha në periudhën perandorake, d.m.th. përfaqësojnë një kuptim të gjerë, jo më doke individuale për tu ndjekur, por shikohen në kompleksin e tyre si përfaqësuese të virtytit që duhet të zotërohet për ti bërë mirë bashkësisë romake. Në këtë këndvështrim pohohet se themeli i mores maiorum bazohej mbi pesë virtyte themelore që ishin pikërisht:

  1. Fides: besnikëria, ndershmëria, besimi, besimi i ndërsjelltë midis qytetarëve
  2. Pietas: përkushtimi, patriotizmi, realizimi i detyrimeve
  3. Maiestas: ndjesi superioriteti e përkatësisë në një popull të qytetëruar
  4. Virtus: cilësi të veçanta të qytetarëve romakë, kurajoja, trimëria, veprimtaria politike dhe ushtarake
  5. Gravitas: të gjitha rregullat e sjelljes së romakut tradicional, përkundrejtë traditës, serioziteti, dinjiteti, autoriteti, dhe pse kishte vlera të shumëfishta të rrjedhura nga moret.

Të gjitha aspektet e jetës, duke përfshirë kuadret e ndryshme të të drejtës publike dhe private, kanë qenë ndikuar jashtëzakonisht nga tradita, e formuar përgjatë shekujve. Disa nga përbërësit e saj meritojnë vëmendje të veçantë për shkak të rëndësisë së tyre në kuadrin e mores maiorum kryesore. Këto komponente të traditës përfaqësojnë një klasë vlerash që dallonin vir bonus[62] nga të tjerët dhe disa nga këto do të fillonin të mernin një rëndësi të tillë në kulturën romake sa madje të hyjnizoheshin dhe të antropomorfizoheshin nën formën e objekteve ose kafshëve:

Majtas: bust i Elagabalit drejtuar nga e djathta me kurorë dafinash, bust me tunikë[63] me legjendën: IMP CAES M AUR ANTONINUS AVG; djathtas: hyjnesha Fides mes dy aquila të Ushtrisë Romake me legjendën Fides EXERCITVS ("besnikëria e ushtrisë").

Fjala latine fides ka shumë kuptime; megjithatë, ato bazohen në parime të ngjashme: e vërteta, feja, ndershmëria, besnikëria dhe besueshmëria.[64] Mund të shihet në përdorim me fjalë të tjera për të krijuar terma si bonae fidei[65] apo fidem habere.[66] Në të drejtën romake, koncepti i fides kishte një rol të rëndësishëm. Si në të gjitha kulturat e lashta, kontratat verbale ishin shumë të zakonshme në jetën e përditshme romake dhe kështu mirëbesimi lejonte transaksione tregtare të bëra me më shumë besim. Fides haset edhe në raportin midis patronus dhe cliens, midis bashkë-shortërve, etj. Nëse mirëbesimi tradhëtohej, personi i dëmtuar mund të ndërmerte një proçes kundër personit që e kishte tradhëtuar.

Si hyjni romake, Fides përfaqësonte një kult shumë të vjetër. Tempulli i parë në nder të saj i përket Numa Pompiliusit,[67] i ndërtuar në qytetin e Romës. Ishte hyjnesha e mirëbesimit dhe kujdesej për kontratat verbale.[68] Përshkruhet si një grua e moshuar, e konsideruar plaka e Jupiterit. Tempulli i saj daton rreth vitit 254 p.e.s. dhe gjendet në Kodrën Kapitoline të Romës, pranë Tempullit të Jupiterit.[69] Livi futet në hollësitë e kultit të Fides dhe në historinë e tij të Romës. Ritualet e saj praktikoheshin nga flamines maiores, priftërinjtë më të rëndësishëm, pas pontifeksit, të paraardhësve. Këta përiftërinj propozuan, që në vendin e kremtimit, krijimi i shenjtërores së Fides në një karro të hapur, të tërhequr nga një çift kuajsh. Nga këndvështri që konsiderohej se Fides qëndronte në krahun e djathtë të një burri; ajo paraqitet, gjatë periudhës historike të Perandorisë Romake, në monedha me një palë duar të mbuluara, për të simbolizuar besueshmërinë e legjioneve dhe të perandorit. Mbulimi i duarve pasqyron kultin e Fides, ku njeriu ndjek flijimin për të mbuluar duart me gjishta për të ruajtur besimin e mirë fetar.

Majtas: busti i Antonin Piut drejtuar nga e djathta: Æ Sestertius[70], me legjendën IMP AELISU CAE-SAR ANTONINUS; djathtas: hyjnesha Pietas në këmbë përballë me kokën e kthyer nga e majta, mban një kuti temjani në dorën e majtë duke përhapur temjan me të djathtën mbi një altar të ndezur.

Pietas nuk është e barasvlefshme me kuptimin "mëshirë". Pietas ishte sjellja romake si detyrë përkundrejtë perëndive, atdheut, prindërve dhe të afërmve të tjerë.[71] Në fillim i referohej familjes dhe besimit si dhe respektit midis bashkë-shortëve, pastaj, konceptimi i raportit u shtri midis njeriut dhe hyjnisë: në të vërtetë, nuk duhet të flitet vetëm për respekt, por edhe të lidhjes sentimentale dhe afektive; studjuesit e përkufizojnë si dashuri e detyrimeve. Përdorimi i termit përfshinte edhe një kuptim të detyrës morale, jo vetëm ndjekja e thjeshtë e riteve.[72] Si pasojë, pietas kërkonte ruajtjen e marëdhënieve të mira nga pak me të gjithë, në këndvështrimin e respektueshmërisë dhe moralitetit.

Enea që bart në supe të atin, Ankizin, ndërsa për dore mban birin e vogël, Iulo; u kthye në një ikonë e pietas. Terrakotë, Museo archeologico di Napoli

Sipas Ciceronit, "pietas është drejtësia përkundrejtë perëndimve,"[73] dhe, si e tillë, kërkonte praninë, më shumë se të një vrojtues të ritualeve për flijimin dhe zbatimin e duhur të tyre, por edhe përkushtimin dhe drejtësinë e brendshme të personit. Pietas mund të vizualizohet në shumë mënyra. Për shembull, Oktavian Augusti tregoi pietas gjatë jetës së tij, si duke filluar në vitin 52 p.e.s., ashtu dhe duke i kushtuar në vitin 48 p.e.s., pas Betejës së Farsalës, një tempull Venus Genitrix. Tempulli iu kushtua Venerës, si nëna e Eneas dhe kështu paraardhëse e Iulii, gens e Jul Çezarit.

Augusti, pas vdekjes së Mark Antonit dhe Mark Emilius Lepidit[74], i ndërtoi një tempull Çezarit, me qëllim që të nderonte babain e tij birësues. Kështu, disa romakë, për shkak të rolit të tyre si qytetarë të përkushtuar, adoptuan cognomen Pius. Perandori Antonin Piu, e mori këtë epitet të shtuar emrit të tij për shkak të rolit të tij në bindjen e të vjetërve të Senatit të hyjnizonin babain e tij birësues në publik, perandorin Adrian, për pietas që tregoi kundrejtë babait të tij biologjik.

