Shko te përmbajtja

Epoka e Artë Holandeze

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Mrekullia Holandeze)
Emblema të Republikës Holandeze

Epoka e Artë Holandeze (Gouden Eeuw [ˈɣʌudən ˈeːu, ˈɣʌudə ˈʔeːu]) ishte një periudhë që pak a shumë zgjati nga viti 1588, kur u themelua Republika Holandeze, deri në vitin 1672, kur ndodhi Rampjaar-i (viti katastrofik). Gjatë kësaj periudhe, tregtia, shkenca dhe teknologjia, arti dhe kolonizimi përtejdetar holandez ishte ndër më të shquarit në Europë. Gjysma e parë e periudhës shtrihet nga fillimi i Luftës Tetëdhjetë Vjeçare deri në përfundimin e saj në vitin 1648, me gjysmën e dytë që do të zgjaste deri në shpërthimin e Luftës Franko-Holandeze. Gjatë kësaj periudhe, kolonistët holandezë, shumë prej të cilëve të lidhur me kompanitë e Indisë Lindore (VOC) dhe Indisë Perëndimore (GWIC), krijuan pika tregtare dhe ngulime në Amerikë, Afrikën Jugore dhe Azi, të mbrojtura nga Marina e Shteteve Holandeze. Holandezët mbizotëruan në tregtinë trekëndore dhe atë atlantike të skllevërve.

Kultura holandeze përjetoi një rilindje. Megjithatë, nga fundi i shekullit të XVII, konfliktet me fuqitë fqinje, ashtu si dhe ndikimi i një rënie ekonomike çuan në lëkundjen e fuqisë holandeze. Proçesi nëpërmjet të cilit Republika Holandeze u bë një nga fuqitë më të rëndësishme detare dhe ekonomike të botës, gjatë periudhës që përmendet si "Mrekullia Holandeze" nga historiani Koenraad Wolter Swart.[1] Termi "Epoka e Artë Holandeze" ka qenë kundërthënëse në shekullin e XXI, si rrjedhojë e përfshirjes së gjerë të holandezëvetregtinë e skllevërve dhe kolonializëm gjatë periudhës dhe është kritikuar nga mjaft muze në Holandë, duke përfshirë edhe Muzeun e Amsterdamit.[2][3]

Patrulla e Natës nga Rembrandt (1642)

Në vitin 1568, Shtatëmbëdhjetë Provincat që më vonë do të nënshkruanin Bashkimin e Utrehtit (Unie van Utrecht) filluan një rrebelim kundër Filipit të II të Spanjës, që çoi në Luftën Tetëdhjetë Vjeçare.[4] Para se Vendet e Ulëta të ripushtoheshin plotësisht, shpërtheu një luftë midis Anglisë dhe Spanjës Habsburge, Lufta Anglo-Spanjolle e viteve 1585-1604.[5] Ndërhyrja angleze i detyroi trupat spanjolle ta ndërprisnin përparimin e tyre, duke mbajtur kontrollin e qyteteve të rëndësishme tregtare të Bruzhit dhe Gentit, por pa kontrollin e Antverpenit, i cili atëherë konsiderohej si porti më i rëndësishëm në Evropë. Antverpeni do të binte më 17 gusht 1585, pas një rrethimi dhe duke krijuar ndarjen midis Holandave veriore dhe jugore (kjo e fundit përputhet kryesisht me Belgjikën moderne).

Shtatë Provincat e Bashkuara (e përputhur pak a shumë me Holandën e sotme) vazhdoi të luftonte deri në Armëpushimin Dymbëdhjetë Vjeçar, i cili nuk u dha fund armiqësive.[6] Paqja e Vestfalisë në vitin 1648, e cila i dha fund Luftës Tetëdhjetë Vjeçare midis Republikës Holandeze dhe Spanjës bashkë me Luftën Tridhjetëvjeçare midis fuqive të tjera evropiane, solli njohjen formale të pavarësisë së Republikës Holandeze nga Kurora Spanjolle.[7][8]

Peshkimi për Shpirtra, alegori e përplasjeve protestantë-katolikë, pikt. e Adriaen Pietersz van de Venne

Mërgimi i punëtorëve të aftë drejtë Holandës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Protestantët ishin veçanërisht të mirë-përfaqësuar mes artizanëve të aftë dhe tregtarëve të pasur të qyteteve porte të Bruzhit, Gentit dhe Antverpenit. Nën kushtet e dorëzimit të Antverpenit në vitin 1585, popullsia protestante (nëse nuk dëshironin të rikonvertoheshin në katolikë) iu dha katër vite që të rregullonin punët e tyre, para se të largoheshin nga qyteti dhe territori Habsburg.[9] Situata të ngjashme u krijuan edhe në vende të tjera.

Më shumë protestantantë u zhvendosën në veri midis viteve 1585 dhe 1630, sesa u zhvendosën katolikë në drejtimin e anasjelltë, megjithëse gjithashtu edhe shumë prej tyre. Shumë nga ata që u zhvendosën në veri, u vendosën në Amsterdam, duke e shndërruar atë nga një liman të vogël në një nga portet dhe qendrat tregtare më të rëndësishme në botë në shekullin e XVII.

Përveç masës së mërgimit të protestantëve holandezë nga Holandat jugore drejtë Holandave veriore, pati vërshime të edhe të refugjatëve jo holandezë, që më parë i kishin ikur përndjekjes fetare, veçanërisht judejtë sefardikë nga Portugalia dhe Spanja, dhe më vonë protestantët francezë. Etërit Pelegrnë gjithashtu kaluan kohë aty, para udhëtimit të tyre në Botën e Re.

Etika protestante e punës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekonomistët Ronald Findlay dhe Kevin H. O'Rourke ia atribuojnë pjesës së Ngritjes Holandeze etikës së saj protestante të punës, bazuar te Kalvinizmi, i cili promovonte zhvillimin dhe arsimimin. Kjo kontribuoi në "nivelin më të ulët të interesit dhe nivelin më të lartë të alfabetizmitEuropë. Mbushullia e kapitalit bëri të mundur të mbahej një depozitë e mbresëlënëse pasurie, e mishëruar jo vetëm në flotën e madhe, por edhe në depozitat me shumicë të një game komoditetesh, që përdoreshin për të stabilizuar dhe përfituar nga mundësitë e fitimeve".[10]

Një panoramë lumore me peshkatarë në varka me rrema, më sfond mullinj ere, 1679

Burimet e lira energjitike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mjaft faktorë të tjerë gjithashtu kontribuan në lulëzimin e tregtisë, industrisë, arteve dhe shkencës në Republikën Holandeze gjatë kësaj kohe. Një kusht i nevojshëm ishte furnizimi me energji të lirë nga mullinjtë e erës dhe nga torfa, lehtësisht e transportueshme nëpërmjet kanaleve drejtë qyteteve. Shpikja e sharrave të mullinjve me erë[11] mundësoi ndërtimin e një flote masive anijesh për tregtinë botërore dhe mbrojtjen ushtarake të interesave ekonomike të republikës.

