Shko te përmbajtja

Mr. Bean: Seriali i Animuar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mr. Bean: Seriali i Animuar
ZhanriSitcom i animuar
Regjia nga
  • Richard Purdum (seritë 1–3)
  • Miklós Varga (seritě 1–3)
  • Sergey Gordeev (seritë 1–3)
  • Katalin Móré (seritë 1–3)
  • Mihály Sikur (seritë 1–3)
  • Evgueni Pavlenko dhe Elena Rogova (seritë 1–3)
  • Andrei Ignatenko (seritë 1–3)
  • Tim Fehrenbach (seritë 4)
  • Dave Osborne (seritë 5)
Me zërat e
Kompozitori/jaHoward Goodall
Shteti i origjinësMbretëria e Bashkuar
Gjuha origjinaleAnglisht
Nr. i sezoneve5
Nr. i episodeve130 (lista e episodeve)
Prodhimi
Producentët ekzekutivë
  • Rowan Atkinson
  • Katherine Senior
  • Peter Bennett-Jones (seritë 1–3)
  • Christopher Skala (seritë 4)
  • Karla Sakas Shropshire (seritë 5)
Producentët
  • Claudia Lloyd (seritë 1–3)
  • Tom Beattie (seritë 4–5)
Montazherët
  • Mark Edwards (series 1–3)
  • Thomas Ernst (series 1–3)
  • Graham Silcock (series 4)
  • Luke Robinson (series 4)
Kohëzgjatja11 minuta
Publikimi origjinal
Publikimi8 tetor 2019

Mr. Bean: Seria e Animuar ose shkurt Mr. Bean, është një sitcom i animuar britanik i prodhuar nga Tiger Aspect Productions në bashkëpunim me Richard Purdum Productions, Varga Holdings dhe Sunwoo Entertainment (për tre seritë e para të tij). Bazuar në sitcom britanik me të njëjtin emër të krijuar nga Richard Curtis dhe Rowan Atkinson, seria përqendrohet te Mr. Bean (dubluar nga ky i fundit), Teddy, Irma Gobb dhe shoferi misterioz i Reliant Regal, me personazhe të rinj si zonja Wicket dhe macja e saj e keqe Scrapper. Në shkurt 2001, seriali u njoftua zyrtarisht, me përparimin e tij menjëherë pas kësaj.[1][2]

Transmetimi i parë i filmit vizatimor ishte më 5 janar 2002 dhe përfundoi më 8 tetor 2019 me 5 sezone dhe 130 epizoda. Dy sezonet e para u transmtua në kanalin ITV çdo të shtunë. Në maj 2004, seriali u largua nga ITV1 dhe në vend të kësaj, seria e tretë dhe e fundit u transmetua çdo ditë në CITV për shkak të popullaritetit të serialit me audiencën më të re.

Në janar 2014, CITV njoftoi një rikthimin e serialit me Rowan Atkinson duke u rikthyer si zëri i Mr. Bean, së bashku me anëtarët e tjerë të kastit që rishikonin rolet e tyre. Rikthimi paraqiti 78 episode të reja; episodet e reja filluan të transmetohen nga 16 shkurt 2015 deri më 8 tetor 2019.[3]

  • Mr. Bean (dubluar nga Rowan Atkinson) - personazhi kryesor.
  • Teddy – shoku më i mirë i përjetshëm i Mr. Bean.
  • Julia Wicket ose shkurt Mrs. Wicket (dubluar Sally Grace) – pronare e apartamentit ku jeton Mr. Bean. Ajo përçmon me forcë Mr. Bean dhe është shumë brutal ndaj tij pasi ai shkatërroi dasmën e saj, por megjithatë e lejon atë të qëndrojë në banesën e saj.
  • Scrapper – macja e Mrs. Wicket, sikur pronarja edhe ai përçmon Mr. Bean.
  • Irma Gobb (dubluar nga Matilda Ziegler) – e dashura e shumëvuajtur e Mr. Bean.
  • Lottie - ariu pelushi i Irmës. Ajo duket pothuajse identike me Teddy e Mr. Bean, përveç se ka qerpikët, një kravatët e kuqe (në formë të fluturës) dhe pantallona të gjera. Ajo është parë si e dashura e Teddy, por Bean nuk i pranon ato për një lidhje.
  • Reliant Supervan III - shofer misterioz i Reliant Regal. Shpesh shihet si viktimë nga vozitja e shpejtë e Mr. Bean.
  • Mbretëresha Elizabeta II - Ajo shfaqet vetëm në dy epizoda Në "Royal Bean", ajo ia dha Mr. Bean titullin e kalorësit pasi e shpëtoi qenin e saj Pembroke Welsh Corgi.
SezoniEpisodetTransmetimi origjinal
Publikimi i parëPublikimi i fundit
1185 janar 200226 mars 2002
21616 shkurt 20035 prill 2003
3186 maj 20042 qershor 2004
45216 shkurt 201510 mars 2016
Special130 tetor 2018
5269 prill 20198 tetor 2019
  1. Deans, Jason (6 shkurt 2001). "Mr Bean turned into cartoon". The Guardian (në anglisht). Marrë më 11 tetor 2018.
  2. "Mr.Bean To Become A Cartoon" (në anglisht). 10 tetor 2000. Marrë më 8 shkurt 2016.
  3. "Rowan Atkinson working on new animated Mr Bean series" (në anglisht). British Comedy Guide. 22 janar 2014. Marrë më 11 tetor 2018.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]