E tillë ishte rëndësia e pietas, që, në vitin 181 p.e.s., në bazë të asaj që thotë Tit Livi, do të ndërtohej një tempull kushtimor.[75] Analogjikisht me konceptet të tjera abstrakte në kulturën romake, pietas do të shfaqej shpesh në formë antropomorfe dhe ndonjëherë e shoqëruar me një kanjushë.[76] Do të adoptohej edhe nga Augusti si Pietas Augusta, për të vizualizuar pietas e tijë, siç mund të shihet në monedha të periudhës. Por Ciceroni, te De inventione[77], na ilustron një pietas më të lartë, do me thënë për respektin qytetar përkundrejtë shtetit, që, te De re publica,[78] e përkufizon pietas maxima; në vijim, me Virgjilin, te Eneida[79], pietas do të identifikohej me humanitas dhe misericordia dhe do të shndërrohej në formë të respektit për anëtarët e fisit në provimin e keqardhjes për vuajtjet e të tjerëve.

Maiestas tregonte dinjitetin e shtetit në Romën e Lashtë si përfaqësues i popullit. Pikërisht ky mandat nga ana, fillimishte e institucioneve republikane, pastaj me shndërrimin e qeverisë republikane në një të tillë perandorake, do të bënte që vetë perandori të vishej me këtë majestas dhe të përfaqësonte popullin. Nga këtu do të krijohej parimi i laesa maiestatis, apo krimi kundrejtë shtetit, i atyre individëve që përdhosnin veprat publike, ose përkundrejtë perandorit ose Senatit Romak, përfaqësues të majestas dhe që ndëshkoheshin rreptësisht, pasi krimi shihej si dëmtim i të gjithë bashkësisë që perandori dhe senati apo organet e qeverisë romake përfaqësonin. Por, maiestas ka një tjetër domethënie, atë që ka të bëjë me madhështinë në referim të popullit, do me thënë të qenit krenarë që ishe pjesëtarë i popullit romak si populli më i mirë, superior dhe më i mirë se popujt e tjerë të pushtuar, një lloj ndërgjegjeje gati e të qenit një popull i zgjedhur.

Majtas: bust i Galeriusit drejtuar nga e majta me kurorë dafinash, me helmetë dhe parzmore. Mban heshtën ose një skeptër në supin e djathtë, mburojë në krahë;: Æ Follis[80] IMP MAXIMIANUS P F AVG; djathtas: VIRTUS AVGG ET CAESS NOSTR, perandori Galerius, mburojë në krahun e majtë, duke kalëruar djathtas; çan një armik në tokë, ndërsa një armik i dytë është i shtrirë në tokë; AQ P(rima). Monedhë e prerë në vitet 305-306.

Termi “Virtus” rrjedh nga fjala latine “vir” ("burrë") dhe tregon idealin e burrit të vërtetë romak. Aspektet e virtus janë të shumëfishta. Poeti Gaius Lucilius pohon se virtus për një burrë është të dijë atë që është e mirë, e keqe, e padobishme ose ç‘nderuese.[81] Në fillim përcaktonte trimërinë në betejë të heroit dhe luftëtarit. Virtus qe e tillë vetëm nëse nuk përdoret për qëllime personale, por për interesin e bashkësisë romake. Por nga shekulli I p.e.s. virtus nuk do të shihej më si në shërbim të shtetit, por do të ndahej nga ai ideal, për të marë një objektiv më praktik: të dalloheshe nga të tjerët. Virtus fillimisht përcillej nga babai te biri, në vijim, nga shekulli I p.e.s., koncepti i virtus ndryshon: nuk është më e trashëgueshme, por është e nevojshme ta arrish me angazhim, duke tejkaluar veprat e të parëve.

Koncepti romak për lirinë (libertas), për qytetarët meshkuj, parashikohej si pjesë e të drejtës për të ruajtur trupin e tij nga nënshtrimi fizik dhe kjo përkthehej në refuzimin për tu dominuar dhe një lloj "mendësie pushtimi" brenda burrërisë romake (virtus).[82] Si zgjatim, ishte e pranueshme për meshkujt e lirë romakë të angazhoheshin në marrëdhëniet mashkull-mashkull vetëm nëse ai merte rolin aktiv depërtues (përndryshe ky virtus do të ishte në dyshim ose i përdhosej).[83] Romakët i përshkruajnë të dyja, dominimin seksual dhe perandorak si dhunues të virtus të pësuesit.[84] Një nga rubrikat më të rëndësishme etike të Romës, moraliteti seksual, ishte në këtë mënyrë tepër i lidhur me virtus dhe implikimet e tij të ndryshme për meshkujt e lindur të lirë romakë.[83][82]

Gravitas, nuk duhet ngatërruar me gravitetin modern, pasi përfaqësonte vlerën e dinjitetit dhe të vetëpërmbajtjes.[85] Përballë vështirësive, një romak "i mirë" duhet të kishte një fytyrë të paturbulluar. Miti dhe historia romake tregon histori figurash si Gaius Mucius Skevola, duke e përshkruar shembull të gravitas.[86] Në themelimin e Republikës, mbreti etrusk Lars Porsena kishte rrethuar qytetin e Romës dhe, me qytetin në krizë, Skevola u përpoq ta vriste Porsenën. Sidoqoftë, Skevola u kap. Kur mbreti e kërcënoi Skevolën me tortura, nëse nuk do tu përgjigjej pyetjeve të tij mbi Romën, Skevola vendosi dorën e djathtë mbi një prushore dhe e mbajti me gravitas të madhe (vetëpërmbajtje). Tregohet se mbreti, duke parë vlerën e Skevolës, hoqi dorë nga Roma. Gravitas e Skevolës, jo vetëm i dha epitetin scevola ("mëngjarashi"), por kontribuoi gjithashtu në bindjen e Porsenës të mos i sulmonte romakët, i çoroditur nga vendosmëria e tyre.

Pra gravitas nënkupton një sjellje serioze, të përllogaritur, siç kërkojnë rrethanat, pa asnjë teprim. Kjo vlen për periudhën arkaike dhe pjesërisht republikane. Ndërsa për periudhën perandorake gravitas paraqitet shumë më pak në shkrime dhe, aty ku flitet, koncepti ka ndryshuar përkundrejtë periudhës pararendëse, ku tashmë do të përkufizohej si një sjellje false duke luajtur, i sjellshëm dhe i ëmbël, do me thënë aftësia për tu përshtatur e oborrtarit ose e cliens, që bën çdo gjë për të marë favorin e padronit ose të princit.