Financa korporative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Zyrtarët e Gildës së Tekstileve, pikt. e Rembrandtit, që paraqet qytetarë të pasur të Amsterdamit, 1662.

shekullin e XVII holandezët – tradicionalisht detarë dhe hartografë të zotë – filluan të tregtojnë me Lindjen e Largët dhe në mbarim të shekullit, ata fituan një pozicion gjithmonë e më mbizotërues në tregtinë botërore, pozicion që më parë zihej nga Portugalia dhe Spanja. Hartat e përdorura nga Fernando Álvarez de Toledo, duka i III-të i Albës për të sulmuar qytetet holandeze ishin bërë nga hartografë holandezë.

Në vitin 1602 u themelua Kompania Holandeze e Indisë Lindore (VOC). Ajo ishte një nga korporatat e para shumëkombëshe, të financuara nga aksione, duke themeluar Bursën e Amsterdamit. Kompania mori një monopol holandez mbi tregtinë aziatike, të cilin do ta mbante për dy shekuj, duke u bërë sipërmarrja më e madhe komerciale në botë për [[shekulli XVII|shekullin e XVII. Erëzat importoheshin me shumicë, duke sjellë fitime të stërmëdha, për shkak të përpjekjeve dhe risqeve dhe kërkesës së përfshirë. Kjo kujtohet edhe sot në fjalën holandeze peperduur (i shtrenjtë si piperi), duke nënkuptuar se diçka është shumë e shtrenjtë, duke pasqyruar çmimet e erëzave në atë kohë.

Për të financuar tregtinë në rritje brenda rajonit, në vitin 1609 u themelua Banka e Amsterdamit, pararendësja, nëse jo first true banka e parë qendrore e vërtetë.[12]

Megjithëse tregtia me Lindjen e Largët ishte ndër veprat më të shquara të VOC-ut, burimi kryesor i pasurisë për republikën në fakt ishte tregtia e saj me vendet Baltike dhe Poloninë (atëherë Komonuelthi Polako-Lituanez). E quajtur "tregtia mëmë" (Moedernegotie), holandezët importonin sasi të mëdha burimesh si gruri dhe druri, duke i depozituar ato në Amsterdam, në mënyrë që Hollanda të mos kishte kurrë mungesa të mallrave themelore, ashtu dhe për të qenë e aftë ti shiste ato për fitime. Kjo donte të thoshte se, ndryshe nga rivalët e saj kryesorë, republika nuk do të përballej me pasojat e ashpra të një viti të keq dhe vuajtjen nga uria që e shoqëron. Në vend të përfitimit kur kjo ndodhte në shtete të tjera (vitet e këqija ishin të zakonshëm në Francë dhe Anglishekullin e XVII, gjë që kontribuoi gjithashtu në suksesin e republikës në atë kohë).

Republika Holandeze midis v. 1715 dhe 1785

Sipas Ronald Findlay dhe Kevin H. O'Rourke, geografia e favorizoi [[Republika Holandeze|Republikën Holandeze, duke kontribuar në pasurinë e saj. Ata shkruajnë se "Themelet ishin vendosur duke përfituar nga vendndodhja, midis Gjirit të Biskajës dhe Balltikut. Portet e Seviljes dhe Lisbonës ishin tepër larg me ata të Balltikut për tregti të drejtpërdrejtë midis dy pikave teminale, duke u mundësuar holandezëve të krijononin një ndërmjetësim fitimprurës, duke bartur kripë, verë, veshje dhe më vonë argjend, erëza dhe prodhime koloniale në lindje, ndërsa sillnin grurin, peshkun dhe depozitime navale balltike në perëndim. Pjesa holandeze e transportit detar europian ishte i stërmadh, mjaft mbi gjysmën gjatë shumicës së periudhës së ngritjes së tyre."[10]

Perandoria Holandeze

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jashtë Europës, Republika gjithashtu lulëzoi. Kompania Holandeze e Indisë Lindore (VOC) dhe Kompania Holandeze e Indisë Perëndimore (WIC) jo vetëm kishin monopolin mbi tregtinë e erëzave, anijet e tyre kontrollonin gjithashtu detet dhe oqeanet. Kjo ishte shumë në kundërshtim me dëshirat e Anglisë, e cila ishte ziliqare për suksesin ekonomike të Republikës. Megjithëse të dyja kishin luftuar kundër Perandorisë Spanjolle gjatë Luftës Tetëdhjetë Vjeçare, dy vendet qenë në kundërvënie diametralisht të kundërta, kur Republika Holandeze vuri nën kontroll një perandori të madhe koloniale. Kjo çoi në Luftërat Anglo-Holandeze.

Begatia e fituar nga kjo u shoqërua nga tmerret kundër popullsisë vendore. Për shembull, në vitin 1621, Jan Pieterszoon Coen i masakroi pothuajse të gjithë banorët e Ishujve Banda në Inditë Lindore Holandeze.

shek. XVII, holandezët kishin flotën më të madhe tregtare në Europë

Për një kohë të shkurtër, Republika dukej shumë e sukseshme në Brazil. Holandezët kishin arritur të merrnin bregdetin midis grykëderdhjes së Amazonës dhe Lumit São Francisco (një lum në jug të Recifes) nga Portugalia. Nën guvernatorin Jan Mauris, princi i Nasau-Siegenit (1637-1644), tregtia fitimprurës e sheqerit zotërohej gjerësisht nga holandezët.

Curaçao u pushtua në vitin 1634. Në vitin 1648, Aruba dhe Bonejr gjithashtu zotëroheshin nga [[holandezët]. Një koloni premtuese në Amerikën e Veriut ishte Amsterdami i Ri (Nju Jork Siti i tanishëm).

Roli që Republika Holandeze qe e aftë të luante në tregtinë trans-atlantike të skllevërve ishte pasojë e një serie pushtimesh ndaj Perandorisë Portugeze. Rrugët tregtare të skllevërve afrikanë në shekullin e XVII kalonin gjerësisht përgjatë ElminësBregun e Artë Holandez për në Brazil dhe Ishujt e Karaibeve. Elmina u pushtua në vitin 1637, ndërsa Aksimi në vitin 1642. Në vitin 1641, nën drejtimin e Cornelis Jol, u pushtua gjithashtu Angola. Vlerësohet se më shumë se 550,000 njerëz u sollën në Amerikë si skllevër nga anijet holandeze. Kushtet gjatë këtyre udhëtimeve ishin tepër të mjera dhe në mënyrë të zakonshme shumë skllevër vdisnin para se të arrinin destinacionin e tyre. Përveç vështirësive personale të skllevërve, gjithashtu tregtia masive e skllevërve i çrregulloi shoqëritë afrikane. Vlerësimet e fitimeve të drejtpërdrejta variojnë, por pa skllavërinë Kolonizimi i Amerikës do të ishte dukur shumë ndryshe.

