Mosadi

Instituti për Inteligjencë dhe Operacione Speciale (Hebraisht: המוסד למודיעין ולתפקידים מיוחדים, romanizuar: ha-Mosád le-Modiʿín u-le-Tafkidím Meyuḥadím), i njohur gjerësisht si Mosadi (UK: /ˈmɒsæd/ MOSS-ad, SHBA: /moʊˈsɑːd/ moh-SAHD), është agjencia kombëtare e inteligjencës e Shtetit të Izraelit. Ajo është një nga entitetet kryesore në Komunitetin e Inteligjencës Izraelite, së bashku me Aman (inteligjenca ushtarake) dhe Shin Bet (siguria e brendshme).
Mosad është përgjegjëse për mbledhjen e inteligjencës, operacionet e fshehta dhe kundër-terrorizmin. Drejtori i saj i raporton drejtpërdrejt dhe vetëm kryeministrit. Buxheti vjetor i vlerësuar i agjencisë është rreth ₪10 miliardë (rreth 2.73 miliardë dollarë amerikanë), dhe besohet se punëson rreth 7,000 persona, duke e bërë atë një nga agjencitë më të mëdha të spiunazhit në botë.[1] Organizata ka orkestruar shumë atentate në vende të ndryshme.[2]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mosadi u formua më 13 dhjetor, 1949 nën emrin "Instituti Qendror për Bashkërendim", me porosi të Reuven Shiloah drejtuar kryeministrit të atëhershëm izraelit David Ben-Gurion.
Detyrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rrezja e veprimit të Mosadit me kalimin e viteve është shtrirë në shumë fusha, më të spikaturat janë:
- Mbledhja e fshehtë e informacioneve përtej kufinjve izraeliane.
- Parandalimi i zhvillimit dhe zotërimit të armëve të shakatërrimit në masë nga vendet armike.
- Parandalimi i veprimeve terroriste kundër objekteve izraeliane jashtë shtetit.
- Zhvillimi dhe mbajtja e marrdhënieve të posaçme diplomatike dhe të fshehta.
- Sjellja e hebrejve në shtëpi nga vendet ku zyrtarisht nuk lejohet veprimi i agjencive Alija.
- Kryerja e operacioneve zbuluese, strategjike dhe politike.
- Planifikimi dhe kryerja e operacioneve të posaçme përtej kufinjve të Izraelit.
Organizimi[3]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas mendimi te shumë analistëve,organizata eshte nga më të mirat ne botë.Në sajë të mekanizmit të saj të vajosur dhe strukturave,Shërbimi sekret i Yllit të Davidit gjithmonë ka luajtur një rol të dorës së parë në sukseset që shteti hebraik ka arritur ndaj vendeve arabe,me të cilat është në gjendje të vazhdueshme lufte që nga viti i largët 1948.
Agaf Modin-Shërbimi sekret ushtarak, në vartësi të të cilit janë rreth 7000 mijë persona, koordinon të dhënat e grumbulluara nga Intelligence Elektronike (ELNIT) dhe Intelligence i Komunikimeve(COMNIT). Rëndësia e këtij seksioni pune është rritur qëkur Izraeli lëshoi satelitët e tij spiunë. Të dhënat e grumbulluara analizohen nga Sayet Makal, njësia e zgjedhur e antiterrorizmit. Ndryshe nga Agaf Modin, Shabak (ish Shin Bet) ka për detyrë të administrojë sigurinë e brendshme të shtetit dhe kundërspiunazhit. Ka rreth 1100 agjentë që vëzhgojnë edhe për sigurinë e kompanisë ajrore izraelite El Al. Ky sector ka qenë shumë efikas dhe aktiv në vendbanimet hebraike dhe në territoret e administruara nga palestinezët. Është I formuar nga tre departamente operative, të mbështetur nga pesë departamente të tjera.
- Departamenti per Problemete Arabe. Sigurisht edhe më i rëndësishmi. Merret me vëzhgimin dhe mban nën survejim të vazhdueshëm arabët e dyshuar për ekstremizëm, si ata të antarësuar në krahun e organizatës Hamas.
- Departamenti për Problemet jo Arabe. Seksion që për detyrë të pengojë depërtimin e shërbimeve sekrete të huaja në Izrael.
- Departamenti i Sigurimit. Merret me mbrojtjen e veprimtarive dhe firmave izraelite nga sulmet e terroristëve.
Nëse Shabak merret me sigurinë e brendshme, Mosadi-Mossad Merkazi Le Modin Uletafkidim, Instituti qendror për inteligjencën dhe Misionet Speciale vepron jashtë vendit. Vepron që nga 1 Prilli 1951 me deshirën e kryeministrit të kohës Ben Gurion. Instituti në të kaluarën ka patur edhe 2000 agjentë kurse sot nuk i kalon 1100 agjentë. Ai ndahet në departamente të ndryshme operative :
- Departamenti i grumbullimit. Më i madhi dhe përgjegjës për operacionet jashtë vendit. Ky ka reparte që mbulojnë zona të ndryshme nëpër botë. Secili prej tyre ka një oficer përgjegjës.
- Departamenti për Aksionet Politike. Është në kontakt me Shërbimet e kombeve të tjera.
- Departamenti LAP (Lohamah Psichologit). Merret veçanërisht me luftën psikologjike dhe propagandën.
- Divizioni për Operacionet Speciale. I njohur ndryshe edhe si Metsada. Tepër operativ, me pak fjalë krahu i armatosur i Mosadit, të cilit i janë besuar operacionet e sabotimit dhe ato të eliminimit. Brenda tij është formuar një bërthamë elitë, që perbehët nga vrasës profesionistë të quajtur ndryshe kidon (bajoneta).
- Departamenti i Kërkimit. Centralizon dhe analizon të gjitha materialet e grumbulluara nga Shërbimi dhe prodhon raporte javore ose mujore. Është i ndarë në 15 reparte, që secili studion një pjesë të caktuar të globit: SHBA-në, Kanadanë, Europën Perëndimore, Amerikën Latine, shtete që formonin ish Bashkimin Sovjetik, Kinën, Magrebin, Libinë, Irakun, Jordaninë, Sirinë, Arabinë Saudite, Emirate Arabe, Afrikën dhe Iranin. Këtyre seksioneve u shtohet dhe një “Bërthamor” që merret vetëm me problemet atomike.[3]
Përbërja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Drejtorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Teori konsipative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Levinson, Chaim. "A golden age for the Mossad: More targets, more ops, more money". Haaretz.com (në anglisht). Marrë më 2025-09-29.
- ↑ Staff, ToI (2020-12-05). "Mossad expert, ex-spies outline planning, challenges of targeted killings". The Times of Israel (në anglishte amerikane). ISSN 0040-7909. Marrë më 2025-09-29.
- 1 2 Breve Storia del Mossad ("Të fshehtat e Mosadit),ALDO MUSCI,MARCO MINICANGELI;Përktheu: VLADIMIR BREGU,Shtëpia Botuese "Bota Shqiptare",Tiranë 2005.