Vlera të tjera romake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përveç vlerave themelore të mores, perandorët me vendimet e tyre përcaktonin se cilat vlera duhet të respektoheshin për ta bërë bashkësinë më të mirë. Nga ana tjetër autorët latinë[87] mbështesnin vlerat e tyre dhe zakonet e mira, duke u bazuar te tradita e periudhave të mëparshme, pa lënë pas dore realtitetin e ri të civitas ku jetonin. Do me thënë, krijonin një identikit të bonus civis dhe duke identifikuar vlerat e shumta që duheshin ndjekur, ngushtësishtë të lidhur njëra me tjetër:

Amicitia

Amicitia në idealistikën romake nuk nënkupton thjeshtë konceptin tonë të miqësisë, por në kuptim më të gjerë lidhjen e aleancës që mund të kishte midis dy kombeve apo raportin midis patronus dhe cliens. Amicitia shihej nga romakët e lashtë si vlerë që kishte të bënte me ndjekjen e interesave të përbashkëta, e përfaqësuar edhe nga një perëndi. Por, termi amicitia i afrohej edhe konceptit të tanishëm të miqësisë, mbi të gjitha në shekullin e II të e.s., e lidhur me fjalët amicus dhe amor. Vetë cliens i patronus përkufizohej si mik, edhe pse kishte dallim trajtimi midis klientëve më intimë dhe ata që konsideroheshin "më pak miqësorë"; në fakt ekzistonin kategori të ndryshme "miqësie", në këtë rast, në të vërtetë, të quaje amicus cliens ishte thjeshtë një fenomen kortezie, që mund shumë mirë të imponohej.

Ambitiosa morte

Vlera e vetëvrasjes: romakët e konsideronin një formë vdekjeje fisnike, më shumë se jeta e jetuar pa dinjitet. Është një gjest i konsideruar shumë i rëndësishëm, si politikisht ashtu dhe publikisht, që e shkundëte mjaft aprovimin në kulturën romake. Në periudhën perandorake pastaj, kjo sjellje do të bëhej shumë e rëndësishme, gati në modë, për të protestuar kundër tiranëve perandorakë. Arketipi i vetëvrasësit paraqitet nga Katon Uticensi, në protestë ndj mbipushtetit të Çezarit, apo vetëvrasja e Petroniusit, që vdiq duke diskutuar me miqtë, gati se ishte duke rënë në gjumë, apo edhe vetëvrasja e Senekës, por historia e lashtë romake përkujton edhe shumë të tjerë.

Abstinentia

Çinteresimi, ndershmëria, integriteti moral. Përcakton sjelljen e ç‘interesuar, veçanërisht e administratorit përkundrejtë gjësë publike.

Aequitas

Është ndjenja që frymëzon barazinë dhe drejtësinë, mbi të gjitha në kuadrin juridik; shembuj jep Ulpiani, duke përshkruar drejtësinë e vërtetë.

Auctoritas
Continetia Scipionis, e Giovanni Bellini-t (1508)

Auctoritas është vlera e prestigjit dhe e besimit që një burrë, në zotërim të kësaj vlere jep, në fillim e lidhur me fenë nënkuptonte të rrisje, ndihmoje të tjerët. Në një periudhë të dytë, kur do të bëhej një vlerë tipike laike, përckatoi besueshmërinë, ndikueshmërinë, do me thënë aftësinë për të ndikuar të tjerët.[88] Kjo e dyta konsiston në një ekuilibër midis pushtetit politik dhe prestigjit shoqëor, besueshmërisë, përgjegjshmërisë personale.[89]

Ndërsa Ciceroni e konsideron një bashkësi e Dignitas dhe Virtus. Auctoritas në të rast është një formë shumë e lartë pushteti, që nuk lidhet domosdoshmërisht me pushtetin politik, por ushtronte shtrëngimin ose komandën nëpërmjet forcës së bindjes, falë karizmës së vetë. Auctoritas nënkupton një seri të drejtash dhe detyrash nga kush është në zotërim, për shembull atribuimi i detyrave publike apo ti besosh angazhimeve që mereshin. Figura që historikisht i afrohet është Oktavian Augusti që e ushtroi autoritetin e tij, jo aq nëpërmjet kompetencave që zotëronte, por duke ditur të jipte një urdhër pa e imponuar, duke i bindur vartësit e tij dhe duke patur respekt për institucionet publike.

Submissio ose Clementia (nënshtrimi i një kreu barbar): Perandori Kostandini I-Mark Aureli, me Pompeianin në shpinë, është në një podium të lartë para ushtarëve dhe aquiliferi me signa dhe me një gjest mëshire liron një princ barbar, që mbron të birin tepër të ri me një krahë mbi shpatull (Harku i Kostandinit).
Benignitas

Mirësi, dashamirësi e lidhur si me Humanitas, ashtu dhe me Clementia

Clementia

Clementia është vlera që priret ta moderojë shpirtin përkundrejtë të mundurve, pa u hakmarrë, ose në ëmbëlsinë e superiorit vëren gabimet e inferiorit dhe ndjen keqardhje. Është e ndërlidhur me benevolentia ose Magnitudo animi. Është sjellja e një burri që mban pushtetin në një situatë të caktuar, por nuk mbizotërohet nga zemërimi dhe dhe mizoria, por nga dashamirësia, duke i mbizotëruar impulset negative: raporti, për shembull i paterfamilias të mirë përkundrejtë bijve alieni iuris ose të romakut të mirë përkundrejtë të mundurve. Megjithatë duhet bërë një saktësim, pasi sipas Ciceronit, duhet të ishe i mëshirshëm kundër atij që dorëzohej dhe nënshtrohej, por të pamëshirshëm me atë që rrebelohej: hostes. Kjo është një karakteristikë që vërehet nga romakët përkundrejtë popullsive të mundura, mbi të gjitha kur perandoria shtrihej në masë më të madhe, duke u dhënë edhe të huajve pozicione të rëndësishme në politikën romake.

Concordia

Concordia, marrëveshja, mirëkuptimi, harmonia; në fillim konsiderohej jashtë fushës politike, por pastaj, me ndikimin grek do të merte rëndësi, si për fushën politike, ashtu dhe për atë filozofike.

Consilium

Dituria, gjykimi, urtësia, aftësia për të vendosur. Fjala, e pasur me kuptime, duket si një nga vlerat më të lashta të latinitetit dhe tregon reflektimin e sjelljes me qetësi dhe në pavarësi të plotë gjykimi.

Constantia

Qëndrueshmëria, kostanca, këmbëngulja, forca shpirtërore, koherenca.[90] Fjala në vetëvete përcakton këmbënguljen e fortë, qëndrueshshmërinë e një sjelljeje dhe të një virtyti etiko-politik, tipikisht romak. Kjo vlerë, e çiftëzuar me gravitas, ka zhvilluar një rol të madh në historinë dhe suksesin e popullit romak. Constantia u lejonte romakëve të qëndronin të përqëndruar dhe aktivë në kohët e turbullirave të mëdha dhe humbjeve shkatërruese, si për shembul fushata e Hanibal Barkës, me ak fjalë vlera e të mos dorëzuarit kurrë.