Skllevërit aziatik gjithashtu tregtoheshin gjerësisht. Skllevërit ishin të domosdoshëm në ekonominë e Perandorisë Koloniale Holandeze gjatë Epokës së Artë si forcë punëtore; në gjysmën e dytë të shekullit të XVII, gjysma e banorëve të Batavias ishin skllevër.[13]

Monopoli i tregtisë me Japoninë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pozicioni mbizotërues i Amsterdamit si një qendër tregtare u përforcua në vitin 1640 me një monopol për Kompania Holandeze e Indisë Lindore (VOC) për tregtinë me Japoninë nëpërmjet stacionit të saj tregtar në Dexhima, një ishull në Gjirin e Nagasakit. Nga aty, holandezët tregtonin midis Kinës dhe Japonisë duke i paguar tribut shogunit. Deri në vitin 1854, holandezët ishin dritarja e vetme e Japonisë me Botën Perëndimore.[14]

Vëllezërit Trip, tregtarë armësh, ndërtuan Trippenhuis në Amsterdam, tashmë selia e Akademisë Holandeze të Arteve dhe Shkencave, shembull tipik i arkitekturës së shek. XVII.

Koleksioni i studimeve shkencore i futur nga Europa u bë i njohur në Japoni si Rangaku ose Studimet Holandeze.[15] Holandezët ishin ndërmjetës në transmetimin në Japoni të disa njohurive të Revolucionit Industrial dhe shkencor që zhvillohej atëherë në Europë. Japonezët blenë dhe përkthyen libra të shumtë shkencorë nga holandezët, të mara nga kuriozitetet dhe manufakturat e atëhershme perëndimore (siç ishin orat) dhe morën demostrime të risive të ndryshme perëndimore (si fenomeni i elektricitetit dhe fluturimi i një balone me ajër të nxehtë në fillim të shekullit të XIX). Në shekullin e XVII dhe të XVIII, holandezët ishin kombi më i pasur ekonomikisht dhe me shkencën më të zhvilluar nga të gjithë kombet evropiane, duke i vendosur ata në një pozicion të privilegjuar për të transferuar diturinë perëndimore në Japoni.[16][17]

Fuqitë e Mëdha Europiane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Holandezët e mbizotëruan edhe tregtinë midis vendeve europiane. Vendet e Ulëta të vendosura në mënyrë të favorshme në kryqëzimin e rrugëve tregtare lindje-perëndim dhe veri-jug, gjithashtu të lidhur me brendësi të madhe të Gjermanisë nëpërmjet Lumit Rin. Tregtarët holandezë transportonin verë nga Franca dhe Portugaliavendet Balltike dhe mernin grurë për vendet përreth Mesdheut. Nga vitet 1680, gati 1000 anije holandeze hynin mesatarisht çdo vit në Detin Balltik,[18] për ti tregtuar në tregjet e zbehura të Lidhjes Hanseatike. Holandezët ishin të aftë të mernin kontrollin e një pjese të madhe të tregtisë me kolonitë në angleze në formim në Amerikën Veriore; dhe pas fundit të luftës me Spanjën në vitin 1648, tregtia holandeze me atë vend, gjithashtu do të lulëzonte.

Industri të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Industritë kombëtare gjithashtu u zgjeruan. Ndërtimtaria navale dhe rafineritë e sheqerit janë shembujt kryesorë. Pasi gjithmonë e më shumë toka përdoreshin, pjesërisht nëpërmjet shndërrimit të vendeve ujore në polderë, si Beemster-i, Schermer-i dhe Purmeri, prodhimi vendor i grurit dhe bulmeteve u rrit shumë.

Brendësia e Laurenskerkut në Roterdam, rr. v. 1664

Kalvinizmi ishte feja shtetërore] e Republikën Holandeze, megjithëse kjo nuk do të thotë se uniteti nuk ekzistonte. Megjithëse holandezët ishin një komb tolerant krahasuar me shtetet fqinje, pasuria dhe statusi shoqëror i përkisnin pothuajse përjashtimisht protestantëve. Qytetet me sfond kryesisht katolik, siç ishte Utrehti dhe Gouda, nuk gëzonin përfitimet e Epokës së Artë. Si për qytetet protestante, uniteti i besimit ishte gjithashtu largë nga të qenit standard. Në fillim të shekullit, kundërthëniet e ashpra midis kalvinistëve striktë dhe protestantëve më tolerantë, të njohur si remonstrantë, e ndanë vendin. Remonstrantët e mohonin predestinimit dhe mbronin lirinë e ndërgjegjes, ndërsa kundërshtarët e tyre dogmatikë (të njohur si Kundra-Remonstrantë) arritën një fitore të rëndësishme në Sinodin e Dortit (16181619). Larmia e sekteve mund të ketë vepruar për ta bërë intolerancën fetare të pa praktikueshme.

Humanizmi i Rilindjes, nga i cili Desider Erazm Roterdami (rr. 14661536) ishte një mbrojtës i rëndësishëm, që kishte arritur një ndikim të rëndësishëm dhe qe pjesërisht përgjegjës për një kolimë tolerance.

Toleranca përkundrejtë katolikëve nuk ishte aq e lehtë për tu mbajtur, pasi feja kishte luajtur një pjesë të rëndësishme në Luftën Tetëdhjetë Vjeçare të pavarësisë kundër Spanjës (me lirinë politike dhe ekonomike, që ishin motivet të tjera të rëndësishme). Prirjet intolerante, gjithësesi, mundën të tejkaloheshin nëpërmjet parave. Kështu, katolikët mund të blinin privilegjin për të zhvilluar ceremoni në një konventikul (një shtëpi që e dyfishonte në mënyrë jo të dallueshme një kishë), por meshat publike ishin jashtë diskutimi. Katolikët prireshin të qëndronin në zonën e tyre të secilit qytet, megjithëse ishin një nga besimet më të rëndësishme: për shembull, piktori katolik Johannes Vermeer jetonte në Këndin Papist të qytetit të Delftit. E njëjta gjë ndodhte edhe me anabaptistët dhe judejtë.

Në përgjithësi, vendi ishte mjaft tolerant për të tërhequr refugjatë fetarë nga vendet e tjera, veçanërisht tregtarët judejë nga Portugalia, që sollën shumë pasuri me vete. Revokimi i Ediktit të NantësFrancë në vitin 1685 rrjedhoi në emigrimin e shumë hygenotëve francezë, shumë prej të cilëve ishin dyqanxhinjë ose shkencëparë. Gjithësesi, disa figura, si filozofi Baruk Spinoza (16321677), përjetuan stigmën shoqërore.

Astronomi, nga Gerrit Dou, rr. v. 1650

Si pasojë e klimës së tolerancës intelektuale, Republika Holandeze tërhoqi shkencëtarë dhe mendimtarë të tjerë nga e gjithë Evropa. Në veçanti, Universiteti i Lejdenit (i themeluar në vitin 1575 nga stadtholderi holandez Ëillem van Oranje si një simbol mirënjohjeje për qëndresën e ashpër të Leidenit kundër Perandorisë Spanjolle gjatë [[Lufta Tetëdhjetë Vjeçare|Luftës Tetëdhjetë Vjeçare) u bë një vend grumbullimi për intelektualët. Jan Amos Comenius, arsimtar dhe shkrimtar çek, njihej për teoritë e tij për arsimin, por edhe si një pioner i protestantizmit çek gjatë shekullit të XVII.

Për ti ikur Kundër-Reformimit, ai mërgoi drejtë Republikës Holandeze dhe është varrosur në Naarden, Hollanda e Veriut. Comenius pranoi ftesën e Laurens de Geer për të vizituar Amsterdamin, ku ai jetonte 14 vjetët e fundit të jetës së tij (16561670). Aty ai publikoi veprat e tij më të rëndësishme: 43 volume në tërësi, rreth gjysmës së prodhimtarisë së tij të përgjithshme. Filozofi dhe matematikani francez Rëne Dekart (1596-1650) jetoi në Holland nga viti 1628 deri në vitin 1649. Gjithashtu, veprat e tij më të rëndësishme ai i publikoi në Amsterdam dhe Leiden.

Një tjetër filozof me prejardhje franceze, Pierre Bayle, e la Francën në vitin 1681 për Republikën Holandeze, ku ai u bë profesor i historisë dhe filozofisë në shkollën e shquar të Roterdamit. Ai jetoi në Roterdam deri në vdekjen e tij në vitin 1706. Siç ka vërejtur Bertrand Russell në veprën e tij A History of Western Philosophy (1945), Ai [Dekarti] jetoi në Holland për njëzet vjetë (1629'49), përveç pak vizitave të shkurtëra në Francë dhe një në Angli, të gjitha për punë. Është e pamundur ta teprosh rëndësinë e Hollandës në shekullin e XVII, si një vend ku kishte liri hamendësimi. Thomas Hobbes-it iu desh ti shtypte aty librat e tij; John Locke u strehua aty gjatë pesë viteve më të këqija të reaksionit në Angli para vitit 1688; Pierre Bayle (i Fjalorit) e pati të nevojshme për të jetuar aty; dhe Baruk Spinoza vështirë të ishte lejuar ta kryente veprën e tij në ndonjë vend tjetër.[19]

Portreti i Antonie van Leeuwenhoek, pikt. nga Jan Verkolje.

Juristët holandezë ishin të famshëm për njohurinë e tyre të ligjit ndërkombëtar të detit dhe ligjin tregtar. Hugo Grotius (15831645) luajti një pjesë kryesore në themelimin e ligjit ndërkombëtar. Ai krijoi konceptin e deteve të lira (Mare liberum), i cili u kontestua ashtpërsisht nga Spanja dhe Anglia, rivalët kryesorë holandez për mbizotërimin e tregtisë botërore. Ai formuloi gjithashtu ligjet mbi konfliktet midis shteteve në librin e tij De Iure Belli ac Pacis (Mbi ligjin e luftës dhe paqes).

Christiaan Huygens (16291695) ishte një astronom, fizikant dhe matematikan i shquar. Ai shpiku orën lavjerrës, e cila qe një hap i rëndësishëm përpara drejtë kohëmbajtjes së saktë. Midis kontributeve të tij në astronomi, ishte shpjegimi i tij i rrathëve planetarë të Saturnit.[20] Ai kontribuoi gjithashtu edhe në fushën e optikës.

Shkencëtari më i famshëm holandez në fushën e optikës është Antonie van Leeuwenhoek, i cili ishte i pari që studioi në mënyrë metodologjike jetën mikrospopike—ai ishte personi i parë që përshkroi bakteriet — duke vendosur kështu themelet e fushës së mikrobiologjisë.[21] Mikroskopët ishin zmadhues të thjeshtë, jo mikroskopë të ndërlikuar.[22] Aftësia e tij në lëmimin e thjerrëzave (disa më të vogla se 1mm në diametër) rezultuan në një zmadhim deri në 245 herë.

Inxhinieri i famshëm hidraulik holandez Jan Leeghwater (15751650) arriti fitore të rëndësishme në luftën e përjetshme të Holandës kundër detit. Leeghwater i shtoi një sasi të konsiderueshme toke republikës duke shndërruar mjaft liqene në polderë, duke e pompuar ujin jashtë me millinjtë e erës.

Osias Beert i Vjetri, Pjata me stridhe, fruta, ëmbëlsira dhe verë, rr. v. 1620/1625

Zhvillimi kulturor në Vendet e Ulëta qëndroi largë vendeve fqinje. Me disa përjashtime (në mënyrë të shquar dramaturgu holandez Joost van den Vondel) Lëvizja Baroke nuk arriti ndikim shumë të madh. Tepria e tij nuk përputhej me kursimtarinë e popullsisë gjerësisht kalviniste. Forca kryesore mbrapa zhvillimeve të reja ishte qytetaria, në mënyrë të shquar provincat perëndimore: e para dhe më e shquara provinca Holland, në një masë më të vogël Zelanda dhe Utrehti. Në vendet e tjera, fisnikët e pasur u bënë shpesh patronë të artit, por si pasojë e krahasimisht mungesës së tyre në Holandë, ky rol u luajt nga tregtarët e pasur dhe patricë të tjerë.

Qendrat e veprimtarisë kulturore ishin milicitë qytetase (schutterij) dhe dhomat e retorikës (rederijkerskamer). Të parat u krijuan për mbrojtjen e qyteteve dhe mbajtjen e rendit, por shërbyen edhe si vendtakime për të pasurit, që ishin krenarë të luanin një pjesë të shquar dhe të paguar mirë për ta parë atë të ruajtur për të ardhmen nëpërmjet një portreti grupi. Ndërsa të dytat ishin asosacione në nivelin e një qyteti, që promovonin veprimtaritë letrare, si poezinë, dramën dhe diskutimet, shpesh nëpërmjet garave. Qyetet lëvdoheshin me këto asosacione, duke i promovuar.

Në Epokën e Artë Holandeze, vaktet e klasës së mesme përbëheshin nga një larmi e pasur pjatash.[23][24] Gjatë shekullit të XV filloi të shfaqej haute cuisine, e kufizuar përgjithësisht te aristokracia, por që nga shekulli XVII e tëhu pjatat e këtij lloji u bënë të disponueshme edhe për qytetarët e pasur.