Cultus

Ishte ndjekja aktive dhe zbatimi korrekt i ritualeve për sa i përket hyjnisë.[91] Pratikat fetare romake orientoheshin drejtë zbatimit korrekt të riteve, jo drejtë etikës dhe moralit të personit. Perënditë ishin të kënaqur nëse ritet do të zhvilloheshin me vëmendje nga romakët, prandaj ata shpresonin të arrinin mbështetjen e tyre nëpërmjet zhvillimit të flijimeve dhe formulave të tjera rituale, nëse kryheshin korrektësisht.

Religio

Nuk ishte "fe" në kuptimin modern të fjalës. Religio është e lidhur me foljen latine religare, që ka kuptimin "të lidhesh". Në mendjen e romakëve të vjetër, religio përfaqësonte një lidhje midis hyjnores dhe vdekatarëve. Kjo lidhje është më shumë respekti dhe detyrimi për tu nënshtruar dhe të besëtytënisë, të lidhur me praktika fetare dhe zakone të romakëve të lashtë: si burrat, ashtu dhe gratë duhet të ishin të vetëdijshëm për këto lidhje për të nderuar perëndinë nëpërmjet praktikave fetare,[92] në përpjekje për të ruajtur një pax deorum.[93]

Në përputhje me emrin, mbiemri religiosus përfaqëson lartësimin e praktikës fetare, deri në pikën e prekjes së besëtytënisë. Sipas romakëve religio konsiderohej si një pjesë e nevojshme e jetës, në mënyrë që të ruhej rendi dhe tradita në bashkësi apo në masë më të madhe, në botë. Motivimi në bazë të këtyre besimeve, nuk është moralisht e themeluar mbi vlerat moderne judaiko-kristiane, por mbi kënaqjen e zotave dhe pritshmëria e shpërblimeve. Për të garantuar një fitor, i premtohej një tempull një perëndie, ose, me shpresën e lehtësimit të vështirësive, anëtarët e bashkësisë kryenin flijime.

Tit Livi e nënkupton këtë nevojë në përshkrimin e tij të kapjes së shtatores së perëndeshës Junona nga Veio. Zbulon se eshte kundër religio-s së etruskëve nëse preket shtatorja, përveç nëse nuk je një anëtarë i priftërinjve apo bëheshe nëpërmjet trashëgimisë. Ushtarët romakë, nga ana e tyre, janë të pastër, nëse nuk nderojnë perëndeshën. Kjo nuk është e lidhur me pietas dhe moralitetin e saj të ndërlidhur, por ishte e ndërlidhur me konceptin e cultus.

Decorum

Zbukurim, përshtatshmëri, ajo që përputhet me një person të caktuar në disa aspekte e ngjashme me Nobilitas.

Dignitas

Dignitas është vlera e dinjitetit dhe prestigjit të një qytetari romak dhe nën këtë konsiderim, nga ana e të tjerëve. Por kjo kishte të bënte me pjesën sipërfaqësore të prestigjit, do me thënë respekti i të tjerëve në kuptimin sipërfaqësor dhe jo të plotë, si auctoritas. Dignitas është një nga rezultatet fundore që synonin të vizualizonin vlerat e idealit romak dhe shërbimin e shtetit në forma primati, pozicioni ushtarak dhe magjistrature. Dignitas qe vlera e reputacionit, e nderit dhe e vlerësimit. Kështu, një romak që u tregonte atyre gravitas, constantia, fides, pietas dhe vlera të tjera, do të bëhej një romak në zotërim të dignitas midis bashkë-moshatarëve të tij. Në të njëjtën mënyrë, nëpërmjet këtij rrugëtimi, një romak mund të fitonte auctoritas, "prestigj dhe respekt".

Disciplina

Disciplina, edukata, formimi civil dhe ushtarak i qytetarit. Disciplina ishte për romakët baza e patjetërsueshme e shtetit, e dukshme nëpërmjet disiplinës ushtarake dhe në të gjitha fushat e jetës.

Exemplum

Shembulli, modeli. Është vlera e përbërë nga një veprim i lavdishëm i kryer nga një paraardhës, në detyrim për tu imituar dhe shumëfishuar.

Gingillatio

Vlerë që u afermuar në latinitetin e vonë, termi përkufizon një kërkim të përmbajtur të kënaqësisë pa iu dhënë në mënyrë të shfrenuar, por duke respektuar vetëveten dhe idealin e enkràteia (moderimit, vetëpërmbajtjes). Disa studjues mbështesin mendimin se kjo vlerë u fut në brendësi të mos maiorum falë afermimit gjithmonë e më të madh të krishtërimit.[94]

Gloria

Gloria është fama që arrihet pasi ke përmbushur veprime me vlera, prandaj është ngushtësisht e lidhur me virtus, për mos të qenë inferior ndaj të parëve. Elementi që karakterizon shoqërinë aristokratike në fillim të e ndjekur edhe nga civis novum. Mund të shprehet edhe si njohje dhe lavdërim nga ana e bashkësisë. Edhe gloria në një kohë të parë konsiderohej e trashëgueshme nga ati te biri dhe vetëm më vonë konsiderohej për tu arritur me veprat e veta.

Honor

Nderi, do me thënë pozicioni honorifik pas një gjesti të caktuar të lidhur me virtus dhe gloria.

Riesumatio

Nderi që u rezervohej trupave të të vdekurve tashmë të varrosur, që përbëhej nga ofrimi të vdekurve ushqime dhe pije, si të ishin të gjallë, për të favorizuar dekompozizimin dhe ushqimin e jetës në Had.

Humanitas

Ishte vlera që na dallon nga kafshët dhe bishat e egra dhe nga qeniet primitive, do me thënë nga mirëkuptimi dhe dashamirësia e kulturës së shijes dhe elegancës. Humanitas në këtë rast nuk është e lidhur me rolin e qytetarit apo ushtarit, por ka të bëjë me vetë personin, individin. Humanitas në një farë pike do të bëhej gjithmonë e më elitare, do me thënë zotërim përjashtimor i rretheve aristokratike, që, me arsimin e tyre superior përpiqeshin vazhdimisht përpunonin: disponibiliteti, indulgjenca, butësia, ëmbëlsia, moderimi. Në periudhën perandorake kjo vlerë do të shmangej, pasi konsiderohej një sjellje e aristokracisë dhe e arsimimit superior. Në këtë mënyrë do të identifikohej në periudhën perandorake një nuova Humanitas popolare që tregonte besueshmëri, sjellshmëri dhe karakter të mirë pa nënkuptuar arsimimin superior.