Perandoria Koloniale Holandeze mundësoi që erëzat, sheqeri dhe frutat ekzotike të importoheshin në vend. Nga fundi i shekullit të XVII, konsumi i çajit dhe kafesë po rriteshin dhe bëheshin pjesë e jetës së përditshme. Çaji shërbehej me ëmbëlsira, sheqerka ose marzipan dhe biskota. Një vakt i pasur holandez i kohës përmbante shumë pjata dhe pije ekstravagante.[25]

Elita vishte rroba të zeza si një simbol statusi. Ky status e mori origjinën nga vështirësia e proçesit të ngjyrosjes dhe kostoja e zbukurimeve të përpunuara, dhe ishte në kundërshtim me besimin popullor se ajo bëhej përjashtimisht nga vetë-kufizimet puritane.[26][27]

Piktura e Johannes Vermeer Vajza me vëth perle

Piktura e Epokës së Artë Holandeze ndoqi shumë prirje që mbizotëronin Artin Barok në pjesët e tjera të Europës, siç ishte Karavaxhizmi dhe natyralizmi, por ishte udhëheqëse në zhvillimin e subjekteve të natyrës së qetë, peizazheve dhe pikturës së zhanrit. Portreti ishte gjithashtu popullor, por piktura historike – tradicionalosjt zhanri më i lartë – përpiqej për të gjetur blerës. Arti kishtar ishte virtualisht inekzistent dhe prodhohej ndonjë lloj skulpture e paktë. Ndërsa koleksionimi i artit dhe pikturës për tregun e hapur ishte gjithashtu i zakonshëm kudo, historianët e artit vërejnë se numri në rritje i holandezëve të pasur të klasës së mesme dhe patronët e suksesshëm tregtarë si forcat shtytëse në popullaritetin e disa lloj subjekteve piktoriale.[28]

Kjo prirje, bashkë me mungesën e patronazhit të Kishës së Kundër Reformës që mbizotëronte artet në Evropën Katolike, rezultoi në një numër të madh skenash të jetës së përditshme ose piktura zhanri dhe subjekte të tjera shekullare. Peizazhet dhe pamjet detare, për shembull, pasqyrojnë rrëmbimin e tokës nga deti dhe burimet e tregtisë dhe fuqisë navale, që shënuan Epokën e Artë të Republikës. Një subjekt që është mjaft karakteristik i pikturës baroke holandeze është portreti grupi i madh, veçanërisht gildat civile dhe milicore, siç është Patrulla e Natës e Rembrandt van Rijnit.

Një zhanër special i natyrës së qetë ishte i ashtuquajturi pronkstilleven (holandisht për natyrë e qetë këmbëngulëse). Ky stil i zbukuruar i natyrës së qetë u zhvillua në vitet 1640Antverpen nga artisët flamandë si Frans Snyders, Osias Beert, Adriaen van Utrecht dhe një brez i tër piktorësh të Epokës së Artë Holandeze.

Ata pikturonin natyra të qeta që theksonin mbushullinë, duke pikturuar një larmi sendesh, frutash, lulesh dhe gjahë të vrarë, shpesh bashkë me njerëz dhe kafshë të gjalla. Stili shpejt u përshtat nga artistët nga Republika Holandeze.[29]

Sot, piktorët më të mirënjohur të Epokës së Artë Holandeze janë figura më mbizotëruese e periudhës, Rembrandti, mjeshtri i Delftit të zhanrit, Johannes Vermeer, piktori inovativ i peizazhit, Jacob van Ruisdael dhe Frans Hals, i cili injektoi jetë të re në portrete. Disa stile dhe prirje të shquara artistike përfshijnë Manierizmin e Haarlemit, Karavaxhizmin e Utrehtit, Shkolla e Delftit, fijnschilder-ët e Leidenit dhe klasicizmi holandez.

Kaaswaag (Shtëpia e Peshimit të Djathit) në Gouda, e përfunduar në v. 1667, u projektua nga arkitekti Pieter Post (16081669), si Waag-uLeiden.

Arkitektura Holandeze në Epokën e Artë arriti lartësi të reja. Qytetet u zgjeruan shumë pas lulëzimit të ekonomisë. U ndërtuan bashki, shtëpi peshimi dhe depo të reja. Tregtarët që ishin pasuruar porosisnin një shtëpi të re përkrahë një prej shumë kanaleve të reja që ishin gërmuar brenda dhe përreth shumë qyteteve (për qëllime mbrojtjeje dhe transporti), një shtëpi me një façatë të zbukuruar që i përshtatej statusit të tyre të ri. Në zonat rurale, shumë kështjella dhe rezidenca të reja u ndërtuan; por shumica e tyre nuk kanë mbijetuar.

Herët në shekullin e XVII, elemente të Gotikut të vonë mbizotëronin ende, të kombinuar me motive Rilindase. Pas pak dekadave, arriti mbizotërimin klasicizmi francez: theksoheshin elementet vertikale, përdoreshin më pak zbukurime dhe gurët natyrorë parapëlqeheshin ndaj tullave. Në dekadat e fundit të shekullit kjo prirje drejtë kthjelltësisë u intesifikua. Rreth vitit 1670, tipari më i shquar i një shtëpie ishte hyrja e saj ballore, me kolona në secilën anë dhe mundësisht një ballkon mbi të, por pa zbukurime të tjera.

Duke nisur nga viti 1595, u porositën kisha të reformuara, shumë prej të cilave janë akoma vende-emblematike edhe sot. Arkitektët e famshëm holandezë të shekullit të XVII ishin Jacob van Campen, Pieter Post, Philips Vingboons, Lieven de Key dhe Hendrick de Keyser.

Arritjet holandeze në skulpturë në shekullin e XVII janë më pak të shquara sesa në pikturë dhe arkitekturë dhe pak shembuj u krijuan krahasimisht me vendet fqinje, pjesërisht si pasojë e mungesës së tyre në brendësitë e kishave protestante, si kundërvënie ndaj adhurimit të shtatoreve në Kishën Katolike, që kishte qenë një nga pikat dalluese të Reformacionit. Një tjetër arsye ishte klasa krahasimisht e vogël e fisnikëve. Skulpturat porositeshin për ndërtesat qeveritare, ndërtesat private (shpesh zbukuronin ballinat e shtëpive) dhe eksterioret e kishave. Kishte gjithashtu një treg për monumente mortore dhe buste portrete.

Hendrick de Keyser, që ishte aktiv në agim të Epokës së Artë, është një nga pak skulptorët e shquar vendas. Në vitet 1650 dhe 1660, skulptori flamand Artus I Quellinus, bashkë me familjen e tij dhe ndjekësit, si Rombout Verhulst, qenë përgjegjës për dekorimet klasikexhante për Bashkinë e Amsterdamit (tashmë Pallati Mbretëror, Amsterdam). Ky mbetet monumenti kryesor i skulpturës holandeze të Epokës së Artë.

Epoka e Artë ishte gjithashtu një kohë e rëndësishme për zhvillime në letërsi. Disa nga figurat kryesore të kësaj periudhe ishin Gerbrand Bredero, Jacob Cats, Pieter Hooft dhe Joost van den Vondel.