Industria

Veprimtaria, të qenit punëtorë. Termi përkufizon vlerën që e shtyn njeriun politik në bashkëpunimin e zellshëm në kuadrin e shtetit.

Libertas

Liria, sjellje e lirshme jashtë nga artificat e afta për tu përballur me qëndrueshmëri me çdo situatë të jashtme. Tipike e aristokracisë romake.

Magnitudo animi

Shpirtmadhësia, shpirtgjerësia, përcakton sjelljen e shkëputur dhe madhështore me të cilën qytetari, mbi të gjitha fisniku, sillet në raport me të tjerët.

Nobilitas

Përfaqëson një kuptim abstrakt, frymëzimin për të qenë të denjë për virtytet e të parëve.

Otium

Nëse për modelin e qytetarit arkaik Otium donte të thoshte mungesa e punimit nga ana e qytetarit-ushtar që ose kultivonte ose luftonte, në përiudhën republikane do të identifikohej, në vija të gjera nga Ciceroni, me mungesën e veprimtarisë. Por ndikimi grek, e shihte otium si pushim i veprimtarive të përditshme përkundrejtë shtetit, me synimin e studimit intelektual: nga kjo do të lindëte në një kohë të dytë sfocoja e Ciceronit për ta parë otium si veprimtari pozitive,[95] me dallime nga ai grek. Në fakt në rastin romak shihej si qetësia e ekzistencës private, kushtuar veprimtarive intelektuale, të llojit të letërsisë dhe filozofisë. Ciceroni e shihte otium si veprimtari edhe politike me synim përmirësimin e qytetit. Në republikën e vonë dallohen dy otium: otium luxuriosum kushtuar veprimtarish pa asnjë dobi apo të turpshme dhe otium tranquillum, qetësia dhe kthjelltësia e pashqetësuar e të urtit që punon në mënyrë intelektuale.

Majtas: Vespaziani: sesterc[96] IMP CAES VESPAS AUG PM TRP PP COS III, kokë e kurorëzuar me dafina drejtuar djathtas; djathtas: PAX AUGUSTI, hyjnesha e Paqes në këmbë drejtë të majtës, mban një degë dhe një cornucopia; S C.
Pax

Ekzistonin në periudhën romake dy vlera të lidhura me Pax: Pax animi, do me thënë kthjelltësia dhe qetësia e individit të veçantë dhe Pax e shtetit. Vlera e dytë ishte më e ndërlikuar, në fakt vihej në pah vetëm duke nisur nga periudha augustiane, pasi vërehet se nëpërmjet pax prodhohet edhe mirëqenie dhe zhvillimi i mirë i shtetit, që, me luftërat nuk ishte. Nga këtu do të konceptohej si vlerë, pasi nga pax rridhte perandoria dhe situata e sikurisë së qytetarit individual që nuk shihet më i kërcënuar nga luftëra dhe mund të jetoi i qetë.

Që në kohën e Çezarit i ishin kushtuar tempuj hyjneshës së Paqes në vitin 49 p.e.s., pasi ishin ndërgjegjësuar për rëndësinë për një popull të të qenit në paqe; kjo filozofi pastaj u ndoq nga Augusti që do ta fuste kultin në Romë me Ara Pacis, një altar kushtuar perëndeshës së Paqes, me synim që fushatat ushtarake në Hispania, në fund, vetë perandori Tit Flavio Vespasiani do të ndërtonte Tempullin e Paqes. Në të vërtetë edhe më i hershëm se Periudha Mbretërore merte njëfarë rëndësie: vetë Numa Pompilius dëshironte që tempulli i Janit të ishte i hapur në periudhën e luftës dhe i mbyllur në atë të paqes. Shumë poetë këmbëngulnin mbi paqen si prurëse e pjellorisë, mirëqenies dhe vlerave gjithmonë pozitive.

Pudor

Droja, turpshmëria, moraliteti i përkufizon drojën e qytetarit romak që parapëlqen të flas për gjëra të caktuara privatisht në vend se në publik, përveç përcaktimit të dëlirësisë dhe dinjitetit, në ndërlidhje edhe me modestia.

Simplicitas

Është koncepti i të jetuarit sipas orgjinave në mënyrë të thjeshtë, tipike e Periudhës Mbretërore, në Periudhën Republikane do të merte një vlerë të konsiderueshme, pasi ajo do të shihej edhe si tu ekspozoheshin rreziqeve të mëdha, pasi e vendoste subjektin që të mos u kushtonte vëmendje rreziqeve, mbi të gjitha gjatë Periudhës së Perandorake, plotë me lojëra pushteti dhe personazhesh hipokrite, siç pohon Seneka. Kështu në periudhën perandorake vlera e simplicitas do të merte një vlerë të re sjelljeje spontane, të lirshme, por duke e ushtruar me masë, do me thënë duke iu përshtatur periudhës së re, ku simplicitas nuk mjaftonte më nëse nuk doje të pësoje ofendim dhe përçmim. Vetë Marciali flet për prudens simplicitas pasi nuk është më e përshtashme në kohët perandorake plotë me lojëra.

Urbanitas e rusticitas

Urbanitas tregon shijen e mirë dhe shpirtin natyror pa teprimet e njeriut elegant, një lloj bon ton romak. Në vijim do ti kundërvihej vlerave të vjetra romake për shkak të ndikimit grek, pasi do të përcaktonte rafinimin në kërkim të luksit dhe të kujt donte të dukej detyrimisht në modë në kundërvënie ndaj Rusticitas dhe ndaj Industria, do me thënë kujt kënaqej me jetën e thjeshtë fshatare të fushës kushtuar punës.