Gjatë kësaj kohe, u zhvillua një klimë tolerance krahasimisht me shtetet e tjera evropiane, me censurë strikte duke hapur rrugën që holandezët të bëheshin një të fuqishëm në botime dhe tregtinë e librave. Ky shndërrim është përshkruar nga historianët modernë si Mrekullia Holandeze. Gjithashtu, holandezët gëzonin nivele të larta alfabetizmi dhe sipërmarrësit holandezë përfituan nga kjo. Si rrjedhojë, Holanda e shekullit të XVII u bë një qendër e madhe për prodhimin e lajmeve, biblave, pamfleteve politike. Louis Elzevir dhe pasardhësit e tij krijuan atë që është konsideruar si një nga dinastitë më të shquara të tregtisë së librave. Shtëpia Elzevir prodhonte botime xhepi të teksteve klasike latine, të cilat ishin studime të besueshme dhe me çmime të arsyeshme. Dinastia Elzevir u shua në vitin 1712 dhe Mrekullia Holandeze u zbeh pasi konkurenca ndërkombëtare do ta kapte tregtinë holandeze të librave.[30]

Struktura shoqërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kanal in Leiden

shekullin e XVIIHolanë, statusi shoqëror përcaktohej gjerësisht nga të ardhurat. Fisnikëria e tokave kishte relativisht pak rëndësi, duke qenë se jetonte më së shumti në provincat e brendshme, më pak të zhvilluara. Ishte klasa e tregtarëve qytetarë që e mbizotëronte shoqërinë holandeze. Kleri nuk kishte ndikim civil gjithashtu: Kisha Katolike kishte qenë pak a shumë e shtypur që nga fillimi i Luftës Tetëdhjetë Vjeçare me Spanjën. Lëvizja e re protestante u nda, megjithëse ushtronte kontroll shoqëror në shumë zona deri në një shtrirje më të madhe sesa nën Kishën Katolike.[31]

Kjo nuk do të thotë se aristokratët nuk kishin status shoqëror. Përkundrazi, tregtarët e pasur i blenin vetes fisnikërinë duke u bërë pronarë tokash dhe mernin një emblemë dhe një vulë. Aristokratët gjithashtu përziheshin me klasat e tjera për arsye financiare: ata i martonin bijat e tyre me tregtarë të pasur, bëheshin vetë tregtarë ose mernin poste ushtarake ose publike. Tregtarët gjithashtu filluan të vlerësonin postet publike si mjete për fuqi dhe prestigj më të madh ekonomik. Universitetet bëheshin shkallë drejtë posteve publike. Tregtarët e pasur dhe aristokratët i dërgonin bijtë e tyre në të ashtuquajturin Udhëtimi i Madhe përmes Europës. Shpesh të shoqëruar nga një kujdestar privat, në mënyrë të parapëlqyeshme një shkencëtar, këta të rinjë vizitonin universitetet në vende të mjaft vende europiane. Kjo përzierje e patricëve dhe aristokratëve qe më e shquar në gjysmën e dytë të shekullit.[32]

Pas aristokratëve dhe patricëve vinte klasa e mesme e shumtë, e përbërë nga pastorë protestantë, juristë, mjekë, tregtarë të vegjël, industrialistë dhe punonjës të institucioneve shtetërore. Statusi më i ulët i atribuohej bujqëve, artizanëve dhe tregtarëve, dyqanxhinjve dhe burokratëve qeveritarë. Poshtë tyre qëndronin punëtorët e aftë, shërbëtorët, detarët dhe njerëzit e tjerë të punësuar në industrinë e shërbimeve.

Në fund të piramidës ishin pauperët: fshatarë të varfër, shumë prej të cilëve e provonin fatin e tyre në një qytet si lypsa ose punëtorë ditorë. Punëtorët dhe punonjësit përgjithësisht paguheshin më mirë se në shumicën e Evropës dhe gëzonin relativisht standarde të larta jetese, megjithëse ata paguanin gjithashtu taksa më shumë se normalja. Bujqit u begatuan nga të mbjellat për tregti të nevojshme për të mbështetur popullsinë urbane dhe detarinë.

Një portret familjeje, gjysma e dytë e shek. XVII

Roli qendror i grave në Holandën e shekullit të XVII vërtiteshin rreth shtëpisë dhe detyrave shtëpiake.[33] Në kulturën holandeze, shtëpia konsiderohet si një strehë e sigurt nga mungesa e virtyteve të krishtera dhe imoraliteti i botës së jashtme. Gjithashtu, shtëpia përfaqësonte një mikrokozmos të Republikës Holandeze, në atë drejtim të mbarë të një shtëpie ideale që pasqyron qëndrueshmërinë relative dhe begatinë e qeverisjes. Shtëpia ishte një pjesë integrale e jetës publike në shoqërinë holandeze. Kalimtarët publikë mund të shikonin qartësisht sallat hyrëse të shtëpive holandeze të zbukuruara për të paraqitur pasurinë e një familjeje të veçantë dhe qëndrimin shoqëror. Gjithashtu, shtëpia ishte një vend për fqinjët, miqtë dhe ndërveprimin e familjes së gjerë, duke e forcuar më tej rëndësinë e saj në jetët shoqërore të qytetarëve holandezë të shekullit të XVII.[34]

Hapsira fizike e shtëpive holandeze ndërtohej përgjatë vijave gjinore. Në ballinën e shtëpisë, burrat kishin kontrollin mbi një hapsirë të vogël, ku ata mund të kryenin punët ose drejtonin sipërmarrjen e tyre, të njohur si Voorhuis, ndërsa gratë kontrollonin shumicën e hapsirave të tjera të shtëpisë, siç ishte kuzhina dhe dhomat private të familjes.[35] Megjithëse kishte një ndarje të qartë të sferave të veprimit midis burrit dhe gruas (autoriteti i burrit në jetën publike, gruaja në jetën shtëpiake dhe private), gratë në shoqërinë holandeze të shekullit të XVII gëzonin prapë një gamë të gjerë lirish brenda sferës së tyre të kontrollit.[33][34]

Gratë e reja të pamartuara dihet se gëzonin liri të ndryshme me të dashurit dhe mëtuesit e tyre, ndërsa gratë e martuara gëzonin të drejtën ti fajësonin publikisht burrat e tyre që mbështesnin bordellot. Për më tepër, gratë e martuara mund të refuzonin ligjërisht dëshirat seksuale të burrave të tyre nëse kishte prova ose arsye për të besuar se një marrëdhënie seksuale mund të shkaktonte përcjelljen e sifilizit ose sëmundjeve të tjera venerike.[33] Gratë holandeze gjithashtu lejoheshin të bashkoheshin përkrahë burrave, ndërsa të vejat mund të trashëgonin pasurinë dhe të mbanin kontrollin e financave të tyre dhe dëshirave të burrave.[34]

Megjithatë, një sferë e autoritetit të grave qëndronte më së pari në detyrat shtëpiake, megjithëse ekzistojnë dëshmi historike që tregojnë disa raste të grave që kishin kontroll të konsiderueshëm në sipërmarrjet familjare.[33] Manualet e shkruara nga burra për të udhëzuar gratë dhe bashkëshortet në aspektet e ndryshme të detyrave shtëpiake lulëzuan, ku më popullori ishte Houwelyck i Jacob Cats-it. Siç dëshmohet nga piktura të shumta holandeze të shekullit të XVII, detyrat më të rëndësishme shtëpiake të kryera nga gratë përfshinin mbikëqyrjen e shërbëtoreve, gatimin, pastrimin, punimet me gjilpërë dhe tjerrjen.[35][36]

Gratë e pamartuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Çifti Kërcimtar, pikt. e Jan Steen, 1663