  1. Forma e shumësit, mores ishte më e zakonshme.
  2. Nuk e dimë nëse përbënin një vepër autonome apo një seksion të Liber.
  3. Sipas disa studiuesve edhe nëpërmjet leges regiae, që kishin pasur funksionin të 'memorizonin' moret.
  4. Gjithmonë jo drejtpërdrejtë përsa kishin të bënin leges regiae.
  5. Sipas disave Gaius Papiriusi, pontifex maximus në vitin 509 p.e.s.
  6. Burimet janë në kundërshtim mbi këtë.
  7. Nga Appius Claudius Caecus.
  8. Nga Gne Flavio.
  9. Ose më mirë të thuhet, studiuesi i vërtetë i të drejtës.
  10. Gaius Svetoni Trankuili flet për risi ndosht duke iu referuar edhe ligjeve, në njëfarë mase.
  11. Rite të Rex sacrorum, Arvali, etj. të paktën deri në periudhën e Teodosit të I, në vitin 390.
  12. Të rrjedhura nga fakti se ndiqeshin dhe përcilleshin nga patres, qoftë edhe se paraqiteshin nga përftërinjtë.
  13. Dikur të veshur me një vlerë qoftë fetare, qoftë magjike.
  14. Do të përkufizohej si ius incertum.
  15. Përshkruan zakone që në fillim ndiqte çdo popull.
  16. Edhe pse nga disa rindërtime arkeologjike të periudhës, rezultojnë raporte me mikenasit, që në atë kohë zbatonin shkrimin e tye dhe latinët, në një periudhë formuese e shkrimit në zonën laciale të rrjedhur nga këto ndikime.
  17. Përveç marrëdhënieve të rëndësishme midis grekëve dhe romakëve që kanë një periudhë futjeje të shkrimit shumë të afërt me këtë periudhë.
  18. Edhe pse disa historianë mendojnë, me gjasa mbi bazën e tregimeve të Tit Livit që na flet te Ab Urbe Condita për humbjen e shumë dokumenteve të rishkruara në vijim nga priftërinjtë për shkak të plaçkitjes së Romës në vitin 390 p.e.s. se këto vepra janë të hartuar më mbrapa rreth shekullit të IV-të III p.e.s.
  1. Karl-J. Hölkeskamp, (Princeton University Press, 2010), Reconstructing the Roman Republic: An Ancient Political Culture and Modern Research fq. 17
  2. Mos Maiorum, Brill Online.
  3. Karl-J. Hölkeskamp, Reconstructing the Roman Republic, Princeton University Press, 2010, fq. 17–18.
  4. Sesto Pompeo Festo 157, përthim te Istituzioni di diritto romano, fq. 29.
  5. Në këtë periudhë përdorimi i shkrimit nuk ishte futur akoma.
  6. Sekst Pomponius, De origine iuris fragmentum I, 1; Gaius, Istituzioni di Gaio, I, 1.
  7. Roma arcaica e le ultime scoperte archeologiche. Aspetti di vita quotidiana nella Roma arcaica: dalle origini all'eta monarchica.
  8. Mario Amelotti, Lineamenti di storia del diritto romano, fq. 45.
  9. Bëhet fjalë kështu për një fshatar-ushtar, ndoshta pararendës i qytetarit-ushtar të formuar më vonë në periudhën romulike.
  10. Kjo është menduar nga fakti se, gjatë gërmimeve të ndryshme arkeologjike, janë gjetur eshtra të zhuritura.
  11. Sekst Pomponius, De origine iuris fragmentum I, 5.
  12. Megjithëse Dionisi i Halikarnasit na informon se disa prej tyre u kthyen në formë të shkruar sipas vullnetit të vetë Romolit.
  13. 1 2 Shiko Leges regiae e paricidas, fq. 18-19.
  14. Tit Livi, Ab Urbe condita libri I, 31, 8. L. Pisoni ap. Plini 28, 4, 14,; Gennaro Franciosi, fq. XVII-XVIII; Tit Livi, Ab Urbe condita libri I, 60, 4.
  15. Shiko Istituzioni di diritto romano, fq. 33.
  16. Sekst Pomponius, Enchiridion, paragrafi 1, rreshti 3.
  17. Sekst Pomponius, Enchiridion, paragrafi 2, rreshti 10.
  18. Istituzioni di diritto romano, fq. 32-33
  19. D.m.th. si qytetar i mirë romak i marë si shembull nga pasuesit.
  20. Shiko p.sh. referimin e Hölkeskamp për "kapacitetin për vetë-rregulim" të republikës, Reconstructing the Roman Republic, fq. 18. Erich S. Gruen, The Last Generation of the Roman Republic (University of California Press, 1974), fq. 535.
  21. Hölkeskamp, Reconstructing the Roman Republic, fq. 29, 41–42 et passim.
  22. Hölkeskamp, Reconstructing the Roman Republic, fq. 42.
  23. Gruen, The Last Generation of the Roman Republic, fq. 258, 498, 507–508.
  24. Pasazh i përkthyer nga Bellum Poenicus i Neviusit.
  25. Lufta e Dytë Samnite ishte një periudhë kyçe në formimin e kësaj elite të re; shiko E.T. Salmon, Samnium and the Samnites (Cambridge University Press, 1967), fq. 217; dhe Erich S. Gruen, The Hellenistic World and the Coming of Rome, University of California Press, "Patrocinium and Clientela", 1984, fq. 163
  26. T. P. Wiseman, Clio's Cosmetics (Leicester University Press, 1979), fq. 67–69, 85, et passim.
  27. Pasazh i përkthyer nga AnnalesKuint Eniusit.
  28. Përveç faktit të futjes së institute dhe vlerave tipikisht romake si Urbanitas.
  29. Storia e testi della letteratura latina vol. 1 fq. 205
  30. 1 2 Frazë e përkthyer nga Praecepta ad filium e Katon Censorit.
  31. 1 2 Frazë e përkthyer nga Noctes Atticae e Aulus Gellius 11,5.
  32. Edhe pse pjesërisht qe ndikuar nga rryma helenike.
  33. Jo pa e modifikuar realtetin e disa fakteve.
  34. "Penates," O.C.D., fq. 1135.
  35. Gaius Sveton Trankuli, De Claris Rhetoribus, i.
  36. Zakonisht e përdorur për të lartësuar vlerat greke, përveç në rastin e Juvenalit.
  37. Edikti i Milanos
  38. Edikti i Selanikut.
  39. Clifford Ando, "The Palladium and the Pentateuch: Towards a Sacred Topography of the Later Roman Empire," Phoenix 55 (2001), fq. 388.
  40. Përveç dokumenteve të lidhur me leges regiae.
  41. Nga personat më me ndikim, ata që konsideroheshin personat më të mirë të romakërisë.
  42. Të emërtuara si lex sacra nga burimet apo edhe si sacra gentiles.
  43. Që nga latinishtja përkthehet "sipas ligjit".
  44. Përkufizim nga Enciclopedia Treccani:
    Satisdatio – Është një lloj stipulatio praetoria, d.m.th. ai premtim solemn që qytetari romak mund të ishte i shtrënguar të kryente përpara gjykatës së magjistratit apo për të përforcuar një detyrim juridik ekzistues apo për të krijuar një detyrim të ri në mbrojtje të një interesi të pa mbrojtshëm ndryshe. Kur stipulatio konsistonte vetëm në premtimin e atij që detyrohej, ajo merte emrin teknik repromissio; kur ndërhynin garantë, ajo quhej satisdatio: repromissio dhe satisdatio pastaj tregohen përgjithësisht me emrin cautio. Shembuj satisdatio janë ato ku dhënësi mund të mbahej për të kryer ekzekutimin e dënimit: cautio pro praede litis et vindiciarum dhe cautio iudicatum solvi. Duke parë pamundësinë e një shtrëngimi material, parashikoheshin mjete shtrëngimi indirekte: kështu i interesuari me aksion real, nëse nuk paraqet satisdatio pro praede litis et vindiciarum apo satisdatio iudicatum solvi, privohej nga zotërimi dhe kjo bënë që ai nga i betuar të bëhet aktor dhe përpiqet të zbatoi provën. P. F. Girard, Manuel de droit romain, 8ª ed. a cura di F. Senn, Parigi 1919; V. Arangio-Ruiz, Istituzioni di diritto romano, 3ª ed., Napoli 1934.
  45. Kjo vlen për periudhën më të vjetër mbi të gjitha.
  46. "Në kuptimin e traktateve"
  47. Përkufizimi nga Enciclopedia Treccani:
    Nuncupatio – Në latinishten e vjetër nuncupare donte të thoshte të shpreheshe me zë, solemnisht dhe fjala kthehet prapë në të njëjtin kuptim, për ndikim elegance, në kushtetutat e kohës së Kostandinit deri te Justinianit. Nga një domethënie tekniko-juridik u arrit nëpërmjet një vargu të XII Tabelave (VI, 1), që, në lidhje me mancipatio dhe të marrëveshjeve të tjera për tu përmbushur me peshimin e bronzit të pa prerë në staderë (per aes et libram), dispononte: "cum nexum faciet mancipiumque, uti lingua nuncupassit, ita ius esto". Nëse përkthimi është i lehtë ("quando taluno faccia un nexum apo një mancipatio, si gjuha [e tij] e ka shqiptuar, ashtu është e drejtë [midis palëve]"), interpretimi është i paqartë: pavarësisht mendimit të dikujt që mendon se norma kishte lejuar të bëhej pa peshimin (mendim i gabuar, sepse deri në shekullin e III të e.s. riti i peshimit mbeti), ka që e konsiderojnë karakterin marrëveshjeve formalist, në kuptimin që efektet e formulës së shenjtë, të shqiptuar nga kusht blen gjënë apo të drejtën në prani të transmetuesit dhe të dëshmitarëve, zhvilloheshin në mënyrë të pavarur nga çdo kërkim rreth vullnetit real të palëve; dhe ka nga ana tjetër kush konsideron se XII Tabelat kishin dashur ti lejonin ti shtonte formulës së shenjtë fjalë të tjera, apo ta bënte ti paraprinte deklarave të transmetuesit, në formë që ti kufizonte apo trasformonte synimet origjinale të bisedimeve (p.sh., në kuptimin që prona ti kthehej trasmetuesit në rast oferte më të mirë brenda njëfarë afati, apo që fondi i shitur i mbetej shfrytëzuesit, apo që gjithë tregtia të shërbente për të garantuar një kredit, etj.). Ky interpretim i fundit është konfirmuar nga terminologjia konstante në temën e testamentit per aes et libram. Këtu formula e shenjtë e blerjes shqiptohej nga një mik, që luante rolin e blerjes së trashëgimisë, por funksioni i vërtetë i aktit rezultonte nga një deklaratë paraprake e testametarit, e shoqëruar nga dorëzimi i dokumentit ku ishin shkruar parashikimet. Tashmë është pikërisht ndaj deklaratës së testamentarit, kurrë e asaj të blerësit pretendues, që mer emrin nuncupatio. Siç shihet, nuncupatio nuk i parasheh që testamenti të shkruhet: gjithësesi më vonë do të zhvillohej një terminologji që dallon midis një testamenti per scripturam dhe një per nuncupationem, duke synuar që ky i fundit si fakt gojarisht; kështu në kushtetutat e perandorisë së vonë, ndoshta për interpretimin e gabuar të teksteve të jurisprudencës klasike që donte të thoshte gjë krejt tjetër. Dhe në këtë kuptim të fundit flasim edhe ne, qoftë për ti mohuar çdo vlerë juridike si testament nuncupatio. Bibl.: R. v. Jhering, Esprit du droit rom., trad. Meulenaere, III, Bruxelles 1888, p. 237 segg.; E. Rabel, Nachgeformte Rechtsgeschäfte, in Zeitschr. Savigny Stift., XXIX (1908), p. 242 segg.; P. F. Girard e F. Senn, Manuel élém. de droit rom., 8ª ed., Parigi 1929, p. 310; V. Arangio-Ruiz, Istituz. di dir. rom., 3ª ed., Napoli 1934, pp. 328 e 502.
  48. Domethënë usucapire një të mirë.
  49. Me manus mbi gruan.
  50. Përkthimi nga latinishtja "bijtë dhe pasardhësit e tyre".
  51. Për shembull fajtori i një krimi nuk mund ti bënte qëndresë dhe ta kundërshtonte dënimit pasues, pasi vetë bashkësia i pamundësonte të vepronte.
  52. Edhe nës kishte një gabim të thjeshtë gjestesh ap fjalësh: për shemulli Gaius na thotë se si në një rast të një subjekti që do të thoshte vites në vend të arbores siç parashikohej, edhe ky gabim i thjeshtë e kthente marrëveshjen në nul.
  53. Ose më mirë le të themi se kush kishte pasur të drejtën, d.m.th. pater familias.
  54. Nga latinishtja përkthehet "të bësh atë që është e përshtatshme"
  55. "Qui malum carmen incantassit...", Tabula VIII. (përkthyer në shqip: "Hedh një magji")
  56. Dhe për disa aspekte edhe zakone.
  57. Hölkeskamp, Reconstructing the Roman Republic, fq. 33.
  58. Carlin A. Barton, The Sorrows of the Ancient Romans: The Gladiator and the Monster (Princeton University Press, 1993), fq. 176–177.
  59. Hölkeskamp, Reconstructing the Roman Republic, fq. 33–35.
  60. Ciceroni, De officiis 1.35.
  61. Erich S. Gruen, "Patrocinium and clientela," te The Hellenistic World and the Coming of Rome (University of California Press, 1986), vol. 1, fq. 162–163.
  62. Qytetari i mirë romak.
  63. Roman Imperial Coinage, IV, 69-70.
  64. Hölkeskamp, Reconstructing the Roman Republic, fq. 34.
  65. nga latinishtja "në mirëbesim". “Bona fides,” Berger. fq. 374.
  66. nga latinishtja "për të qenë të besueshëm", apo më tekstualisht "të kesh besim"
  67. Tit Livi, Ab Urbe Condita, I, 21, 4.
  68. Adkins. fq. 78
  69. Ziolkowski, “Temples”
  70. Roman Imperial Coinage, II 1083a (Adriano); Banti 270.
  71. Adkins. fq. 180
  72. Term i cili përfshihet është cultus.
  73. Mark Tulli Ciceronis. DE NATURA DEORUM (në latinisht). DE GRUYTER. fq. 1–160.
  74. Këta dy burra janë cotriumviri të Augustit në triumviratin e dytë.
  75. Tit Livi, Ab Urbe Condita Libri. xxxx. 34
  76. Simboli i përkushtimit birësor.
  77. Mark Tulli Ciceroni, De inventione, 2, 66.
  78. Mark Tulli Ciceroni, De re publica, 6, 16.
  79. Virgjili, Eneida, 9, 493.
  80. Roman Imperial Coinage, VI 66b.
  81. Ward. fq. 57
  82. 1 2 Cantarella, Bisexuality in the Ancient World, fq. xi; Marilyn B. Skinner, introduction to Roman Sexualities (Princeton University Press, 1997), fq. 11.
  83. 1 2 Craig A. Williams, Roman Homosexuality (Oxford University Press, 1999), fq. 18.
  84. Davina C. Lopez, "Before Your Very Eyes: Roman Imperial Ideology, Gender Constructs and Paul's Inter-Nationalism," te Mapping Gender in Ancient Religious Discourses (Brill, 2007), fq. 135–138.
  85. Ward. fq. 58
  86. Tit Livi, Ab Urbe Condita Libri. ii. 12
  87. Retorë, historianë, eruditë, juristë, etj.
  88. Mbi të gjitha në kuadrin oratorik.
  89. Ward. fq. 58
  90. Tit Livi, Ab Urbe Condita Libri. xxii. 58. Shiko edhe Commentary on Livy 1-5 të Ogilvie.
  91. Adkins. fq. 55
  92. Adkins. fq. 190
  93. nga latinishtja "Paqja e zotave"
  94. C. Edwards, The Politics of Immorality in Ancient Rome, Cambridge University Press, 2002, fq. 36
  95. Pasi romakët kishin një traditë si popull punëtor.
  96. Roman Imperial Coinage Vespasianus, II, 437; BMCRE 555; Cohen 327.
Burime antike
Burime historiografike moderne
  • Adkins, L. dhe Adkins, R. Dictionary of Roman Religion. New York: Oxford University Press, 2000.
  • Ascanio Modena Altieri (2025). Impero in Moneta. Simboli e allegorie nel conio romano da Augusto a Diocleziano (në italisht). Romë: Arbor Sapientiae Editore. ISBN 979-12-81427-77-8.
  • Amelotti, Mario (1989). Lineamenti di storia del diritto romano (në italisht). Mario Talamanca. Giuffrè. fq. VIII - 762. ISBN 88-14-01823-5.
  • Berger, Adolph. Encyclopedic Dictionary of Roman Law. Philadelphia: The American Philosophical Society, 1991.
  • Pietro Bonfante, Istituzioni di diritto romano
  • Campanini; Carboni (2003). NOMEN - Il nuovissimo Campanini Carboni. Latino Italiano - Italiano Latino (në italisht). Torino: Paravia.
  • Huber Cancik dhe Helmuth Schneider (red.). Brill's New Pauly. Antiquity volumes: Brill, 2008 Brill Online.
  • Gian Biagio Conte - Emilio Pianezzola, Storia e testi della letteratura latina, Le Monnier, 2003, 3 volumi.
  • Hermann Dessau (1892–1916). Inscriptiones Latinae Selectae (në latinisht). Vëll. 3 vol. nëpërmjet Open Library.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Formati i datës (lidhja)
  • Federico D'Ippolito, Giuristi e sapienti in Roma arcaica - Roma [ecc.]: Laterza, 1986. - 121 fq.
  • Georges Dumezil / La religione romana arcaica; con una appendice su La religione degli etruschi; botimi italian dhe përkthimi nën kujdesin e Furio Jesi. - Milano: Rizzoli, c1977. - 614 fq.
  • A. E. (1888–2024). L'Année épigraphique (në frëngjisht). Anneeepigraphique.msh-paris. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2008.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Formati i datës (lidhja)
  • Carla Fayer, Aspetti di vita quotidiana nella Roma arcaica: dalle origini all'eta monarchica - Roma: L'Erma di Bretschneider, 1982. - 317 fq.
  • De Francisci, Primordia civitatis
  • Gennaro Franciosi, Famiglia e persone in Roma antica: dall'eta arcaica al principato - 3. ed. - Torino: G. Giappichelli, 1995!. - 256 fq.
  • Fredericks, S. C. 1969. Mos maiorum in Juvenal and Tacitus. University of Pennsylvania Press.
  • Guarino, Antonio; Storia del diritto romano.
  • Guarino, Antonio; Le Origini quiritarie.
  • Hoffmann, Zsuzsanna. 1982. "The Parody of the Idea of mos maiorum in Plautus." Oikumene, III, 217–223.
  • Hölkeskamp, Karl-Joachim. 2010. Reconstructing the Roman Republic: An Ancient Political Culture and Modern Research (translated by Henry Heitmann-Gordon; revised, updated, and augmented by the author). Princeton/Oxford: Princeton University Press.
  • Kenty, Joanna. 2016. "Congenital Virtue: Mos Maiorum in Cicero's Orations." Classical Journal 111.4:429-462
  • Bernhard Linke dhe Michael Stemmler, Mos maiorum: Untersuchungen zu den Formen der Identitätsstiftung und Stabilisierung in der Römischen Republik, Shtutgart: F. Steiner, 2000, 219 faqe, ISBN 3-515-07660-3
  • Bronislaw Malinowski / Diritto e costume nella societa primitiva; introduzione di Antonio Colajanni. - Roma: Newton Compton, 1972. - 166 fq. ill.
  • Mario, Talamanca (1989). Istituzioni di diritto romano (në italisht). Giuffrè.
  • Orestano, Riccardo (1967). I fatti di normazione nell'esperienza romana arcaica (në italisht). Torino. fq. 280.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Pugliese, Giovanni. Istituzioni di diritto romano (në anglisht). Francesco Sitzia dhe Letizia Vacca. Torino: Giappichelli. fq. 1057.
  • Pugliese, Giovanni. Istituzioni di diritto romano — sintesi (në anglisht). Francesco Sitzia e Letizia Vacca. Torino: Giappichelli. fq. VIII - 567.
  • Oxford Classical Dictionary. 3rd Revised Ed. New York: Oxford University Press, 2003.
  • Hans Rech, Mos maiorum. Wesen und Wirkg der Tradition in Rom, Lengerich i. W., 1936.
  • Roma arcaica e le recenti scoperte archeologiche: giornate di studio in onore di U. Coli, Firenze, 29-30 maggio 1979. - Milano: Giuffrè, 1980. - VIII,
  • Segal, Erich. 1976. “O tempora, o mos maiorum.” In The Conflict of Generations in Ancient Greece and Rome, Edited by Bertman, Stephen S., 135–142. Amsterdam: Grüner.
  • Francesco Sini, Documenti sacerdotali di Roma antica - Sassari: Libreria Dessì editrice.
  • Stambaugh, John E. The Ancient Roman City. Baltimore: The Johns Hopkins University Press, 1988.
  • Tröster, Manuel. 2012. "Plutarch and mos maiorum in the Life of Aemilius Paullus." Ancient Society 42, 219–254.
  • Ward, A., Heichelheim, F., Yeo, C. A History of the Roman People. 4th Ed. New Jersey: Prentice Hall, 2003.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]