Siç shihet në artin dhe letërsinë e kohës, gratë e reja të pamartuara vlerësoheshin për mbajtjen e përultësisë dhe zell, pasi kjo kohë, në jetën e gruas konsiderohej si më e paqëndryeshmja. Nga një moshë e re, grave qytetare u mësoheshin detyrat shtëpiake nga nënat e tyre, duke përfshirë leximin, në mënyrë që ti përgatisnin ato për jetët e tyre si shtëpiake.[33]

Arti holandez në këtë kohë tregon situatën e idealizuar në të cilën një vajzë e re duhet të çonte veten e saj në situata si oborrtaria, e cila zakonisht përfshinte tema të lidhura me kopshtet ose natyrën, mësime muzike ose festa, punime me gjilpërë dhe marrjen e letrave të dashurisë.[35] Megjithatë, idealet e grave të reja të piktura e gjinisë dhe poezia petrarkiane nuk pasqyronin realitetin. Rrëfimet e udhëtarëve përshkruanin liri të ndryshme që kishin gratë e reja në fushën e oborrtarisë. Mbizotërimi i predikimeve kalviniste në lidhje me pasojat e lënies së grave të reja të pa mbikqyrura flasin gjithashtu për një prirje të përgjithshme të mungesës së mbikqyrjes prindërore në çështjen e dashurisë së të rinjve.[33]

Gratë e martuara dhe nënat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkrimtarët holandezë, si Jacob Cats, paraqesin opinionin mbizotërues në lidhje me martesën. Ai dhe autoritete të tjera kulturore ishin të ndikuar nga idealet kalviniste që theksonin barazinë midis burrit dhe gruas, duke e konsideruar shoqërimin arsyen parësore për martesën dhe e konsideronin riprodhimin si një pasojë të thjeshtë të asaj shoqërie. Megjithatë, idetë jo barazitare ekzistonin akoma në lidhje me gratë si seksi më i dobët dhe zakonisht përdorej përfytyrimi i breshkës për të shprehur sferat dhe autoritetet e ndara të dy gjinive. Përveç mbikqyrjes së shërbëtoreve, gatimit, pastrimit dhe ushtrimit të punës me gjilpërë, gratë inkurajoheshin edhe të ushtronin një farë kontrolli financiar mbi çështjet shtëpiake, siç ishte shkuarja në pazar për të blerë ushqime.[33]

Mëmësia dhe të qenit nëna ishin tepër të vlerësuara në kulturën holandeze. Nënat inkurajoheshin ti ushqenin fëmijët e tyre me gji, pasi përdorimi i një dadoje mund të pengonte formimin e një lidhjeje midis nënës dhe fëmijës. Holandezët besonin se qumështi i nënës vinte nga gjaku origjinal në mitrën e saj dhe se ushqimi i foshnjës me të do të jepte dobi fiziologjike dhe shëndeti. Shoqëria holandeze e shekullit të XVII diktonte se fëmija duhet ta mësonte fenë në fillim në shtëpi. Në këtë mënyrë, bashkë me burrat e tyre, gratë e përdornin kohën e ngrënies për të diskutuar tema fetare dhe për tu përqëndruar në lutje.[33]

Plakat dhe të vejat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kultura holandeze e shekullit të XVII kishte sjellje kontradiktore në lidhje me të moshuarit, në veçanti me gratë e moshuara. Disa shkrimtarë holandezë e idealizonin moshën e pleqërisë si një kalim poetik nga jeta në vdekje. Të tjerët e konsideronin pleqërinë si një sëmundje në të cilën përkeqësohesh gradualisht deri sa arrihet destinacioni fundor, ndërsa disa e lavdëronin pleqërinë si të mençur dhe njerëz që meritonin formën më të lartë të respektit. Megjithatë, traktate mbi sjelljen për gratë e moshuara dhe të vejat theksonin jo nevojshmërisht mënçurinë e tyre të trashëguar, por se ato duhet të ruanin mëshirën, të praktikonin përmbajtjen dhe të zhvillonin një jetë të mbyllur.[33] Ndryshe nga traditat e tjera artistike evropiane, Arti Holandez rrallë paraqet plaka si të shpifura ose krijesa groteske, por ato idhujtarizohen si figura të mëshirës dhe dëlirësisë, të cilat brezat e rinj të grave duhet ti ndjekin.[34]

Termi Epoka e Artë Holandeze është bërë një burim kundërthëniesh gjatë shekullit të XXI, për shkak të përfshirjes së gjerë të holandezëve në skllavëri gjatë kësaj periudhe; afërsisht 1.7 milionë njerëz u skllavëruan nga holandezët nga shekulli XVII deri në shekullin e XIX si pjesë e tregtisë së skllevërve të Oqeanit Atlantik dhe Indian.[37] Në një ekspozitë të vitit 2019 në Muzeun e Amsterdamit, muzeu shpalli se do të ndalonte së përdoruri frazën, me drejtoren e tij artistike Margriet Schavemaker që pohoi se Epoka e Artë është, në një mënyrë, historia e fitimtarëve dhe ajo fsheh të kaluarën koloniale të [Holandës]. Ajo fsheh skllavërinë, si dhe në mënyrë më të përgjithshme, mbulon varfërinë. Jo çdokush mori pjesë në Epokën e Artë, aspak.

Shpallja e muzeut u prit me kriticizëm, duke përfshirë kryeministrin holandez Mark Rutte dhe politikanin Michel Rog.[38] Në dallim, veprimtari dhe artisti kuraçaos, Quinsy Gario shkroi se Shumica e njerëzve [në Holandë] e kupton se Epoka e Artë është një term i gabuar.[39]

    1. Swart, Koenraad Wolter (1969). The miracle of the Dutch Republic as Seen in the Seventeenth Century (në anglisht). Londër: H. K. Lewis & Co Ltd. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2015.
    2. Trouw (21 shtator 2019). "Het debat over de naam Gouden Eeuw is waardevol en nodig". Trouw (në holandisht). Marrë më 13 maj 2023.
    3. "Amsterdam Museum gebruikt term 'Gouden Eeuw' niet meer". Historiek (në holandisht). 13 shtator 2019. Marrë më 13 maj 2023.
    4. Hart, Marjolein C. 't (2014). "1. Military events: from the Dutch Revolt to 'la Guerre de Hollande', c. 1570-1680". The Dutch Wars of Independence: Warfare and Commerce in the Netherlands 1570-1680. Modern Wars in Perspective (në anglisht). Londër; Nju Jork: Routledge, Taylor & Francis Group. fq. 12–38. ISBN 978-1-315-81707-1.
    5. Limm, Peter (2013) [18 dhjetor 1989]. "6. The Birth of the Dutch Republic to the Twelve Years' Truce, 1584-1609". The Dutch Revolt, 1559-1648. Seminar Studies in History (në anglisht). Londër; Nju Jork: Routledge, Taylor & Francis Group. fq. 56–67. ISBN 978-0-582-35594-1.
    6. Beller, E. A. (1970). "11. The Thirty Years War". përmbledhur nga Cooper, J. P. (red.). The New Cambridge Modern History (në anglisht). Vëll. 4. The Decline of Spain and the Thirty Years War, 1609-48/59. Kembrixh: Cambridge University Press. fq. 306–358. doi:10.1017/chol9780521076180.012. ISBN 978-1-139-05579-6. Marrë më 20 nëntor 2024.
    7. Prak, Maarten (2023). "2. A New Country (1609–1650)". The Dutch Republic in the Seventeenth Century (në anglisht). Përkthyer nga Diane Webb (bot. i 2-të). Kembrixh: Cambridge University Press. fq. 30–45. doi:10.1017/9781009240581.004. ISBN 978-1-009-24058-1. Marrë më 20 nëntor 2024.
    8. van Der Lem, Anton (2019). Revolt in the Netherlands: The Eighty Years War 1568-1648 (në anglisht). Reaktion Books. fq. 201–202. ISBN 978-178914086-6.
    9. Boxer, Charles Ralph (1977). The Dutch Seaborne Empire, 1600–1800 (në anglisht). Taylor & Francis. fq. 18. ISBN 0-09-131051-2 nëpërmjet Google Books.
    10. 1 2 Findlay, Ronald; O'Rourke, Kevin H. (2003). "Commodity Market Integration, 1500–2000" (PDF). përmbledhur nga Bordo, Michael D.; Taylor, Alan M.; Williamson, Jeffrey G. (red.). Globalization in Historical Perspective (në anglisht). University of Chicago Press. fq. 13–64. ISBN 0-226-06598-7. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 4 tetor 2018.
    11. Sipas Jan Adriaansz Leeghwater (1973). "Van de Saag Molens". Haerlemmer-meer Boeck (në holandisht). DBNL – Pieter Visser. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. u shpikën në Uitgeest.
    12. Quinn, Stephen; Roberds, William (gusht 2005). The Big Problem of Large Bills: The Bank of Amsterdam and the Origins of Central Banking (PDF) (në anglisht). Federal Reserve Bank of Atlanta. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 korrik 2011.
    13. "Thema's over de Geschiedenis van de VOC". VOC-kenniscentrum (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2023.
    14. Sinnappah Arasaratnam (1973). "Monopoly and Free Trade in Dutch-Asian Commercial Policy: Debate and Controversy within the VOC". Journal of Southeast Asian Studies (në anglisht). 4 (1): 1–15.
    15. Marius B. Jansen (1984). "Rangaku and Westernization". Modern Asian Studies (në anglisht). 18 (4): 541–553.
    16. Grant K. Goodman (2013). "19. Rangaku and Tokugawa intellectual ferment". Japan and the Dutch 1600-1853 (në anglisht). RoutledgeCurzon. fq. 190–222. ISBN 978-113683173-7.
    17. Grant K. Goodman (2025). "7. Tokugawa Yoshimune and Western Learning". The Dutch Impact on Japan (1640-1853) (në anglisht). Brill. fq. 63–78. ISBN 978-900464525-7.
    18. "Baltic Connections: Mercantilism in the West Baltic". Baltic Connections (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2015.
    19. Bertrand Russell (1945). A History of Western Philosophy, and Its Connection with Political and Social Circumstances from the Earliest Times to the Present Day (në anglisht). Nju Jork: Simon and Schuster. fq. 559. ISBN 978-067120158-6.
    20. Peter Bond (2010). Distant Worlds: Milestones in Planetary Exploration (në anglisht) (bot. i ilustruar). Springer Science & Business Media. fq. 186. ISBN 978-0-387-68367-6.
    21. Jeremy Burgess; Michael Marten; Rosemary Taylor (1990). Under the Microscope: A Hidden World Revealed (në anglisht) (bot. i ilustruar). Cambridge University Press Archive. fq. 186. ISBN 978-0-521-39940-1.
    22. "Antony van Leeuwenhoek". ucmp.berkeley.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2012.
    23. de Graaf, Reitze A. (16 gusht 2004). "De rijke Hollandse dis". Wereld Expat (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2008.
    24. "De Nederlandse keuken". Antiqbook (në holandisht). 2006. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2007.
    25. Rose, Peter G. (2002). "Culinary History of New York" (PDF). Culinary Historians of New York (në anglisht). 16 (1): 1–12. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 dhjetor 2013.
    26. Pound, Cath (14 mars 2018). "When the Old Masters Were the P.R. Agents of the Rich and Powerful". The New York Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2018. Marrë më 26 qershor 2024.
    27. Higgins, Charlotte (22 qershor 2007). "The old black". The Guardian (në anglisht). Marrë më 26 qershor 2024.
    28. Helen Gardner; Fred S. Kleiner; Christin J. Mamiya (2005). Gardner's Art Through the Ages (në anglisht). Vëll. 1. Belmont, CA: Thomson/Wadsëorth. fq. 718–719. ISBN 978-015505090-7.
    29. "The Most Trusted Place for Answering Life's Questions". Answers (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2020. Marrë më 17 shkurt 2021.
    30. Lyons, Martyn (2011). Books: A Living History (në anglisht). Los Angeles: J. Paul Getty Museum. ISBN 978-160606083-4.
    31. Derek L. Phillips (2008). Well-being in Amsterdam's Golden Age (në anglisht). Amsterdam University Press. ISBN 978-90-8555-042-6.
    32. Klaske, Muizelaar; Derek L. Phillips (2003). Picturing Men and Women in the Dutch Golden Age: Paintings and People in Historical Perspective (në anglisht). Yale University Press. ISBN 978-0-300-09817-4.
    33. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Koot, Gerard (2015). The Portrayal of Women in Dutch Art of the Dutch Golden Age: Courtship, Marriage and Old Age (PDF) (në anglisht). University of Massachusetts. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shkurt 2021.
    34. 1 2 3 4 Schama, Simon (1980). "Wives and Wantons: Versions of Womanhood in 17th Century Dutch Art" (PDF). The Oxford Art Journal (në anglisht). Washington University in St. Louis. 3: 5–13. doi:10.1093/oxartj/3.1.5. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 26 shkurt 2017.
    35. 1 2 3 Marjorie E. Wieseman; H. Perry Chapman; Wayne E. Franits (2011). Vermeer's Women: Secrets and Silence (në anglisht). Jan Vermer van Delft. Kembrixh: Fitzwilliam Museum. ISBN 978-0-300-17899-9.
    36. Vegard Skirbekk (2008). "Fertility Trends by Social Status". Demographic Research (në anglisht). 18 (5): 145–180. ISBN 978-3-8370-3199-7.
    37. McGreevy, Nora (1 qershor 2021). "Confronting the Netherlands' Role in the Brutal History of Slavery". Smithsonian (në anglisht). Marrë më 25 mars 2023.
    38. Siegal, Nina (25 tetor 2019). "A Dutch Golden Age? That's Only Half the Story". The New York Times (në anglisht). Marrë më 25 mars 2023.
    39. Holligan, Anna (19 dhjetor 2022). "Netherlands slavery: Saying sorry leaves Dutch divided". BBC News (në anglisht). Marrë më 25 mars 2023.

    Lidhje të jashtme

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]